Wednesday, April 28, 2010

Neranxi hap fushaten zgjedhore ne Himare

by Edvin Kyritsis

Nje atlet i mire i njeh shume mire rregullat elementare te gares. Kjo gje nuk vlen per nje vrapist diletant. Nje nisje pa nxehjen e nevojshme, mbart sigurine matematike te nje strapo muskolare qe ne metrat e para. Nje atlet, nuk do te bente kurre nje gabim te tille, nje vrapist po. Nje nisje e parakoheshme dhe nga nje distance me e larget se pikenisja e vertete, eshte nje idiotesi absurde per nje atlet. Nuk eshte keshtu per nje vrapist te rendomte. Ne rastin me te mire kjo do ti sjelle nje skualifikim te menjehershem dhe ne rastin me te keq, do ti provokoje vrapistit nje infarkt kardiak. Distanca e pikes se infarktit nga finishi, eshte ne perpjestim te drejte me largesine e pikenisjes se vrapistit nga pikenisja reale e gares, qe e perkethyer ne gjuhen e neuroneve do te thote qe sa me idiot te jete vrapisti, aq me larg finishit do ti vije infarkti. Nje gabim i madh ne nje gare eshte edhe nje nisje e shfrenuar kur kemi te bejme me nje gare relativisht te gjate. Nje atlet nuk e bene kurre nje gje te tille, nderkohe qe nje vrapist lagjeje e ben pa problem. Gjithashtu gabim qe nje atlet nuk mund ta bente kurre, eshte nderimi i korsise dhe i drejtimit te gares. Nje vrapist fundjave jo vetem qe e ben dhe leshohet si qen i zgjidhur majtas, djathtas, kryq e terthore, po ne baze te trashesise se tij mund ta perserise kete gabim nga nje here deri ne pafundesi. Te gjitha keto ndryshime ndermjet atletit dhe vrapistit, jane sa legjitime nese palet garojne ne kategori te ndryshme aq qesharake nese palet garojne se bashku. Imagjinoni nje vrapist qe garon ne nje maratone me atlete. Minimumi do te mbetej 41km pas.

Mora shkak per kete shkrim, nga nje artikull ne stilin “tallava” te himariotit(“aime” thone italianet) Nikollaq Neranxi ne gazeten “Panorama”. Me shume veshtiresi arrita ta lexoja deri ne fund. Eshte sikur te shikosh per te njeqinden here nje film polak me nentituj ne kinezçe. Nga ata qe jepen gratis neper kinemara me dyer te hapura dhe arsyet kuptohen. Me mungonin farat e pjekura, po bera si bera.

Pyetja e pare qe me lindi ishte: “perse nje njeri tenton autodiskreditimin me çdo kusht?”. Duke njohur ekzemplarin dhe bemat e tij ne Himare e jashte saj, pergjigja ishte e thjeshte; sepse ky njeri eshte nje vrapist i rendomte dhe nje nga karakteristikat baze te nje vrapisti te rendomte eshte mosnjohja e kapacitetit skadent te vetvetes. Vrapisti Neranxi i nisur nga bindja se po te qelloje me bresheri ne turme, nje zog do ta vrase, nuk eshte hera e pare qe vazhdon te riperserise te njejtat gabime, duke u afirmuar keshtu, jo thjesht si nje vrapist i rendomte, po si nje vandal i mirfillte gare. Edhe pse i vetmi zog qe ka vrare deri tani, eshte ai vete(efekti rikoshete, eshte nje koncept i veshtire per tu kuptuar ne elemente te tille), vrapisti Neranxi duket mjaft i vendosur te vazhdoje me bresherite e tij.

Gjuha civile dhe llogjika e komunikimit nuk ekziston per te, madje jane te padeshiruara, sepse do te çonin automatikisht ne zhdukjen e tij nga vorbulla e zhurmshme ku ai ka vendosur te qendorje. Ne te njejten menyre ai vendosi te hapte sherre per pronat me njerezit e familjes se tij. Te gjithe himariotet e dine kete gje. Ndoshta nuk njohin detajet e menyres qe ai zgjodhi per ta bere kete. Vrapisti Neranxi vente ne Himare me dashnoret e tija dhe frekuentonte lokalin e kusheririt te vet, te atij qe i kishte vene syrin per te hapur sherr edhe pse e kishte rritur dhe e kishte mbajtur ne shtepine e tij ne Berat ne kohen qe ky bente shkollen. Dashnoria mazokiste e tij kishte krijuar idene se vrapisti i saj ishte me autoritet te paatakueshem ne Himare dhe sillej si e para e harremit. Hante aq shume suvllaqe, saqe hudhra e zazikit kishte filluar ti mbinte edhe nen sqetulla. Duke mos pasur idete elementare te nje qytetareje, ajo i blinte ne nje suvlazidhiko dhe ulej ti hante tek lokali i kusheririt te sulltanit te saj, paçka se ky lokal si tipologji eshte nje diskopub, madje nga me te njohurit ne Himare dhe jo nje mejhane Kavaje. Kur pas te 100 here qe riperseriste kete rit makaber, kusheriri i dashnorit e mbaroi qetesine dhe e nxorri jashte lokalit, e para e harremit ju ankua vrapistit, i cili per te ruajtur imazhin e te plotfuqishmit e kercenoi kusheririn se do ti merte gjithe lokalin dhe gjithe pronat qe kishte. Tani bredh gjykatave duke paguar majtas e djathtas, nderkohe qe akoma s’po e rregullon dot egon e vrare prej sulltani perballe dashnores se tij, qe vazhdon ujit hudhrat nen sqetull.

Vrapisti Neranxi, duket se paska njohur edhe himariote te tjere neper gjykata e larte e poshte Vlore e Tirane, po nuk u tregon atyre se ndodhet aty per suvllaqet e dashnores edhe pse filtet qe ne momentet e para, Neranxi i pyeste bashkepatriotet e vet qe takonte neper gjykata “edhe e jotja suvllaqe po hante?”. Atij i pelqen te perzihet ne turmen e madhe te himarioteve te vertete me halle te verteta pronesie. Çudia eshte se nga kjo mase e madhe himariotesh me probleme, i vetmi qe del e shkruan se faji per pronat qenka i kryetarit te bashkise, eshte vetem Neranxi. Cila mund te jete arsyeja qe shkruan vetem Neranxi?! Mos ndoshta eshte i vetmi himariot qe di te shkruaj? Mos o zot te ishte kjo arsyeja! Dhe kete Himara e ka vertetuar me atlete te mirefillte letersie. Mos ndoshta Neranxi eshte i vetmi himariot i zgjuar qe arrin te kuptoje te vertetat?! Nuk ma mer mendja! Po te ishte kaq i zgjuar, si minimum do zgjidhte nje dashnore me pak problematike dhe po te ishte keshtu, do ia botonte artikujt edhe Koçua. Po atehere, pse shkruan vetem Neranxi nga gjithe ata himariote me probleme pronesie, pse eshte i vetmi qe pretendon se zgjidhja e problemit te pronesise, qenka ne dore te kryetarit te bashkise??!! Pergjigja eshte fare e thjeshte; nese Bollano jepte urdher qe ne çdo lokal, pavaresisht tipologjise se tij, duhet te lejohet me se s’ben ngrenia e suvllaqeve, atehere problemi i pronesise se vrapistit Neranxi, nuk do te lindte fare. Po Omonia, PBDNJ çfare hyjne ketu pasi vrapisti Neranxi shprehet pikerisht keshtu:

E kam fjalën për pronat e trashëguara nëpër breza të shumtë njerëzore si dhe për mekanizmin pengues, i cili prej 20 vitesh i mban banoret e zonës në sherre, shpresë e zhgënjime, në ankth dhe në përplasje sa me shtetin, aq edhe me veten, sa me bashkinë e Himarës, aq me OMONIA-n dhe PBDNJ-në e kësaj zone, sa me Bollanon kryebashkiak, aq edhe me vëllezërit e kushërinjtë.”

Ah po... Duke qene se tani ajo qe u be u be, per te rifituar pozicionin e sulltanit ne syte e dashnores se vete(flitet qe pas nxjerrjes nga lokali i kusheririt, dashnoria ti jete drejtuar Neranxit ne kete menyre: “po ti qenke kot fare k’tu mo lal, s’te vlejka bytha fare. As nje suvllaqe s’han dot robi me ty. Me Koçon n’ Qeparo nje shoqja jeme bonte aheng ne te gjitha lokalet, nga keneta deri tek Hostoni dhe t’gjith i rinin lepe-peqe” dhe Neranxi eshte prekur seriozisht ne seder), Neranxi do qe te mbildhet kryesia e Omonias dhe PBDNJ-se ne nje seance te jashtezakonshme dhe aty te merret unanim vendimi per suvllaqengrenien e lire, ose per liberalizimin e suvvllaqengrenies ne Himare. Vetem nje veprim i tille, mund te rehabilitonte sedren e vrapistit Neranxi dhe ti thote me mburrje dashnores se vete: “heee.. e ben dot Koçua nje gje te tille?”

Duke lene menjane humorin, me te vertetat dhe gjysem te vertetat e tij, mund te themi se zoti Neranxi, e filloi shume shpejt fushaten e tij elektorale ne Himare, tamam si nje vrapist politik. E filloi duke deklaruar vetem kundershtarin dhe pa dhene te kuptojme se ne karron e kujt do hipi kesaj radhe. E filloi pa asnje drejtim dhe si gjithnje duke qelluar me bresheri, pa asnje argument, pa asnje prove, thjesht duke spekulluar ne menyre meskine me problemin me te madh te gjithe himarioteve, pronen. Gje kjo qe tregon se Neranxi, jo vetem qe nuk i ndjen problemet e Himares dhe himarioteve, po i perbuz rendom ato. Himariotet e njohin mire Nikollaq Neranxin. Njohin mire edhe ato “mitingje” me 2-3 veta, familjare te tij, qe ai i merte me zor dhe qe u vinte rende qe ndodheshin aty, qe ai kerkon t’ia shese publikut jo-himariot si perpjekjet e tij per zgjidhjen e problemeve te pronesise.

Eshte e hidhur te mendosh nje bashkepatriot tendin ne nje pozicion te tille, vajzat, niperit, mbesat dhe motrat e te cilit jane njerez me integritet te plote moral dhe shoqeror, jane miqte, shoket dhe shoqet e tua.

Edvin Kyritsis

9 comments:

Anonymous said...
This comment has been removed by a blog administrator.
Anonymous said...

Per te patur te qarte se sa intrigant tregohet Neranxi eshte udhes te lexojme komentin e tij te plote, vijon pjesa e dyte e artikullit te neranxit

pjesa e dyte N. Neranxi:
Në një shkrim timin, të botuar në gazetën “Panorama” në korrik të vitit 2008, me titull “Kur Himara nuk qeveriset”, ndër të tjera pohoja se Himara do ta mbyllë periudhën e mosqeverisjes së saj. Inteligjenca e kësaj zone sot po reagon në disa mënyra dhe koha e Himarës së paqeverisur po arrin drejt fundit. Personat si kryebashkiaku aktual dhe shërbëtoret e tij, shumë shpejt do të vihen para përgjegjësisë për faktet që janë arkivuar në dosjet e tyre. Ky shkrim mu rikujtua gjatë kësaj fundjave, ndërsa isha duke udhëtuar drejt vendlindjes sime. Distanca mes Himarës dhe Tiranës, tashmë është bërë edhe më e shkurtër. Koha për të mbërritur në Himarë gjithashtu. Lëvizja e njerëzve, sidomos për fundjave është shumëfishuar. Më një fjalë, Himara po bëhet çdo ditë e më shumë stacion i dashur për vendësit dhe të huajt. Natyrisht, për vendësit zona në këto kushte të reja merr edhe me tepër rëndësi. Përfundimi i rrugës nga Llogaraja deri në Sarandë është një ndër veprat që gjatë 3 vjetëve të ardhme ka për t’i dhënë zonës një ritëm të madh zhvillimi dhe investimi. Mirëpo ndërsa mu rikujtua artikulli që mbush 2 vjet nga dita e publikimit, me mbërtheu trishtimi dhe pse jo inati, prej qytetari që prej 2 dekadash nuk po mundet të zgjidhë hallin e tij pronësor. E kam fjalën për pronat e trashëguara nëpër breza të shumtë njerëzore si dhe për mekanizmin pengues, i cili prej 20 vitesh i mban banoret e zonës në sherre, shpresë e zhgënjime, në ankth dhe në përplasje sa me shtetin, aq edhe me veten, sa me bashkinë e Himarës, aq me OMONIA-n dhe PBDNJ-në e kësaj zone, sa me Bollanon kryebashkiak, aq edhe me vëllezërit e kushërinjtë. Në këtë mënyrë është lënë Himara, një tokë me pronarë të ditur dhe më të zotë të rinj, të cilët fatkeqësisht kanë letra më shumë se pronarët e bindur prej trashëgimisë. Në qytetin e vogël bregdetar, por sidomos në fshatrat e tij, gjatë 2 vjetëve të fundit problemet e pronësisë janë bërë edhe më të mprehta. Ato probleme janë shtuar. Pushteti lokal i uzurpuar prej një personi apo një grupi të vogël individësh është momentalisht në pozitën e humbjes së plotë të besimit dhe për këtë shkak kriza e përshkallëzuar do të jetë një ndër arsyet e fuqishme për përplasje banorësh e më pas partish, sikundër ka ndodhur gjatë çdo fushate të çdo sezoni zgjedhor.
Para një jave Shoqata “Bregdeti” e drejtuar nga himarjotë që jetojnë në Tiranë, shpërndau një letër të hapur drejtuar Ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, zotit Withers.
Një letër ku flitej për problemin e vjetër të pronave, më të pazgjidhurin dhe më seriozin për banorët autoktonë të Himarës.
E lexova me vëmendje dhe natyrisht me shqetësimin e himarjotit, që mbetet gjatë në përpjekje për të fituar letrat e gjithë pronave që më la trashëgim dhe amanet babai im i ikur nga jeta.
Sa letra të tilla kanë nisur nëpër kancelari, nëpër zyra qeverish dhe institucionesh, nëpër seli diplomatike dhe nëpër ambasada himarjotët gjatë këtyre 20 vjetëve?!
Janë shumë. Janë jashtëzakonisht shumë.
Himara sot nuk ka asnjë përfaqësues të saj në Parlamentin e vendit, ndërkohë që në legjislativin e shkuar brenda tij kishte 9 deputetë të partive të ndryshme nga kjo zonë.
Në 20 vitet e tranzicionit, shoqatat dhe partitë me influencë në Himarë kanë shpërndarë me dhjetëra peticione, letra, ankesa dhe memorandume. Kanë organizuar shumë e shumë protesta dhe tubime. Disa prej tyre i kam organizuar edhe unë, por historia e vjetër, mbetet ende e re dhe e pazgjidhur.


stefaneli

Anonymous said...

korregjim: ketu vazhdon pjesa e dyte e artikullit te Neranxit:

Në Himarë problemi i pronave vazhdon të mbetet pa shpresë, edhe pse është i vetmi që përcakton qëndrimet dhe shumicën përcaktuese të votave për qeverisësin lokal të saj. Kryebashkiaku aktual i Himarës ua ka premtuar në çdo mandat zgjidhjen e çështjes së pronave himarjoteve. Ata e kanë besuar, ndonëse naivisht, sepse forca e një kryebashkiaku të një zone me kaq pak votues është si ajo e gurit të vogël në det. Por ky zotëri natyrisht që nuk fajësohet për faktin që nuk e zgjidhi problemin, por për faktin që nuk e mbrojti atë si të pazgjidhur. Gjatë 2-3 viteve të fundit në krejt zonën e 7 fshatrave ka nisur të shumëfishohen aktet e blerjes dhe shitjes së tokave. Nëpër zyrat e hipotekave, nëpër zyrat e avokateve dhe noterëve të Vlorës, Sarandës, Tiranës janë shumëfishuar aktet e shit-blerjes se pronave të bregdetit. Sikundër në zyrat e Qeverisë, në ambasada dhe në institucione të tjera janë shumëfishuar ankesat dhe letrat e protestimit. Pra, e vërteta është bërë edhe më komplekse nga sa duket. Të fundit që do e marrin vesh se ç’është bërë me pronën e tyre janë dhe kanë për të qenë të zotët. Kjo ndodh se pushteti lokal i Himarës është në fajësi të dyfishtë, të heshtjes dhe të fshehjes. Po, po. Bashkia dhe kryebashkiaku i Himarës janë në fajin e heshtjes dhe të mungesës së thellë të transparencës. Aktet e kontrollit të shtetit në këtë bashki, madje edhe ai i këtij viti, para pak muajsh ka arkivuar një libër të tërë shkeljesh dhe abuzimesh, të cilat janë në përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të z. Bollano. Interesimi individual i njerëzve për fatin e pronës së familjes dhe fisit të tyre tashmë është bërë edhe më i madh. Çdo ditë nga Himara në Vlorë dhe Tiranë udhëtojnë shumë himarjotë në kërkim të letrave dhe kontakteve me njerëzit dhe administratën e kthimit të pronave. Problemi i vjetër i pazgjidhur i tyre po bëhet edhe më aktual, më i nxehtë dhe më i ri për çdokënd. Vetëm administrata e vogël e zonës, e kryesuar nga një i zgjedhur i vjetër, nuk po jep qoftë edhe një përkujdes interesimi.
Kjo arsye i ka shumëfishuar ankimet dhe pakënaqësitë e njerëzve në Himarë. Mirëpo, ndërsa Himara po shton kënaqësinë që u jep të tjerëve dhe vizitorëve, kjo bën të mundur që vetë himarjotët të shohin më ndryshe zgjedhjen e tyre, e cila për faj të tyre dhe jo të tyre, ka qenë e keqe.

Anonymous said...

O Qirici, kot me te pyetur: Mos je gje e dashura e Bollanos zotrote qe i del perhere ne mbrojtje?! :)

Anonymous said...

Qirici, me modest here tjeter. Ne fund te fundit kultura Helene pranohet me te mirat dhe anet e erreta te saj ;) If you know what I mean :)

Tahipi nga Vunoi

Anonymous said...

Tani zgjidh e merr, ose me shqiptaret pertej malit, ose me peshqit pertej detit.
Ose ose ...... ik ne emigracion, sic ke bere zotrote, dhe jep mend qe andej.

Anonymous said...

O Vunjotso anonim, shko meru pak me ata te greves dhe jepu ment se vetem himara i rezon diktatoret. Moret dhe dhate me Banken Boterore si e si ti hiqnim qafe keta ngaterestare neper kembet e shqiperise anonime ne Himare, por ju doli e kunderta. prandaj beni cbeni, himariotet jane aq sa te zote, inteligjente domosdo bejne ligjin ne vendin e tyre. Sa beni nje hap per te grabitur toka, ju del masandej Brukseli dhe ju keput kembet, sa beni nje hap tjeter ne emer te zhvilimit turistik, fap ja kercen New York Times kamzhim ketyre satrapeve politikane. pra, lereni himaren ne punen e vete se nuk ju ngacmon, por po e zgjatet ende, kamzhiku do jete me i forte se kurre......

llazua nga megali xora

Anonymous said...

mbahu Llazo mbahu ...

Anonymous said...

Po mbiemrin pse e nderrova more kelysh kurve?


hahahaha. Race e felliqt, me zi se Jihadistat mjekerrcjape qe marrin emra Arab