Friday, January 28, 2011

Si mund të anulohet protesta e një pjese të madhe të shoqërisë që mendon se ndjehet keq?

Protestat nuk anulohen

Nga

Protestat nuk anulohen

Si mund të anulohet protesta e një pjese të madhe të shoqërisë që mendon se ndjehet keq? Në ç’libra diplomacie mund ta shënojmë këtë të fundit që po eksperimentohet në Shqipëri nga përfaqësues të demokracive perëndimore? Protesta është fidani i parë që lind aty ku dashurohet demokracia dhe në Shqipëri kërkohet që të mos protestohet. Ky është një turp që po e gëlltisim të gjithë, është një gjuhë që s’përdoret në asnjë vend të NATO-s. Atëherë diplomacia perëndimore mendon se ne jemi ende në guvat prehistorike të shtetformimit? Në vend që t’i kërkohet Shtetit të bëjë Shtetin dhe të mos shkrepë këmbëzat e amrëve si një trup pa kokë në mes të njerëzve, imponohet të anulohen protestat. Protesta është institucion i shenjtë në demokarci, ndërsa Berisha pranoi. Ai që s’pranon të hetohen njerëzit që qëlluan mbi njerëzit, që quan opozitë, media, Shish, prokurori puçistë, s’e ka për gjë gjë të thotë: Lëre, s’po protestojmë. Në fakt protesta për të thënë që jemi të lumtur, prapë, vetëm në Shqipëri mund të organizohen, me militantizëm si në kohën e Enverit.
Policia Shqiptare, me miliona euro investime, trajnime, bërë nga vendet e NATO-s, deklaron se s’është në gjendje të garantojë sigurinë e protestës! Si do ta merrnim vesh se në Iran studentët jetojnë keq dhe kundërshtojnë Ahmadinexhadin, pa protestat? Si do ta merrnim vesh se në Tunizi, Algjeri e Egjipt njerëzit vuajnë, pa protestat? Sidomos, ne shqiptarët, kokëulur për aq vite diktature, nuk duhet të lejojmë askënd të na thotë: mos protestoni. Nuk duhet ta pranonte këtë gjë Kryeministri e kreu i opozitës në emër të asaj historie që shumë shqiptarë kanë shkruar për të protestuar.
Policia shqiptare deklaroi se protesta e opozitës, cënon sigurinë kombëtare. Deri tani, të cënuar janë 3 njerëz të paarmatosur në mes të buleëvardit e në mes të ditës.

No comments: