Tuesday, March 29, 2011

Fatos Lubonja dhe “kanibalizmi kulturor” " i Spahiut me te kuqe dhe te zezat e Stendalit

Fatos Lubonja: http://perpjekja.blogspot.com/2011/03/pse-jam-pro-regjistrimit.html
Pse jam pro regjistrimit 27 Mars 2011

Çështja nëse duhet apo jo dhe si si duhet të jetë e rregulluar me ligj e me gjykata njohja e etnisë dhe e fesë së qytetarëve të një vendi më duket e diskutueshme, por ama është e padiskutueshme se një shoqëri që pretendon të bëhet demokratike, me liri shprehjeje dhe me multikulturalizëm - si shumica e shteteve evropiane ku aspirojmë të bëjmë pjesë – duhet të ketë dijeni dhe trensparencë mbi atë se cili është numri i individëve me përkatësi të ndryshme etnike apo me përkatësi të ndryshme fetare në të. Jo vetëm kaq, por, në një shoqëri demokratike, apo që pretendon të bëhet e tillë, është normale, madje e domosdoshme, të dihet shumë më tepër se sa etnia dhe feja e pjesëtarëve të saj. Ajo duhet të dijë edhe se sa emigrantë ka, edhe se sa prej tyre kanë ndërruar shtetësinë, edhe se sa analfabetë e të arsimuar ka, madje sipas shkallës së arsimimit; edhe se sa të sëmurë kronikë ka, madje sipas sëmundjeve; edhe se sa homoseksualë ka; edhe se sa të burgosour ka, e me rradhë. Do të thoja gjithashtu se ajo ka nevojë të dijë edhe se sa janë pjestarët e saj që kërkojnë të ndërrojnë përkatësinë etnike. Vetëm një njohje e tillë do t’i lejonte asaj të njihte vetveten dhe, në bazë të kësaj njohjeje, të organizonte sa më mirë tërë ato shërbime e struktura që, varësisht nga diferencat, rregullojnë dhe harmonizojnë jetën e saj. Nëse ka grupime shoqërore që nuk guxojnë ta shpallin përkatësinë e tyre apo që nuk lejohen ta shpallin atë, apo që mbahen të fshehura atëhere ky është problem i kësaj shoqërie ashtu sikurse është problem i saj edhe mbajtja në kaos dhe terr i këtij informacioni që kryesisht nënkupton mungesë demokracie dhe rreziqe abuzimesh të maxhorancave ndaj minorancave të çfarëdolloji qofshin këto.
Është e çuditëshme se si po i nëpërkëmb këto principe bazë të demokracisë sot në Shqipëri, njëzet vjet pas rënies së regjimit totalitar, histeria kolektive e ngritur kundër regjistrimit etnik e fetar. Një histeri e cila po aq sa nuk i shkon kohës kur jetojmë aq edhe flet, sipas meje, për krizën e demokracisë së kësaj shoqërie.

Është e qartë se shqetësimi kryesor vjen nga një frikë e vjetër nacionaliste e shqiptarëve: i ashtuquajturi pretendim grek për Vorio Epirin. Me fjalë të tjera ata që argumentojnë kundër regjistrimit të përkatësisë etnike e fetare, edhe pse nuk e thonë krejt hapur, kanë frikë se mos dalin më shumë minoritarë grekë se ç’janë, apo se ç’dëshirojnë ata të jenë, duke u nisur edhe nga fakti se shumë shqiptarë, për nevojë, kanë ndërruar përkatësinë e tyre etnike. Pra skenari që ata përfytyrojnë është një rritje e numrit të minoritetit grek aq sa ky të arrijë një “masë kritike” që t’i lejojë minoritarët të kërkojnë një lloj autonomie të një pjese të Jugut dhe pastaj, nga kjo autonomi, të kalohet në kërkesë pavarësie dhe bashkimi me Greqinë (pak a shumë një skenar si ai i Kosovës). Po ashtu, kjo frikë për regjistrim më në përgjithësi artikulohet edhe si frikë e humbjes së kohezionit, si shpërbërje apo dizintegrim i shoqërisë. E në emër të këtyre frikërave propozohet që të mos dimë se çfarë jemi dhe se sa jemi çka do të nënkuptonte se, kështu siç jemi, kemi perceptimin se jemi të gjithë shqiptarë të pastër, me pak minoritarë në disa fshatra të Jugut, dhe le të presim sa të forcohemi ca më shumë si trup që një ditë ndoshta të fillojmë të numërohemi.

Çështja nëse frika nga Greqia është frikë e bazuar apo një frikë iracionale apo e stimuluar nga pseudopatriotë për të mbuluar dështimet e tyre në punët e shtetit shqiptar që kanë mbuluar apo mbulojnë, apo për të mos u marrë me problemet e vërteta që po e shkatërrojnë vendin, mund të hajë diskutim. Për mua ndërrimi i etnisë edhe tani, pas 20 vjetësh rënie të komunizmit, për të marrë, siç thonë disa, 300 euro në muaj, apo vazhdimi i emigrimit dhe i ndërrimit të kombësisë së shqiptarëve, duhen parë kryesisht me shqetësimin e paaftësisë për të ndërtuar një shtet. Një lexues, pas shkrimit “Gërdeci kombësia dhe Kreshnik Spahiu” më shkuante: “Kujt i duhet ky shtet që e ka detyruar 1/3 të ikë dhe të mos ketë plan të kthehet, se ku po kthehet?” Një tjetër nga Kanadaja më shkruante se numri i shqiptarëve që kanë marrë shtetësi kanadeze para katër vjetësh ishte 22957. Pra gati 20 herë më shumë sesa ata (1500) që sipas Spahiut paskan ndërruar përkatësinë etnike në Shqipëri. Dhe kujtoj se kanadezët kanë zgjedhur pjesën më të shkolluar. Si në shkrimin e sipërpëmendur ringulmoj se kjo rrjedhje e trurit, kjo dobësi e jashtëzakonshme e shtetit duhet të jenë preokupimi dhe alarmi ynë e jo mbulimi i tyre me tamtame pseudopatriotike dhe me flamuj kuq e zi. Për mua skenari grek që përmenda është fantapolitikë, por gjithsesi, përtej këtij skenari, refuzimi i regjistrimit më duket politikë struci e mbarsur me shumë rreziqe dhe, ndryshe nga ç’mendohet, nuk i shërben as kohezionit dhe harmonisë shoqërore në vend, por përkundrazi, e minon atë.

Nëse do ta ekstrapolonim idenë e rrezikimit të kohezionit që kanë promovuar me këtë rast një numër jo i vogël shqiptarësh - me në krye nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu, i cili ka filluar të japë edhe intervista ku thotë se këta që duan regjistrimin e etnisë kërkojnë të na e kthejnë Shqipërinë në një shtet multietnik, çka, sipas tij, do të ishte shpërbërje e shteti shqiptar, - atëhere do të duhej që, në emër të kohezionit, edhe të mos i lejonim minoritarët të mësonin në gjuhën që ata kanë si gjuhë të mëmës, por as të kishin partinë apo organizatat e tyre e, më tej akoma, edhe ne të gjithë të mos kishim shumë parti, por një të vetme, të mos kishim as organizata të ndryshme, por vetëm leva të kësaj partie, të mos kishim as komunitete të ndryshme fetare, as dialekte të ndryshme: me fjalë të tjera të ktheheshim tek uniteti i popullit rreth partisë së vetme. Kjo ide, pra, të çon bash tek një remineshencë e kohëve nacionaliste e nacional – komuniste të aplikuara jo vetëm në Shqipëri, që nacionalizmin e shndërruan në fe mbizotëruese dhe që e aplikoi Enver Hoxha në mënyrën më radikale duke i eliminuar në emër, gjoja të unitetit të popullit, krejtësisht fetë dhe duke asimiluar thuajse krejtësisht grupet e ndryshme etnike në vend. Një “kanibalizëm kulturor” ky për pasojat negative të të cilit duket se shoqëria nuk është ende e vetëdijshme. Kam frikë se kjo histeria e sotme, po të vazhdojë kështu, nën mbështetjen edhe të atyre tifozëve kuq e zinj që shoqërojnë Spahiun, mund të krijojë një klimë ku të mos guxojë më kush të deklarojë etninë e ndryshme nga ajo shqiptare e pastaj edhe fenë që nuk i përshtatet shqiptarisë së promovuar nga këta patriotë e që pastaj mund t’i bënte homoseksualët e romët apo “të përzjerët” të kishin frikë se mos shpalleshin shqiptarë të dorës së dytë apo të padenjë për emrin shqiptar.

Problemi është se demokracia është pikërisht e kundërta e këtij lloj kohezioni që kërkojnë patriotët tanë. Menaxhimi i saj është më i vështirë sesa menaxhimi i një garnizoni ushtarësh të veshur të gjithë njëlloj, nën një komandë të vetme dhe nën një flamur të vetëm. E kjo që po ndodh reflekton një krizë jo të vogël të ndërtimit të shteti demokratik shqiptar njëzet vjet pas rënies së shtetit totalitar. Për mua kjo histeri është bash tregues i krizës sonë të shkaktuar nga paaftësia për të menaxhuar demokracinë dhe lirinë.

Dikush argumenton se mosnjohja e grupeve të ndryshme etnike i shërben ndërtimit të qytetarisë. Pra se ne duhet të ndërtojmë një shtet shqiptar ku të ketë shumë më tepër rëndësi qytetaria shqiptare se sa etnija të cilës i përkasim. Mbi këtë ide Halil Matoshi e përshëndeste inisiativën e një pjesë të elitës shqiptare që e kundërshton regjistrimin duke sjellë shembullin e Kosovën ku njohja e grupimeve të ndryshme etnike nuk do të lejojë, sipas tij, ndërtimin e një ndjenje qytetarie kosovare për të gjithë banorët e atij shteti, qofshin të etnisë shqiptare, serbe apo të etnive të tjera të përfaqësuar me gjashtë yjet e flamurit të Kosovës. Pa dyshim ndërtimi i një qytetarie sipas shtetit-komb në të cilin jeton e punon, ku të gjithë banorët ndjehen mirë dhe të plotë më së pari si shtetas të atij vendi është gjë tejet e rëndësishme. Por çfarë duhet bërë që të ndryshojë ai realitet që ekziston në shtetet tona ku etnija (që jo rastësisht sipas meje ne e quajmë kombësi) është më e rëndësishme se shtetësia apo qytetaria, që personalisht preferoj ta quaj kombësi: si tregues i përkatësisë në një shtet-komb? A mund të arrihet kjo epërsi e përkatësisë qytetare mbi përkatësinë etnike duke reduktuar multiidentitetin dhe multikulturalizmin e individëve të një shoqërie, apo nëpërmjet të kundërtës: duke krijuar në shtetin tonë mundësitë për shprehjen e identiteteve të ndryshme të individëve. Historia tregon se nëse rruga e parë është tipar i shteteve diktatoriale, të centralizuara e nacionaliste e dyta është tipar i shteteve demokratike dhe të decentralizuara e multikulturalistë. Dhe sfida e botës ku jetojmë, veçanërisht e Evropës ku aspirojmë të hyjmë, qëndron pikërisht në refuzimimin e kthimit në kohën e shteteve që ruajnë me fanatizëm e dhunë kufijtë dhe identitetet e ashtuquajtur kombëtarë (që imponojnë identitetin dhe kulturën e maxhorancës etnike të këtij shteti) dhe në promovimin e një shteti e të një shoqërie ku diversiteti jo vetëm lejohet, por edhe shihet si pasurim për të gjithë dhe jo si kërcënim. (Panorama, 21 mars 2011)

5 Kommentare:

Anonymous said...

Arsyetim shume i drejte Z.Lubonja por per Shqiperine "e sotme",nazionalizmi duket sikur thithet c'do dite bashk me rete e ndotjeve urbane dhe vet ajrin e rrugicave ku diskriminimi dhe distancimi nga gjithcka qe nuk eshte"shqiptare"konsiderohet antishqiptare,e pare kjo e fundit ne konteksin me negativ te mundshem c'ka dot kishte ndikim dhe ne dimensionin social dhe te perditshmen e "atij" qe e mendon ndryshe.Mitomania dhe tendenca e shqiptarezimit "te gjithesise" eshte ne nivelet me te larta(para pak ditesh Robert De niro na rezultoi shqiptar sipas blogeve"patriote"),mungesa e harmonise midis komuniteteve apo interesa arbitrare bejne qe Himara p.sh te kthehet ne shqetesimin me te madh te dites ne pjesen me te madhe te kafeneve!Pra,duket se rruga jone drejt demokracise se munguar dot hasi ne jo pak veshtiresi....
12:29 PD
vangjush said...

Pershendetje Z.Lubonja.Artikullin e lexova kur e botuat ne gazeta "Panorama" ne te cilel shkrojta edhe disa pergjigje per disa nga komentuesit qe te them te drejten nuk me pelqyen fare.Ne rradhe te pare te falenderoj per shkruarjen e tij pasi sic duket nga levizjet e cmendura si ajo e Kreshnik Spahiut e cila ngjet shume me "LEVIZJEN E RINESE SE DURRESIT PER HEQJEN E FESE"NE 1967 qe ju e mbani mend me mire se une po shkon aq seprapi kjo puna e regjistrimit sa une tani po dyshoj ne vehten time duke pyetur"More jane ata ne rregull dhe ne nuk po e mendojme mire kete pune".Sidoqofte nje gje me ben pershtypje me te madhe,feja.Pretendimi i tyre eshte se po ta marrin vesh shqiptaret se si jane komunitetet e tij fetare kjo e ashtuquajtura harmoni e famshme fetare qe qenka vetem ne Shqiperi dhe asgjekundi tjeter ne bote do te prishet.Domethene shqiptaret jane ne harmoni fetare vetem se nuk e dine se sa jane dhe nga kjo padituri nga kjo injorance vjen nje virtyt dhe vlere civile aq e madhe sac eshte harmonia nderfetare.Dikur/diku kam lexuar nje shprehje"Ta dinte kali se sa i fuqishem eshte kurre nuk do ti neneshtrohej njeriut"Mos valle keta njerez patriote e krahasojne popullin me kete kafshe qe eshte kali.Te mos dish se sa je,si je cfare bindje ke (ku futet edhe feja) per mua eshte injorance sidomos ne keto kohe ne te cilat po jetojme dhe per detyren qe i kemi vene vehtes,hyrjen ne BE.Te hysh ne nje familje tjeter sic eshte familja Europiane te obligon qofte edhe me regjistrimin pasi si ne cdo familje ata duan te dine se nga se perbehet kjo familje qe te ndertojne politikat e tyre sociale.Arsyeja per te cilen te shkrojta se si behet ketu ne Kanada dhe sa shqiptare ishim 4 vjet te shkuara ishte se te gjitha shtetet serioze i kushtojne nje rendesi shume te vecante regjistrimit te popullsise.Te marrim rastin e Rumanise qe eshte nje shtet ballkanik me nje koloritet si i joni pra ka te krishtere ortodokse,katolike dhe myslymane,ka kombesi rumune,hungareze cigane,serbe,turq dhe pak bullgare.Nga problemet e kombesise eshte me keq se ne sidomos ne lidhje me hungarezet te cilet kane dashur gjithmone te ndahen.Por kane filluar regjistrimin me vetedeklarim te kombesise dhe fese qe ne vitin 1992 dhe vazhdojne edhe sot cdo 5 vjet dhe deri me sot nga ky regjistrim nuk ju ka erdhur ndonje e keqe pervec se jane bere me te mencur te pakten e njohin vetvehten.Aq me teper qe besimi eshte gje shume personale.Kush mund ta dije me mire se vete personi se ne cfare feje ai beson?Mos duhet te marresh ndonje deklarate ne ndonje institucion per kete gje?Ne perfundim:Ne shqiptaret kemi fatin e lig qe jetuam ne nje diktature shume te eger.E vetmja gje pozitive pos kesaj diktature eshte te nxjerrim mesime te cilat jane.Ndaluam fene per pothuajse nje brez por njerzit vazhduan te besojne dhe kur u lejua te gjithe u kthyen ne te njejten vend ku ishin sigurisht duke krijuar edhe shume njerez ateiste per te cilet tani asnje nuk do qe keta te regjistrohen.Kishim minoritete ne Shqiperi por asnje nuk fliste dhe shume nga keta te fundit bile nuk e zinin ne goje qe kishin tjeter kombesi por kur ra regjimi te gjithe u kthyen atje ku ishin greket mbeten greke shqiptaret po ashtu serbet te njejtet etj.Me nje fjale cfare do qe beje nje shtet qofte edhe nje diktature e eger si e Enver Hoxhes njerzit perseri mbeten ashtu sic jane dhe nuk i ndryshon dot.Evetmja pune e mire qe mund te beje nje shtet serioz eshte te njohe shtetasit e tij dhe ne kete menyre te perpiqet tiu sherbeje sa me mire.
3:09 PD
Petro said...

Ju jam ndjekur edhe ne debatine KlanTV zoti Lubonja. Ne te verete ju jap te drejte per kritiken ndaj zotit Spahiu i cili duhet ta ngreje zerin per drejtsi me shume per ceshtijet e renda te drejtsise ku eshte nje skandal i veretete. Ky Saphiu nuk ka te drejte morale te beje thirrje te tilla patriotike, sepse nuk ka shkaruar anje gjykates per vendimet antidrejtesi qe ka dhene. per me shume ky Sphaiu mu duke nje njeri medioker rpfoesionalisht dhe me kulture te ulet.

Per sa i takon rregjistrimit edhe une jam pro por jo te jete liberal por regjistrim i bazuar ne fakte dhe deshmi. Psh smund te dali dikush e te thote se eshte kinez apo japonez nqs ai nuk ka deshmi. E jap kete shembull duke ditur edhe nivelin e shoqerise sone, ku e vereta shpesh mbetet jetime.
4:27 PD
Anonymous said...

Nese je i lindur ne Shqiperi dhe jeton aty je shqiptar, origjina pak rendesi ka. Po te kerkojme origjinen thelle ne kohe padyshim te gjithe kemi ardhur nga vende te tjera. Historia e njerezimit eshte historia e levizjeve nga nje territor ne tjetrin. Tani mesa di une thone psh qe njerezimi i sotem i gjithi e ka origjinen nga Afrika Lindore. Me kete dua te them se origjina ka pak rendesi per te percaktuar dike si person.
Eshte shume mire me qen shqiptar nese ti je si dikush si Kreshnik Spahiu. I privilegjuar, i pasuruar (me pa te drejte duke vjedhur nga parate e bashkeshtetasve te ty) me liri te plote dhe te pakufizuar (edhe ne rastin kur ajo vjen ne ndesh me lirite e bashkeshtetasve te tu), ne keto kushte do thoja qe keta njerez jetojne ne nje bote ender. Por e keqja eshte se nje dite do u duhet te cohen nga kjo ender se shume pake vete do u mbeten te sundojne e shfrytezojne.
Perpara se te denojme ata qe duhan te nderojne origjinen (qe aty idiotesisht quhet kombesi!!!!)duhet te pyesim veten pse? Kush i ka cuar keta njerez ne kete vendim? Ndoshta dhe mbijetesa, por per mua eshte dicka me teper. Eshte abandonimi qe ata ndiejne nga shteti ku ata jetojne. Dhe tipa si Spahiu jane pergjegjes per kete gje. Njerezit mund ta pranojne dhe varferine besoje une por ajo qe i revolton me teper eshte mungesa e drejtesise, mungesa e nje shteti ku te gjithe respektohen njelloj pavaresisht kane apo jo. Dhe keta qe jane sot ne pushtet duhet te pyesin veten se cfare kane bere per te permiresuar jeten e bashkeqytetareve te tyre. Me kete matet patriotizmi i tyre dhe jo me sa kane grabitur nga prona publike apo xhepat e qytetareve. jane shtetaret e Shqiperise qe po e shkaterojne Shqiperine.
4:04 MD
respektojme vlerat said...

pershendetje z. lubonja!
niveli i shrimeve tuaja eshte i larte referuar nivelit tone ne shqiperi.
jam dakort me rregjistrimin e popullsise.
kane nivel comentet tuaja z. vangjush.
ne komentin tim do te perpiqem te behem sa me i kuptueshem per 1 tematike kaq te gjere ne hapesiren politiko-sociale e nderthurur me elemente historike dhe psikologjike.
njekohesishte do te shpreh edhe 1 te vertete per mua dhe jo vetem.
lidhur me fene: jam futur ne shume faqe fetare muslimane dhe ve re 1 agresivitet (sharje, kecenime) ndaj atyre qe mendojne dhe shrehin mendime te dryshme dhe aspak analize te ngjarjeve, argumente, fakte dhe tolerance. ne nje faqe ortodokse dikush (myslimane) i bente himn islamit dhe shante krishtrimin dhe administratori i faqes mundohej te diskutonte i bazuar mbi llogjiken dhe mbi normat e miresjelljes. lexova tek shkrimi i meparshem i z. lubonja 1 koment te 1 zotrie qe kishte mbaruar ne turqi per ushtarak dhe se nuk besonte tek parimet demokratike (i quante thjesht fjale) por te forca e ushtrise-tek dhuna. po tek ky shkrim lexova dike tjeter (studiuar ne londer) qe shante kaq shume greket (dhe jo vetem ai, 1 pjese e madhe ne shqiperi shajne greket), dhe kishte respekt per antikinetin greke(!!!) dhe qe ngaterronte renien ekonomike te greqise me qellimet e saj ndaj shqiperise (dhe ballkanit). ne shekuj te tere kush ka studiuar antikitetin greke ka mbetur i habitur. ate e moren romaket dhe e cuane me tej, dhe mbi te u ndertua evropa demokratike, amerika dhe kanadaja qe kaq shume duan te shkojne arabet dhe turqite (kuptohet dhe ne). grekete e lashte hodhen bazat e (dhe nocionet) e demokracise, te shkencave, te filozofise, letersise, (per ata qe kane lexuar, te gjithe jane greke dhe terma greke). duket sikur po i bej himn greqise, por jo dua te them te verteten time (sepse dikush duhet te flase ndryshe se na mbyten kokefortet-mediokret-arrogantet-kercenuesit, kurse ne vazhdojme te jemi te miresjellshmit-indiferent) dhe qe ti kujtoj atyre qe flasin per antikitetin qe nuk eshte vetem 1 fjale goje. (te gjitha figurat qe ne permendim kur na intereson mesonin greqishte dhe historine greke dhe latinisht). dhe po ky person thoshte se greket ndoqen camet nga tokat e tyre. (dhe jo vetem ai por 1 pjese shume e madhe kane kete mendim). camet dalin sot me tapite e turkut dhe kerkojne tokat e tyre. shtrohet pyetja : turku nga e gjende token qe jua jepte cameve??? e kishte te babait??!! apo ishte pushtues ketu ne ballkan. dhe perse su jepte edhe arvanitasve ortodoks??!! mos vall keta (camet) nderruan fene , apo u benin sherbime dhe merrnin toka dhe tituj (bejler)??? une nuk di qe greket te kene mendim te keq per arvanitasit (pjese e shqiptareve), por i kujtojne si luftetare kunder osmaneve. kurse camet greku thote qe u shiten tek turku (osmanet nuk bene lojra fjalesh por barbarizma ne ballkan dhe asnje lloj qyteterimi. me te vertet edhe aleksandri i madh lufte beri por ndertoi aleksandrin etj, po keshtu dhe romaket lufte por edhe qyteterim)......
dakort zoterinje myslimane doni te keni besimin tuaj, ta keni e drejta juaj, por na lejoni (jane te drejta thelbesore-demokratike njerezore) edhe ne te tjereve te kemi besimin tone dhe ta deklarojme. myslimanet predikojne besimin e tyre (e dreja e tyre), por syte i kane nga perendimi ama!! ka nga ata qe flasin per perce (dhe i duan grate prone te tyren) por syte i kane nga vajzat evropiane (i shohin si dashnore te perdala)!!! eshte psikosinteza e tille.
por jo ama te na pritet ne te tjerve e drejta!!
8:39 MD

No comments: