Friday, April 23, 2010

*Shembulli i munguar i Kadarese ne Greqi*

Gjovalin Macaj*

19 Prill 2010, Gjeneve.

Urrejta dhe rracizmi i skajshem kundra shqiptareve qe forcat ushtarake greke nxoren me rastin e festes kombetare greke, bashke me brohoritjet e qytetareve greke te pranishem, na sollen ne kujtese periudhen e erret dhe ethet e nacionalizmit te llahtarshem ne prag te dy luftrave boterore, qedogjen e rrenuan Evropen dy here. Ky akt i skajshem ashte larg Evropes se shekullit te 21-te ku Greqia ben pjese, eshte larg Evropes qe eshte ngritur per ti thene ndal ketij lloj nacionalizmi dhe urrejtje qe u kushtoi jeten me shume se 60 miljon njerezve. Edhe ne Balkan i kishim harruar kesisoj thirrjesh makabre qe mbollen vdekje e rrenim vetem pak vite me pare. Do te ishte e pafalshme qe nje fryme kaq primitive te anashkalohet apo shperfillet si ngjarje e zakonshme. ?do njeri me vetedije duhet ta kete per detyre te ngreje zerin dhe t?a kundershtoje e perbuze me force kete fryme kaq te rrezikshme per ?do shoqeri e qyteterim. Eshte vetem e ligjshme dhe e pritshme qe te prekemi e zemerohemi nga keto thirrje te kombshme qe kumbojne matane kufirit tone te jugut. Si per paradoks, pikerisht ne kete klime u ftua shrkimtari yne i madh Kadare nga institucioni me i larte artistik ne Greqi (?????? ???????? ??????), per te organizuar nje aktivitet per nderimin e punes se tij me 19 Prille 2010. Kadare e refuzoi kete ftese, duke u shprehur se e pa e te papershtatshme pranine e tij per shkak te klimes se krijuar, te cilen me plot te drejte, e cileson si ?larg ?do gjurme te
qyteterimit". Duke qene se i perkas rraces se te vdekshmeve, kam mesuar se te pavdekshmit nuk gjykohen, por duke shfrytezuar moshen time te re edhe qendrimin disa vjet larg meridianeve te ngaterruara ballkanike, guxoj te shpreh zhgenjimin tim per kete vendim te Kadare-se, qe nuk mendoj te jete shembulli i duhur qe mund t?u sherbeje shqiptareve, nje shembull qe ndihmon per te tejkaluar kete klime te papranushme.

Me kete qendrim, Kadare duket se iu drejtohet shqiptareve per tu thene ? edhe une jam i zemeruar dhe i prekur si ju. Le ta dije gjithe bota mbare se lendimi i ndjenjes se atdhedashurise nga forcat ushtarake greke eshte nje akt qe ??shenjteron ?do ftese greke, qofte edhe kur vjen nga ajka e
shoqerise se tyre ?. Personalitete te permasave te Kadare-se kane aftesine
te bashkojne njerezit nga ?do vend ?ofshin, dhe ne kete fryme, veprimet e
tyre apo gjestet me te vogla te tyre kumptojne nje mesazh, lexim i tyre
perthyeht ne aq menyre sa njerezit ndryshoje ne mes tyre. Ky veprim ka nje
jehone te jashtezakonshme per ndergjegjesimin e publikut te gjere ne lidhje
me kete ngjarje te shemtuar, por ne te njejten kohe, edhe mund te
keqkuptohet nga nje shtrese e shoqerise sone. Ky veprim mund te ngjalle
dyshimin se te gjithe greket, duke filluar nga ushtaret e deri tek artistet,
jane njesoj, raciste! Per me teper, kjo mund te krijoje pershtypjen se nuk
mund te gjindet askush ne greqi, qofte edhe mes njerzve te artit, qe ia vlen
t?i japesh doren e te shkembesh mendime me te me qellim afrimin e shtresave
te shendosha te dy shoqerive tona. Ajo qe eshte akoma me shqetesuese, per
mendimin tim, eshte se ky akt i shkrimtarit tone te madh Kadare mund te lere
vend te kuptohet se edhe njerezit e artit e te letrave, me gjuhen e tyre
universale, e kane te pamundur t?u bejne balle, se bashku, flakeve te
nacionalizmit dhe racizmit atavist qe, jo vetem nuk i sherbejne asnjerit
prej vendeve tona, por perbejne nje epidemi teper te rrezikshme per to. A
mos valle Kadareja ka gjykuar se prania e tij ne kete tubim do te terhiqte
me pak vemendje sesa bojkotimi i saj?

Kadare do te kishte derguar nje mesazh te fuqishem sikur te nderonte ajken e
kultures greke me pranine e tij ne Athine dhe te pranonte nderimin qe i
behej krijimtarise se tij duke e shfrytezuar kete rast per te ngritur
njekohesisht zerin kundra racizmit grek ndaj shqiptareve, apo ?do lloj
racizmi e urrejtje tjeter. Nje fryme tjeter lartesuese do te kishte sjelle
Kadareja po te shkonte ne Athine ne kete moment dhe ti tregonte botes se
thirrjet raciste te nje tufe rreshteresh extremiste nuk mund te helmojne
mirekuptimin midis popujve, aq me teper, midis njerezve te artit e kultures.
Per mendimin tim, do ti kishte sherbyer me shume emancipimit te popullit
tone dhe atij grek nese Kadare do te denonte edhe kunderverpimin me po te
njejten gjuhe te shemtuar dhe me djegie flamujsh nga disa ? patriote ?
shqiptare, qe nuk na nderojne. Do te na kishte sherbyer me shume nese Kadare
te na jepte kurajon te tejkalonim ethet e nacionalizmit te semure, qe akoma
na mban te ngerthyer, ne kerkim te rrugeve te ndertimit te nje te ardhmeje
te perbashket ne kete cep te botes qe s'kemi nga t'ia mbajme ve?se ta
ndajme. Ndryshe, a thua se mund te mund t?a trajtojme si duhet plagen e
racizmit e urrejtjes duke i kthyer shpinen njeri-tjetrit, duke jetuar ne
mohim te njeri-njerit?

Domethenia e vendimit, mbase dyzues, te Kadarese mund te shihet si nje rast
i humbur per te formesuar, me ndikimin te tij si nje nga perfaqesuesit me te
denje te pararojes intelektule shqiptare, nje fryme te re ne te dyja vendet.
Si? koloset e medhenj greke e athinas nuk i perkasin me vetem atyre por jane
vlera universale ne sherbim te mbare njerezimit, te medhenjte e sotshem si
Kadare dalin prej permasave te vendit qe i lind, dhe ne kete menyre
shenderrohen ne vlera universale ne sherbim te mbare njerezimit. Nje veprim
i tille frymezuar do t?i kishte shkuar me shume per shtat shkrimtarit tone
te madh Kadare, sesa akti qe le vend keqkuptimit dhe i jep zemer
nacionalizmit zollumqar balkanas. Mungesa e nje shembulli te tille lartesues
eshte zhgenjyese, sidomos kur kjo vjen nga nje personalitet si Kadareja dhe
ne nje kohe kur ne Shqiperi jemi akoma ne kerkim te nje zeri te forte kundra
racizmit dhe nacionalizmit te verber qe gelon edhe midis nesh.

Ndryshe nga vendi yne, shoqeria greke ka filluar te ndryshoje. Nuk eshte me
ajo e viteve ?90, ku racizmi kundra shqiptareve shihej si krenari apo sport
kombetar. Megjithese fabrika sociale e shoqerise greke vazhdon te prodhoje
racizem, dhe kjo ndoshta kryesisht per shkak te pasigurise qenesore ne zemer
te identitetit grek, ka nje rryme te forte dhe ne rritje kundra racizmit e
urrejtes. Masat e marra nga qeveria e majte greke dhe shprehja e ndjeses
publike ndaj Tiranes zyrtare por edhe reagimi i njerezve te kultures e artit
te cilet u distancuan me neveri prej ketyre thirrjeve, jane shenja te ketij
ndryshimi, shenja keto qe duhen vleresuar. Me keta njerez duhet te ndertojme
te ardhmen, dhe jo te zvarritemi dhe te humbim kohe me ethet raciste e
ekstremiste te se djeshmes. Kadare ne kete rast behet nje humbes i madh per
ne, nje humbes i nje rasti te mire per te na dhene shembullin e ngritjes mbi
racizmat e atavizmat e tjere qe fatkeqesiht mbajne peng segmente te ndryshme
jo vetem te shoqerise greke apo shqiptare, por te gjithe Ballkanit. Me kete
shembull, Kadare jo vetem qe si sherben emancipimit ballkanas, por,
perkundrazi, mund te mbaje gjalle dhe perligje lajthitje te semura
nacionaliste qe duhen perbuzur.

*Doktorant, Universiteti i Brukselit, laureat i Universitetit te Gjeneves.

1 comment:

Anonymous said...

ky flet kundra racizmit, por eshte vete racist kundra grekeve!