Thursday, March 17, 2011

Qarqet ultranacionaliste presion Gjykates Kushtetuse: tju refuzoje femijeve te familjeve mikse kombesine qe preferojne femijet ?

(Shqip on line)

" kombësia e të atit të tyre është përcaktuar greke dhe ata kërkojnë të marrin gjithashtu kombësinë greke."-pse merret kushtetusja me tema te tilla?



padie e dyfishtë, e ngritur nga Vasillaq Koçaleni e Violeta Koçaleni, ndaj zyrave të gjendjes civile të rrethit dhe asaj të Bashkisë së Sarandës. Padija e tyre ka në objekt çështjen pse këto dy zyra kanë gjetur të pavlefshëm deklarimin e lindjeve në lidhje me përbërësin e kombësisë së paditësve, duke kryer ndryshimin e kombësisë nga "shqiptare" në "greke". Sipas paditësve, kjo pavlefshmëri është në kundërshtim me ligjin. Sqarohet se ata janë motër e vëlla, të datëlindjes 1980 dhe 1979, që kërkojnë të bëjnë ndryshim të kombësisë nga shqiptare në greke, pasi është në dëshirën e tyre dhe se kombësia nuk është vendosur sipas marrëveshjes me prindërit. Sqarohet se kombësia e të atit të tyre është përcaktuar greke dhe ata kërkojnë të marrin gjithashtu kombësinë greke.

No comments: