Friday, January 14, 2011

Ilir Meta, i perfolur si nje nder "zoteruesit" Dhermiut, jep doreheqjen nga postet.


Shekulli on line:


Zv. Kryeministri, njëherësh Ministër I Ekonomisë, Tregtise dhe Energjitikes Ilir Meta jep dorëheqjen e parevokueshme në të dyja postet e tij në qeveri. Në një konferencë për shtyp Meta bëri publik vendimin duke e quajtur një vendim personal.


"Jap dorëheqjen e parevokueshme si ministër i Ekonomisë dhe si zëvendëskryeministër. Dorëheqjen ia kam komunikuar kryeministrit Berisha dhe pas këtij momenti jam në dispozicion të prokurorisë për hetim"-tha Meta


Sipas Metës, Shqipëria nuk mund të merret peng nga krimi i organizuar dhe monstra si Dritan Prifti, për të cilin u shpreh se ka një të kaluar kriminale.



Dorëheqja e ministrit Meta vjen 3 ditë pas publikimit të video-skandalit nga 'Fiks Fare'.

No comments: