Në Himarë flitet greqisht, këtë nuk mund ta mohojë askush. Të kujtdo race qofshin ata bashkëqytetarë, në atë krahinë ka njerëz që kanë zgjedhur të flasin greqisht, duke pranuar dhe bërë të vetën një kulturë (gjuhë) gjurmët e së cilës janë të dokumentuara në mermerin antik të një civilizimi të rrënjosur gjithandej në Shqipëri. Një pasuri që shqiptarëve u mbeti në oborr, por që nuk e kanë çmuar si të tillë. Kjo mund të mërzisë patriotët antiglobalistë, por është fakt që në Himarë predominon një tjetër kulturë, e ndryshme nga ajo e Shkodrës, Tropojës, Elbasanit, Tiranës apo Tetovës, një diversitet që duhet konsideruar si pasuri dhe jo si ndarje (pjese nga teksti i artikullit)
Vdekja ilire e Aristotelit
02/10/2010 (shqip on line))
Leonard Mitro
Një shqiptar me emrin Aristotel u vra para pak javësh në Himarë. Vrasësit janë Iliri dhe shokët e tij. Aristoteli nuk është më, sepse Iliri dhe miqtë vendosën t’i presin fillin e jetës. Këta barbarë që i dhanë të drejtën vetes t’i marrë jetën një njeriu nuk shqetësojnë më askënd, gjithë paria politike dhe mediatike janë të shqetësuar nëse Himara është minoritet grek ose jo. Fillojnë e rrëmojnë në skutat e historisë kush e kush sjell dëshmi më bindëse për llojin e racës që ka kultivuar ky vend. Disa thonë që shqiptarizmi i tyre nuk vihet në diskutim, disa të tjerë këmbëngulin që edhe helenizmi është i hershëm. Në fakt, identiteti i një individi apo shoqërie nuk mund të jetë racor, ai është kryekëput kulturor. Si një shqiptar ashtu dhe një italian apo afgan po të rriten në një shpellë të tre shpellarë do bëhen, por po të kulturohen në vendet e tyre sigurisht që do të jenë ndryshe, dikush me dashurinë për makaronat, dikush me nallonat etj. Madje shkalla e civilizimit është ajo që dallon shoqëritë demokratike nga ato jodemokratike, apo shoqëritë e përparuara nga ato më primitivet. Pjesë e identitetit kulturor është padyshim gjuha, një konvencion që nuk është vetëm mjet komunikimi, por edhe dimension shpirtëror që krijon raportet e veta me lirinë, dashurinë apo ndjenjat dhe përjetimet e tjera njerëzore. Në Himarë flitet greqisht, këtë nuk mund ta mohojë askush. Të kujtdo race qofshin ata bashkëqytetarë, në atë krahinë ka njerëz që kanë zgjedhur të flasin greqisht, duke pranuar dhe bërë të vetën një kulturë (gjuhë) gjurmët e së cilës janë të dokumentuara në mermerin antik të një civilizimi të rrënjosur gjithandej në Shqipëri. Një pasuri që shqiptarëve u mbeti në oborr, por që nuk e kanë çmuar si të tillë. Kjo mund të mërzisë patriotët antiglobalistë, por është fakt që në Himarë predominon një tjetër kulturë, e ndryshme nga ajo e Shkodrës, Tropojës, Elbasanit, Tiranës apo Tetovës, një diversitet që duhet konsideruar si pasuri dhe jo si ndarje. Pjesë e rëndësishme e identitetit kulturor është edhe përkatësia fetare. Ky komunitet ashtu si pak krahina të tjera në Shqipëri ruajti me fanatizëm ortodoksinë, kulturë fetare që u braktis masivisht nga shqiptarët gjatë pushtimit otoman. U provuan besnikë të kulturës së tyre kristiane dhe kjo i bën të denjë për të pasur mbështetjen e Kishës Ortodokse, institucion që ka si mision të vetin kultivimin e ortodoksizmit aq më tepër në një front të vështirë të ndikimeve nga Lindja siç është Shqipëria.
Në këtë kuptim edhe deklarata e kryepeshkopit Anastas për të dënuar aktin dhe kërkuar vetëpërmbajtje nuk ka pse të shihet si e pavend. Të investosh dashuri dhe punë kolosale për të ringritur infrastrukturën materiale dhe shpirtërore të kulturës e besimit ortodoks nuk ke si të jesh i përjashtuar nga atësia që të jep dashuria për bashkëqytetarin, aq më tepër kur ai është i të njëjtit besim.
Ky shtet ka treguar jo pak herë që nuk kujdeset për qytetarët e vet, pjesë dhe kjo e deficencës demokratike të një vendi, kultura urbane e të cilit është po aq barbare sa zemërimi i Ilirit. Në vendbanimet e ridimensionuara të pas epokës urbankomuniste në Shqipëri ndodhin çdo ditë krime monstruoze. Vret prindërit me sëpatë, i hap trutë komshiut me kallash, mbyt turistin në pus për një varëse 24 karat. Horror diletantësh paranojakë…. Kjo është raca transurbane, me prejardhje nga ilirët dhe baballarët pellazgë. Të lashtët që kanë mbetur të lashtë. Këtu vërtet ka pasur shpella, po duket qenkan funksionale edhe sot. Jo se jeton populli, se ai ka dale qysh herët, po kanë mbetur të urtët, mendimtarët dhe skeptikët. Para se të gjykojnë ndjenjat filohelenike të himarjotëve, baballarët e kombit duhet të skuqen për kulturën që ka mes Ilirëve, Albanëve apo Dardanëve. Atë kulturë që gjendet sot në mendjet e 20-vjeçarëve, patriotizmi i të cilëve është i brumosur me urrejtje dhe përçmim për kulturën e ndryshme tç tjetrit. Dhe elinofobia nuk ekziston vetëm në mendjet e pedantëve, por edhe të baballarëve që mpihen ekraneve, divaneve apo mejhaneve.. Ata jo vetëm duhet të skuqen, po të fshihen, të arratisen.. Sepse ata janë përgjegjës. Vetëm pak ditë më parë babë e bir nga Laçi masakruan për vdekje një 90-vjeçar në Sarandë. Plaku minoritar dha shpirt i lidhur dhe i gjymtuar në shtëpinë e tij. Kjo është kultura që mban të gjallë, barbarët dhe bijtë krenarë.
Ngrihen dhe dënojnë mbështetjen politike që përfaqësuesit e minoritetit etnik grek i japin komunitetit të Himarës. Sigurisht që do t’i mbështesin me forcë ata që me votë u kanë dhënë të drejtën të mbrojnë dhe administrojnë politikisht liritë dhe të drejtat e tyre, kostot pozitive apo negative janë në shpinën e tyre.
Perëndimi po përqafon globalizmin, një sistem lirie që po shemb jo vetëm kufijtë, por edhe mëritë shumëkombëshe. Dhe Himara është një varietet i tillë. Krimi është individual dhe nuk dënon racën, por kulturën që e kultivon. Në Shqipëri flitet, mësohet dhe dëgjohet greqisht. Noti (këngëtari grek Notis Sfakianakis) njihet edhe në Tropojë edhe në Velipojë, Frakull, Bërxull, Gramsh apo Ballsh. Mos vallë mëria e Ilirëve nuk është për grekët e vërtetë? Ndoshta ngaqë Notit nuk ia dallojnë ngjyrën, apo le të jetë dhe rom, vetëm himarjot mos të jetë.
Aristoteli nuk është më, sepse barbaria ende ka zë.
1 comment:
Το άρθρο του Μήτρο είναι μόλις το 3το μετριοπαθές άρθρο, στο σύνολο των άρθρων που δημοσιεύτηκαν στα Αλβανικά ΜΜΕ, σχετικά με την υπόθεση Γκούμα.
Prec Zogaj και Olsi Jazexhi έχουν γράψει τα άλλα 2.
Post a Comment