Tuesday, December 07, 2010

Deklaratë e besimtarëve orthodhoksë të qytetit të Durrësit kundër akuzave drejtuar Kryepiskopit dhe Kishës Orthodhokse

Ditet e fundit ne disa media te shkruara dhe vizive ka rifilluar serish nje fushate sulmi e denigrimi ndaj Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqipersie si dhe ndaj drejtuesit te saj, Kryepiskopit Anastas. Ato kane lidhje me nje ngjarje te rendesishme dhe nje dite te bekuar per te gjithe besimtaret orthodhokse te Shqiperise, sic eshte ajo e 2 gushtit te vitit 1992, dite ne te cilen u fronezua Kryepiskop Kishe, Eksarku i Patriarkanes Ekumenike, Imzot Anastasi. Ate dite te pranishem ishin edhe shume besimtare te ardhur nga qyteti i Durresit, nje pjese e te cileve ndodhen sot ketu te pranishem ne kete Liturgjine Hyjnore, te cilet moren pjese ne Liturgjine dhe ceremonine e fronezimit te Kryepiskopit Anastas ne kishen "Ungjillezimi i Hyjlindeses" ne Tirane.
Sjellim ndermend atmosferen festive qe pershkonte kete ceremoni, por edhe perpjekjen e nje grupi te vogel e te instrumentalizuar njerezish qe u perpoqen ta prishnin ate, disa prej te cileve as qe i perkisnin besimit te krishtere orthodhoks. Keta ne momentin e fronezimit te Kryepiskopit filluan te bertasin e te kendonin kenge patriotike brenda ne kishe ne nje moment krejtesisht te papershtatshem, kundrejt cdo lloj respekti e serioziteti qe kerkonte ceremonia dhe vendi i shenjte, duke hedhur parulla kunder Kryepiskopit dhe fronezimit te tij. Por zeri i tyre ishte i pafuqishem per te mundur korin e besimtareve qe therrisnin njezeri "i denje, i denje, i denje".

Me ane te kesaj deklarate, ne besimtaret e qytetit te Durresit, duam te shprehim edhe nje here mbeshtetjen e plote ndaj Kryepiskopit Anastas, bariut dhe udheheqesit tone, nderkohe qe disa njerez e qarqe te caktuara anti-orthodhokse kerkojne te hedhin balte mbi Kishen dhe Kryepiskopin tone e duke u perpjekur permes shpifjeve e trillimeve te shperfillin e mohojne kontributin e jashtezakonshem qe ka dhene pergjate dy dekadave ne krye te Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise. Gjithashtu duam te sqarojme gjithe besimtaret orthodhokse ne te gjithe vendin, se pretendimet per mos realizimin e ceremonise se fronezimit ose te mos kryerjes se plote a te mos perfundimit te saj ne kishe, por ne Hotel Tirana, jane teresisht te paverteta e qellimisht te shtremberuara.
Ceremonia e fronezimit te Kryepiskopit Anastas u krye konform te gjitha rregullave e procedurave qe kerkojne Kanonet e Kishes Orthodhokse. Gjate kesaj ceremonie u shpall lajmi i zgjedhjes se Kryepiskopit Anastas me vota unanime nga Sinodi i Shenjte i Patriarkanes Ekumenike, u mbajt fjala pershendetese e te zgjedhurit pas Dhoksologjise si dhe iu dorezua Kryepiskopit skeptri baritor, simbol i autoritetit dhe qeverisjes kishtare. Ne kete menyre perfundoi edhe ceremonia e fronezimit, deshmitare te se ciles jemi edhe ne besimtaret e qytetit te Durresit. Gjithashtu, vlen te permendet edhe fakti se, disa dite perpara se te kryhej ceremonia, nje perfaqesi e Kishes kishte biseduar dhe marre me pare edhe aprovimi i Presidentit te Republikes, ne ate kohe z. Sali Berisha.
Per me teper, Kryepiskopi Anastas u njoh zyrtarisht dhe kanonikisht si i tille nga te gjitha Patriarkanat dhe Kishat Orthodhokse Autoqefale simotra si dhe nga te gjitha Kishat e tjera te krishtera ne Evrope dhe ne bote. Kete e konfirmon edhe anetaresimi i KOASH-it me te drejta te plota ne "Keshillin Evropian te Kishave" si edhe ne "Keshillin Boteror te Kishave", dy nga organizmat prestigjioze te botes se krishtere, ne te cilat Kryepiskopi yne eshte nje nder drejtuesit kryesore te tyre.
Sot, pas gati 20 vjetesh demokraci dhe liri te besimit fetar, te gjithe ne jemi deshmitare te vepres se madhe qe ka kryer Kryepiskopi Anastas per ringritjen nga themelet te infrastruktures se KOASH-it dhe te rigjallerimit te jetes shpirterore te besimtareve. Nje gje e tille vertetohet ne menyren me te plote edhe ne qytetin tone te lashte, historik dhe me tradita te pasura qytetare dhe fetare te Durresit. Kisha Katedrale ne te cilen jemi mbledhur te gjithe sot, besimtare te te gjitha moshave, eshte fryt i perpjekjeve te Kryepiskopit per t'u dhene besimtareve orthodhokse te qytetit te Durresit nje tempull per te lavderuar e adhuruar Zotin, por edhe nje pasuri me vlera kulturore e arkitekturore qe stolis qytetin tone. Gjithashtu, vlen te permendet edhe rikonstruktimi i Kishes se Shen Gjergjit si dhe ndertimi nga themelet i Manastirit te Ri e te Hirshem te Shen Vlashit, ne ambientet e te cilit eshte ngritur madheshtore edhe Akademia Teologjike "Ngjallja e Krishtit", ne te cilen pergatiten kuadrot e ardhshem te Kishes, nen kujdesin dhe drejtimin e stafit pedagogjik shqiptar, edhe keta fryt i punes se Tij. Per te vazhduar me tej me Gjimnazin "Kryqi i Nderuar" ngritur ne kodren e Qytetit te Sukthit, Shtepia e Femijeve "Shpresa" ne Shen Vlash, Shkolla 9-vjecare dhe Kopshti "Fryme Dashurie" ne Durres, jane nje deshmi e prekshme e punes dhe perpjekjeve te jashtezakonshme qe ka bere e ben gjate ketyre viteve Kryepiskopi Anastas ne Shqiperi.

Ne kleri, keshilli kishtar dhe besimtaret orthodhokse te qytetit te Durresit, i urojme Kryepiskopit tone te dashur, jete te gjate, suksese ne punen dhe ne misionin e tij te larte te Ungjillit, per lavdi te Perendise dhe per te miren e te gjitheve njerezve.
Per shume vjet, o Kryezot!
Kisha Katedrale e "Apostull Pavlit dhe Shen Astit"
Durres, me 17 Tetor 2010,
__________________
Duaje te afermin tend si veten

No comments: