Falemnderit paraprakisht nga [llaman@yahoo.gr]:
Autori i kolegjit anglez sjell nje sere te dhenash te cilat jane genjeshtra klasike dhe vleresime subjektive dhe si te tilla ato nuk kane asnje vlere vec shtimit te arsenalit shkrimor antigrek nga lobi me origjine musilmane
Konkretisht:
• "Detyrojnë qytetarët shqiptarë që të ndryshojnë emrat dhe fenë e tyre"
Ne Greqi askush nuk detyrohet te ndryshoje as emrin e as fene, kjo provohet nga fakti i thjeshte qe nje pjese e vogel e shqiptareve kane ndryshuar emrat si rezultat i zellit per tu paraqitur si me origjine greke. Kurse shumica kane emrat e tyre sic i kane pasur. Kurse per fene as qe behet fjale. Shqiptaret erdhen si ateiste dhe natyrshem perqafojne nje fe qe ne fund te fundit ka qene feja e shqiptareve
•" Deklarojnë hapur se regjistrimi i popullsisë është mundësia e fundit për Vorio Epirin" .
Regjistrimi i popullsise eshte nje e drejte qe minoriteti grek e kerkon sipas konventave qe ka firmosur shqiperia dhe kjo eshte per te korektuar tendecat asimiluese te sistemit monist qe vazhdohen te amplifikuara nga sitemi hibrid i sotem.
• "Krijojnë varreza me “Gjeneralë të Ushtrisë së Vdekur”
Cdo vend e detyrim te nderoje ata qe rane ne lufte per mbrojtjen nga fashizim dhe asnje lloj komenti tjeter nuk ja vlen barra qirane te diskutohet me tej.
• “Ushtrojnë presione mbi qeverinë tonë, dhe vënë kushte për mbështetjen e aspiratës sonë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Ky eshte nje perfundim apriori qe nuk eshte deklaruar nga asnje faktor qeveritar. Cdo presion qe behet ka lidhje me zbatimin e normave demokratike mbi minoritet dhe asgje tjeter
• “Organizojnë operacione “fshesare” vetëm për të pasur ndikim në Kishën Ortodokse.
Operacioni fshesa i vitit 94 eshte nje nga perpjekjet e qeverise greke per te penguar mesymjen masive te shqiptareve ne Greqi si rezultat i papergjeshmerise se qeverive shqiptare per te mbajtur qytetaret e vet. Ishte dhe nje pergjigje direkte e politikes antigreke te qeverise se asaj kohe e cila debonte nje klerik grek ne kohen qe u kish hapur dyert fundamentalisteve islamike me Bin Laden dhe keto jane reklamuar nga vete shtypi shqiptar. E megjithate ishte po qeveria greke qe legolizoi gjithe kete mase shqiptaresh, do te ishte ne nderin e autorit te regjistroje zhvillimet reale pozitive dhe jo ato qe desheron ai.
•" Nuk denoncojnë gjenocidin e popullsisë came, si pasojë e të cilit u shpërngulën 50 000 shqiptarë.
Ka nje shtremberim te te dhenave, popullsia came nuk u debua nga greket por nga vete camet e krishtere ne nje situate lufte civile dhe ishte direkt pergjigje e masakrave qe kane bere camet me mbeshtetjen e italianeve dhe gjermaneve per e shfarosur greket. Ne kete lufte civile qe zgjati 4 vjet, edhe nje pjese e madhe e luftetareve te EAMIT, shtetas greke, rreth 20-25 mije vete, u debuan dhe vetem pas amnistise se 1952 u kthyen nje pjese e tyre kurse ka edhe sot qe nuk jane kthyer. Nuk mund te lavderohet ajo periudhe , por duhet pare ashtu sic u zhvillua, parapriu masakra e cameve kundrejt popullsise se krishtere dhe greke dhe pastaj erdhi kunderpergjigja e ketyre te fundit. Fakti eshte qe gjykata europiane e krimeve te luftes i ka rradhiutur keto forca ne krahun e forcave qe bashkepunuan me fashizmin dhehumben luften.
• "Nuk vlerësojnë studentët e shkëlqyer shqiptarë mbi bazë të meritave, pasi duan që flamurin në parakalimet shkollore ta mbajnë të vetët."
Edhe ketu situata eshte e genjeshtert. Eshte e vertete se ka pasur protesta per te mos ngritur flamurin grek nje perfaqesues i nje kombi qe ne fund te fundit konsiderohet prej tyre si pjese e sulmit italian te 1940 (batalionet came ishin ne krye te mesymjes italiane) ne kohen qe kujtohet pikerisht kjo ngjarje. Por nderkaq vete ministri i arsimit e ka pershendetur dhe madje dhuruar libra e inkurajuar nje apo dy persona te tille" .
•" Refuzojnë realitetin e ri gjeo-politik të Kosovës".
Cdo shtet ka nje politike te veten. Faktikisht ceshtja qipriote ka 30 vjet qe eshte e hapur dhe komuniteti nderkombetar ende nuk e ka zgjidhur ate. Edhe aty ka nje realitet dhe Greqia eshte kunder perdorimit te standarteve te dyfishta. Vec kesaj ka dhe shtete tejera si spanja qe nuk e aprovojne nje gje te tille. Autori do bente mire te analizonte sesa te flase ne hava.
Pastaj nuk arrihet te kuptohet, ndersa kishin shqiptare ne Greqi, nuk mund te perpiqeshin tu ndryshonin emrin dhe fene atyre camo-shqiptareve para 65 vjetesh sic pretendohet se behet sot me shqiptaret qe erdhen ne Greqi? Po te ushqente Greqia te tilla ndjenja antishqiptare e kishte kollaj ti pengonte shqiptaret te vinin aty.
Eshe turp dhe nje fatkeqesi qe afersine gjeografike greke, pasardhesit e "dum baben" , mustafllinjte, nexhmendinet dhe salinjte duan ta kthejne nga faktor pozitiv ne negativ. Mos valle shqiptaret e debur nga shteti i tyre gjeten strehe ne Turqi apo Afganistan?
Jo, sot e kesaj dite me gjithe krizen ekonomike ne Greqi, shqiptaret duan te vene ne greqi.
po japim textin e plote te kolegjistit anglez me mendesi provinciale shqiptare:
Përshëndetje z. Lubonja! Më lejoni të shpreh konsideratën time maksimale për ju dhe për shkrimet tuaja. Unë që po ju shkruaj quhem Pleurat Rexhepi (student i Doktoraturës në King’s College London me bursë nga Fondi i Ekselencës), dhe kam mbi 10 vjet që jetoj në Angli.
Ideja dhe argumentimi juaj në debatin e fundit tek Opinioni (“Grek apo Shqiptar?”) janë shumë perëndimore e parimore, dhe vlejnë për një shoqëri të avancuar. Patjetër që argumentimi juaj do të ishte shumë i denjë për një audience të BBC-së, ku vlerat multi-kulturore janë parimet bazë të një shoqërie moderne. Por me keqardhje konstatoj, se për një vend nacionalist si Greqia, argumentat tuaj janë krejt jashtë realitetit aktual.
Gjatë këtyre 5 viteve të fundit kam marrë pjesë në disa shkolla verore politike në Greqi, të organizuara nga George Town University dhe më duhet të them sinqerisht, që jam tronditur nga mendimet shoviniste të akademikëve grekë.
Gjatë studimeve të mia për Master në Cass Business School London, më ka rënë rasti që të kem mbi dhjetra shokë/shoqe greke, të cilët vazhdoj t’i konsideroj shumë të afërt dhe me të cilët vazhdoj të kem marrëdhënie të shkëlqyera. Por sa herë që kam hapur temën e kombësisë, opinioni i tyre vazhdon të jetë tepër asimilues në raport me shqiptarët.
Si një liberal që jam, besoj që shteti i së drejtës dhe mirëqenia e qytetarit është baza e civilizimit, dhe jo nacionalizmi. Absolutisht që jam dakord, por nuk është kështu në realitetin e zymte grek, ku prej 20 vitesh ndërtojnë politikën e ekspansionit ekonomik, fetar dhe nacionalist në Ballkan.
Nuk e kuptoj se si ka mundësi që një intelektual si ju akoma nuk ka kuptuar se shteti grek vazhdon të funksionojë si në Shekullin e 19-të, pasi atje:
• Detyrojnë qytetarët shqiptarë që të ndryshojnë emrat dhe fenë e tyre
• Deklarojnë hapur se regjistrimi i popullsisë është mundësia e fundit për Vorio Epirin.
• Krijojnë varreza me “Gjeneralë të Ushtrisë së Vdekur”
• Ushtrojnë presione mbi qeverinë tonë, dhe vënë kushte për mbështetjen e aspiratës sonë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
• Organizojnë operacione “fshesare” vetëm për të pasur ndikim në Kishën Ortodokse.
• Nuk denoncojnë gjenocidin e popullsisë came, si pasojë e të cilit u shpërngulën 50 000 shqiptarë.
• Mohojnë të drejtën e pronës private të popullsisë çame.
• Nuk vlerësojnë studentët e shkëlqyer shqiptarë mbi bazë të meritave, pasi duan që flamurin në parakalimet shkollore ta mbajnë të vetët.
• Stërviten ushtarakisht me mllef dhe parulla kanibalësh kundër vendeve fqinje para gjeneralëve.
• Refuzojnë realitetin e ri gjeo-politik të Kosovës.
Ju lutem, reflektoni dhe kuptoni realitetin politik të Ballkanit. Realiteti dhe analiza duhet të fillojnë qysh nga ndërtimi i marrëdhënieve shqiptaro-greke, duhet të fillojnë qysh nga politika “budallaqe” e shtetit grek, e cila falimentoi ekonominë e vet vetem e vetëm se donte të realizonte ëndërrën e dështuar për dominimin e Ballkanit. Pse “budallaqe”? E quaj “budallaqe”, pasi shpenzoi miliarda Euro në “modernizimin” e ushtrisë për të balancuar influencën ushtarake të Turqisë, dhe akoma nuk e kanë kuptuar që kjo gjë nuk mund të arrihet. E quaj “budallaqe”, pasi shpenzoi me miliarda dollarë në ndërtimin e kishave në rajonin e Ballkanit gjatë këtyre 20 viteve. E quaj “budallaqe”, pasi pagoi mijra pensionistë shqiptarë, maqedonë, bullgarë, etj, me pretendimin se janë pakica greke, dhe jo në bazë të kontributeve shoqërore. E quaj “budallaqe”, pasi kompanitë e tyre që mësymën tregjet e Ballkanit e bazuan biznesin e tyre në korrupsion, në përfitim afatshkurtër, në korporata nepotike, në korporata Fall. Ndërsa tani “xhevahiret” e korporatave greke u blenë vetëm brenda 1 viti nga kompanitë gjermane, kineze, ruse, italiane apo austriake. Kompanitë celulare, portet, hekurudhat, rrugët dhe të gjitha bizneset e tjera po blihen ose privatizohen nga investitorë të huaj me vetëm pak dollarë. E quaj “budallaqe”, pasi po paguajnë norma të larta interesi për paratë e marra borxh, të cilat i shpenzuan në politikat e tyre nacionaliste për pensione, kisha, ushtri apo korporata nepotike. E quaj “budallaqe”, pasi akoma nuk e kanë kuptuar se me politikat e shekullit 19 nuk ndërtohet një shtet evropian (50% e dyqaneve në Athinë akoma nuk të presin një kupon tatimor). E quaj “budallaqe”, pasi strategjia e tyre ekspansioniste drejt shteteve të brishta të Ballkanit dështoi totalisht. Pse? Nuk u bazua në punë, vlera dhe iluminim perëndimor, por u bazua në influencë fetare, korrupsion ballkanik, presion politik dhe gjeo-politik.
Duke mbetur një adhurues i historisë antike greke, që ka iluminuar të gjithë shoqëritë e njerëzimit, shpresoj që një ditë fqinji ynë ta kuptojë seriozisht gjendjen e tij aktuale dhe të kuptojë, se reflektimi mbi gabimet e tyre (dhe jo presioni politik mbi një shtet të brishtë ballkanik si Shqipëria) është e vetmja zgjidhje për një shoqëri të shëndoshë.
No comments:
Post a Comment