Sunday, September 19, 2010

Intervistë me Kryetarin Vangjel Dule

http://pbdnj.com/?cat=4

Intervistë me zotin V. Dule, Kryetari i PBDNJ – Gazeta Mapo, data 17 shtator 2010

(Greek Version)


Zoti Dule, para pak ditësh ju ishit në Athinë për një vizitë pune dhe shoqëroheshit nga kreu i organizatës OMONIA, Vasil Bollano. Siç u deklarua në media, gjatë vizitës ju kishit takime të rangut të lartë me disa prej personaliteteve politike greke. Cilat ishin temat e diskutimeve?

Kjo vizitë ishte në kuadrin e komunikimit sistematik, që ne si PBDNJ dhe si OMONIA, kemi me gjithë spektrin politik në Greqi. E kemi pohuar në vazhdimësi, se kemi një status të priviligjuar komunikimi dhe kjo, për vet faktin se OMONIA është përfaqësuese e drejtpërdrejtë e minoritetit etnik grek, ndërsa PBDNJ-ja mbështetet fuqimisht, por edhe mbështet minoritetin etnik grek. Nisur edhe nga fakti se vet Greqia ka një interes të vazhdueshëm e legjitim për fatin e të drejtave të pjesëtarëve të minoritetit etnik grek, ekziston edhe ky lloj komunikimi i priviligjuar. Ne këtë marrëdhënie të priviligjuar, në vazhdimësi e kemi trajtuar në tre boshte. Së pari, është ai i bashkëpunimit për përmirësimin e vazhdueshëm dhe dinamik të statusit të minoritetit etnik grek, konform zhvillimeve në këtë drejtim në Europën e sotme. Së dyti, në boshtin e zhvillimit dinamik të marrëdhënieve mes vendit tonë dhe Greqisë dhe së treti, në boshtin e mbështetjes sistematike që Greqia ka ofruar dhe vazhdon të ofrojë për integrimin e vendit tonë, siç ndodhi me NATO-n, apo edhe tani për anëtarësimin e plotë në BE. Një vend dhe vëmendje të veçantë në takimet e fundit zuri edhe vrasja, krimi për ne më i shëmtuar i këtyre 20 viteve, që solli vdekjen e Aristotel Gumës, muajin e shkuar në Himarë. Ky ishte konteksti i bisedimeve, si me pozitën, ashtu edhe me opozitën në Greqi.

Mediat greke, z.Dule, kanë pasur informacione për shumë teza të cilat janë diskutuar së fundi mes përfaqësuesve të minoritetit grek në Shqipëri, Ambasadorit grek në Tiranë dhe zyrtarëve të lartë të vendit fqinj. Në këto artikuj thuhet se ka pasur edhe bisedime për një strategji për vorioepirin. A ekzistojnë këto teza bisedimesh?

Ka gjithmonë një realitet dhe ka edhe një fantazi. Kam qenë dhe jam gjithmonë pjesëtar i shkollës së realizmit dhe atij dua t’i qëndroj. Jemi një parti politike transparente dhe po ashtu, OMONIA karakterizohet në aktivitetin e vet nga një transparencë e një niveli shumë të lartë. Nga ana tjetër, shteti grek, përfaqësuesit e të cilit takuam ne së fundi, janë pjesë e një shteti serioz dhe demokratik, vend anëtar i NATO-s, BE-së dhe pararendës i proceseve integruese në BE, jo vetëm për vendin tonë por edhe për rajonin më gjerë. Nuk ka vend dhe hapësirë për spekulime të tilla. Është fatkeqësi që ende ka individë dhe qarqe në politikë dhe media, që insistojnë të sajojnë, të sajojnë konform botës së tyre të obskurantizmit që karakterizohet nga fantazma, të cilat nuk kanë vend sipas vlerësimit, qëndrimit dhe aktivitetit tonë politik. Vendi ynë me Greqinë janë vende aleate, partnere në NATO dhe urojmë sa më shpejt edhe në BE. Ato ndajnë të njëjtën të ardhme dhe është ndoshta ky realitet që shpeshherë këta individë dhe qarqe i turbullon dhe i çon në sajesa të tilla mediatike.

Kur i referoheni këtyre qarqeve, z.Dule, keni parasysh median dhe shoqërinë greke? Në fakt, media shqiptare ka sjellë para lexuesit vetëm ato çka janë shkruar në median greke dhe nuk ka krijuar vetë diçka…

Në këtë rast e kam fjalën për mediat në vendin tonë. Jo vetëm që ky është një realitet, por kemi të bëjmë edhe me aspekte tepër negative të nivelit të parë, siç është shtrembërimi i përkthimit. Nuk do të shkoj më larg se sa vet spekulimi mbi deklaratat e bëra edhe personalisht nga ana ime. Duhet të jemi të përgjegjshëm, të vëmendshme dhe mbi të gjitha duhet të kemi gjithmonë parasysh edhe pasojat që kanë veprimet dhe të thënat tona. Ne do t’i qëndrojmë asaj që besojmë, realitetit, përgjegjshmërisë dhe vizionit tonë, që është ai europian. Nuk bëhemi dhe nuk mund të bëhemi në asnjë lloj konteksti, pjesë e lojrave të dyshimta të të tjerëve, kushdo qofshin ata. Nuk më takon, nuk do t’i hyja tundimit dhe nuk e kam as aftësinë e as mundësinë të jap leksione për median. Thjesht ndjej nevojën të pohoj se jemi të gjithë bashkudhëtarë dhe për ta nxjerrë me sukses rrugëtimin tonë deri në destinacionin e duhur, që është integrimi në BE, duhet të jemi të përgjegjshëm, luajal dhe konseguent ndaj njëri-tjetrit.

Të mbetemi paksa te procesi i integrimit të Shqipërisë në BE. Gjatë takimeve dhe kontakteve që keni pasur me palën greke, a mendoni se ka bazë skenari i kushtëzimit deri me veto të mbështetjes greke, sa i takon heqjes së vizave dhe integrimit në BE. A mund të shërbejë si kërcënim, statusi i minoritetit grek në Shqipëri?

Shpesh herë, edhe në të shkuarën, edhe tani, spekulohet dhe sajohet. Nuk është folur asnjëherë për veto, por përkundrazi realiteti e ka përgënjeshtruar në mënyrë sistematike dhe këmbëngulëse një hipotezë të tillë. Që në vitin 2003, kur zoti Papandreu qe Ministër i Jashtëm i qeverisë, Simitis ishte iniciator i nismës së Selanikut, e cila përbën kontekstin e Bashkimit Europian. Atëherë, nisma u miratua në samitin e kryetarëve të shteteve të BE-së, gjatë presidencës greke, në qershor 2003 dhe kjo përbën boshtin e politikës së BE për integrimin e rajonit. Është po zoti Papandreu, i cili është iniciator i axhendës 2014. Pra, ky realitet hedh poshtë në mënyrë sistematike hipoteza të tilla dhe ajo që është për t’u çuditur është këmbëngulja e fantazistëve të këtyre realiteteve të paqena, që insistojnë në këto skenare të përgënjeshtruara në vazhdimësi.

Thatë, z.Dule, se pjesë e diskutimeve zyrtare me palën greke në vizitën tuaj të fundit në Greqi ishte vdekja e të riut Aristotel Guma në Himarë. Si do t’u përgjigjeshit atyre që mendojnë se PBDNJ dhe OMONIA kanë pasur një protagonizëm dhe reagim të tepruar, duke i vënë edhe etiketimin “vrasje etnike”, në një kohë kur gjykata dhe as Prokuroria, nuk e ka cilësuar të tillë? Përtej kësaj, numri i shqiptarëve të vrarë në akte raciste në Greqi ka qenë gjithnjë i madh dhe është shoqëruar me shumë pak reagime…

Nuk mund dhe nuk do të heshtim, jo për raste të tilla të shkallës së krimit, por edhe për çdo shkelje të të drejtave të pjesëtarëve të minoritetit etnik grek, apo çdo qytetari tjetër. Ai që me të vërtetë dëshiron që vendi ynë të jetë pjesë e familjes së madhe evropiane, është në vijën e parë me përpjekje konkrete që çdo gjë e cila nuk është europiane të jetë në proces europianizimi. Ne kemi folur dhe kemi qenë të qartë: sipas treguesve të deritanishëm, bëhet fjalë për një krim të nxitur nga motive më i errët, që është ai i urrejtjes etnike. Urojmë që të përgënjeshtrohemi, por të gjithë treguesit e deritanishëm na çojnë në këtë konkluzion. Duhet që të gjithë të ishim një barrierë, politikë, media dhe shoqëri. Ishim barrierë në shumicën dërrmuese, por pati përjashtime individësh dhe qarqesh nga politika dhe media, që nuk hezituan me deklaratat e tyre të ngrohin vezët e gjarprit të rrezikshëm të një pseudonacionalizmi. Kjo nuk i nderon, por duhet që edhe ne të tjerëve të na bëjë më të përgjegjshëm dhe të vendosur ndaj këtyre fenomeneve. Nga ana tjetër duhet sqaruar njëherë e mirë: OMONIA është një organizëm politik, që vepron në Republikën e Shqipërisë për të mbrojtur të drejtat e pjesëtarëve të minoritetit etnik grek, ndërsa PBDNJ është forcë politike që mbështet dhe mbështetet nga ky minoritet, ka në gjirin e saj edhe anëtarë të tjerë përtej këtij minoriteti. Boshti i programit të PBDNJ, demokratizimi i çdo qelize të vendit dhe integrimi europian. Greqia është një vend tjetër, ka dy forca politike, ka organizma politikë shoqërorë dhe civilë që merren me problemet e Greqisë. Po ju them se si në radhët e politikës, në media apo shoqëri, nuk ka vetëm fjalë por aksion të koordinuar kundër çdo lloj fenomeni të kësaj natyre. Ka një sistem politik, mediatik, civil, në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve pa dallim, përfshi emigrantët. Një realitet ky që nuk e kemi në vendin tonë. Më thoni ju, përveç OMONIA-s dhe PBDNJ-së, apo ndonjëri zëri sporadik, kush e ngriti zërin jo vetëm për këtë rast që ishte më i rëndi, por edhe për të tjera kur janë shkelur të drejtat e minoritetit. Kjo konsiderohet tabu nga e cila duhet të zhvishemi njëherë e mirë, duhet të europianizohemi. Fatkeqësisht qëndrime politikanësh apo mediesh, shpesh përshkruhen nga një lloj pseudonacionalizmi dhe mendojnë se duke u inspiruar prej tij i shërbejnë vendit dhe interesave të tij. Në një kohë kur për këdo që i di realitetet bashkëkohore, ata po i bëjnë një dëm të madh jo vetëm vetes, por edhe zhvillimeve politike të vendit.

Njësoj si ju, edhe zoti Papandreu, foli pak ditë më parë ashpër për nacionalizmin në Shqipëri. A nuk e shikoni nacionalizmin grek? Ka pasur shumë e shumë raste kur janë vrarë emigrantë shqiptarë apo thirrje raciste nga pjesëtarë të ushtrisë greke…

Po ju them se duke më përsëritur këtë pyetje, po bëni shumë më pak. Nuk krahasohet ajo që po bëni ju, me atë çka kanë bërë kolegët tuaj gazetarë grekë, ndaj çdo fenomeni. Nuk po pyesin (siç po bëni ju me mua) ata, politikanë dhe ata aktivistë që janë në mbrojtje të emigrantëve, por janë vet ata në vijën e parë të mbrojtjes së të drejtave të tyre. Këtu po ndodh e kundërta, çdo zë në mbrojtje të të drejtave të minoritetit konsiderohet i dyshimtë, hidhen hije dhe demonizohen. Këto nuk janë fenomene të shëndosha dhe nuk dëshmojnë për një kulturë demokratike. Kjo duhet që të na problematizojë të gjithëve.

Z. Dule, PDU ka paralajmëruar se do të propozojë në Kuvend një rezolutë për çështjen çame. Si e konsideroni si nismë?

Nuk dua të ushqej asnjë debat sajesash. Ka dekada që në Europë ka ardhur realpolitika dhe nuk kemi as kohë dhe as energji e predispozicion, për të humbur me hipoteza dhe çështje inekzistente.

A do ketë ndryshim aleancash të PBDNJ dhe OMONIA-s në? Z. Bollano la të hapur mundësinë e kalimit djathtas..

Është tepër e natyrshme që përgjigjes teorike që iu bë z.Bollano t’i përgjigjesh me një të tillë. Çdo gjë është e hapur dhe kjo është një aksiomë. Në realitetet aktuale PBDNJ dhe në bashkëpunim me OMONIA-n është në një koalicion jo me një forcë të caktuar politike por e angazhuar me të gjitha forcat politike, grupimet shoqërore që kanë një objektiv të shenjtë: votën e lirë. Duhet të mos shpërqëndrohemi nga ky objektiv strategjik, pasi pa arritjen e tij çdo gjë tjetër është vetëm e pjesshme, fragmentare dhe e ditës, jo e perspektivës.

Intervistë me Kryetarin V. Dule (Greek Version)

ΣΥΝΤΕΝΤΕΥΞΗ ΤΟΥ ΠΡΟΕΔΡΟΥ ΤΟΥ ΚΕΑΔ (ΚΟΜΜΑ ΕΝΩΣΗ ΓΙΑ ΑΝΘΡΩΠΙΝΑ ΔΙΚΑΙΩΜΑΤΑ) ΒΑΓΓΕΛΗ ΝΤΟΥΛΕ, ΒΟΥΛΕΥΤΉ, ΣΤΗΝ ΕΦΗΜΕΡΙΔΑ «ΜΑΠΟ» (17 Σεπτεμβρίου 2010)


Κ. Ντούλε πριν από λίγες είσασταν στην Αθήνα σε μια επίσκεψη εργασίας και συνοδεύοσταν απ’ τον επικεφαλής της οργάνωσης ΟΜΟΝΟΙΑ, Βασίλη Μπολάνο. Όπως και ανακοινώθηκε απ’ τα ΜΜΕ, κατά την επίσκεψη είχατε συναντήσεις υψηλού επιπέδου με ορισμένες απ’ τις προσωπικότητες της ελληνικής πολιτικής. Ποια ήταν τα θέματα των συζητήσεων;

Η επίσκεψη αυτή εντάσεται στα πλαίσια της συστηματικής επικοινωνίας, που εμείς ως ΚΕΑΔ και ως ΟΜΟΝΟΙΑ, έχουμε με όλο το πολιτικό φάσμα στην Ελλάδα. Αδιάκοπα έχουμε ομολογήσει ότι έχουμε προνομιακό καθεστώς επικοινωνίας και τούτο, για τον απλό λόγο καθώς η ΟΜΟΝΟΙΑ αποτελεί τον άμεσο εκπρόσωπο της Εθνικής Ελληνικής Μειονότητας, ενώ το ΚΕΑΔ στηρίζεται πλειοψηφικά , αλλά και στηρίζει την Εθνική Ελληνική Μειονότητα. Αρχής γενομένης απ’ το γεγονός ότι η Ελλάδα επιδεικνύσει συνεχές και νόμιμο ενδιαφέρον για τις τύχες των δικαιωμάτων των μελών της ΕΕΜ, υπάρχει και αυτή η προνομιακή επικοινωνία. Αυτή την προνομιακή επικοινωνία εμείς, αδιάκοπα την έχουμε αντιμετωπίσει σε τρεις άξονες. Πρώτο είναι αυτό της συνεργασίας για τη συνεχή και δυναμική βελτίωση της θέσης της ΕΕΜ, σύμφωνα πάντοτε με τις εξελήξεις σ’ αυτό τον τομέα στη σημερινή Ευρώπη. Δεύτερο, στον άξονα της δυναμικής ανάπτυξης των σχέσεων ανάμεσα στη χώρα μας και την Ελλάδα και τρίτο, στον άξονα της αδιάκοπης δτήριξης που η Ελλάς έχει προσφέρει και συνεχίζει να παρέχει για την ένταξη της χώρας μας, όπως έγινε με το ΝΑΤΟ, αλλά και τώρα για την πλήρη ένταξη μας στην ΕΕ. Ιδιαίτερο θέμα και ειδική προσοχή στις πρόσφατες συναντήσεις υπήρξε και η δολοφονία,για μας το πιο στιγερό έγκλημα αυτής της 20 – ετίας, που συνέπεια είχε το θάνατο του Αριστοτέλη Γκούμα, τον περασμένο μήνα στη Χιμάρα. Αυτή περίπου υπήρξε η ατζέντα συνομιλών τόσο με την κυβέρνηση όσο και την αντιπολίτευση.

Τα ελληνικά ΜΜΕ, κ. Ντούλε, αναφέρονται σε πολλές θέσεις και υποθέσεις οι οποίες συζητόνται τελευταία μεταξύ των αντιπροσώπων της ελληνικής μειονότητας στην Αλβανία, του έλληνα Πρέβυ στα Τίρανα και υψηλών προσώπων στη γείτονα. Σε τέτοια δημοσιεύματα αναφέρεται ότι υπήρξαν συνομιλίες για μια νέα στρατηγική για τη βόρειο ήπειρο. Ευσταθούν τέτοιες θέσεις συνζητήσεων;

Πάντοτε υπάρχει μια πραγματικότητα και πάντοτε και μια φαντασία. Υπήρξα και παραμένω πάντοτε μέλος της σχολής του ρεαλισμού και σ’ αυτόν θέλω να παραμείνω. Είμαστε ένα πολιτικό κόμμα διαφανές και επίσης, η ΟΜΟΝΟΙΑ στην δράση της χαρακτηρίζεται από διαφάνεια υψηλής ευκρίνειας. Απ’ την άλλη πλευρά η Ελληνική πολιτεία, εκπροσώπους της οποίας εμείς συναντήσαμε προσφάτως, είναι τμήμα μιάς σοβαρής και δημοκρατικής χώρας, χώρας μέλους του ΝΑΤΟ, της ΕΕ και μάλιστα εκ’ των προτεργατών των ενταξιακών διεργασιών στην ΕΕ, όχι μόνο για την Αλβανία αλλά για την ευρύτερη περιοχή. Δεν υπάρχει χώρος για να καπηλεύεται κανείς. Αποτελεί δυστυσχία που ακόμη υπάρχουν πρόσωπα και κύκλοι στα μέσα ενημέρωσης και την πολιτική, που επιμένουν να φτιάχνουν, να πλάθουν σύμφωνα με τον δικό τους κόσμο του σκοταδισμού που χαρακτηρίζεται από φαντάσματα, πράγματα τα οποία δεν χωρούν κατά τη δική μας πολιτική κρίση, στάση και δράση. Η χώρα μας με την Ελλάδα είναι σύμμαχες χώρες, συνέταιροι στο ΝΑΤΟ και ευχόμαστε το συντομότερο και στην ΕΕ. Μοιράζονται κοινό μέλλον και ίσως είναι αυτή η πραγματικότητα που συχνάκις αυτούς του κύκλους και τα πρόσωπα τα αναστατώνει και τους οδηγεί σε τέτοια μιντιακά τεχνάσματα.

Όταν αναφέρεσται σε τέτοιους κύκλους κ. Ντούλε, έχεται υπόψη τα μέσα ενημέρωσης και την κοινωνία στην Ελλάδα; Στην πραγματικότητα τα αλβανικά μέσα ενημέρωσης έχουν διαθέσει στον αναγνώστη μόνο αυτά που γράφτηκαν στα ελληνινά μέσα και δεν έχουν δημιουργήσει κάτι από μόνα τους…

Στην προκειμένη το λόγο έχω για τα μέσα ενημέρωσης στη χώρα μας. Τούτο όχι μόνο αποτελεί μια πραγματικότητα, αλλά έχουμε να κάνουμε και με φαινόμενα πολύ αρνητικά, πρωτογενούς φύσης, όπως αυτά της διαστρέβλωσης κατά τη μετάφραση. Δεν θα αναζητήσω μακριά παραδείγματα απ’ την καπηλεία και σε δηλώσεις δικές μου προσωπικά. Θα πρέπει να είμαστε υπεύθυνοι, προσεκτικοί και πάνω απ’ όλα θα πρέπει να έχουμε πάντοτε υπόψη μας και τις συνέπειες των πράξεων και των όσων λέμε. Εμείς θα παραμείνουμε σ’ αυτό που και πιστεύουμε, στην πραγματικότητα, στην υπευθυνότητα που μας χαρακτηρίζει και το όραμα μας, που είναι αυτό της Ευρώπης. Δεν θα γίνουμε και δίναται να γίνουμε υπό οποιαδήποτε μορφή, μέρος ύποπτων παιχνιδιών των άλλων, οποιοιδήποτε και να είναι. Δεν ανοίκει σε μένα, ούτε έχω τον πειρασμό αλλά και τη δυνατότητα να κάνω διαλέξεις για τα ΜΜΕ. Απλώς αισθάνομαι την ανάγκη να ομολογήσω ότι είμαστε όλοι συνοδοιπόροι και για να βγάλουμε στην πορεία μας έως τον τελικό προορισμό, που είναι η ένταξη στην ΕΕ, θα πρέπει να είμαστε υπεύθυνοι, διαλλακτικοί και συνεπείς ο ένας έναντι του άλλου.

Ας μείνουμε λίγο στο θέμα της ένταξης της Αλβανίας στην ΕΕ. Κατά τις συναντήσεις και τις συνομιλίες που είχαμε με την ελληνική πλευρά, νομίζεται ότι έχει βάσεις το σενάριο που θέτει όρους έως και χρήση του βέτο της ελληνικής υποστήριξης, σε ότι αφορά την άρση της θεώρησης και της ένταξης στην ΕΕ; Θα μπορούσε να αποτελέσει μια απειλή το καθεστώς της ελληνικής μειονότητας στην Αλβανία;

Πολλές φορές και στο παρελθόν, και τώρα, κατασκευάζονται και υπάρχουν καπηλείες. Ποτέ δεν έγινε λόγος για βέτο, αλλά αντιθέτως η πραγματικότητα κατά τρόπο αδιάσιστο έχει διαψεύσει κατά τρόπο συστηματικό και επίμονο, μια τέτοια υπόθεση. Απ’ το 2003, όταν ο κ. Παπανδρέου ήταν Υπουργός Εξωτερικών της κυβερνήσεως Σιμίτη, υπήρξε ο πρωτεργάτης της πρωτοβουλίας της θεσσαλονίκς, που αποτελεί το πλαίσιο της Ευρωπαϊκής Ένωσης. Τότε, η πρωτοβουλία αυτή εγκρίθηκε στην συνάντηση κορυφής των αρχηγών κρατών της ΕΕ, κατά την Ελληνική Προεδρεία, τον Ιούνιο 2003 και αυτή παραμένει ο άξονας της πολιτικής της ΕΕ για την ένταξη της περιοχής. Είναι επίσης ο κ. Παπανδρέου, ο οποίος συνέλαβε την Ατζέντα 2014. Λοιπόν, η πργματικότητα αυτή απορρίπτει στην πράξη τέτοιες υποθέσεις και είναι να απορεί κανείς με την επιμονή αυτών των φαντασιόπληκτων τέτοιων ανύπαρκτων σεναρίων τα οποία επανηλειμένως διαψεύδονται.

Μας είπατε, κ. Ντούλε, ότι θέμα των επίσημων συζητήσεων σας με την ελληνική πλευρά στην πρόσφατη επίσκεψη σας στην Ελλάδα ήταν και ο θάνατος του νεαρού Αριστοτέλη Γκούμα στη Χιμάρα. Τι θα απαντούσατε προς εκείνους που θεωρούν ότι ΚΕΑΔ και ΟΜΟΝΟΙΑ επέδειξαν έναν υπερβάλων πρωταγωνισμό και αντίδραση, χρησιμοποιόντας μάλιστα και το χαρακτηρισμό «εθνική δολοφονία», όταν μάλιστα ούτε η εισαγγελία ούτε τα δικαστήρια, δεν θεωρούν το φόνο ως τέτοιο; Πέραν τούτου ο αριθμός των αλβανών που έχουν δολοφονηθεί με ρατσιστικά κίνητρα στην Ελλάδα υπήρξε σημαντικός και έχει συνοδευτεί από χαμηλές αντιδράσεις…

Δεν μπορούμε και δεν θα σιωπήσουμε, όχι για περιπτώσεις τέτοιου βαθμού εγκλήματος, αλλά και για κάθε παραβίαση των δικαιωμάτων των μελών της εθνικής ελληνικής μειονότητας, ή άλλου πολίτη. Όποιος πραγματικά επιθυμεί η χώρα μας να είναι τμήμα της μεγάλης ευρωπαϊκής οικογένειας, βρίσκεται στην πρώτη γραμμή και με συγκεκριμένες ενέργειες συμβάλει ούτως ώστε οτιδήποτε δεν είναι ευρωπαϊκό να βρίσκεται σε διαδικασία εξευρωπαϊσμού. Εμείς έχουμε μιλήσει και είμαστε ξεκάθαροι: σύμφωνα με τις μέχρι στιγμής διαπιστώσεις, πρόκειται για ένα έγκλημα με τα σκοτεινότερα των κινήτρων, αυτό της εθνικής μισαλλοδοξίας. Ευχόμαστε να διαψευστούμε αλλά όλα τα μέχρι σήμερα αποδεικτικά μας οδηγούν σε τούτο το συμπέρασμα. Θα έπρεπε όλοι μαζί να είμασταν ένας παρεμποδιστικός φραγμός, πολιτική, μέσα ενημέρωσης και κοινωνία. Είμασταν νομίζω εμπόδιο κατά τη συντριπτική πλειοψηφία, αλλά υπήρξαν και εξεραίσεις ατόμων και κύκλων απ’ την πολιτική και τα μίντια, που δεν δίστασαν με τις δηλώσεις τους να θερμάνουν τα αυγά ενός επικύνδηνου φιδιού, αυτού του ψευδοεθνικισμού. Τούτο δεν τους τιμά, αλλά θα πρέπει και εμάς τους άλλους να μας κάνει πιο υπεύθυνους και αποφασιστικούς έναντι τέτοιων φαινομένων. Απ’ την άλλη πλευρά θα πρέπει μια και καλή να ξεκαθαριστεί: η ΟΜΟΝΟΙΑ είναι ένας πολιτικός οργανισμός που λειτουργεί στην Αλβανική Δημοκρατία για την προάσπιση των δικαιωμάτων της Εθνικής Ελληνικής Μειονότητας, ενώ το ΚΕΑΔ είναι μια πολιτική δύναμη που στηρίζεται και στηρίζει απ’ αυτή τη μειονότητα, που έχει όμως στις γραμμές του και άλλα μέλη πέραν των μελών της μειονότητας αυτής. Ο άξονας του προγράμματος του ΚΕΑΔ παραμένει ο εκδημοκρατισμός κάθε κυττάρου της πολιτείας και η ευρωπαϊκή ολοκλήρωση. Η Ελλάδα είναι μια άλλη χώρα, έχει δύο πολιτικά στρατόπεδα, έχει πολιτικούς, κοινωνικούς και αστικούς οργανισμούς που ασχολούνται με τα προβλήματα της Ελλάδας. Να σας πω όμως ότι τόσο στις γραμμές της πολιτικής, στα μέσα ενημέρωσης ή την κοινωνία, δεν έχει μόνο λόγο αλλά συντονισμένη δράση κατά οποιασδήποτε εκδήλωσης αυτής της φύσεως. Υπάρχει ένα πολιτικό, αστικό και κοινωνικό σύστημα στην υπηρεσία της προάσπισης των δικαιωμάτων των πολιτών, των μεταναστών συμπεριλαμβανομένων. Μια πραγματικότητα την οποία δεν έχουμε στην Αλβανία. Πέστε μου σας παρακαλώ, εκτός απ’ την ΟΜΟΝΟΙΑ, το ΚΕΑΔ ή κάποιας μεμονωμένης φωνής, ποιος άλλος ανύψωσε τη φωνή του όχι μ΄νο για την συγκεκριμένη περίπτωση που είναι η βαρύτερη, αλλά και άλλες περιπτώσεις όταν παραβιάζονται τα ανθρώπινα δικαιώματα. Τούτο θεωρείται ταμπού απ’ το οποίο πρέπει θα ξεφορτωθούμε μια και καλή, πρέπει να εξευρωπαϊστούμε. Δυστηχώς στάσεις πολιτικών και μέσων ενημέρωσης, πολλές φορές διέπονται από ψευτοεθνικισμό και νομίζουν ότι εμπνεόμενοι από τέτοιο εξυπηρετούν τον τα΄πο και τα συμφέροντα του. Σε μια στιγμή μάλιστα που για οποιονδήποτε γνωρίζει τη σύγχρονη πραγματικότητα, είναι αυτοί που κάνουν τεράστια ζημιά όχι μόνο στον εαυτό τους αλλά και τις πολιτικές εξελίξεις στη χώρα.

Ακριβώς το ίδιο και ο κ. Παπανδρέου, μίλησε λίγες μέρες πριν σκληρά, για τον εθνικισμό στην Αλβανία. Δεν διαπιστώνεται τον ελληνικό εθνικισμό; Υπάρχουν πολλές περιπτώσεις που έχουν σκοτωθεί αλβανοί μετανάστες ή ρατσιστικές κραυγές από μέλη των ελληνικών ενόπλων δυνάμεων…

Σας λέω ότι επαναλαμβάνοντας αυτή την ερώτηση κάνετε πολύ λιγότερο. Δεν συγκρίνεται αυτό το οποίο εσείς κάνετε με όσα έχουν κάνει οι Έλληνες συνάδελφοι σας δημοσιογράφοι, έναντι οποιοουδήποτε φαινομένου. Δεν ρωτούν (όπως επιμένεται εσείς με μένα) εκείνοι, τους πολιτικούς ή ακτιβιστές που έχουν ταχθεί στην προστασία των μεταναστών, αλλά είναι μόνοι τους αυτοί, στην πρώτη γραμμή του αγώνος προστασίας των δικαιωμάτων των ξένων. Εδώ το αντίθετο συμβαίνει, κάθε φωνή προάσπισης των μειονοτήτων θεωρείται ύποπτη, πέφτουν σκιές και δαιμονοποιείται. Δεν είναι τούτα υγειείς εκδηλώσεις και δεν καταμαρτυρούν για μια δημοκρατική κουλτούρα. Θα πρέπει αυτά να μας προβληματίσουν όλους.

κ. Ντούλε, το Κόμμα Δικαιοσύνης και Ενότητας προειδοποιεί ότι θα καταθέσει στη Βουλή ψήφισμα για το Τσάμικο ζήτημα. Πως κρίνεται αυτή την πρωτοβουλία;

Δεν θέλω να δώσω τροφή αντιπαράθεση υπθέσεων. Δεκαετίας τώρα στην Ευρώπη έχει έρθει η εποχή της ρεάλπολίτικ και ούτε χρόνο, ούτε ενέργεια και διάθεση, έχουμε για να χάνουμε σε ανύπαρκτες υποθέσεις και ζητήματα.

Θα υπάρξουν αλλαγές συμμαχιών του ΚΕΑΔ και ΟΜΟΝΟΙΑΣ; Ο κ. Μπολάνος άφησε ανοικτή μια πιθανότητα μετάβασης δεξιά…

Είναι πολύ φυσικό της θεωρητικής ερώτησης που έγινε στον κ. Μπολάνο να απαντήσεις με μια τέτοια. Οποιοδήποτε ενδεχώμενο είναι ανοικτό και τούτο αποτελέι ένα αξίωμα. Στις τρέχουσες συνθήκες το ΚΕΑΔ και σε συνεργασία και με την ΟΜΟΝΟΙΑ βρίσκεται σε μια συμμαχία όχι με μια συγκεκριμένη πολιτική δύναμη αλλά δεσμευμένο με όλες τις πολιτικές δυνάμεις, τις κοινωνικές ομάδες που έχουν έναν υγειή στόχο: την ελεύθερη ψήφο. Θα πρέπει να μην αποσπάσουμε την προσοχή μας απ’ αυτό το στρατηγικό στόχο, διότι εάν δεν έχει υλοποιηθεί τούτο, οτιδήποτε άλλο είναι αποσπασματικό, εφήμερο, χωρίς προοπτική.

6 comments:

Anonymous said...

Qirici, eshte veshtire te gjesh ne historine e njerezimit raste ku nje padrejtesi ndaj nje popullsie i ka rezistuar kohes pergjithmone. Ceshtja came eshte nje njolle e madhe turpi per Greqine qe kjo e fundit po mundohet me te gjitha menyrat per ta fshehur, por qe nje dite e verteta do te dale ne shesh. Megjithate eshte per te qeshur tek sa shikon ndonje himarjot tek tuk qe mundohet te behet me grek se greku vete, qofte edhe per gjera per te cilat s'kane as lidhjen me te vogel sic eshte rasti i ceshjes came. Kjo ceshtje per te te ndricuar sadopak nuk eshte midis kesaj popullsie dhe grekeve, por midis cameve dhe shtetit/qeverise Greke. Keshtu qe qetesohu dhe perqendrohu ne hallet e krahines tende dhe leri te tjeret te merrem me te tyret.

Anonymous said...

Po mire, nese camet i paskan bere "padrejtesi" pales greke pse ka frike greqia qe te ballafaqohet me kete ceshtje?! Do vij dita shume shpejt qe secili te marre ate qe i takon. Koha perhere i rregullon vete gjerat.

Anonymous said...

"Tani per tiu pergjigjur pyetjes tende se perse nuk e trajton kete teme, te them se te kerkosh te zgjidhesh probleme qe nuk ekzistojne ose me keq akoma qe i ke zgjidhur nje here, eshte nje linje mendimi tipike e mentalitetit shqiptar dhe jo e atij evropian, pjese e se cilit eshte edhe Greqia."


Atehere fare qarte duket se ciles kulture (europiane, e hapur per debat) i perket mentaliteti shqiptar dhe ciles kulture (barbare/e pacivilizuar) i perket mentaliteti grek. Ketu e mbyll debatin ne kete teme me ty

Anonymous said...

Ceshtja came ne shtipin shqiptar pasqirohet si nje sulm ndaj popullates shqiptare pa ndonje arsie. Ne te vertet greket kane vuajtur shume nga camet dhe ketu nuk flitet vetem per luften e dyte boterore. Vet Miranda Vickers kur u piet nese camet bashkepunuan me gjermanet, ajo e shmangu pergjigjen dhe ne fund nuk tha as po as jo pasi i mbron me pasion camet dhe ne keto rrethana i mungon objektiviteti. Ajo nuk iu pergjigj pietjes pasi e di mire qe camet beshkpunuan me gjermanet per te vrare greket, por kete nuk mund ta pranoje se pastaj i bie qe po humb kohe kot.

Sic thash me pare, greket kane vuajtur nga camet edhe para se te vinin gjermanet,qish ne kohen e osmanve. Camet ishin nder te paret ne Ballkan qe ktheyn fene dhe dhane nje kontribut te jashtezakonshem per nenshtrimin e grekve ne ato pjese te Epirit. Sulltani si shperblim iu dha prona dhe prona me pas i beri shume te pasur. Ne keto kushte, greket mbeten pa prone e pa para dhe u keqtrajtuan barbarisht gati 500 vjet nga ata qe shperblien perandorine osmane deri ne shekullin e 20. Shume prej tyre iu muarr prona dhe u detiruan te shpernguleshin neper male. Ndaj dhe fjalia e pare qe shkroi ki shqiptari...

"eshte veshtire te gjesh ne historine e njerezimit raste ku nje padrejtesi ndaj nje popullsie i ka rezistuar kohes pergjithmone"

eshte shume e vertet.

akroqeravnos said...

Normalisht gjithe komentet qe nuk lidhen me artikullin do te duhet te fshihen. Sidomos kur qellimisht na serviret ceshja came per te cilen ky bloger nuk eshte vendi i pershtatshem qe te diskutohet.
moderatoti

Anonymous said...

Ka zgjedhje ne senatin Amerikan pas gati nje muaji. Joseph DioGuardi eshte nje nga kandidatet per senator dhe eshte me origjine shqiptare. E ka shume qejf ceshtjen came :)