Wednesday, February 03, 2010

Gjithnje mbi regjistrimin.

Po sjell nje artikull te shkruar ne gazeten SOT. Me sa duket autori i perket komunitetit myslyman dhe artikulli eshte shkruar pikerisht i pare ne spektrin e nje pjestari te ketij komuniteti. Ajo qe te ben pershtypje, pervec faktesh e te vertetash te pamohueshme qe sjell autori, eshte fakti se nderkohe qe komunitetet fetare jo vetem e pranojne por edhe e duan kete regjistrim, nazionalistet e semure shqiptare, thone qe ky regjistrim di te sjelle percarje ne komunitetet fetare. Ku bazohen keta zoterinj ne afirmimet e tyre?!! Ne cilin rast konkret? Ne cilen eksperience? Apo immagjinata e tyre eshte aq perpara njerezimit, saqe nuk kane nevoje per fakte e arsyetime?


Përse duhet të bëhet regjistrimi etniko-fetar i popullsisë në Shqipëri?
Written by Gazeta SOT
E Marte, 02 Shkurt 2010 00:00
Nga Olsi JAZEXHI
Në këto ditët e fundit, në shtypin e Tiranës ka shpërthyer një histeri nacionaliste kundër idesë së qeverisë Berisha mbi regjistrimin etnik dhe fetar të popullsisë në vend. Për ironi, personat që bien më shumë në sy në këtë kundërshti janë njerëz si Rexhep Mejdani, Mentor Nazarko, Sabri Godo, Eduard Zaloshnja apo edhe krerët protestantë të G99 të cilët në të kaluarën kanë deklaruar që në Shqipëri muslimanët nuk janë aq shumë sa thonë statistikat, por janë në rënie.
Ka patur edhe nga ata, si puna e Arben Kallamatës që edhe pse kanë mbështetur regjistrimin etnik dhe fetar të vendit, nuk kanë lënë pa fshehur makthin që atyre u krijon shifra 70% e muslimanëve në Shqipëri. Ndërsa nga njëra anë këta shkrues duket se nuk do të kishin ndonjë kundërshtim nëse në vendin tonë do të bëhej ndonjë regjistrim mbi përkatësitë fetare në vend, me kusht që muslimanët të dalin pakicë, problemin kryesor që shprehin nëpër shkrimet e tyre është se ndoshta si pasojë e këtij regjistrimi, numri i shqiptarëve do të shkojë në rënie si pasojë e politikave që Greqia dhe vendet fqinjë luajnë kundër Shqipërisë.
Në formularin që ka botuar gazeta “Panorama” më datë 18 janar 2010, tregohet që pyetësori i cili do ti shpërndahet shtetasve shqiptarë, për të cilësuar etninë dhe fenë e tyre ka alternativat e mëposhtme: 1. shqiptar, 2. grek, 3. maqedonas, 4. rom, 5. malazez, 6. vlleh, 7. egjiptian, 8. preferoj të mos përgjigjem dhe 9. të tjera. Ndërsa, për pyetjen "Cili është besimi juaj fetar” alternativat janë: 1. mysliman - sunit, 2. bektashi, 3. i krishterë- ortodoks, 4. i krishterë- katolik, 5. asnjë besim fetar, 6. preferoj të mos përgjigjem, dhe 7. të tjera.
Rexhep Mejdani, i cili në shtator të vitit 2006 deklaroi se sipas disa organizatave evangjeliste, ishte zbuluar se në Shqipëri ka 38.8 % muslimanë, dhe 35.4% të krishterë, në shkrimin që ka botuar në gazetën Panorama të datës 22 janar 2010 del kundër regjistrimit etnik dhe fetar të shqiptarëve, si duket nga frika se mos gjetjet e tij të vitit 2006 dalin gabim. Kundër regjistrimit etniko-fetar është shprehur edhe kolegu i tij, Mentor Nazarko i cili në shkrimin e datës 26 janar, refuzon këtë regjistrim pasi sipas tij Shqipëria nuk ka probleme etnike dhe se ajo "nuk është e njohur për politika diskriminuese ndaj minoriteteve, në asnjë moment të historisë së vet" dhe për më tepër se një regjistrim i përqindjeve fetare në vend do të krijojë reagime në Komunitetet fetare.
Duke qenë se në vitet e fundit unë kam ndjekur nga afër shumëçka kanë shkruar Rexhep Mejdani dhe Mentor Nazarko mbi fetë në Shqipëri, dhe si nxënës i historisë që jam, më duhet të them se deklarimet alla-nacionaliste të Mejdanit, Godos, Nazarkos dhe kompani kundër regjistrimeve fetare dhe etnike në vendin tonë fshehin dy fakte të cilat populli ynë duhet ti mësojë. Fakti i parë është se përkundër asaj që deklaron Nazarko, sikur në Shqipëri nuk ka patur asnjëherë probleme etnike, më duhet të theksoj se historia e 90 viteve të fundit dëshmon të kundërtën. Qysh nga koha e krijimit të shtetit kombëtar shqiptar, projekti modernizues-evropianizues që u implementua në vendin tonë ka synuar dhe arritur dy gjëra; shkatërrimin e etnive që jetonin në këtë vend qysh prej kohës së Perandorisë Osmane dhe dobësimin e shkatërrimin e Islamit dhe Ortodoksisë. Politikat që janë ndjekur qysh prej krijimit të Komunitetit Musliman dhe Kishës Ortodokse në vitet 1920 në Shqipëri, jo vetëm që i kanë ndaluar këto dy komunitete që të kenë lidhje me qendrat e tyre shpirtërore, Kalifatin dhe Patriarkanën e Kostandinopojës, por në të njëjtën kohë kanë shkatërruar institucionet e tyre fetare, dhe sëbashku me to edhe identitetet etnike, si vllahe, greke, rome, turke, egjiptiane, gorane, gollobordase që kanë ekzistuar brenda këtyre dy miletesh historike.
Rexhep Mejdani në deklarimet e vitit 2006, kur pretendonte se në Shqipëri muslimanët nuk janë më shumicë, ndoshta ka patur të drejtë. Pas rënies së komunizmit dhe në veçanti qysh prej viteve kur ai u bë president i Shqipërisë, në vendin tonë janë persekutuar e diskriminuar në mënyrë të hapur dhe sistematike muslimanët dhe organizatat e tyre fetare dhe civile. Në anën tjetër, politikat asimiluese dhe evangjelizuese të ndjekura nga Kisha Ortodokse dhe Greqia, Vatikani dhe Kisha Katolike, misionarët protestante dhe amerikanët, kanë bërë që komuniteti musliman të tkurret ndjeshëm në vendin tonë. Gisht në tkurrjen e Islamit në vendin tonë kanë edhe politikat shtetërore që implementohen në Shqipëri qysh nga koha e Zogut, kulminuan në kohën e komunizmit, panë një ngritje të frikshme pas 11 shtatorit dhe shprehen hapur nëpër gazetat tona të përditshme. Politikat që synojnë të tkurrin muslimanët e vendit tonë mund të kuptohen edhe kur dikush lexon formularin e botuar nga gazeta Panorama mbi pyetjet e censusit që do të bëhen në regjistrimin e radhës. Shtetasit shqiptarë për fenë e tyre pyeten:
Cili është besimi juaj fetar?
- Mysliman- sunit
- Bektashi
- Krishterë- ortodoks
- Krishterë- katolik
- Asnjë besim fetar
- Preferoj të mos përgjigjem
- Të tjera
Siç mund të shihet nga ky pyetësor, dizenjuesit e tij, ndërsa katolikët dhe ortodoksët i quajnë të krishterë, Muslimanë quajnë vetëm synitët - ndërsa bektashijtë i lënë pa Islam, fakt i cili të bën të kuptosh që pas këtij sondazhi synohet të ulet numri i përgjithshëm i muslimanëve dhe të rritet ai i të krishterëve të cilët tregohen si një. Ndasia e Bektashizmit nga Islami është pjesë e atyre politikash të cilat shkruesi i këtij shkrimi i denoncon prej vitesh, dhe që kanë bërë që shumë ish-muslimanë që dolën me një identitet të dobët nga dhuna e komunizmit kundër fesë, në këto vitet e fundit ta braktisin Islamin njëherë e mirë. Sot në Shqipëri ka shumë njerëz që kanë braktisur Islamin për hir të katolicizmit, ortodoksisë dhe perëndimit. Ka shumë ish-muslimanë që sot nuk janë më as shqiptarë, por janë bërë grekë, kroatë dhe italianë. Pasi Islami me shqiptarizmin janë të lidhur ngushtë, shqiptarët kanë të drejtë të mësojnë se çfarë ka ndodhur me ata në këto 70 vitet e fundit, pas eksperimenteve komuniste, enveriste dhe perëndimorizuese që ata kanë provuar mbi kurriz. Nëse shqiptarët dhe muslimanët sot janë më pak sesa ata kanë qenë dikur, këtë fakt duhet ta mësojnë pa u fshehur dhe pa frikë. Pejgamberi Muhammed thotë: “E vërteta duhet thënë edhe nëse është e hidhur”. Ndërsa Allahu kujton në Kur’an se “një populli që harron Zotin, Ne e bëjmë të harrojë vetveten.” (El Hashr: 19). Shqiptarët dhe muslimanët duhet që të mësojnë çfarë ka ndodhur me ata në këto dekadat e fundit, edhe nëse ky regjistrim do ti tregojë ata në tkurrje e sipër. E vërteta nuk duhet të fshihet.

13 comments:

Anonymous said...

Gjeja e fundit qe mendoja se do te shihja ne blogun e e Himares eshte nje artikull i Olsi Mezelxhiut. I njohur si radikal musilman, me pergatitje teologjike ne vendet arabe ka me gjithate me shume vertetesi ne mendimet e tij se nje shpure intelektualesh si puna e Xhufit dhe e Godos

Stefaneli

Anonymous said...

ndreqje gabimi: emri i autorit te artikullit eshte Olsi JAZEXHI dhe jo si e shkruajta gabimisht.
Stefaneli

Anonymous said...

Ok Kyristi

Stefaneli

Anonymous said...

Zeri popullit 25-01-20010

Nisma për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare këtë fillim viti, ka rizgjuar polemiken e vjetër për një rrezik, që mund të vijë nga vetëdeklarimi. Ky debat duket, se nuk prodhohet nga ksenofobia apo urrejtja raciste, por nga niveli i ulët ekonomik që ka vete shoqëria jone ...

Ekspertët: Rrezik nga vetëdeklarimi
Nisma për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare këtë fillim viti, ka rizgjuar polemiken e vjetër për një rrezik, që mund të vijë nga vetëdeklarimi. Ky debat duket, se nuk prodhohet nga ksenofobia apo urrejtja raciste, por nga niveli i ulët ekonomik që ka vete shoqëria jone, krahasuar me vendet fqinje, ku aktualisht jetojnë si emigrante rreth 1 milion shqiptarë. Historianë dhe shumë ish- zyrtarë të shtetit nga njëra anë dhe përfaqësues te minoritetit grek dhe qeverise nga ana tjetër, servirin argumenta te kundërta për nevojën, përfitimet dhe rreziqet,qe bart ky regjistrim i popullsisë. Debati thjeshtohet deri ne friken,se shume shqiptare, mund te ndërrojnë fenë dhe identitetin, siç ndryshuan edhe emrat, për te fituar një vend pune ne vendet fqinje. Por lidhur me procesin e regjistrimit mbi baza fetare,kreu i PBDNJ-se Vangjel Dule thotë se vetëdeklarimi, duhet pare si një instrument për te zhvilluar politikat ne interes te shtetasve shqiptare. Zoti Dule argumenton, se te gjitha vendet e KE-se, e kane bere një here regjistrimin, sipas fesë e gjuhës. Nuk ka asnjë rrezik sipas përfaqësuesit te minoritetit grek, pasi nuk behet fjale për shënimin e këtyre te dhënave ne dokumentet identifikuese, por vetëm për një mënyrë, qe ndihmon çdo shtet te hartoje politika te përshtatshme për qytetaret, qe te ndjehen te barabarte. Përfaqësuesi i besimit katolik ne vend, e quan këtë proces të domosdoshëm.
Ndërsa për ish presidentin Rexhep Mejdani, ekzistojnë te gjitha shanset që procesi i regjistrimit jo vetëm te mos jete realist, por të mishërohet me një shkallë të lartë deformimi, manipulimi e rrezikshmërie. Ja sesi shprehet zoti Mejdani ne një te përditshme…

Rexhep Mejdani:
Për më tepër, vetë-deklarimi bëhet akoma më problematik dhe aspak realist, kur ai shfrytëzohet për qëllime shoviniste, politike-ekonomike apo etnike-territoriale; sidomos kur interesat jetësore bëhen mjaft të ndikueshme te popullsia e varfër shqiptare. Në këtë kuptim, një regjistrim i tillë ka shumë mundësi që jo vetëm mos i shërbejë të vërtetës, por mund ta deformojë e dëmtojë seriozisht atë. Bile, po qe se na u dashkan të dhëna të tilla duhet të presim akoma, kur situata të rezultojë fare ndryshe pas disa vitesh, sidomos me përfundimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Pavarësisht nga këto kundërshti e reagime, kryeministri Berisha ka deklaruar, se regjistrimi do te realizohet, bazuar mbi vetëdeklarimin.
Komisioni Qendror për regjistrimin e Popullsisë dhe Banesave, qe përbehet nga 12 ministra dhe specialistë të fushës, drejtohet nga ministri Pollo. Detyra e këtij komisioni është të drejtojë Regjistrimin e Popullsisë në vitin 2011. Pyetësori pas një konsultimi 6- mujor do të aprovohet përfundimisht.
Ministri i shtetit pretendon se qëllimi kryesor i Regjistrimit të Popullsisë është të japë një panorame aktuale dhe te saktë të realitetit demografik, ekonomik dhe social në vend. /F.P

Anonymous said...

Abstrakti i rradhes ne blogun e Himares me sjelljen e opinioneve te nje individi si Olsi Jazexhi :)

Per informacionin tuaj, Olsi Jazexhi i perket minoritetit Turk ne Shqiperi. I vetedeklaruar si i tille. Beni pak kerkim ne internet dhe e gjeni.

Ciao

Anonymous said...

E para here qe degjoj per njeminoritet turk ne shqiperi, jo pse nuk ka te tille por sepse ata jane asimiluar ne popullsine hqipfolese musilmane
Xhabiku

Anonymous said...

Xhabiku, minoritete ka kudo Ballkani dhe nga te gjitha llojet. Ne Shqiperi minoriteti turk eshte prezent por eshte ashtu sic the me lart, e asimiluar pjesa me e madhe. Por ka edhe nga ato qe kane ruajtur ende vetedijen kombetare. Olsi Jazexhi eshte njeri prej tyre.

Sali Spiroberisha

Anonymous said...

Paramithia, askush nuk e flet gjuhen turqishte ne shqiperi me perjashtim te atyre qe kane mbaruar shkollen ne turqi dhe ata mund ti numurosh me gishtat e dores. Madje musilman dhe turk ne zhargonin popullor eshte perdorur me te njejtin kuptim.

Xhabiku

Anonymous said...

Xhabiku, pse nuk e flet njeri gjuhen turqishte nuk do te thote qe nuk ka minoritet turk. Edhe vllahishten se flasin te gjithe, ama kush eshte vllah nuk e mohon etnokulturen e tij, edhe pse nuk e suporton me gjuhe te folur.

Paramithia? Ca eshte kjo?

Anonymous said...

Qe te egzistoje nje minoritet (turk,grek etj) ka si kondite te nevojeshme dhe mjaftueshme te pakten disa gjera: 1.gjuha, 2. kultura 3. ndergjegja etnike.

Atehere ne se gjuha mungon, ndergjegja turke mungon, kultura turke mungon (nuk flas per ndikimin e kultures turke qe eshte nje trashegimi ne gjithe ballkanin), atehere si mund te egzistoje nje minoritet turk?

Mund ta kem dhe gabim, por nuk kam evidence te tille. Ne Borsh thuhet psh se egziston nje berthame e ardhur nga turqia, por faktikisht aty nuk egziston nje ndergjegje e tille me gjithe admirimin e tyre ndaj metropolit turk te musilmanizmit. Pergjithesisht musilmanet e ndjejne se i takojne nje teresie, ska rendesi ne se jane arabe apo turq.

Kurse shpjegimi i fjales paramithia eshte i qarte per cdo njohes te gjuhes greke ne nivelin elementar (= perralle).
Xhabiku

Anonymous said...

@ Xhabikun

Në bazë të kritereve që ke vënë këtu per përcaktimin e minoriteteve, nuk jemi larg një minoriteti të madh turk po të shohim kulturën e mentalitetin shqiptarëve të shqipërisë së mesme.
Po mirë që na shpëtojnë ato dy kriteret e tjera thuaj... se vuuu..plot edhe me truq shqipëria...

Anonymous said...

Kurse shpjegimi i fjales paramithia eshte i qarte per cdo njohes te gjuhes greke ne nivelin elementar (= perralle). Dakord jam me ty, po emrin e qytetit ARTA mund te ma perkthesh pak ne ate greqishten tende kurie?

Anonymous said...

Nuk kam ndermend te jap shpjegime cdo te lajthituri qe futet ne blogun himara. Nqs zotnia ne fjale desheron te jape shpjegimin e tij per fjalen arta, apo cdo lloj terminologjie le ta jape. Mandej cdokush mund ta peshoje e vleresoje version e dhene

xhabiku