Nga Plator Nesturi (e-mail: [platornesturi@hotmail.com])
Nisma për regjistrimin e popullsisë krijoi që në zanafillë debate të mprehta dhe kjo kryesisht lidhur me dy pika të saj, atë të etnisë dhe besimit fetar. Ndërsa mbetem i mendimit se megjithë frikën në qarqe të ndryshme, përkatësia etnike pas regjistrimit nuk do të sjellë ndryshime përqindjesh në strukturën e popullsisë, duket se “surprizat” mund të rezervohen në përqindjet e përkatësisë fetare të shqiptarëve. Duhet thënë se debati për këtë pikë ende nuk ka nisur. Ata që e kanë cekur këtë çështje, kryesisht intelektualë të angazhuar politikisht, e kanë parë si të lidhur me deklarimin e etnisë, ndërsa përfaqësuesit e komuniteteve fetare që janë aktorët e interesuar direkt, nuk janë shprehur publikisht.
Çka mbetet e ngulitur prej mëse 70 vjetësh, është përqindja e nxjerrë nga administrata e mbretit Zog në vitin 1938, sipas së cilës 70% e shqiptarëve janë myslimanë, 20% ortodoksë dhe 10% katolikë. Prej kësaj date të largët nuk kemi asnjë statistikë të kësaj natyre dhe këto shifra kanë mbetur të ngrira në çdo fjalor të huaj enciklopedik. Pasi vendi kaloi një “pauzë” 23 vjeçare pas ndalimit të religjionit nga regjimi komunist dhe kur hapja e Shqipërisë në vitet ’90 shënoi dhe “rilindjen” fetare, traumat e së shkuarës si dhe proceset e reja të një shoqërie të lirë, kanë sjellë padyshim ndryshime në raportet që komunitetet fetare zenë krahasimisht me njëra-tjetrën në strukturën e popullsisë. Nëse shifrat e këtyre komuniteteve do t’i merrnim si të ngrira, atëherë vlerë në përcaktimin e sotëm do të kish thjesht rritja demografike sipas krahinave.
Në këtë rast vërehet se zonat ku janë përqëndruar komunitetet katolike dhe ato mysliman- sunite në veri të vendit kanë patur një rritje më të madhe demografike. Në Mirditë, në vitet 1970- 80, rritja ka qenë 93%, në Pukë 70%, në Kukës e Tropojë 60%, ndërsa në Gjirokastër, Korçë dhe Kolonjë ka qenë 30%, dhe vetëm në Skrapar ka qenë 70%. Mbi këto shifra do të thuhej se shtimi i përqindjes do të ishte kryesisht në favor të besimit mysliman dhe katolik; por në vendin tonë kanë ndodhur një sërë procesesh që kanë influencuar direkt në këtë çështje. Hapja e vendit dhe proceset e demokratizimit me ngjyra të theksuara properëndimore, kanë sjellë një prurje më të madhe të përfaqësimit të fesë së këtyre vendeve (edhe si një tendencë proeuropiane kjo sidomos tek të rinjtë), nga një popullsi e cila prej gati një çerek shekulli ishte shkëputur nga traditat fetare të rrënjës. Këtu duhen shtuar dhe fenomenet në emigracion ku shqiptarët, pavarësisht nga origjina e tyre fetare, përqafuan fenë e vendit mikpritës, qoftë kjo si bindje apo si mënyrë përshtatjeje me realitetin e ri në emigracion.
Kriteret e ndryshme në llogaritjen e përkatësisë fetare kanë bërë që dhe komunitetet tona fetare të japin shifra të fryra në dëm të njëra-tjetrës. Kështu sipas komunitetit mysliman, shqiptarët myslimanë përbëjnë 80% të popullsisë duke përfshirë në këtë shifër edhe bektashinjtë; komuniteti ortodoks në kalendarin e tij thekson se një e katërta e shqiptarëve janë ortodoksë, ndërsa katolikët shprehen se janë të paktën 15%. Në të gjitha këto përqindje nuk po llogariten fetë apo sektet e reja që hynë në Shqipëri pas viteve ’90, të cilat nga ana e tyre pretendojnë se kanë shtim të dukshëm të besimtarëve të tyre dhe duan të përfillen si faktorë.
Duke mbetur në traditën shekullare, pra në tre, apo më mirë, katër komunitetet e mëdha fetare në vend, çështja që shtrohet është se problemi i regjistrimit mbi bazë fetare është parë me sy të ndryshëm. Deri më tani kundërshtarë të idesë së këtij regjistrimi kanë hedhur idenë se kjo është një mënyrë për të “deislamizuar” Shqipërinë apo ndryshe, ta “kristianizojnë” atë. Porse një tjetër arsye e pashprehur duket se lidhet me politikën dhe përfaqësimin e saj.
Në Shqipëri nuk ka fe zyrtare, por raportet fetare kanë ndikuar gjithnjë në raportet e përfaqësimit kolektiv në skenën politike. Që nga Këshilli i Regjencës në vitet ’20 që përbëhej nga përfaqësues të katër komuniteteve në vend dhe deri tek mbretëria ku anëtarët në parlament përfaqësonin në mënyrë proporcionale përbërjen fetare të popullsisë, përqindjet fetare kanë luatur rol në shpërndarjen e pushtetit.
Edhe pas viteve ’90 kishte një kujdes që të mos prishej triumvirati president-mysliman, kryeministër-ortodoks dhe kryeparlamentar-katolik. Pra a mund të ndikojnë rezultatet e reja të përqindjes fetare në shpërndarjen proporcionale të përfaqësimit politik mbi baza religjioni? Por këtu nuk duhet të harrojmë dhe proceset e reaj që kanë ndodhur. Tashmë feja, përveç karakterit kolektiv ( krahine, fshati apo familjeje) është edhe diçka individuale çka i bën më të paqartë kufijtë midis grupeve fetare. Mbi këtë bazë, përfaqësuesi, i cili mund të përfaqësojë një krahinë me një përqindje të theksuar të një besimi fetar të origjinës, kjo hallkë përkatësie e përbashkët mund të dobësohet pasi edhe ai vetë, duke qenë i lirë individualisht, mund të përqafojë një tjetër besim.
Harta e besimit fetar pra mund të ndryshojë, jo thjesht si përqindje por dhe në ngjyrim territoresh. Nëse bashkëjetesa midis komuniteteve fetare nuk do të haste vetëm brenda qyteteve por dhe më gjerë në zonat rurale, sensi i përfaqësimit mbi bazë fetare mund të mpaket dhe e gjitha kjo mund të sjellë një revolucion në të mirë në klasën politike.

No comments:
Post a Comment