Gjykata e Përmetit çon në Kushtetuese “kombësinë”
Gjykata e Përmetit ka çuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për “Gjendjen civile” ku përdoret termi kombësi. Kjo gjykatë i kërkon Gjykatës Kushtetuese shpalljen si të papajtueshëm me nenet 19 dhe 20 të Kushtetutës së Republikes së Shqipërisë të termit “kombësia” të përcaktuara në ligjin e datës 11.5.2009 për Gjendjen civile .
Gjykata e Përmetit shprehet se ky ligj i ka hapur rrugën ndryshimit të kombësisë shqiptare me atë greke, shumë qytetarëve.
Sipas kësaj të fundit, ka një fluks të madh kërkesa të qytetarëve për ndryshimin e kombësisë. Për këtë arsye, kjo gjykatë ka vendosur që për momentin të pezullojë kërkesat për ndryshimin e kombësisë.
No comments:
Post a Comment