send by elkoqeparoi@yahoo.gr
fragmente nga libri , pjesa e pare
E DREJTA E TOKES
Qeverisja me Ligje dhe Liria ne Lindjen e Demokracise.
Nje perspektive Madisioniane.
Renia e sistemit komunist me 1989 ne Evropen lindore dhe qendrore dhe dy vjet me pas e Bashkimit Sovjetik, rriti numrin e shteteve demokratike ne bote ne 120. Por nga keto vetem 85 jane klasifikuar si te '' Lira ''. Qe te krijohet nje shoqeri e lire kerkohet nje qeveri e kufizuar, ku te drejtoje me ligje dhe te mbroje te drejten e prones.
Per lindjen e demokracise mund te mesojme nga vizioni konstitucional i James Madisonit
Rreziku qendron ne strukturen pa kufi te qeverise.Te drejtat individuale humbasin interesin special,shoqeria behet e dobet dhe cdo aspekt i jetes politizohet. Ne vend qe shteti te behet me pak i dukshem, behet me i forte.
Per Madisonin, '' esenca e qeverise eshte pushteti, dhe pushteti i perqendruar ne duar humane nuk kalon ne abuzime.'' Pyetja kryesore qe ben Madisoni se bashku me hartuesit e tjere te kushtetutes Amerikane eshte se si mund te parandalohet abuzimi i fuqise se qeverise, ne mbrojtjen individuale te jetes, lirise dhe prones.
Qellimi i Madisonit ishte te krijonte nje baze dhe strukture ne qeveri, qe te mbronte personin, pronen dhe t’i qendroje testit te kohes. Qellimi i tij ishte - drejtesia sipas ligjeve te lirise. '' Personi dhe prona jane dy subjekte ku qeveria vepron, e drejta e personit dhe e drejta e prones, jane objekte per tu mbrojtur, per te cilen eshte ngritur qeveria. ''
Sipas Madisonit, drejtesia, liria dhe prona jane te pandara. ''Vetem keshtu kemi nje qeveri te drejte '' shkruante Madisoni. Ai pranon dallimin qe ben Adam Smithi ne te drejten- perfekte dhe jo-perfekte, ku e drejta perfekte shoqerohet me drejtesi, kurse drejtesia jo perfekte shoqerohet me force. E drejta jo perfekte si e '' drejta per mireqenie,’’ jane te drejta ne sensin metaforik, ato nuk praktikohen pa cenuar te drejten e prones se dikujt tjeter.
Drejtesia e vertete kerkon mbrojtjen e te drejtes se prones, jo perkrahjen e mireqenies se shtetit. Asnjeri nuk ka te drejte te kompesoje me paret e njerezve te tjere.
Madisoni perkrah mendimin e klasikeve liberale per demokracine, qe konsiston ne qeveri te kufizuar, dhe ne qeverisje me ligje, sesa ne mendimin e liberaleve moderne, ku qeveria demokratike eshte e pa kufizuar. Ky kendveshtrim i demokracise bie ndesh me mireqenien e shtetit dhe pikepamjen e hapur per qeverine demokratike. Sot ne lindjen dhe formimin e demokracise, qeverisja me ligje dhe liria jane sakrifikuar nga shumica e politikaneve, gje qe perben nje rrezik te dukshem.
Madisoni mbeshteste nje qeveri te kufizuar jo thjesht si mendim, por per te mbrojtur personat dhe pronen nga korrupsioni. Mbeshteste tregun e lire dhe kundershtonte nderhyrjen e qeverise ne te. Ai e quante veten '' mik te nje sistemi tregetar me te vertete te lire, ku pengesat ligjore ne pergjithesi jane te padrejta, jane pranga, shtypese dhe jo politike.''
Me 1792 Madison shkruante, '' Liria dhe rregulli kurre nuk do te jene te sigurta, derisa do te kete nderhyrje ne te drejtat e personit, dhe qytetari te mos jete kthyer ne nje Argus per te spiunuar.''
Argus eshte nje gjigant me 100 sy, qe sherben si roje, ne kete rast pergjon lirine tone. Ne nje shoqeri te lire qytetari duhet te jete vigjilent, por per te shikuar larg ne perspektive dhe te perdore arsyen ne ruajtjen e lirise dhe te prones se tij.
Per krijimin e nje Demokracie. Ka disa thenie qe mund te mesojme nga pikepamja konstitucionale e Madisonit:
. Per te ekzistuar nje demokraci e vertete, qeveria duhet te jete sa me e vogel dhe si detyre kryesore te quaje sigurimin e personit dhe te prones, duke i dhene me teper prioritet politikes elektorale.
. Per t’u ruajtur nga degjenerimi dhe korrupsioni, te ruhet ekzistenca e lirise; populli duhet te pranoje qeverisjen sipas ligjeve qe trajton njerezit te barabarte ndaj ligjit, ruan te drejten ndaj prones private dhe lirine e personit.
. Roli i qeverise te jete minimal ne ekonomi dhe t’i lere njerzit te lire per te zgjedhur.
. nje shoqeri e lire nuk mund te bashkejetoje me nje shtet, ku ne emer te krijimit te drejtesise ka shkelje ose mohime te se drejtes. ( e drejte e lirise, e tokes, e pasurise, e besimit, etj. )
Pervetesimi dhe zbatimi i ketyre mesimeve ne shtetet qe kalojne ne demokraci, si Shqiperia p.sh. varet nga ndikimi i rregjimit te vjeter. Shtetet me qeveri qe kane perqendruar ne duart e tyre gjithcka, deri ne planifikime me kohe te gjate, do te kene zhvillim shume te ngadalte ne krahasim me shtetet ku qeverite e tyre jane te vogla por me vemendje tek liria e personit dhe e drejta e tij per token dhe pronen ne pergjithesi.
Shtetet ish komuniste qe para luftes sundonin ne baze te ligjit dhe respektonin te drejten e prones, si Hungaria, Polonia, dhe Sllovenia, shenuan progres. Ato kaluan lehte ne drejtimin e shtetit te ri ne baze te ligjit, token dhe cdo prone tjeter ja kthyen te zotit te ligjshem, minimizuan korrupsionin, gje qe mbas 20 vjeteve, nuk po ndodh akoma ne Shiperi.
Sipas visionit Madisionian, qe te lind dhe te formohet nje demokraci e vertete, duhet te jete qeverisja e mbeshtetur plotesisht ne baze te ligjeve. Qytetaret dhe udheheqesit duhet te mendojne rreth qellimit te qeverise e cila behet e rezikshme kur s'ka limit dhe qellim. Qellimi i vetem duhet te jete :dhenia me ligj e te drejtave, ruajtja e te drejtes se lirise, te prones dhe besimit te lire, respektimi i personalitetit dhe dinjitetit te njeriut.
Historia provoi qe Madisoni kishte te drejte dhe Marksi ishte gabim. E ardhmja e lirise dhe demokracise pershtatet me visionin Madisionian.
No comments:
Post a Comment