Monday, September 06, 2010

Intervista me pikatore e Top Chanel

Rrëfimi për “Exclusive”

Kryebashkiaku i Himarës flet për “Top Channel”. Ngjarja tragjike dhe problemet Tiranë-Athinë

Nga Himara, në Athinë e Tiranë. Vasil Bollano thyen heshtjen. Në një rrëfim për “Exclusive”, në “Top Channel”, dhënë drejtorit të Informacionit, Bledar Zaganjori, kreu i Bashkisë së Himarës komenton ngjarjen e 12 gushtit, duke kërkuar polici minoritare dhe duke konfirmuar deklaratat për vrasje me sfond etnik. “Kjo çështje i takon drejtësisë, por edhe të gjithë atyre që ishin dëshmitar okularë në vendngjarje. Është detyrë e pushtetit qendror për të zgjidhur problemet që kemi si minoritet”, deklaron Bollano. Marrëdhëniet me Athinën zyrtare dhe Kryeministrin Berisha. Të dyja këto, për Bollanon janë të privilegjuara nga bashkëpunimi i ndërsjellë. Një arsye e fortë që nuk e përjashton kthimin në koalicionin qeveritar.

Koalicioni me Berishën

Bollano: “Ndoshta kthehemi në koalicion me Berishën”
“Bashkëpunimi politik nuk është një dashuri erotike. Është një botëkuptim i njeriut që ka përsipër angazhimet e ecurisë së këtyre komuniteteve. Unë mendoj se zoti Dule, në periudhën që ka bashkëpunuar, e ka bërë këtë me korrektësi. Nuk ka tabu. Përfaqësuesit e minoritetit nuk i kanë këto tabu në filozofinë e tyre, çdo gjë ndryshon dhe është në kuadër të interesave të politikës që përzgjedh. Asgjë nuk përjashtohet. Politika është përzgjedhje në interes të grupimeve shoqërore”

Kandidimi për zgjedhjet

“Unë jam kryetar në punë e sipër, por patjetër me vizionet që kemi, nuk është e mjaftueshme që t’i implementojmë, por duhen edhe një ose dy mandate të tjerë për t’i vënë në punë”,

“kryetari i Bashkisë së Himarës, asnjëherë nuk ka qenë produkt i negociatave politike”.

“Si ish-kryetar i Shoqatës së Bashkive, ne kishim marrëdhënie mjaft të mira dhe kontaktet janë më të pakta tani. Shoqata e Bashkive besoj se ka disa probleme të cilat ajo duhet t’i analizojë dhe prandaj nuk luan rolin që duhet të luajë”

“Nuk kam preferencë partiake dhe do bashkëpunoj me këdo që ulet këmbëkryq me problemat tona”, tha ai.

Shqipëri-Greqi

Bollano:" banorët e Himarës janë shtetas shqiptarë me origjinë greke,

cilën gjuhë flet më mirë, greqishten apo shqipen?

Bollano: “i flas të dyja po aq mirë”.

“Gjatë këtij viti jemi takuar mbi tre-katër herë me Kryeministrin Berisha, ... gjuha zyrtare në institucionin e bashkisëështë gjuha shqipe, ndërsa për sa i përket jetës së përditshme, gjuha greke zë pjesën dominuese, sepse është gjuha e nënës.

“Unë mendoj se sot jemi grekë dhe shqiptarë, nesër do të jemi qytetarë europianë”, theksoi Bollano.

Dënimi për tabelat

Bollano: “Detyrohem të lexoj numrin e ligjit për korrektësi. Nëse do të lexohet ligji 8378 i Kodit të Qarkullimit Rrugor, neni 37 i përcakton mjaft qartë kompetencat e njësisë vendore në vendosjen dhe mirëmbajtjen e sinjalistikës vertikale. Ishte agravim i situatës nga Prokuroria e Vlorës dhe nuk do të ndryshoj mendim dhe kam shpresë se drejtësia do të zbatojë ligjin. Kompetencat e tabelave në akset nacionale janë të njësisë vendore.

Trazirat

Bollano: “ai ishte një reagim në mënyrë instiktive i miqve dhe të afërmve të personit që u vra, sepse ishte një ngjarje e agravuar gjatë gjithë ditës dhe precipitoi në atë ngjarje. Mendoj se deklaratat e qeverive të dy vendeve ishin të përafërta”.

“është e nevojshme një polici minoritare në Shqipëri. Minoriteti grek në strukturat e shtetit duhet të ketë atë hapësirë që i takon në bazë të popullsisë që i takon”,

“problemet me tokat, zhvillimi i ardhshëm i Himarës dhe nevoja për një plan urbanistik duhen parë me qetësinë dhe urtësinë e duhur, që të mos ndihen të diskriminuar të gjitha komunitetet”.

9 comments:

Anonymous said...

Ka vdekur djali i Petro Markos, Jamarber Marko. E dinte komuniteti "himarjot" i blogut Himara? Qeverite shqiptare dhe klasa intelektuale e lane ne harrese totale kete familje te shquar himarjote. Shoh qe te njejten gje kane bere dhe nje pjese e himarjoteve. As nje memorie apo artikull sado i vogel ne nderim te tyre. Sa fatkeqesi te jesh i madh dhe te jetosh me indiferencen e te vegjelve :(

akroqeravnos said...

Nuk jemi ne dijeni te kontributit te djalit te Petro Markos ne traditat kulturore te zones ose dhe Shqiperise. Kometuesi anonim mund te shkruaje nje promemorie per kete djale me origjine nga Himara pa pengese ashtu sic shkroi komentin e tij duke perfshire dhe thonjezat.
Cdo shkrim i pergjegjshem eshte i mirepritur
Akroqeravnos

Anonymous said...

Me ckuptoj une "intervista" eshte pasqyruar ne gazeten shqip dhe ne kete artikull mungon nje nga idete themelore te Bollano:
"Ne nuk heqim paralele me K, Kosoven, por ne baze te Cartes se OKB, greket e Epirot te veriut kane te drejte per vetevendosje"

"We do not parallel with Kosovo, but each nation, based on the UN Charter, has the right to self-determination, both the Greeks in Northern Epirus."
Mertiko

Anonymous said...

Edhe sikur te mos kish bere gje fare, mjafton vepra kolosale e babait te tij per te kujtuar trashgimtarin e fundit te nje njeriu qe rralle mund ti vij prape Shqiperise dhe krahines se Himares. Po c'harxhoj dhe une germat kot ne nje vend ku me i rendesishem eshte Bollano e Dule (bashke me fatkeqin Guma) se monumentet e kultures te ketij vendi. Beji te fala Stavrit nga ana ime

Drimades

akroqeravnos said...

Po qe se promemorja e zotit Drimadhes per djalin e Petro Markos reduktohet ne repliken e siperme, po e pranojme ashtu sic eshte... Nuk mund te kerkosh me shume, secili sipas mundesise...

Anonymous said...

A eshte hedhur gjekundi ne internet video e intervistes se Bollanos per ne qe se kemi pare?

Anonymous said...

Mi dhinete simasia sto agnosto "drimadhes". Oute o pateras kai oute o gios dhen kanane kati kallo gia to xorio mas, malista o sinxoremenos pateras marko dhen mporese na vrei ena onoma tis prokopis gia to gio toy .Enas anthropos poy aparnmitai ti gllosa kai tis rizes toy, grigora ksehniete.
o Strakoshas

Anonymous said...

O aytolegomenos " drimades" mporei na diabasei to Aleksander Cipa gia to gio toy Petro Marko gia na efxaristiete
Drimades nr-10

Anonymous said...

Per ckulture na flet " dhrimadhes"? Kulture quhet ajo kur mohon gjuhen e te pareve te tu? Kulture quhet ajo kur i ve djalit nje emer ME PERMBAJTJE NACIONALISTE? Nuk kam degjuar ndonjehere emer "italino' , apo "amerikano" apo " serbo". Edhe El Greko eshte qujtur i tille nga spanjollet sepse ishte me origjine greke, por i jati nuk e ka pagezuar ashtu.
Nga petro marko e vetemja qe me ka pelqyer eshte shpella e pirateve dhe Hasta La Vista. Te tjerat jape letyra. Po kush do le ti ngreje permendore.
kongjini