Saturday, May 29, 2010

Only from Hague's Trial niviciots can get juctice!!!

Gjykata la në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke hedhur poshtë pretendimin e Komunës Lukovë

Gjykata e Apelit në Vlorë ka ligjëruar Kakomenë, duke i hapur rrugën ndërtimit të fshatit turistik. Pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, Apeli ka rrëzuar sërish pretendimet e Komunës së Lukovës dhe banorëve të Nivicës për të shfuqizuar projektin e kaluar në KRRT-në e qarkut për këtë investim. Drejtësia i ka hapur rrugë, pak ditë më parë, firmës “Riviera” për të nisur punimet në Kakome, ku do të ngrihen 400 shtëpi, që do i shërbejnë projektit për fshatin turistik. Padia ishte bërë nga Komuna Lukovë, ku objekt ka qenë shfuqizimi i vendimit të KRRT-së së Vlorës për zgjatjen e vlefshmërisë së lejes së ndërtimit për fshatin turistik në Kakome. Sipas tij, procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave nuk konsiderohet i përfunduar dhe pretendohen shkelje të ligjit.
Sipas të dhënave, duke u bërë analizë provave, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Faktit, ku çmon të ndalet te legjitimiteti apo e drejta e paditësit për ta ngritur këtë padi, pasi nga pala e paditur u pretendua se paditësi nuk ka legjitimitet aktiv për të ngritur këtë padi, pasi nuk ka ndonjë interes të ligjshëm për t’u mbrojtur. Pyetja që lindi në këtë gjykim ishte se cili interes i ligjshëm i është shkelur komunës, apo cilën të drejtë ajo pretendon të rivendosë nëpërmjet gjykatës. Komuna kishte ngritur disa pretendime, me të cilat pretendonte interesin e ligjshëm që i është cenuar, apo shkelur nga pala e paditur. Një prej tyre kishte të bënte me faktin se komuna ishte bërë pronare e këtij trualli ku do të ndërtohet fshati turistik.

Në përfundim, pasi shqyrtoi gjithë pretendimet, Gjykata e Apelit tha se nga të gjitha provat në dosje, gjykata çmon se Komuna Lukovë nuk ka legjitimitet aktiv në ngritjen e kësaj padie, pasi nuk ka ndonjë të drejtë të cenuar dhe të kërkojë të rivendoset nëpërmjet gjykatës, ashtu sikurse nuk ka interes të ligjshëm që t’i jetë shkelur. Për këto arsye, padia e Komunës Lukovë do të rrëzohet si e pabazuar. Sa u përket pretendimeve të tjera të palës paditëse, gjykata çmon se ato kanë të bëjnë me themelin e çështjes. Sa kohë që gjykata çmon se paditësi nuk ka legjitimitet aktiv në ngritjen e kësaj padie, nuk mund t’i hyjë themelit të çështjes dhe nuk do të ndalet në bazueshmërinë ose jo të tyre.

Kontestimet kanë nisur që prej vitit 2004, janë përsëritur në vitin 2006 dhe kanë vijuar edhe në vitet e tjera. Konflikti i krijuar mes shoqërive prestigjioze dhe banorëve të fshatrave pranë bregdetit të Jugut, në shumë raste kanë sjellë bllokimin e punimeve të firmës ndërtuese, derisa çështja përfundoi në dyert e gjykatave. Ky konflikt, që në disa raste është shoqëruar me reagime të dhunshme nga banorët mbi mjetet e firmës dhe punonjësve të saj, ka filluar në vitin 2004, kur Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë (KRRTRSH) miratoi lejen e ndërtimit të një prej fshatrave elitarë turistikë në zonën e Kakomesë. Por ky ndërtim, pas incidenteve ku u përfshinë banorët, u bë objekt i shqyrtimit të Agjencisë Shtetërore të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, e cila konstatoi se trualli i pretenduar ka qenë gjithmonë pronë shtetërore. Si prova janë shfrytëzuar dhe përfundimet e arritura në gjykimet e viteve 1932 dhe 1934. Sipas arkivit, të gjitha dokumentet e shqyrtuara nga Oborri Mbretëror dhe gjykatat shqiptare të të gjitha shkallëve të kohës së monarkisë, ashtu si dhe sot, kanë konkluduar që pronar i vetëm i zonës është shteti shqiptar. Në këtë zonë, në bazë të projektit të paraqitur nga shoqëritë “Riviera” dhe “Club Mediterrane”, do të ndërtohet një fshat turistik, i pari i këtij lloji në vendin tonë. Projekti, sipas të dhënave, po zhvillohet mbi një tokë publike me sipërfaqe prej 70 ha, në bazë të një marrëveshjeje qiraje të lidhur mes Ministrisë së Rregullimit të Territorit, Ministrisë së Turizmit dhe shoqërisë “Riviera” sh. p. k., për një periudhë prej 99 vjetësh.


2 comments:

Anonymous said...

Neokomunizmi shqiptar qe misherohet ne figuren idiote te sali berishes me shoke nuk do ta zgjidhe kurre problemin e pronesise . Vetem me ligjet qe kane votuar keta renegate mund te ruajne privilegjet qe kane fituar. Lufta per prone me drejtesi eshte shume e gjate.
Niviciote, rruga per gjykaten e hages eshte hapur dhe kjo do krijoje nje precedent te ri ne regjimin pseudemokratic shqiptar.

qafa e vishes

Anonymous said...

Ne se ka ndonje person te na jape shpjegime per kete rregulloren e re, vecanerisht per vorio epiriotet qe jetojne ne shqiperi, te na njoftojne se cfar duhet te bejme.

pra idea eshte, cdo vorioepiriot qe ka kaerten 10 vjecare, duhet ta dorezoje dhe te mare taftotita apo dicka tjeter???

Interesohemo sepse ka shume interpretime dhe te dime se cfare te bejme.

http://www.dsanet.gr/Epikairothta/Nomothesia/ya4000_05.htm