Thursday, October 14, 2010

Për polemikën e re ndaj kreut të KOASH-it

http://www.orthodoxalbania.org
Njihuni me aktivitetin gjigand te hiresise se tij Arxiepiskopos Janullatos

(
Instituti i Formimit Profesional, Gjirokastër
Akademia Teologjike "Ngjallja e Krishtit" Shën Vlash, Durrës
Kisha “Trinia e Shenjtë”, Vrakë (Shkodër)
Shtëpia e Fëmijës "Shtëpia Orthodhokse e Shpresës" Shën Vlash, Durrës
Instituti i Formimit Profesional "Frymë Dashurie" Tiranë dhe Gjirokastër



NGA DR. PANAJOT BARKA

Kryepeshkopi Anastas në këmbim të "paqes" duhet të bekojë mosmirënjohjen


Ditët e fundit në disa gazeta qendrore po rihapet edhe një herë polemika rreth kreut të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Fortlumturisë së tij, Anastasios Janullatos. Kësaj here polemikën e kryeson Profesori i Historisë zoti Kristo Frashëri.

Për herë të parë vihet në këtë rol një personalitet me origjinë ortodokse pavarësisht se tregon se pak e interesojnë punët e fesë. Jam i detyruar të vë në dukje këtë detaj, pasi në përgjithësi dhe në të gjitha nivelet Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare "është marrë në mbrojtje" nga shqiptarë jo ortodoksë.

E keqja është se të gjithë "mbrojtësit" e KOASH-it i mbyllin sytë e veshët para faktit se edhe tek komunitete të tjera fetare, "ligjin" e bëjnë të tjerë, gjuha e përdorur në ceremonitë e tyre nuk është shqipja dhe shpesh penetrojnë në to elementë që shqetësojnë mbarë botën.

Veçoria e dytë qëndron tek fakti se polemika nuk lidhet me veprën e Kryepeshkopit në krye të kësaj Kishe për më se 20 vjet, por me legjitimitetin e ardhjes së tij në krye të KOASH-it, para dy dekadash. (!!)

Argumenti i përdorur ka të bëjë me origjinën greke të Kryepeshkopit. Që të bëhet bindes i mëshohet lëmshit të zakonshëm të revokimit të momenteve të errëta, ose me saktë qëllimisht të errësuara në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Në rrugën 20-vjeçare të Kryepeshkopit qëmtohen disa momente që "çojnë ujë" në të njëjtën hulli historike, pavarësisht se atë e ka lenë pas koha e matur tanimë me shekuj dhe realitetet e sotme Evropiane që përjetojnë të dy vendet.

Realiteti riciklues i formulës së vjetër, e cila në memorien kolektive shqiptare rruhet si aksiomë konstante se "Greqia nuk heq dorë nga qëllimet aneksioniste ndaj Shqipërisë", përvijon në thelb një deficit të konsiderueshëm të klasës intelektuale në Shqipëri.


Në arsenalin e vet për vetorientimin etnik kolektiv shqiptar ruhet arsenali ideologjik i sistemit komunist të trashëguar nga fundi i shek. XIX fillimi i shek. XX e që lidhen me ballafaqimin me Greqinë. Përfshirja në këtë spirale ricikluese të figurës së Kryepeshkopit Anastas nuk synon thjesht ta mbaj gjallë klimën antihelene. Lidhet me së shumti me fatin e emrit të tij në perspektivën historike të KOASH-it(!!).

Deri tani midis rreshtave lexohej qëllimi që KOASH-i të kishte një rol dytësor në komunitetin e besimtarëve shqiptarë dhe jo rolin e vërtetë të saj. Kjo u pa tek fakti që shumë nga njerëzit që e rrethuan KOASH-in dhe Kryepeshkopin ishin të porositur "në devotshmërinë e treguar". Vërtetohet gjithashtu nga fushatat e herëpashershme ndaj Kryepeshkopit me objekt të vetëm antigreqizmin.

Në rastin e Prof. Frashërit, me gjithë respektin që kam, me vjen keq që abuzon me emrin e tij të nderuar, ose lejon të tjerët që të abuzojnë me të. Dikujt i duhet që fjalët e tij prej historiani të përdoren si fakte historike nga që i tha ai, por jo se janë të tilla. Bie shumë erë propagande të taktikës hoxhiste.

Aq me keq, kur kujtohesh të vesh në dyshim momentin e parë, aktin e fronëzimit të Kryepeshkopit, kur për 20 vjet e ke njohur zyrtarisht, publikisht e ndërkombëtarisht.
Personalisht kam qenë i pranishëm në ceremoninë e fronëzimit të Kryepeshkopit Anastas më 02.08.1992.

Ceremonia fetare e fronëzimit u krye në katedralen e Kryeqytetit. Është e vërtetë se gjatë zhvillimit të ceremonisë, një grup njerëzish që s'kishin asnjë lidhje me ortodoksinë, hynë në kishë.

Filluan të bërtasin, të këndojnë edhe këngë patriotike. U përballen vetëm nga kori i fuqishëm i besimtarëve që u kërkonin atyre të largoheshin nga kisha. Thirrjeve të tyre, iu përgjigjen me thirrje në favor të Kryepeshkopit të ri "Aksios!! I denjë!!" Për çudinë e të gjithëve ata pas pak u larguan dhe ceremonia fetare e fronëzimit përfundoi me sukses.

Në Hotel Tirana u dha një drekë civile urimi, por në raste të tilla këto dreka fillojnë me bekimin fetar. Këtë fakt e ngatërron me ceremoninë zyrtare të fronëzimit edhe profesor Frashëri.

Po ashtu si dëshmitar i dorës së parë mund të them se marrëdhëniet e Kryepeshkopit Anastas me Dhespotin e Konicës Sevastiano, ishin tejet të acarta, saqë çdo dokument i përdorur për të provuar të kundërtën është thjeshtë një abuzim.

Nuk dua të flas për rastet e tjera të përmendura në polemikën e vetë prof. Frashërit, apo edhe të tjerëve. Por, nuk mund të mos them se është gënjeshtër të thuhet se Kryepeshkopi Anastas bëri trisai mbi eshtrat e skandalit të Kosinës -Permet 2006. (!!!) Se nuk u bë kurrë një e tillë as nga ndonjë prift i rangut të ulët.

Nga ana e vet Kryepeshkopi Anastas ka hyrë në polemikë nga një pozicion i moderuar mbrojtës. Përpiqet të demonstrojë veprën e tij, e cila, në funksion të KOASH-it, por edhe në aspektin shoqëror (arsimor-shëndetësor-kulturor) është shumë e madhe dhe me vlera historike.

Në promovimin e kësaj vepre nga ana e Kryepeshkopit me shumë u evidentua nevoja dhe dëshira e tij për ta bërë publike atë dhe për të pritur mirënjohjen e këtij publiku. Dhe kjo nuk bëhet për shkak të moshës së shkuar porse për shkak të heshtjes dhe indiferentizmit të qëllimshëm për këtë vepër.

Këtu, pra qëndron edhe thelbi i polemikës së re. Prof. K. Frashëri përfaqëson tendencën "e zyrtarizuar të opinionit publik", e cila është e interesuar për veprën e Kryepeshkopit në krye të KOASH-it si të tillë, por jo për emrin e tij. Kërkohet pra, që emri i Kryepeshkopit dhe aq me tepër faktori grek që ai përfaqëson, të përfshihet në mekanizmin e zhvlerësimit, të zhbërjes dhe harresës.

Nga ana e vet dhe për motive, mendoj thjeshtë të brendshme, Kryepeshkopi kërkon të lidh fort këtë vepër me përjetësimin dhe pavdekësinë e emrit të tij.

Ku konsiston vepra e Kryepeshkopit që justifikon mirënjohjen shqiptare, (jo vetëm të ortodoksëve). Kryepeshkopi Anastas e ringriti nga hiçi infrastrukturën e KOASH-it në të gjitha drejtimet dhe nivelet.

Vendin kryesor e zënë objektet e reja të kultit. Në këtë përpjekje gjigante Kryepeshkopi Anastas, në bashkëpunim me instancat kulturore të shtetit shqiptar "harroi" të merrej me të njëjtin përkushtim dhe me objektet e kultit që mbartin mbi supe shekuj historie, tradite e kulture.

Këto monumente, sidomos në jugun e vendit, që vërtet mbajnë erë Greqie, po kthehen në pronë të harresës, ose në objekte studimi për shoqata restauruese e mirëmbajtëse italiane (!!!).

Nuk mund të themi me saktësi se kjo u bë se Kryepeshkopi, sipas mentalitetit shqiptar, donte të thoshte se historia e Kishës Ortodokse Shqiptare fillon me të.

Apo, kjo ishte pjesë e kompromiseve me strukturat shtetërore të cilave (për shkak se në to bie erë Greqie) kjo harresë u interesonte. Por mund të themi me saktësi se Greqia me shumë dhe minoriteti etnik grek në Shqipëri nuk kanë asnjë përfitim nga kjo histori. Përkundrazi!

Duke u nisur nga kjo logjikë, bëj publikisht një pyetje. Në katedralen e re ortodokse të Tiranës, ashtu si në atë të Korçës, Durrësit, Shkodrës, Fierit, Gjirokastrës etj., ka para të madhe me origjinë greke.

Po ç'përfitim mund të ketë Greqia nga kjo katedrale, apo edhe të tjerat, kur as ato para nuk bëhen asnjëherë publike. Asnjë përfitim. (Ashtu siç nuk ka Italia që ndërtoi qendrën e Tiranës, apo vende të tjera që ndërtojnë kisha, xhami, shkolla, spitale etj.)

Veçse Tirana do të këtë në qendrën e vet një kryevepër arkitektonike me vlera të papërsëritshme kulturore. Vepra të kësaj natyre çdo popull i ngre me sakrificën dhe mundin e vet, se në fund të fundit përbejnë esencën e kulturës dhe të pasurisë së tyre.

Në rastin tonë dhe Kryepeshkopi Anastas nuk është hera e parë, përpiqemi të harrojmë krijuesin e tyre, ose ta kujtojmë sipas rastit. Ose ta denigrojmë duke e akuzuar padrejtësisht se u shërben "armiqve gjenetik të kombit"! Ndërkohë që ai bën të kundërtën.

Por, perse kjo stuhi e re n

daj Kryepeshkopit të KOASH-it dhe pse tani!? Me 1998 në një takim personal me Kryepeshkopin Anastas më kërkoi të dinte opinionin tim mbi faktin e ndryshimit në të kundërt të qëndrimit ndaj tij të faktorit shqiptar.

Iu përgjigja shkurt duke i sjell tre argumente. Së pari, po ngre nga hiçi dhe ndërton Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Faktori shqiptar nuk bën për këtë asnjë sakrificë.

Së dyti, ke marrë përsipër një veprimtari humanitare që zëvendëson praktikisht buxhetin shtetëror për këtë qellim. Së treti, po i siguron shtetit shqiptar një mbështetje pozitive ndërkombëtare. Kur ky mision, i thashë, do të përfundojë edhe ti do të jesh i tepërt dhe i parëndësishëm.

Dhe nuk jeni i pari. Vlerat e qëndrueshme këtu janë pragmatizmi i ditës.
Takimin e fundit me Kryepeshkopin Ansatas e bëra kur po bëheshin përgatitjet për fronëzimin e tre dhespotëve.

Kundër tij ishte ngritur stuhia e radhës. Më pyeti perse dhe duke buzëqeshur i thashë: "Kanë frikë se nuk ke menduar drejt për pasardhësin ...". Frika ishte se mos Janullatos mënjanonte nga timoni i Kishës në Korçë, dhespotin aktual.


Po tani, pse. Jeta biologjike e Kryepeshkopit po kufizohet nga mosha. Vet Kryepeshkopi është i ndërgjegjshëm se edhe ai është i vdekshëm.


Mirëpo, thamë se, me veprën e vet ai synon pavdekësinë e emrit të tij. Është pikërisht kjo vlerë që duhet çmontuar, duhet zhbërë. Kjo gjithashtu presupozon prerjen e çdo rruge të mundshme për ardhjen në krye të KOASH-it të ndonjë pasardhësi po grek, pavarësisht se pasardhësi Janullatos është i dukshëm dhe i prekshëm.


Në pallatin e Hirësisë së tij Anastas duket se ka paqe. Gjatë gjithë këtyre viteve ai bënte sikur nuk e shikonte se si përreth tij thurte rrjetën e vet ajo strukturë e rreptë vëzhguese dhe kontrolluese, që vetëm me punët e zotit nuk kishte lidhje. Ishte një betejë e gjatë të cilën Kryepeshkopi Anastas besonte se do ta fitonte me veprën e tij fetare, humane dhe akademike.


Po vërtetohet se ishte një kompromis sfilitës dhe i lodhshëm. Tani në çdo moment Fortlumturia e tij, nëse nuk do t'u bindet vullneteve jashtë tij, mund të ndodhet nën peshën e sulmeve të egra.


Brenda oborrit të kishës disa skandale janë në zhvillim. Disa të tjera mund të plasin... Derisa shija e fundit që mund t'i mbetet Kryepeshkopit të jetë mosmirënjohja. Por, ç'rendësi ka nëse edhe Krishti nuk e fali mosmirënjohësin...


(Gazeta Shekulli)

4 comments:

Anonymous said...

Artikuj si ky i Z. Barka jane te rralle ne nderim te nje figure te spikatur ne mbare boten orthodhokse si hiresia e tij Janullatos. Megjithate ngelet nje vleresim mjaft i moderuar, per Hiresine e tij Janullatos duhen volume te tera per nxjerre ne pah personalitetin e tij.
Kurse nga ana tjeter kemi artikulimin e perdorur nga z. K. Frasheri tej mase vulgar dhe ofendues per te krishteret orthodokse. Konteksti ne te cilin e sheh religjionin orthodhoks z. Frasheri nuk dallon shume nga ajo qe predikohej nga partia e punes. Formalisht nje ish akademik ka detyrim te perdore nje gjuhe qe do perkonte me nivelin e tij. Kurse bredia e sulmit te Frasherit ndaj Hiresise Janullatos shpreh luften e civilizimeve ne Shqiperi.
1. Infrastruktura kishtare 2. veprat bamirese 3. instituconet arsimore jane veper madhore qe smund te mohohet nga njeri.
Stefanos

Anonymous said...

Cuditerisht artikulli i Panajot Barkes ne gazeten Shekulli ishte zhdukur nga siti- elektronik. Kjo tregon se gazetat shqiptare jane tej mase nacionaliste. Edhe kur ndokush i kundervihet kesaj tendence, behet bllokimi i zerit te tyre. Domosdo, nuk mund te presesh me shume nga ish sekretaret e e pare te rinive...
xheli

Anonymous said...

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, Kryetar i Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise, do te qendroje ne postin e Tij derisa Perendia ta ftoje ne Parajse. Dhe te gjithe luten qe ajo dite te vije sa me vone, sic u shpreh nje here Presbiteri trim, At Jani Trebicka.
(His Beatitude, Archbishop Anastasios, Head of the Orthodox Autocephalous Church of Albania, will stay to His post for as long as God summons Him to Paradise. And we all wish that, that day, may come as late as possible, as brave Presbyter, Father Jani Trebicka, once put it)

Anonymous said...

Bravo, z.Barka! Vetem dua te skjaroj se Fortlumturia e Tij Anastas, nuk e ushtron aktivitetin madheshtor per lavdi, per t'u bere i perjetshem. Jo. Aktiviteti i tij buron vetem nga dashuria kristiane.
Sa per pasrdhesin e Tij, ky s'ka se si te dihet qe tani, sic thoni ju. Pasardhesin e zgjedh Sinodhi i Shenjte. Por, sic thashe edhe me siper, bashkohem me trimin Presbiter At Trebicken,qe ajo dite mos ardhte kurre, ose ardhte shume e shume vone, domethene kur Perendia ta therrse Kryepiskopin tone te shenjte ne Parajse.