Wednesday, March 23, 2011

Ultranacionalistet ne aksion, “Aleanca kuq e zi” kunder minoriteteve dhe feve ne minorance

Matilda Troka ka idene se “Censusin na e kërkon Greqia".Mos nuk di anglisht kjo zonje per ta lexuar Raportet e Komitetit Europian per Shqiperine (i fundit Nentor 2010)? E ftojme ta lexoje ne kete blog.

Po Rumania e Bullgaria qe nuk jane produkt i ndarjes sovjetike apo jugsllave, mos valle jane edhe ato detyruar nga Greqia te regjistrojne popullsine sipas religjionit dhe etnise? Po Anglia, mos edhe ajo eshte detyruar nga Greqia? Matilda ka idene se duke percaktuar sakte perberja e minoriteteve dhe feve krijohet ndarje. Me sa duket kur njerezit vene ne kishe vishen me nje mantel te padukshem qe te mos i shohin qe jane te krishtere. Me sa duket kur veshin ferexhe grate musilmane, ajo eshte e padukeshme...per njerezit e tjere...

Po chyjne ketu varrezat dhe shpikja gogoliane e nacionalisteve te verber? Ne nje artikull do shfrehe dufin e saj zonja Matilda? Ruaji temat per artikuj te tjere...

"Shqipëria e ka zgjidhur me kohë çështjen e minoriteteve-" thote Matilda. Po ja qe minoritetet qe e kane truallin e tyre ne Shqiperi prej qindra vitesh nuk mendojne keshtu. E shkreta matilde...enderon me sy hapur per te asimiluar krejt minoritetet...

2011-03-23,

Matilda Troka

“Aleanca kuq e zi”, tubim në Fier kundër regjistrimit

Historiani Pëllumb Xhufi e ka cilësuar regjistrimin e popullsisë mbi bazën e vetëdeklarimit të etnisë dhe fesë si një mashtrim të radhës për shqiptarët, ndërsa nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, ka kujtuar se “Shqipëria është mbi gjithçka, mbi çdo interes politik, fetar apo ekonomik”. Pëllumb Xhufi së bashku me nënkryetarin e KLD-së, Kreshnik Spahiu, me krerët e “Aleancës kuq e zi” dhe historianin Uran Butka, kanë organizuar dje në Fier një tubim kundër asaj që e quajnë nëpërkëmbje të identitetit shqiptar. “Ky është një mashtrim. Unë e shoh si një grumbullim fals statistikor regjistrimin e popullsisë mbi bazë etnie dhe feje, me pretekstin e përmirësimit të politikave që duhen përdorur më vonë për minoritet në vend, por është mashtrim. Është mashtrim, sepse Shqipëria e ka zgjidhur me kohë çështjen e minoriteteve, të cilat janë njohur dhe janë përkrahur edhe më mirë në vendin tonë, duke filluar që nga viti 1921. Ne jemi një shtet 100-vjeçar dhe jo një shtet që mund të ketë dalë nga ndonjë shtet tjetër si Bashkimi Sovjetik apo Jugosllavia, ku duhet të përdoren këto makinacione për njohjen e minoriteteve. Çuditërisht është Greqia ajo që e mbështet këtë gjë, e cila deri para Luftës së Dytë Botërore i njihte minoritetet, ndërsa sot jo. Asaj i është tërhequr vëmendja edhe nga ndërkombëtarët”, ka thënë Xhufi që e ka krahasuar përpjekjen e Greqisë për të greqizuar jugun e Shqipërisë me librin “Frymë të vdekura” të Nikolai Gogolit. “Fillimisht më vijnë ndër mend eshtrat e Kosinës, ku grekët kërkonin të merrnin shpirtra të vdekur shqiptarësh për të mbushur varret greke, se vetëm grekë që nuk kishte atje, ndërsa sot kërkojnë të marrin shpirtra të gjallë shqiptarësh për të mbushur listat greke. Por këtë herë do të jetë vetë populli shqiptar ai që do t’i imponohet politikës në mbrojtje të kombit shqiptar”, ka thënë Xhufi. Ndërsa nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, duke mbështetur sërish nismën e “Aleancës kuq e zi” ka ripërsëritur se: “Shqiptarët e kanë treguar se bashkëjetojnë në harmoni dhe qetësi të plotë mes feve të ndryshme e kombësive dhe nuk ka arsye që tashmë të kthehemi për të vendosur kufij mes tyre”. Sipas tij, pikërisht ky regjistrim mbi baza etnie dhe feje do të rrezikojë këtë bashkëjetesë dhe do sigurinë kombëtare.

No comments: