Wednesday, April 28, 2010

Books: by E. and K. Gjoka, New York (continuer from the pervious mesage)

E Drejta e Prones dhe Rregullimi i Ambientit
E drejta e fitimit, e perdorimit dhe e tjetersimit te prones eshte nje nga bazat me me vlere ne mendimin e kushtetutes Anglo - Amerikane.1 Ky vleresim dhe percaktim mungon ne kushtetuten Shqipetare. Ne Amerike historikisht respekti per pronen private eshte pare si baze per pavaresine individuale dhe gezimin e te drejtes se lirise.2 Reflektimi i kesaj lidhjeje midis lirise dhe prones ne kushtetuten e nje vendi, federal dhe shteteror, mbart garantimin e pronesise private.[3 ]

Megjithate, si te gjitha te drejtat individuale, e drejta e pronesise asnjehere nuk ka qene perfekte. Nxirren shume ligje te rregullimit dhe te ruajtjes se ambjentit qe kufizojne te drejten e pronarit te tokave.[4] Kjo faze nuk perben problem kryesor tek ne, sepse akoma nuk eshte kthyer prona tek i zoti. Akoma ekzistojne dhe ruhen me fanatizem nga fanatiket ne pushtet, ligje si 7501, qe kane cenuar te drejten e pronarit, te drejten e lirise, te drejten me humane dhe me natyrale te njerezimit.

Ceshtja e prones ne Amendamentin e peste te Kushtetutes Amerikane eshte futur si pjese e '' The Bill of Rights '' ku thuhet se asnje personi nuk i merret me force jeta, liria, ose prona, pa vendimin e nje procesi gjyqesor, as prona private nuk merret per perdorim publik pa kompensim.

Kompensimi behet duke u bazuar ne ligje dhe ne qofte se nuk ka ligje per kompensim , toka ose prona private e cdo forme, nuk preket. Kompensimi nuk eshte formal, por sipas cmimeve te tregut te lire, sipas vleres qe do te perdoret ne te ardhmen.[5]


1. James W Ely, Jr., The Guardian of Every Other Right: A Constitutional History of Property Rights 3-58, 1988
2. James V. DeLong, Property Matters: How Property Rights are Under Assault-and why you Should Care 24-51 (1997) (analyzing arguments in favor of private property).
3. U.S.CONST. amend V.
4. William B. Stoebuck & Dale A, Whitman, The Law of Property 413-19 ( 3d ed 2000 )
5. Eric T. Freyfogle, Community and the Marcet in Modern Amerikan Property Law, in Land, Property, and the Environment 382, 382-412 ( John Richards ed 2002 )


Prona Private dhe Politika e Ruajtes se Ambientit
Prona private luan dy role ne problemin e ambientit. Roli i pare negativ, eshte se pronaret jane pak te interesuar per te investuar ne mosprishjen e ambientit. Kontrolli publik eshte me i dobet. Studimet dhe planifikimet shteterore realizohen me shume veshtiresi.[1]
Roli i dyte pozitiv, konsiston ne mundesine e vendosjes se rregullimit te ambientit ne tregun e lire. Por ne kete rast kerkohen ligje te plota dhe te percaktuara mire te se drejtes se prones.[2 ] Problemet e ambientit ne tregun e lire do te gjejne zgjidhje vetem tek prona private.

Sistemi privat i prones stimulon formulimin e disa ligjeve te quajtura ligje private. Nepermjet ligjeve private, prona private behet nje mekanizem i fuqishem ne perdorimin e burimeve private ne dispozicion te kerkimeve, investimeve, per rregullimin, permiresimin dhe ruajtjen e ambientit nga ndotja, nga shkaterrimi, etj.

Praktika ka treguar se marrja e prones nga shteti, natyrisht me kompensim te plote, dhe puna ne te per permiresimin e ambientit, ka dhene rezultat me te dobet, se kur prona eshte private dhe vete pronaret interesohen per ambientin.

Prona private krijon pasuri, fitim, detyron pronaret te japin fonde per moskeqesimin e ambientit, duke krijuar kushte me efektive per rregullim. Sipas Karl Marksit kjo eshte kontradiktore ne rolin e prones private. Por ketu nuk ka kontradikte, vecse duhet pak balance ne ligjet qe kujdesen per pronen private, ligjeve te taksave, ligjeve te shpronesimeve dhe ligjeve te ruajtjes se ambientit.[3 ]

1. Eric T. Freyfogle, Ownership and Ecology, 1993.
2. Terry L. Anderson & Donald R. Leal, Free Market Environmentalism, 1991.
3. Charles Keller Beekman, Profesoor of Law, Columbia University, Privat Property, Harvard Journal of Law and..




E Drejta e Tokes
Pico della Mirandola ( 1463-1494 ) shkruan se Zoti e beri njeriun dhe e vendosi ne mes te tokes. I tha se gjithcka eshte bere per tij. Beju zot i saj dhe jeto me te.Tek arabet e lashte pyeten Azdalah Saracen se cila eshte gjeja me e mire ne bote per te. Ai u pergjigj: “Si njeriu nuk ka gje me te persosur ne bote”.

Hermes Trismegistus thote “Njeriu eshte mrekullia me e madhe ne bote”. Asclepius i Athines thote : “Njeriu eshte ne mes te cdo gjeje mbi toke, skllav i atyre qe ka per rreth, mbret i atyre qe ka poshte, perfaqesues i natyres, me sens te mprehte, kerkues i arsyes, me drite ne kuptimin ndermjet kohes dhe pafundesise”.

Sipas Persianeve te lashte, njeriu eshte kupola e universit. Sipas Davidit, njeriu eshte nje engjell ne martesen e tij.
Por njeriu qe te jetoje duhet te shfrytezoje ambientin perreth, token, pemet. Asclepius ishte ne gjendje te transformonte natyren ne interes te tij. Hebrejte ndihmuan ne transformimin e natyres me teologjine e tyre. Pitagorianet hapen dyert per fushat e shkencave.

Muhameti thote se njeriu po te bazohet ne ligjet e shenjta behet edhe me i mire. Persiani Evanthes ne teologjine Chaldean thote se njeriu eshte nje kafshe e ndryshueshme, e shumellojshme, me natyre jo te qendrueshme, por i qete ne token e tij.
Ne Deklaraten e te Drejtave te Njeriut neni 17 thote:” Askush s’mundet arbitrarisht te marre pronen e njeriut”.

Niccolo Machiaveli ( 1469-1527 ) bashkekohes me Mirandolen, jetuan ne Florence. Ai e percakton njeriun me karakteristika te kunderta me Mirandolen. Makiaveli thote se njeriu ( ai nenekupton politikanin ne cdo kohe ) eshte mosmirenjohes, i paqendrueshem, i trembur, hipokrit e egoist.

Frederik Bastiati ( 1801-1850 ) ishte udheheqes i levizjes per “ tregun e lire “ ne France, jurist, ekonomist, dijetar. Sipas tij, njeriu ka nga Zoti dhurate jeten, intelektin. Por jeta nuk eshte e garantuar per te, vete njeriu ka pergjegjesi. Qe te jetoje duhet te shfrytezoje burimet e natyres, vetine e tokes per te prodhuar ushiqim. Ekzistenca kerkon Liri, Pasuri.

Nga natyra secili ka te drejte te mbroje vete jeten, lirine, dhe pasurine me force. Nje kolektiv ka po kete te drejte, te drejten individuale per t’i mbrojtur qe te tria po me force. Asnje person ose kolektiv nuk ka te drejten te perdore force kundrejt jetes, lirise dhe prones se tjetrit, si rrjedhim njerezit te bashkuar nxoren ligjet. Ligji eshte per te bere legjitim vete mbrojtjen e te drejtes natyrale.

Shteti, qeveria po per kete qellim nxjer ligje. Ne qofte se ligjet nuk luajne rolin per te cilin jane formular, me kalimin e kohes “behen” indiferente ndaj lirise dhe prones. Njeriu nga natyra behet grabites e i shmanget punes,ndersa reagon ndaj padrejtesive qe e bejne viktime.

Sipas Bastiatit, egjiptianet e lashte e kishin shume te theksuar dashurine per token. Atje toka shkonte nga babi tek djali. Ne Persi detyra e pare dhe me kryesore qe kishte Princi, ishte puna ne bujqesi, agrikultura. Helenet nga natyra shume inteligjente dhe kurajoze, kishin mesuar nga egjiptianet te respektonin dhe te gjenin te mirat nen ligjin, per kete ata e vleresonin shume token.

Feneloni ( 1651-1715 ) dijetar francez, shkruan se egjiptianet e lashte kane qene vazhdimisht te lumtur, sepse mbreti i tyre kujdesej qe secili te kishte token e tij. Sipas tij ligjet me te persosura deri me sot i ka pase Mbreti Minos ne Krete ku si fshatari, si qytetari edhe luftetaret e ikur me familje neper brigjet e Mesdheut, kishin tokat, pronat e tyre, te trasheguara dhe te mbrojtura me ligj.

Oliver de Seres, themeluesi i agrikultures franceze ( 1539-1619 ) nxori ligje qe fshatari me i varfer duhet te kete ose t’i jepet toke, aq sa eshte ne gjendje ta punoje, ndersa me te pasurit duhet ta punojne pa tjeter token. Me ligj nuk mund t’ua maresh token, por harto ligje te tilla qe te jene qe te gjithe te kenaqur.

Ne Greqi ka pase dy republika, e Spartes qe ishte vetem ushtarake dhe e Athines qe ishte tregetare. Ne te paren secili mundohej te ishte ideal, ndersa tek e dyta qytetaret e republikes ishin te kenaqur me dashuri dhe pune.

Ne Sparte ,Likurgu kishte kombinuar ne menyre te shkelqyer ligjet qe si skllavi, si i liri te jetonin ne qetesi. Kudo qe shkonin ushtaret fitonin, por pronat e tjetrit nuk i preknin. Plackitja, rrembimi i pasurise ose i tokes nuk njihej.. prandaj sa jetoi kjo republike kishte vetem lavdi.

Po keshtu ne republiken tjeter ne ate te Athines u arrit ne saje te ligjeve qe kishin, nje fenomen i jashtezakonshem. Ne institucionet e saj nuk njihej korrupsioni. Ligjberesit nuk ishin vetem dijetare, por kishin ndershmeri natyrale. I njejti autor permend Paraguajin ku krimet ndaj prones se tjetrit, pothuajse nuk ekzistonin. Platoni tek “ Republika “ thote “qe institucionet dhe shteti te funksionoje mire, duhet qe e gjithe prona te jete private.”

Raynal (1713-1786 ) filozof francez thote se klimen e ben ajri dhe toka. Kur u bene zbulimet gjeografike dhe gjendej nje ishull, shikohej toka, ishte apo jo pjellore. Kur takonin nje ishull ose vend me toke te mire, e kthenin ne koloni dhe toke merrte vetem burri.

Kondillak figure e shquar e Rilindjes Evropiane, ne veprat e te cilit u mbeshteten filozofet Amerikane si John Locke etj thote :”Si ketu, si ne koloni te punojme sipas modelit te Likurgut dhe Solonit, te bejme ligjet sipas tyre qe te mos preket asnje interes”. Cdo shtet ka pase ligje, por pak kane qene te lumtur. E kane gezuar jeten vetem atje ku ligji nuk prek pronen personale, token, kete te drejte qe e kemi se bashku me jeten dhe lirine nga natyra.

Ligji duhet te siguroje dy gjera : Stabilitet, barazi ne te drejten e prones dhe dinjitet tek qytetaret. Ne qofte se ke siguri ne pronen, ke dhe dinjitet, krenari e prosperitet. Asnje shtet deri me sot nuk ka aritur nivelin e ligjeve te Spartes ku funksiononin ne menyre te persosur rakordimet me ligjet e natyres dhe te barazise.

Nuk eshte surprise te themi qe raca e njerezimit ne pergjithesi dhe ajo e jona ne vecanti, eshte nje mase inerte, qe pret te marre cfaredo forme, figure, impulsi, levizjeje dhe shprehje nga ndonje moskotier si Noli, bajraktar si Zogu, gangster si Enveri, aventurier si Sala, miop dhe kusar si Nano. ( percaktimi nga kendveshtrimi i trajtimit te tokes qe na moren ne Bregdet).

Lepeletier, tjeter filozof francez ,thote se njerezit jane njelloj si materiali qe rrjedh. E mira dhe e keqia nuk jane per te, por jane vetem per ate qe e udheheq kete mase.

Liria nuk konsiston vetem ne garantimin e te drejtes, por ne dhenien e fuqise tek njeriu per te zhvilluar mundesite, kapacitetet e tij, pronen, nen rregullat e drejtesise dhe te mbrojtura nga ligji.

Ligji ka fuqi absolute mbi personin dhe mbi pasurine e tij. Ligji eshte drejtesi. Ai duhet te mbroje te drejten e nje personi nga veprimet e dikujt. Cdo jeri ka te drejte te perdore forcen per te mbrojtur te drejten e tij, lirine, pronen. Forca e nje kolektivi qe eshte bashkimi i forcave te shume individeve, nuk mund te perdoret, sepse te gjithe kur u bashkuan, nxoren ligjin. Pra ligji duhet te mbroje personin dhe pasurine e tij.

Kush bashkohet per te bere rezistence ndaj marrjes se tokes nga hajdutet ose edhe nga ligjet e qeverive te tyre hajdute, me siguri do ta trashegoje token. Rezistenca per te mbrojtur token tende, duhet te jete e gjithanshme duke perdore te gjitha menyrat qe na meson Zoti qe ne dha dhe jeten, se jeta pa token s’eshte e mundur. Pengimi, shkaterimi, zjarri apo metoda ekstreme nuk i rekomandoj sepse cdo vjedhes, eshte i genjyer nga mafiozet e permendur me lart.

No comments: