Thursday, January 27, 2011

Kur shkruajne ne gazete Flutrat

Flutra Acka....mendon se fajin e ka fshatari qe nuk e siguroi lopen qe ja vodhen e jo hajduti...
E ka fajin Rama qe i thirri njerezit ne demonstrim dhe jo ai qe i qelloi per vdekje.
O zot, kur do clirohemi nga keto flutura truthara? (marre nga nje koment ne blog)

Shqip
......Edi Rama e tradhtoi atdheun, sepse e bëri pjesë të show-t të madh të përbotshëm, që pa “me zë e me figurë” se ç’bëhet ende në një vend që po përpiqet të bindë Europën se çoç po bën me demokracinë e vet. Duke bërë këtë, Edi Rama mendoi se ia shkërmoqi edhe pozitës zellin dhe ia dogji kartat e “integrimit” në dorë. Por në fakt, ai tradhtoi ëndrrën tonë europiane dhe ata që humbin nuk janë politikanët, por ne. Madje-madje, për ta (politikanët), të qenët në Europë ka të ngjarë të jetë fundi i pashallëqeve të tyre, ndaj edhe nxitojnë t'i kenë sa më të mëdha dhe t'i bëjnë me letra, që kur të jenë në Europë, të jenë me tapira.

No comments: