Saturday, March 26, 2011

Nuk jane gjithe shqiptaret si Pleuratri, Phd, Mrs por kane me shume llogjike se ai

Ilir says: http://www.shqiptari.net/pse-jam-kunder-regjistrimit-fatos-lubonja

I nderuari z. Pleurat,

Ne se dikush eshte i bindur ne forcen e argumentave te tij, nuk ka pse t’i shtoje si perforcues pershkrime personale si “student i Doktoratures ne King’s College London me burse nga Fondi i Ekselences” – Per mua keto jane shenje e theksuar e mungeses se sigurise ne vete dhe ne ato qe thua. Une personalisht nuk kam ndonje ndjenje te forte per regjistrimin apo mosregjistrimin e popullsise. Ndoshta ngaqe nuk jam edhe ne dijeni te hollesive mbi ligjin, megjithate, debatet rreth kesaj ceshtje (me aq sa i kam ndjekur) me jane dukur si nje prove tjeter se Shqiperia nuk eshte ende nje vend “evropian” (whatever this means to us). Ky debat, ashtu si shume te tjere ne skenen politike, eshte dominuar nga njerez qe me shume se sa mend kane deshire per te bere show “patriotik”, apo ca me keq, fitojne kredi per fushate elektorale. Lubonja, megjithese mund te kem rezerva per shume mendime te tij, mbetet te pakten si nga te vetmit per te cilin interesat mediokre apo “thirrjet e turmes” nuk ia kane deformuar fushen e pamjes. Nje nga gjerat me te veshtira qe nje shkollar (si puna jote), apo analist politik mund te beje eshte aftesia per te qene i vetedijshem te bias-it te vet, dhe per te vet-reflektim, duke perdorur per argumentat e veta te njejtat kritere vleresimi qe do te perdorje ndaj argumentave te tjereve, sidomos atyre qe nuk ndajne te njejtin mendim me ty. Duhet mesuar se thika “ka dy presa,” dhe duke qene i vetedijshem per kete ka te ngjare te jesh shume me teper objektiv ne ato qe thua.

Pa u zgjatur shume, le te shohim disa nga keto deklarata qe ke shtruar me lart:
“[shteti grek] Detyron qytetaret shqiptar qe te ndryshojne emrat dhe fene e tyre.”


Kur? Si? Ke ndonje fakt per kete, apo eshte nga ato pohimet qe “s’kane nevoje per vertetim”? Nuk e di ne se ke qene ne Greqi, por une kam jetuar atje me vite. Askush nuk te detyron te nderrosh emrin ne Greqi. Ne se nje pjese e shqiptareve e nderrojne, kjo jo sepse i detyron shteti apo “afendikoi”; e bejne per interes personal, per arsye thjesht servilizmi e te mundesise per te zene ndonje pune me te mire. Argumenti se greket do te marrin ne pune me lehte dike qe quhet Vasil, ne vend te nje Rexhepi eshte sa i vjeter aq edhe jo grek. Meqe ke 10 vjet qe jeton ne Angli, do ta kesh vene re besoj se edhe aty, per dy persona me aftesi te krahasueshme qe konkurrojne per te njejten pune, Richard-i do te kete me shume shance se Rexhepi per ta zene ate vend pune. Ne se nuk e ke vene re akoma, atehere si shkollar i mire qe je, kerko se do te gjesh studime qe tregojne se nje fenomen i tille nuk eshte aspak karakteristik vetem per Greqine, por per kedo vend tjeter: eshte nje bias kulturor i shpjegueshem. Pervec kesaj, mund te vesh re dhe dicka tjeter ne Greqi: sirianet. Nuk e kane ndryshuar emrin e tyre asnjehere, dhe megjithate, respektohen nga greket me teper se shqiptaret. Po te ishte e vertete ajo teoria juaj, se shqiptaret detyrohen te nderrojne emrin, e kunderta do te vihej re.

“Deklarojne hapur se regjistrimi i popullsise eshte mundesia e fundit per Vorio Epirin”

Kush, cili zyrtar i larte grek eshte shprehur me kete gjuhe? Ekstremiste ka kudo, kjo s’do te thote se ato perfaqesojne grupin ne te cilin bejne pjese. Pra po ngaterron represantivitetin me ekstremizmin. Nje fallacy e denje per nje fillestar, jo nje shkollar sic pretendon te jesh.

“Imponon presione qeverise per mbeshtetje ne Bashkimin Evropian.”

Se pari, cdo shtet perdor diplomacine ne sherbim te interesave te vendit te vet, dhe ne se je sadopak objektiv, do te kuptosh se greket s’bejne as me shume e as me pak se te tjeret ne kete drejtim. Cilat jane faktet per presionet qe permend?

“Organizon Operacione “Fshesare” vetem per te pasur influence ne Kishen Ortodokse.”

Kjo si shprehje s’ka kuptim, ndoshta do te duhet ta rishikosh. Se pari, ka me shume se 10 vjet qe operacione “fshesa” ndaj shqiptareve s’ka patur ne Greqi. Pastaj, te deklarosh se synimi i operacioneve te tilla eshte “per te pasur influence ne Kishen Ortodokse” eshte i pakuptimte.

Sa per ceshtjen came ajo eshte e tejkaluar ligjerisht. Problemi eshte perseri qe ne, shqiptaret, e shohim kete ceshtje vetem me “syzet” tona, dhe gjithmone mohojme te shohim “the whole picture.” Megjithate, ti mos prit qe greket te te ndihmojne ne nje ceshtje kombetare tenden, te cilen ata ne vazhdimesi e quajne te mbyllur. Ne se mendon se ke te drejte, kerkoje nepermjet organizatave nderkombetare – nuk shkon te ankohesh ne dere te grekerve per kete. Eshte dobesi.

“Nuk vleresojne studentet e shkelqyer shqiptare ne baze te meritokracise per te mbajtur flamurin ne parakalimet shkollore.”

Me sa kam degjuar une, ka qene vetem nje rast i tille, per te cilin eshte bere buje si nga media jone ashtu dhe nga ajo greke (madje media jone e mori spunton nga lajmet greke).

Per sa me lart, mendo per nje moment sikur ne te nderronim vendet me Greqine, sikur greket do te vinin emigrante ne Shqiperi, sa nga ato te drejta qe u kerkon grekerve mendon se shqiptaret do t’i plotesonin? Ji fare pak i ndershem.

No comments: