Aleanca Kuq e Zi në Korçë, Spahiu: Zgjidhje kushtetuese kombësisë
Është firmosur sot edhe në qytetin e Korçës peticioni kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike e fetare.
Aleanca Kuq e Zi, nëpërmjet peticionit ka kërkuar anulimin e ligjit të gjendjes civile, gjë e cila ndihmon në ndërrimin e kombësisë si dhe shpallje të paligjshme formularëve të regjistrimit me vetëdeklarim etnik. Banorë të qytetit të Korçës kanë përkrahur këtë iniciativë të ndërmarrë nga Aleanca Kuq e Zi.
I pranishëm gjithashtu ka qenë edhe Kreshnik Spahiu, nënkryetar i KLD-së, icili ka theksuar se është kundër kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike e fetare.
"Korça i përbuz liritë e amplifikuara, jemi kundër vetëdeklarimit etnik, kundër standarteve selektive, pranda i ftojmë të gjitha palët në një debat", u shpreh Spahiu.
Ai ka kërkuar të bëhen ndryshime të dy ligjeve në lidhje me kombësinë dhe ka bërë thirrje për zgjidhje kushtetuese kundër falsifikimeve që po i bëhen kombësisë.
"Numërimi i besimtarëve është antikushtetues, kërkojmë zgjidhje kushtetuese kundër falsifikimeve dhe kjo bëhet me ndryshimin e ligjjit për kombësinë", ka thënë në fjalën e tij Spahiu.
No comments:
Post a Comment