Tuesday, March 29, 2011

Humor nga shekulli

A nuk te vjen per te qeshur qe reagohet nga kuq-e zi ne Vlore, kunder Bollanos ne Himare, per ambientin ne Himare te cilen e prishin firmat e ndertimit me te cilet Bollano eshte ne lufte te paprere dhe prandaj sulmohet cdo dite se kontribon ne rujtjen e Himares nga pasunaret e rinj te pangopur ?


Aleanca Kuq e Zi në Vlorë: Bollano rrënoi perlën e bregdetit shqiptar

Shekulli Online | 29/03/2011

Sot në qytetin e Vlorës Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar një protestë kundër kryetarit të bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, ndaj të cilit sot do të zhvillohet procesi gjyqësor me akuzat për korrupsion.


Aleanca Kuq e Zi tha se "patriotizmi grek është bërë strehë e korrupsionit për Bollanon, i cili rrënoi perlën e bregdetit shqiptar".

"Gerti Peshkëpia udhëheqësi i Aleancës Kuq e Zi ka theksuar se inkurajojmë drejtësinë të veprojë në mënyrë të paanshme. Bollano është i korruptuar dhe duhet të përballet me ligjin. Ka mbi dhjetëra akuza për korrupsion dhe është kryetar bashkinë, ndërsa një që vjedh një celular rri në burg".

Drejtues të Aleancës Kuq e Zi kërkuan drejtësi, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin.


Ndërkohë, qindra studentë u antarsuan në këtë aleancën, e cila do të jetë nesër në qytetin e Pogradecit.

No comments: