Autori pranon genjeshtren e servirur nga media shqiptare se 2000 veta na e paskan ndryshuar kombesine ne gjykata per interesa, kurse faktoret minoritare e konsiderojne kete rikthim ne identitetin e mohuar ne rrethana te sistemit totalitar. Por eshte nga te paktet artikuj qe i kundervihen ushtrise se spahinjve, nurellareve, dervisheve, mustafallareve, cili-llireve etj , hoxhallinjve e xhevdetllinjve.
Numërimi i popullatës është procedurë demokratike 2011-03-13 (Shqip on line)
Në SHBA, Rusi dhe në të gjitha shtetet e Europës është kryer numërimi (censusi) i popullatës sipas kombësisë, racës dhe fesë në shekullin XIX dhe fillimin e shekullit XX. Dëshmi për këtë numërim janë shifrat që shënohen në enciklopeditë e çdo shteti të lartpërmendur. Madje edhe në Shqipërinë e prapambetur të vitit 1923 dhe 1930 janë kryer 2 censuse, ndonëse jo të plota, jo në standardet e duhura. Pikërisht për të pasur një numërim të tillë të plotë dhe të saktë sipas kombësisë dhe fesë të popullatës në Shqipëri, tani pas 80 vjetëve nga censusi i vitit 1930, Bashkimi Europian dhe SHBA me të drejtë e kërkojnë këtë procedurë alfa të një shteti që pretendon se po ndërton demokracinë. Shifrat që do të rezultojnë pas numërimit nuk do të kenë vetëm vlerë statistikore dhe nuk do të jenë pa dobi, por ajo që është më e rëndësishmja, do të orientojnë në të ardhmen ndërtimin demokratik të strukturave drejtuese shtetërore me pjesëmarrjen në pushtet, krahas shumicës me kombësi shqiptare, edhe të pakicave sipas kombësisë dhe fesë përpjesëtimisht me përqindjet. E thënë me fjalë të tjera, në Parlamentin shqiptar, në këshillat bashkiakë e të komunave, në ushtri, në polici etj., do të ketë nënshtetas shqiptarë, - të propozuar nga brenda partive ekzistuese në përputhje me Kushtetutën tonë, - edhe me racë egjiptiane e rome, të cilët sot nuk ekzistojnë pothuajse fare në strukturat shtetërore të lartpërmendura (nuk kemi asnjë deputet egjiptian apo rom), me kombësi greke, arumune e sllave, si dhe me prejardhje nga 4 besimet fetare ekzistuese në Shqipëri, përpjesëtimisht me përqindjet që zënë ato në shumën totale të popullsisë të vendit tonë. Nëse do të veprohet kështu, atëherë do të rritet më lart ndenja kombëtare e shtetit shqiptar, do të forcohet uniteti dhe do të intensifikohet ngjizja e shqiptarëve, si ka ndodhur p.sh në Francë, ku Presidenti është me prejardhje hungareze ose në SHBA, ku Presidenti është me prejardhje afro-amerikane. Në të kundërtën, nëse do të ketë në pushtet kryesisht vetëm nënshtetas të kombësisë dhe fesë së shumicës, atëherë pakënaqësitë sot të përgjumosura do të vazhdojnë të majisen, nesër do të shumohen dhe vetëm atëherë do të shfaqet “gara negative”,- e përmendur më 1 mars në një peticion të 52 firmëtarëve. Kthimi në kombësi greke i 2000 shqiptarëve etnikë sigurisht që është i papranueshëm dhe i turpshëm për këtë kontingjent mjeranësh, të cilët për arsye ndihme ekonomike ndërrojnë kombësinë. Kjo mesa duket edhe i ka trembur të 52 personalitetet shqiptare që kanë arritur në peticionin e tyre deri në kërkesën, për mendimin tim antidemokratike, për të anuluar këtë numërim të popullatës sipas etnisë dhe fesë në Shqipëri. Por për të qetësuar z. Kreshnik Spahiu dhe 52 firmëtarët e peticionit, po vëmë në dukje se shifra 2000 të kthyer në grekë është aq e vogël, minimale sa përbën 0.07% të 3 milionë nënshtetasve shqiptare. Veç kësaj, ka edhe instrumente të thjeshtë që ligjërisht e ndalojnë ndërrimin e kombësisë. Këtu mund të përmendim dëshminë e kombësisë së prindërve, e cila do t’i japë ose nuk do t’i japë me të drejtë kombësinë e pretenduar personit në zyrën civile, pra që nuk do të lejojnë shpërdorimin e nenit 20, pika 2 të Kushtetutës së Shqipërisë. Në lidhje me këtë nen të Kushtetutës vlen të nënvizojmë se, pasi përmendet nga 52 firmëtarët, çuditërisht serviret për t’u interpretuar po prej tyre krejtësisht në të kundërtën e përmbajtjes së tij, sikur gjoja ky nen është shkelur nga ligji i qeverisë, kur neni në fjalë u jep të drejtën pakicave të shprehin lirisht kombësinë, racën dhe fenë. Në përfundim shpreh mendimin tim, se numërimi i popullatës në Shqipëri sipas kombësisë dhe fesë është një procedurë e pashmangshme demokratike, të cilën ne shqiptarët, si gjithmonë në historinë tonë, po e kryejmë me vonesë, madje të fundit në Europë. Formulari është në këtë rast në përputhje me direktivat e Këshillit të Europës, të rekomanduara personalisht nga përfaqësuesi i këtij Këshilli, z. Helmut Lohan dhe qeveria nuk duhet të tërhiqet nga presionet e peticioneve të personaliteteve, qofshin këta të respektuar dhe me kontribute në veprimtarinë e tyre.
No comments:
Post a Comment