Gjate nje konference per shtyp nga fshati minoritar Sofratike Geixh i kerkoi minoritetit grek ne Shqiperi te bejne shume kujdes me zgjedhjet lokale dhe procesin e regjistrimit te popullsise mbi baze etnie dhe perkatesie fetare. Zgjedhjet lokale dhe regjistrimi i pritshem i popullsise jane ceshtje qe duhet te shqetesojne se afermi te gjithe minoritetin u shpreh Geixh duke shtuar se greket ne Shqiperi kerkojne vetem drejtesi. Cdo qytetar ka te drejte te deklarohet ashtu sic ndihet etnikisht dhe njeherazi mund te deklaroje edhe perkatesine fetare. Shpresoj qe kete here procesi te jete i drejte dhe regjistrimi te mos zvogeloje numrin e grekeve qe jetojne ne kete vend nen pretendimin e mungeses se tyre fizike ne banesa u shpreh Geixh.
Duke folur dhe per ceshtjen came Geixh u shpreh se ajo nuk mund te behet objekt i bisedimeve mes dy shteteve pasi eshte nje ceshtje europiane. Pas Luftes se Dyte Boterore rreth 14 milione banore te kontinentit u debuan prej vendeve te tyre te lindjes per shkak se bashkepunuan me nazizmin ku ketu hyjne edhe camet. Une nuk mund te them nese kjo eshte e drejte apo e gabuar por mendoj se nuk mund te marre zgjidhje per momentin , u shpreh Geixh. Me nje pervoje ne gazetarine investigative boterore mjaft i njohur si mbeshtetes i ceshtjes greke ne Shqiperi Geixh ishte dje ne zonen minoritare ne jug te vendit me qellim mbeshtetjen ndaj MEGA-s. Ai eshte rikthyer ne Dropull pas nje mungese afro trivjecare ne Shqiperi pasi per nje kohe te gjate ishte konsideruar si person i padeshiruar per autoritetet shteterore vendase. Zoti Geixh nga fshati Sofratike gjate nje konference per shtyp shprehu shqetesim per gjendjen ne te cilen ndodhet klasa politike minoritare e cila gjendet e percare plotesisht. Duke komentuar situaten aktuale politike ne Shqiperi ai e cilesoi ate shqetesuese dhe jo ne harmoni me hapat e hedhur deri tani nga Shqiperia. Geixh nuk ngurroi te pershendeste formimin e subjektit te pare politik mbi baza etnike.
No comments:
Post a Comment