Por hiret e saj i gezojne dhe gjithe turistet nga Shqiperia ose jashte saj dhe ata qe dashurohen me Himaren e quajne edhe ata te tyre. Kjo lloj "pronesie" eshte pa zarar e pashtereshme dhe ju a dhurojme gjithe njerezve qe banojne ne globin tokesor, e kuptohet edhe atyre qe jane me afer dmth shtetasve shqiptare. Pra ne kete kuptim Himara eshte e gjithe turisteve .
Nga keto resurse natyrore, ujerat, lumenjte e deti, malet jane prone shteterore, kullotat dhe pyjet, sheshet dhe objektet social-kulturore jane prone e perbashket e komunitetit qe jeton aty ndonse legjislacioni socialist i konsideron edhe keto prona te shtetit dhe aktualisht vazhdon i njejti legjislacion. Kurse toka bujqesore u takon familjeje po himarjote por kete here ajo konsiderohet drejt perdrejt pronesi etyre. Egziston dhe kisha si pronar e cila e perdor pronen per qellime bamirese
( Kuptohet nga ujrat ben perjashtim Inxuari ne Borsh, ku disa te ashtuquajtur pronare kane rrethuar komplet vendburimin e ujrave te bollshme duke hequr dhe nje cesme qe pinin uje udhetaret. Pra ky burim i takon lubise.)
Vertet ne praktike ka interpretime te ndryshme, keshtu nje kryeplak nuk ka te drejte te jape toke ne fshat per te bere shtepi nga toka e perbashket por ai jep nje leter me vule, bleresi kontrabantist nga Tepelena psh ngre shpejt e shpejt nje godine dhe per ta bere bindese kete grabitje me vule ve nje flamur ne cati dhe u thote banoreve himarjote ikni ne greqi se ketu eshte "toka jone".
Per keta grabites dhe te tjere mjeshtra makinacionesh na shqetesohet prof.dr AGA?
Nuk e shqeteson kete AGA grabitja e trojeve te himarjoteve nga pushtetare te rangjeve te ndryshme? Kujt i intereson kjo tymnaje nacinaliste apo shashke sic quhej me gjuhen e zboreve ?
Vetem himarjoteve nuk i intereson.
I shkreti AGA eshte i shqetesuar qe kamerat nuk fotografojne flamurin e Lefter Cipes ne cati!!! Flamujte ne gjithe boten vendosen ne godina qeveritare dhe ambasada. Cili eshte roli i flamurit ne catine e Lefter Cipes? Perfaqeson godine qeveritare apo eshte ambasador shqiptar ne Himare?
Shkencetari i shquara AGA ka dhe nje problem tjeter, nga moria e dy milion turisteve qe hyne sivjet ne Shqiperi shqetesim dhe trazim i kane sjelle atij ne stomak tre deputete greke qe moren pjese ne nje mnimosio (qe edhe ajo u zhvillua ne greqisht) sikur erdhen e i hengren buken atij . Shqetesim te vazhdueshem i sjell Bollano.. qe edhe ai si duket ha buken e AGA-it. Mbase duhet te vendosim dhiodia dhe te mos i lejome te vine ne Himare keta deputete dhe Bollanos ti presim racionin e bukes "tene"-n thote AGA-i.
Shkencetaret qe publikojne dilema te tilla se "e kujt eshte Himara" dhe brockulla te tilla duhet te vizitohen ne psixiatri..
E kujt është Himara
Zhurmnaja e ngritur nga qarqe shoviniste aleate, brënda dhe jashtë kufirit për krahinën e Himarës, duke e quajtur etni greke, ka vite që na përplaset të gjithëve si vala e detit në të dy brigjet e Jonit. Ajo merr trajta dhe forma si shprehje individësh, herë, herë grupesh ekstremiste dhe së fundi, prononcime të ndërsjellta midis kryetarëve të shteteve.
Pra, kohët e fundit çështja "Himara", ka një trajtim linear në të gjitha segmentet dhe strukturat shtetërore. Qëndrimi i Papandreut dhe interpretimi që i bëri ai krahinës së Himarës ishte disi befasues. E ndërkohë prononcimi i Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha në TV Klan dhe i "kryeministrit" të Himarës Bollano, në Top Channel, ngjajnë si dy pika uji.
Në përgjigjen e pyetjes së përsëritur të gazetarit intervistues: "se çfarë etnie është Himara ", Bollano prerazi dy herë rradhazi i bishtonte duke thënë se nuk ka rëndësi etnia, kur ne po aderojmë në BE. Në këtë linjë përgjigjie ishte edhe Berisha, në intervistën në TV Klan, kur iu përdrodh po ashtu përgjigjes duke thënë se "Himara" qenkësh dy gjuhë-folëse. Kaq të vështirë e kanë dy "korifejtë" e pushtetit qëndror e vendor, të artikulojnë thënjen se Himara është krahinë e pastër historikisht shqiptare?
Nga kush trëmben ta thonë të vërtetën këta dy pinjollë të pushtetit që hanë bukën e shqiptarëve?! Pse rrëshqasin si ngjala dhe bëjnë të paditurin, të pamundurin apo të padëshirueshmin për të thënë një të vërtetë të thjeshtë?!
Në gjithë literaturën historike e kulturore është e shkruar qartë dhe me prova se Himara, është thjesht një krahinë shqiptare, madje nga më patriotet, dikur kryeqendra e Labërisë që mbante nën juridiksionin e saj 52 fshatra. "Minoritari Bollano", me origjinë nga krahina e Kurveleshit, me "kulturën e tij poliedrike", na e kumton Himarën si etni greke.
Problemi i dygjuhësisë është krejt normal në historinë e krahinave tona, në marrëdhënie me fqinjët tanë jugorë e veriorë. Mjafton të sjellim në vëmendjen e opinionit të dyzuar, se edhe në Himarën e sotme me shtatë fshatra, katër prej tyre nuk dinë greqisht. Komunikimi shpirtëror bëhet në gjuhën e nënës, si kënga në dasma, apo vaji në mortje dhe himarjotët këto rite i bëjnë në shqip.
Greqia po i përdor të gjitha mjetet e mundshme për të gëlltitur krahinën, duke shfrytëzuar varfërinë ekonomike. Ajo po i nënshtron me pensione suplementare, edhe pse ato s'janë kontribut i Greqisë së rrënuar, por i BE.
Argumenti i dygjuhësisë që sjell S.Berisha është thjesht spërdredhje e përçmueshme. Edhe shkodranët e vjetër flasin italisht dhe sllavisht, por mos vallë ata janë Italianë, apo Sllavë?!. Në Shqipërinë e sotme ka dygjuhësh dhe shumëgjuhësh, dhe po t'i identifikonim njerëzit tanë sipas këtij treguesi, ju siguroj se në Shqipëri nuk do të kishte më shqiptarë.
Dhe ja pasojat në terren, të spërdredhjeve: për çudinë e të gjithëve, kohët e fundit na u shfaq edhe një komunitet serb në Libofsh të Fierit. Ky fenomen nuk është përligjur as është pretenduar kur Shqipëria kishte marrëdhënie miqësije të ngushta me Jugosllavinë, në vitet 1945-1948, vitet e mjaltit dhe pa pritur na del sot në skenë, kur shkon ambasadori serb dhe promovon një pakicë të re në zëmër të Myzeqesë. Me këto spërdredhje të shtetarëve tanë të cilët njohin vetëm një armik: atë që do tu marrë karrigen - kushdo që do dëshirojë nga të huajt po të gërmojëe do gjejë "pakica kombëtare", mjafton që të trokasë në hanin pa porta me emrin Shqipëri.
Sjellja e fundit në Himarë, ku politikanë grekë hyjnë e dalin si në shtëpinë e tyre dhe ceremonitë i kryejnë në gjuhën greke, me flamuj grek, me parulla të shkruara greqisht dhe manifestimin e përcjellin mediat tona, saqë një shikues i zakonshëm i duket vetja se është në Greqi, e jo në Shqipëri - nuk është një sjellje që mund të përtypet kaq lehtë vetëm pse jemi "berishianë" apo "ramianë".
Edhe mediat, mund të bëjnë diçka më shumë se thjesht përcjellje deklaratash "të pavarura". Në zëmër të Himarës ka edhe një shtëpi ku valvitet flamuri shqiptar.Është ballkoni i poetit popullor, patriotit Lefter Çipa, po kamerat tona nuk e kapin dot..
12 comments:
shqetesimi per gjuhen shqipe
Që në Himarë flitet greqisht kjo është e vjetër, por e re është që në Zvërnec dëgjova këtë verë të flitet edhe greqisht, edhe italisht, edhe anglisht e shumë pak shqip. Mos u çuditni, kjo është e vërtetë. Në plazhin e bukur të Zvërnecit, veç rërës së nxehtë dhe ujit të kaltër, si dhe çadrave pa fund me shezllone, e makinave me targa të Tiranës, Beratit, Kosovës, Fierit të shihte syri me dhjetëra makina me targa të huaja. Ishin vëllezërit tanë emigrantë që ndonëse nuk janë shoferë të mirë, ne i duam dhe ndihemi mirë që pushimet i kalojnë në bregdetin tonë, sepse janë shqiptarë. Nga të katër anët kishte çadra, të gjitha të zëna. Pas meje, disa pushues që dukej se ishin më shumë se një familje: fëmijë të vegjël, adoleshentë, të rritur dhe të moshuar. Flisnin vetëm greqisht dhe midis 5-6 fjalive të zinte veshi ndonjë fjalë shqip. "Kristo, thelis psomi?" "Oqi, oqi." Këto ishin të paktat fjalë greqisht që i kuptova. Një nënë shqiptare që pyeste fëmijën e vet, në tokën shqiptare, nëse donte bukë në gjuhën greke dhe ai i përgjigjej me "jo" greqisht nënës së tij shqiptare.
Shkolla serbe, sa me padurim pritet ng shqiptaret: nga shqip
Shkolla serbe e hapur fundjavën e shkuar në fshatin Rrethlibofshë rezulton të jetë e suksesshme më shumë sesa ishte parashikuar. Kështu, ndryshe nga çfarë ishte deklaruar, se shkolla do të qëndronte e hapur vetëm për fundjavë, aty po zhvillohet mësim ]çdo ditë. Madje janë marrë edhe masat për zëvendësimin e mësuesit nga Shkodra për ato ditë që ai mungon.
Këtë e pohojnë nxënës të shkollës, të cilët thonë se nuk po lënë asnjë ditë pa e frekuentuar atë. “Shkoj me qejf çdo pasdite. E kam gjuhën amtare dhe si e tillë më nevojitet ta mësoj jo vetëm me të folur, por edhe me të shkruar”, thotë Selma, një vajzë 8 vjeçe, e cila gjatë paradites frekuenton shkollën 9-vjeçare të fshatit. Zerma 15 vjeçe thotë se ka vendosur që arsimin e lartë ta vijojë në Beograd. Ajo është në klasën e dhjetë në shkollën e Libofshës dhe pas dy viteve do të shkojë me studime në Beograd, gjë që ajo mezi e pret.
Dmth vetem himarjotet u prishin pune nacionalisteve shqiptare?
gjovasiu
Himarjotet jane sot konfuze (nje pjese e tyre) si pasoje e politikave helenizuese te Greqise shekujt e fundit. Psh ja rasti i shpjegueshem: Katragjyshi i katragjyshit pranoi te fliste Greqisht ne rrethana te ndryshme ku mund te permenden shkembimet tregtare, emigracioni, liturgjite fetare etj. Te tera keto aktivitete nen nevojen e kohes per te mbijetuar dhe injorances mesjetare ne te cilen karakterizoheshin njerezit. Pra identiteti etnik, i adoptuar nga nje pjese e te pareve Himarjot sot shfaqet ne formen e nje nacionalizmi grek fanatik ne rradhet e tyre. Eshte shume e ngjashme me fene edhe puna e ndergjegjesh kombetare. Nese je rritur ne menyre konstante me nje ideologji te caktuar ne menyre te pashmagshme behesh pjese e saj. Ilaci eshte pak i veshtire per tu gjetur por mbiemrat e shume Himarjoteve (shembuj; Gjika, Gjoka, Gjini, Gjidede, Dede, Kongjini, Likoka, Koka, Kokaveshi etj) nuk gjejne dot shpjegim tjeter pervecse duke iu referuar fjaleve dhe elemente gjuhesore shqiptare. Kush ka sy dhe mend e kupton, kush edhe do sigurisht ta kuptoje. Kush nuk do le te ngule kembe si mushka.
Shpella e Qiricit ;)
I dashur, keto jane emra puro shqip. Madje nje pjese e tyre ne rastin me te keq ngjasojne me mbiemra nga Veriu i Shqiperise. Une nuk kam ndermend te te mbush mendjen por thjesht mendoji here pas here. Qirici, mund ta ndjesh veten edhe kinez po deshe, por te pakten prano qe ne ceshtjen himarjote ka shume manipulime historike nga ana e Greqise. Juve keni nje mbiemer qe kurre nuk ka pasur germen "s" nga pas sikurse gjejme sot ne Greqi me himarjote te ndryshem si Kokavesis, Giokas, Ginis, Likokas, Bolanos, Kyritsis etj.
Qirici, mbiemrin mund ta besh dhe Rici Qi, por nuk te ben kinez kjo gje, apo jo?.
Shqiptaret thone te mos ngaterohet feja me etnine dhe pastaj ngaterrojne fene me etnine...kur i leverdis. Emra si Gjini, Gjoka, Gjoni nuk jane emra shqiptar, grek, apo italian, jane emra te krishter. Emra si Mato (Matthew), Gjoka (Jacob), Gjoni (John) jane emra Biblik qe hasen ne Testamentin e Vjeter ose ne Testamentin e Ri. Nje qe ka qene gjithmone i krishter i kupton keto emra po hajde shpjegoja shqiptarit ish-kristian qe me pas u be musliman qe me pas u be ateist e qe tani s'mirret vesh cfare feje eshte.
Ndersa emra si Koka dhe Kokaveshi tingellojne shqip, kjo s'mund te mohohet, ashtu si nuk mund te mohohet qe keta kane ardhur ne Himare para 300 vjetesh sepse labet musliman i perndoqen duke i marre pronat dhe pasurite, se keto lloj politikash promovonte sulltani. Dhe nje shprehje thote se historia perseritet: po keta njerez tani po mundohen te vjedhin pronat dhe pasurite e himariotve me mbeshtetjen e vezirve, pashallarve, e agallarve te Tiranes. Por harrojne se i mungon sulltani i tire i dashur per ndihme, madje harrojne se edhe kur ishte ai ne krie prap nuk arriten ti mposhtnin himariotet e tu merrnin pasurite. Ndaj edhe kete here do deshtojne
Kokaveshi nuk shkruhet ashtu ne greqisht por kokavessi me gjithe ngjashmerine me fjale shqipe, nuk ka lidhje logjike me to.
stelio
Po te hapesh numuratorin e telefonit te athines do gjesh mbiemra gjokas sa te duash, shume me teper se cka ne malesi dhe ne shqiperine e jugut. Me bollek i gjen keto mbiemra edhe ne Qipro. Mos kane ardhur nga oroshi edhe keta?
stelio
Shekulli vazhdon me brrockulla mbi Himaren. Dje kish shkruar agai, sot ka shkruar pashai. Sipas pashait, fjala Himare nuk vjen nga greqishtja χείμαρρος, por nga shqipja "që i merr era". O Muslim, era ta ka marr ty koken.
Neser do shkruajne se Vuno vjen nga shqipja "u vune", ndersa Palase nga shqipja "pall e larte", kurse Potam po nga shqipja "po thahemi". Edhe Saranda ska lidhje me Aγιοι Σαράντα (dyzet shenjtoret) se vjen nga shqipja "sa rendon".
Kyritsi, nqs replika adresohet tek une, komenti im vetem perforcon ate qe thate ju dmth qe gjonis, gjikas, gjokas etj si emer i krishtere nuk mund te konsiderohet qe i taknon etnise shqiptare. Ka shume me teper ne Greqi apo Qipro mbiemra te tille se ne Shqiperi.(nuk kane zbritur nga oroshi keta mbiemra)
Stelios
Dioguardi eshte politikan amerikan dhe ka thene se ka origjine arbereshe nga babai. Per kete do ta kete patur fjalen anonimi shqiptar. Eshte e vertet se ki Dioguardi ka folur per minoritetet shqiptare ne Ballkan por nese anonimi shqiptar eshte i informuar mbi politiken ne Amerik, ai duhet te di se Dioguardi eshte i partise republikane dhe po mundohet te fitoje ne New York, banoret e se ciles me shumice votojne per partine demokrate. Pra, mundesite e fitores se tij jane shume shume te vogla.
Po mire, perse e fshive komentin tim nese ato qe them jane budallalleqe?. Leri lexuesit te lexojne "budalleqet" e mia, ne fund te fund une dal i humbur nga "brockullat" qe flas. Apo ke frike dhe nga ato? :)
Qirici, une e di shume mire ku ndodhet ajo shpelle ne Himare. Megjithate te sugjeroj te lexosh librin me poezi te Kristo Cipes. Eshte vellai i A.Cipes, himarjot dhe ai por me partine e shqiptareve ashtu si kane te paret e tij dhe jo me partine e te matufepursve nga greket. Ja nje fragment ilustrues i librit(meso ku ndodhet dhe shpella qe te permenda me pare) :) :
"Me librin e Kristos në dorë, kur lexon, fjalë pas fjale, ato poezi të mrekullueshme dhe sheh rrugën gjarpëruese mbasi kalon Qafën e Llogorasë që kreh qiellin me pishat e gjelbra, po aq reale sa dhe mitike, aty, ku fillon të vagëllohet dhe të firojë pak nga pak mjegulla, të del përpara një det i mrekullueshëm dhe mendon se janë pikërisht dallgët e tij, me të cilat ka shkruar ky poet. Vishat, ilqet, fiqtë e detit, selvitë, valanidhet dhe vetullorja e brezareve që bregasit e quajnë Gajtanika, shkëlqejnë nga shiu i disa ditëve më parë të këtij fundshtatori e në këtë shkëlqim bashkëshoqërojnë diellin që varet mbi ujërat e paqme të Palasës e zgjaten përfund përtej Dhëmiut të Petro Markos, tek Shpella e Piratëve për të vazhduar më tej me atë të Parashqevisë që humbet në shkëmb, tek stalagmitet e Shpellës së Qiricit, e zhytet thellë nëpër thellësitë e koraleve e xhixhivalleve të fjetura ku gjallon e lëvrin natyra"
Qirici mos fshi komentin :)))
Nga diskutimet fshihen
1. ato qe dalin jashte temes se artikullit perkates.
2. ato qe permbajne mesazhe denigruese ose fjalor inkorekt ose kur shkrimet kane tendence irrituesve e qe zakonisht vjen prej personash jo himarjote.
Mundesia e fshirjes eshte pergjegjesi dhe detyrim i moderatorit.
akroqeravnos
Post a Comment