Tuesday, October 26, 2010

Përse e mbroj Himarën dhe Vasil Bollanon?

Nga Pavllo GJIDEDE


Para disa ditësh, pas një ndeshje futbolli në Tiranë, disa kalimtarë çirreshin dhe flisnin shatra-patra kundër Vasil Bollanos. Nuk mund të hamendësoj të gjitha shkaqet, por disa i di si një e një që bëjnë dy: Zilia se ai është qytetar i asaj krahine që “bota ia kanë zilinë”, ambicia se ai e do Himarën si çdo himariot. Fatmirësisht, mendjezgjuar, siç është për pafajësinë e tij, nuk ka frikë të thotë “jam grek” derisa kjo pafajësi nuk ka asnjë faj për t’ia ngarkuar vetes, deri askush nga zyrtarët nuk i thotë të kundërtën. I pasur në marrëdhëniet për jetën e komunitetit, i pasur në mendimet për jetën, identitetin, pronën “tri gjërat më të shenjta” s’e kanë dëgjuar të fyejë kurrë askënd, bile edhe ata që merren me telendisje apo arrivizma të “guximshme”. Motivimi nuk është ndonjë lodër apo punë kalamajsh. Kur me gjithfarë justifikimesh përjashtohet prejardhja (përfshi këtu legjendat, përrallat, këngët e vajit apo këngët e djepit), Vasil Bollano dhe gjithë himariotët përfshi këtu edhe veten time nënqeshim. Askush nuk mund të na mësojë ne himariotëve atë që dimë më mirë se sa të tjerët, aq më shumë ndonjë nacionalist i shpifur apo historian i tipit Kristo Frashëri i çkishëruar nga të gjithë, madje edhe nga Jozefina Topalli.

Më thoni, ju lutem, cili himariot ka vrarë hapur apo në pusi ndonjë shqiptar? I pakënaqur nga qëndrimi i dyzuar, publikisht i pyes në veçanti edhe në bashkësi: “- A e njihni Himarën si minoritet?” Nuk mund të mbetemi të shndërruar si mamlukër qullashë për të deklaruar atë që prej kohësh ka deklaruar Bashkimi Evropian. Nëse jo, politika s’ka përse të heshtë. Ajo hesht nga e vërteta që s’e pëlqejnë ca pseudoshqiptarë.

Në vazhdimësi: Kur Himara në vitin 1945 luftonte kundër komunizmit (kandidat për deputet ishte Spiro Koleka) himariotët u zbukuruan me një shtresë ari dhe nuk u maskuan me ndonjë emër tjetër. Atë që bënë ata burrërisht në atë kohë, që i thanë “jo, komunizmit” e bënë 60 vjet më vonë të rinjtë e dhjetorit. Këtë s’ka burrë nëne ta mohojë! Ta nderojmë Himarën duke hequr kapelen! Çfarë mund të shprehë më qartë qëndrimi i kryeministrit Jorgo Papandreu, mesazhi me nerv, krejt paqësor (jo kërcënim siç përgjërohen disa) për incidentin e kohëve të fundit, që e ngriti në prestigjin e syve të botës si nacionalizëm ekstrem? Edhe takimi i Dules e i Bollanos në Athinë nuk është ndonjë fatkeqësi. Nesër, pasnesër do të takohet Tadiçi me Sejdiun. Patjetër. Ç’emër do t’i venë këtij takimi të diktuar jetësor?

Punët merren shtruar dhe gjykohen drejtësisht.

Të qenit të lirë të himariotëve me të drejta që nuk i kishin të tjerët, ka qenë si një sfidim me të cilën mburrej Shqipëria, mburrej Greqia, mburrej dhe Italia. Atë nuk e “kryqëzuan” dhe as e “çkryqëzuan” kurrë, as osmallinjtë, as komunistët! Thirrjet e Sabri Godos që i drejtohet Sali Berishës duke i thënë: “Shkarkoje Vasil Bollanon, sepse preu disa tabela të paligjshme”, apo sepse deklaroi identitetin e vet flet për lëkundjet e tij midis frikës dhe inatit, midis qortimit dhe mirënjohjes, midis mërisë dhe pajtimit. Sabri Godo me arsim 7-vjeçar s’ka përse të jetë i kudondodhur për historitë apo për politikën. Në qetësinë e tij fshihet djallëzia. Mjerë ne që e lamë Kushtetutën në duart e tij të zeza! Unë nuk mund të shpresoj se ata që e pasojnë do të ndryshojnë mendim. Mirëpo qëllimet e mira, sipas tyre, mund të shkaktojnë të këqija të mëdha. Këtu duhet mençuria, gjakftohtësia. As Sali Berisha nuk dëshiron ta ketë atë skllav, as ai nuk tërbohet kur takohet me një të pavarur dhe vetveprues si Vasil Bollano. Ishte i vetmi, Sali Berisha që ngushëlloi familjen e Aristotel Gumës. Të tjerët u fshehën pas gishtit. Nuk do ta zinte turpi Edi Ramën po të shkonte në varrim. As Paskal Milon. As Petro Koçin… (Këta janë dhe bashkëkrahinas)

Më tutje: As Bajdeni zv. President i SHBA-së, as Klintoni, Ministër i Jashtëm nuk u orvatën ta anatemojnë Vasil Bollanon. Ata nuk mund ta humbnin një kryetar Bashkie me indentitet, përkundrazi para dy muajsh e pritën dhe i rrahën shpatullat me kënaqësi!

Më qartë se kaq s’ka ku të vejë më! Duke shkruar sa më sipër, e di se ata që janë kundër këtij opinioni do të thonë: “e nxori kokën greku!”, siç bëri një Spiro e një Vangjel në vitin 1992 kundër meje. Nuk skuqem, as turpërohem. Harromëni për një çast mua dhe kujtoni Eqrem bej Vlorën se ç’thotë për himariotët, harroni se ç’them unë, por kujtoni rilindasit, Bajronin e madh, Herodotin, Homerin.

Unë asnjëherë nuk e kam mohuar qumështin e gjirit të nënës time që fliste greqisht, as lindjen e babait tim në Korfuz që fliste greqisht, as të qenit e tij mësues i gjuhës greke. Këtë mendim, pa u nisur nga asnjë interes, s’ma lëviz as topi. Ata që dinë të venë bishta, vjen koha që këto bishta bishtosin vetveten. Pastaj edhe një përkulje gjithë mirësjellje e gjithë dashamirësi për Greqinë vatrën e së cilës jetojnë mbi 1 milion shqiptarë.

Nuk mund të them se aty nuk ka punë djallëzore, por pikërisht kësaj pune nuk i duhet dhënë krahë. Për Himarën dhe Vasil Bollanon që në mes të tjerash mbron pronat, dygjuhësinë (pse jo edhe tre gjuhësinë) asnjëherë nuk do ta lë penën time të më ngecë.

Himarën e kanë kafshuar shumë, por atë nuk do ta kafshojnë më. As shteti, as mafia. Kuptohet që mafiozët i bren ambicia dhe i përvëlon padurimi që të rregullohen pranë “byrekut” për të këputur ndonjë copë të mirë, qoftë kjo edhe toka e kishës së Shën Todhrit! Siç kanë bërë në realitet disa të ardhur, që nga barinj janë kthyer në pronarë me ndihmën e ish-ministrit, deputet. Ata që mendohen ta baltosin Himarën dhe Vasil Bollanon “nderohen” me një urrejtje nga lartësia kolosale ku e ka ngritur Zoti.

Ç’duhet bërë?

Sa s’është vonë të respektohen dëshirat dhe të drejtat. Si të fitohet më tepër simpatia e Evropës? Shumë thjesht. Të njihet identiteti i himariotëve pa frikë, të emërohen edhe himariotët në të gjitha institucionet, (polici, shik, drejtësi…), t’i jepen (ngjyrimet që kanë flamujt e Evropës), të nxirret nga skuta historia e vërtetë e Himarës (e papolitizuar) të përmendim me mburrje dëshirën për ta bërë sa më të lakmuar për botën. Politika nuk duhet të vonojë për t’i larë borxhet asaj, për t’i larë intrigat dhe marifetet që i kanë punuar. Vasil Bollano dhe të gjithë himariotët, të gjithë shqiptarët duhet ta mbrojnë atë që ua dhuroi fati. Njerëzit që i njohin himariotët nga afër, njerëzit që e njohin nga afër, ditën që u firmos dekreti i zgjedhjeve nga Presidenti Bamir Topi, përsëritën thirrjen diçka më ndryshe: “-Hapini rrugën atij!”. Ky është njeriu që është miratuar si kryetar bashkie nga opinioni shoqëror, para se himariotët ta votojnë atë edhe një herë më 5 maj të vitit 2011.

Si gjithmonë Himarën e mbrojnë himariotët, që nuk shkulen nga ai vend i mrekullive përrallore. Unë kam qenë dhe jam mes tyre.

(Gazeta SOT)

5 comments:

Anonymous said...

Komenti i Pavllo Gjidede, nje nga publicistet me te shqur himarjote mund te kosiderohet si evenimenti me i rendesishem. Inteligjenca himarjote e kohes se monizmit dalngadale po tregon vlerat e veta. Te lumte dora z. Pavlo dhe mirese erdhe ne mendimin politik te Himares se pasmonizmit

Janaqi

Anonymous said...

Kjo ishte me shume nje shkrim romantik i autorit karshi nje figure publike sesa shkrim kushtuar realitetit Himarjot. Bollano mban po aq "era peshk" sa c'majne te gjithe politikanet e politikes se dhjere shqiptare. Per kete jemi deshmitare te gjithe ne himarjotet qe jetojme perdite ne Himare dhe shohim perdite shperfytyrimin e krahines nga mafia e ndertimit dhe e tokave ne bashkepunim me kreret vendore te krahines. Shkoni hidhuni hi ne sy ndonje tufe budallenjsh te tjere jo neve qe rrime syhapur dite e nate.

Spiro

Anonymous said...

Se çfare shohin himariotet SPiro, do ta tregojne zgjedhjet vendore qe po vijne, ndaj leri pergjithesimet dhe fol per ate çka shohin syte e tu. Bollano eshte bariere per ndertimet mafjoze dhe kjo eshte nje nga ato te verteta qe shohin syte e himarioteve deri tani.

Anonymous said...

νεο blog για τα νεα στη Χιμαρα και τη Βορειο Ηπειρο

http://ximara.blogspot.com

Anonymous said...

NJE NGA MAFIOZET ME TE MEDHENJ QE KERCON PRONAT E HIMARIOTEVE DHE TE DHERMIUT. KETE NJERI E KEMI PARE SHPESH NE DHERMI, JALE, PALASE, HIMARE DHE QEPARO....SHIKO POSHTE LINKUN;;


http://www.gazetatema.net/index.php?gjuha=0&category=0&id=7901&PHPSESSID=c703ccb1c810a3b79b8a3ae985adbf75