Wednesday, January 19, 2011

Njoftim-Konferenca e trete panhimarjote

Kristaq Jorgji [dhermijorgji@yahoo.com]

Bashkengjitur po ju dergojme (Shih www.himara.eu) per njoftim sikurse per te marre mendimet dhe sugjerimet tuaja te mundshme te vlefshme mbi draftin perfundimtar te hartuar nga grupi nismetar i Konferences III Pan-Himariote.

Konferenca III PanHimariote, pas dy konferencave te para te mbajtura respektivisht ne 2005 dhe 2008, do te fokusohet tek historia e treves sone, me qellimin pragmatist qe te ndihmoje, nxise dhe promovoje turizmin kulturor. Ne kete draft te paraqitur para publikut Himariot kemi menduar se pasqyrohen tema kryesore, sikurse edhe njerezit te cilet jane propozuar per te referuar, duke ruajtur nje eraport ekuilibri midis autoreve Himariote dhe jo-Himariote te ftuar. Pervec tre ndarjeve te medha historike- lashtesia, mesjeta, koha e re, do te perpiqemi te shtjellojme ne nje sesion te vecante nje kendveshtrim te ri ne shikimin e historise, duke ftuar edhe njerez, te jane menduar se mund te kontribuojne ne kete fushe. Tere punimet, natyrisht me sugjerimet emundshme, do te botohen ne nje material.

Nje sesion i vecante do te jete pergatitja e guidave turistike te fshatrave individuale, e cila do te kete qellimin te pergatise materialet baze per secilin prej fshatrave individuale, e cila pa dyshim mund te pasurohet dhe permiresohet me tej.

Ndersa koha e mbajtjes se konferences eshte menduar te jete diku nga pranvera, qellimi i ketij njoftimi eshte te lajmeroje publikun Himariot per kete aktivitet, si dhe te terheqe mendimet dhe sugjerimet e tij. Duke ju falenduar te gjitheve,

Dr. Kristaq V. JORGJI III

No comments: