Shekulli Online | 24/03/2011 |
Nga sot emigrantët shqiptarë në Greqi do të kenë mundësinë të pajisen më pasaportë bimometrike në Athinë. Ministria e Brendshme informoi sot se pranë Ambasadës së Shqipërisë, zyrës konsullore, në Athinë, ka filluar procesi i aplikimit të qytetarëve shqiptarë për pasaporta biometrike. Gjatë përurimit të zyrës ka qenë i pranishëm dhe zv.ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, i cili nënvizoi vëmendjen e veçantë të ministrit Basha për finalizimin e këtij procesi.
"Mundësia e krijuar për qytetarët shqiptarë jashtë vendit për të aplikuar për pasaporta biometrike pranë vendeve të punës dhe banimit mbështetet në angazhimin dhe politikat e qeverisë shqiptare për të ofruar shërbimet sa më pranë qytetarit"- u shpreh Poni.
Sipas ministrisë së Brendshme, ky shërbim do të ofrohet edhe pranë zyrës tonë konsullore në Selanik dhe së shpejti edhe në Romë e Milano.
Oraret e aplikimit do të jenë nga ora 09:00 deri në 15:00, ndërsa mund të aplikohet Pasaporte Biometrike dhe Leternjoftim dhe Pasaporte Biometrike Njekohesisht.
Çmimet e shërbimeve do të jenë, 10 euro për letërnjoftimin dhe 108 euro për pasaportën biometrike

No comments:
Post a Comment