Thursday, January 20, 2011

BBC: Shpërthimi i nacionalizmit në Shqipëri, pengesë për integrimin europian të vendit

Γεώργιος Κουμουτσάκος: Η έξαρση εθνικιστικών φαινομένων στην Αλβανία εμπόδιο στην...


"Η Επιτροπή δεν θα προτείνει την έναρξη ενταξιακών διαπραγματεύσεων της Αλβανίας με την ΕΕ, εάν δεν αντιμετωπιστούν ικανοποιητικά από τις Αρχές της χώρας φαινόμενα έξαρσης εθνικισμού", δήλωσε σε απάντηση που έδωσε στον ευρωβουλευτή της ΝΔ, κ. Γιώργο Κουμουτσάκο, ο αρμόδιος για τη διεύρυνση Επίτροπος, κ. Stefan Füle.
Ο Επίτροπος δεσμεύτηκε να συμπεριλάβει το θέμα των συνεχιζόμενων εκδηλώσεων εθνικισμού στην Αλβανία στις 12 προτεραιότητες-κλειδιά, που θα αποτελέσουν και τις προϋποθέσεις για έναρξη των διαπραγματεύσεων με την Αλβανία.

"Από την απάντηση του κ. Füle προκύπτει ξεκάθαρα ότι τα φαινόμενα ενός αναδυόμενου αλβανικού εθνικισμού προκαλούν σοβαρές ανησυχίες και θα πρέπει να αντιμετωπιστούν έγκαιρα. Σε αντίθετη περίπτωση, θα πρέπει να επιβραδυνθεί ο ρυθμός προόδου της ευρωπαϊκής πορείας της Αλβανίας", σχολίασε σχετικά ο κ. Κουμουτσάκος.
Επιπλέον, ο κ. Füle, αναφερόμενος στη δολοφονία του Αλβανού πολίτη ελληνικής καταγωγής στη Χιμάρα τον περασμένο Αύγουστο, δήλωσε ότι η Κομισιόν παρακολουθεί στενά τις διαδικασίες που ακολουθούν οι αλβανικές Αρχές. Υπογράμμισε, επίσης, τη σημασία της αυστηρής τήρησης της νομοθεσίας σχετικά με την προστασία των ανθρωπίνων δικαιωμάτων και ιδίως των δικαιωμάτων των μειονοτήτων, λέγοντας ότι όλες οι υπό ένταξη χώρες οφείλουν να εκπληρώνουν τα κριτήρια που θέτει η ΕΕ.

Για το ζήτημα αυτό, ο κ. Κουμουτσάκος έκανε την ακόλουθη δήλωση:
"Το παρατεταμένο κλίμα πολιτικής αβεβαιότητας στην Αλβανία, ευνοεί την ποιοτική και ποσοτική έξαρση φαινομένων φανατικού εθνικισμού, τόσο στα ΜΜΕ όσο και στην κοινωνία και ειδικότερα μεταξύ της νεολαίας. Η δολοφονία μέλους της ελληνικής εθνικής μειονότητας στη Χιμάρα το περασμένο καλοκαίρι, ο βανδαλισμός με το κάψιμο στεφάνων που κατατέθηκαν ως φόρος τιμής στο κοιμητήριο της Μπομπόστιτσας, οι επαναλαμβανόμενες και ακραίες σε διατυπώσεις επιθέσεις μέρους του "mainstream" αλβανικού τύπου κατά του επικεφαλής της Ορθόδοξης Εκκλησίας της Αλβανίας, Αρχιεπισκόπου κ.κ. Αναστασίου, είναι μερικές μόνον αλλά και σοβαρές ενδείξεις ενός αναδυόμενου φανατικού εθνικισμού.
Αυτή η κατάσταση προβληματίζει όχι μόνο εμένα αλλά και πολλούς στην ΕΕ. Ιδιαίτερα, μάλιστα, εν όψει της σχεδιαζόμενης για τον προσεχή Απρίλιο απογραφής στην Αλβανία. Πρόκειται για ζήτημα εξαιρετικά κρίσιμο για την παρουσία και τα δικαιώματα της ελληνικής εθνικής μειονότητας στην Αλβανία. Θα πρέπει να το παρακολουθήσουμε στενά και με μεγάλη προσοχή. Ελπίζω να είναι στις προτεραιότητες της Κυβέρνησης".

...

Robert Goro -BBC Athine

Një eurodeputet grek ka bërë publike deklaratën e e Komisionerit për zgjerimin, Stefan Fule, sipas të cilit Komisioni nuk do të sugjerojë çeljen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë, në rast se autoritetet e vendit nuk do të përballojnë efektivisht fenomenin në rritje të nacionalizmit.

Deklarata është bërë në përgjigje të pyetjes së eurodeputetit Jorgos Kumucakos, mbi “manifestimet e vazhdueshme të nacionalizmit në Shqipëri”.

Njoftimi i dërguar mbrëmë në emailet e gazetarëve nga eurodeputeti konservator grek Jorgos Komucakos, titullohet, “Shpërthimi i nacionalizmit në Shqipëri, pengesë për integrimin europiane të vendit”.

Në njoftim kumtohet përgjigjja që i ka dhënë eurodeputetit komisioneri për zgjerimin Strefan Fule, i cili, siç citohet, ka thënë se “Komisoni nuk do të sugjerojë çeljen e negociatave anëtarësuese të Shqipërisë me BE, në rast se autoritetet e vendit nuk përballojnë efektivisht fenomenet në rritje të nacionalizmit”.

Komisionieri u angazhua ta përfshijë çështjen e manifestimeve të vazhdueshme të nacionalizmit në 12 prioritetet kyçe, që do të përbëjnë kushte për fillimin e negociatave anëtarësuese me Shqipërinë”, thuhet në tej në njoftim.

Në njoftim përfshihet edhe reagimi i eurodeputetit të Demokracisë së re, Kumucakos, sipas të cilit, “nga përgjigjja e zotit Fule rezulton qartë se fenomenet e një nacionalizmi në rritje shqiptar shkaktojnë shqetësime serioze dhe duhet të përballohen menjëherë. Në rast të kundërt do të duhet të ngadalësohet ritmi i progresit integrues të Shqipërisë”.

Si tregues të shpërthimit nacionalizmi, eurodeputeti grek rreshton incidentin e Himarës ku humbi jetën një i ri, pjesëtar i komunitetit grek, incidenti në varrezat e Boboshticës, sulmet, të një pjese të medias shqiptare ndaj kryepeshkopit të kishës ortodokse Anastas.

Sipas njoftimit, komisioneri Fule duke iu referuar incidentit të Himarës, ka deklaruar se Komisioni ndjek nga afër procedurat që zbatojnë autoritetet shqiptare dhe ka theksuar rëndësinë e zbatimit rigoroz të legjislacionit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, e posaçërisht të minoriteteve, duke thënë se vendet që ndodhen në procesin e integrimit janë të detyruara të përmbushin kriteret e BE-së.

Eurodeputeti Jorgos Kumucakos kishte kërkuar që në gusht të vitit të kaluar, kur ndodhi ngjarja në Himarë, të mësonte nëse Komisioni Europian kishte bërë demarshet e domosdoshme, me qëllim që siç thoshte, t’i theksojë qeverisë shqiptare se akte të tilla kanë një impakt veçanësisht negativ në ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë.

Për shpërthim nacionalizmi, që sipas tij është një çështje serioze për rrugën europiane të Shqipërisë, kishte folur edhe kryeministri grek Jorgos Papandreu, në një pozicionim të vonuar për ngjarjen.

Megjithatë, një javë pas kësaj deklarate, zoti Papandreu ishte takuar në Nju Jork me homologun shqiptar Sali Berisha, dhe të dy kishin konfirmuar nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dhe mbështetjen e palës greke për integrimin europian të Shqipërisë, por duke theksuar detyrimin e përmbushjes së gjithë angazhimeve në këtë kuadër.

“BBC”

No comments: