Ne dyzet e tete ditet para Pashkes, qe njihen me termin Kreshma e madhe (Megali Sarakostì), per çdo orthodhoks grek eshte absolutisht e ndaluar te konsumoje mish, veze, bulmete, vaj, vere dhe pije alkolike. Ky percaktim i “rregullave” te kreshmes eshte bere nga Shen Grigori i Palamàs.
Per t’iu pershtatur rregullave te kreshmes te kishes tone, grate orthodhokse kane “shpikur” receta vertete origjinale dhe karakteristike per zona te ndryshme te Greqise.
Keshtu p.sh. ne zonen tone te Epirit, jane te njohura byreket me lakra te egra. Ne ishujt Ciklade jane karektiristike qoftet me brumin e qiqrave. Ne tradicionin lindor te Kostandinopojes, te sjelle nga greket e detit te zi (Podos) kemi superat me purene e shushamit dhe te grurit. Ndersa mbreteresha e recetave te kreshmes, vjen nga manastiret e famshme te Malit Athos dhe eshte Panadha. Receta e saj teper e njohur edhe ne Himare eshte; buke e zeze dhe e forte, e zhytur ne nje leng me baze uje, uthull, limon dhe ereza te ndryshme.
Nga recetat e kreshmes greke, jane te perjashtuar edhe “peshqit-mish” si qefulli, mellanuri, lavraku, saragoi dhe kocja. Mbeten te pranuara molusqet dhe krostacet si midhjet, xhixhivallet, supiet, oktapodhet dhe kallamaret, qe sipas besimit orthodhoks, nuk permbajne gjak.
Ne ishujt e Jonit kjo eshte periudha e kakavjà-se, nje supe peshku e bere vetem me kokat dhe luspat e peshkut dhe e perzier me patate, selino dhe karota. Tipike e kesaj tradite eshte dhe taramosalata, qe paraqitet ne formen e nje kremi me baze vezet e qefullit.
Ne menute e kreshmes, nuk mungojne as embelsirat. Ketu mund te permendim halvà-ne me baze shushami dhe mielli. Nga Azia e Vogel, vjen turta Tahini, ndersa embelsirat me brume bajamesh, jane tipike te tradites greko-qipriote. Ashureja, qe te gjithe e njohim si nje perzierje frutash te thata me grure dhe niseshte eshte nje karakteristike e Costandinopojes dhe eshte nje embelsire me origjine nga Armenia.
Tashme jemi ne fund te javes se katert te kreshmes se madhe, keshtu qe per tre javet e mbetura;
Kreshme te mire te gjitheve!!!
2 comments:
Po per ne ortodokset jogrek di te na thote njeri ca rregullash ka Kreshma e madhe apo te pyesim Janullatosin? :)
Ju e keni te thjeshte fare. Pyesni Selim Muçen ;)
Post a Comment