Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Sunday, April 24, 2011

Direktiva dhe Programi i Savo Priftit-koment i Stefanelit

send by stefaneli@yahoo.gr

Programi i Savos duket interesant. Por eshte ne te njejten kohe dhe mjaft i pergjithshem. Bile edhe Irakliu ka te njeten program. Edhe Bollano ka te njetin program.

Por program real quhet ai qe argumenton se si do realizohet ajo qe premton.

a) Psh , hapja e zyres hipotekore. Me sa dihet egziston kjo zyre hipotekore, por problemi eshte se c'kopetenca ka kjo zyre dhe nuk varet as nga Savua e as nga Bollanua per ti pasur keto kompetenca. Madje Bollano thote se regjistrimi aktual i Tokave dhe shtepive eshte presion i tij, pra ate qe do te beje Savua, ne fakt e ka te gateshme nga Bollanua. Po Savua cka bere si kreu i partise demokratike ne Himare , dmth partise ne fuqi, per propozimin qe ben tani. Mos valle duhet te behet kryetar qe te propozoje zgjidhje per kadastren?

b) - "Progres ekonomik te cdo familje ne zhvillimin e turizmit" "per te hyre ne ekonomine e tregut" -thote me tej Savua. Edhe ketu nuk na thote ndonje gje te re. Mos valle Savua nuk e di se Himara ashtu si dhe Shqiperia ka hyre me kohe ne ekonomine e tregut ketu e njezet vjet me pare dhe me qindra njerez japin me qira garsonjerat e tyre dhe rrojne me te ardhurat e turizmit? -pra edhe kjo pike eshte nje flluske sapuni pa asnje gje konkrete, sepe fakitikisht ajo beht me bollanon dhe pa savon apo pa bollanon dhe me savon

c) Perparesi ekologjike -thote Savua. Por edhe Bollanua thote te njejten gje. Gjate mandatit te pare te Bollanos ishte garantuar nje fond per te perpunuar mbeturinat, impianti do vendosej diku afer Vunoit. kryeplaku i Vunoit (demokrat) shkoi vete i dyte jashte shtetit me parate e bashkise per te pare impinatin e perpunimit, por rrefuzoi vendosjen e ketij impianti ne Vuno. Koha kaloi dhe granti i dhene nga donatore te huaj u dogj. C'beri Savua si kryetar i keshillit bashkiak ne ate kohe per kete problem ekologjik?
A ka bashkia faktikisht projekte per keto probleme? Me sa dime, ka projekte. Problemi jane parate. Ku do ti gjeje parate Savua, ketu eshte thembra e akilit.

d) " Ndertimi i ujesjellesave te fshatrave". Premtimi eshte interesant. Edhe Bollanua dhe kandidate te tjere thone se do ndertojne ujesjellesa. Por edhe ketu nuk shom vecse propozime dhe deshira. Normalisht Savua si ish kryetar i kshillit bashkiak ka po aq pergjegjesi sa Bollanua per problemet e ujesjellesave. Ai duhet te na njohe me studimet aktuale per kete problem, mos valle nuk ka? Semundja e cdo kandidati eshte se kujton qe numurimi i kohes fillon ne momenti qe ata vijne ne krye, por per qytetaret ka filluar shume me shpejt.

e) Oferte dhe projektet tona per diasporen e bregdetit-fjale kot se kot. Cilat jane projektet, silet jane disapora dhe si do realizohet konkretisht terhqeja e tyre, pikerisht kjo mungon nga programi i Savos. Po ta kete fjalen per ato para qe investojne himarjotet qe jane ne reqi apo gjekte, ajo behet edhe pa Savon sot. Puna eshte se cgje te re sjell Savua ne kete propozim.

f) "Perfundimi i masterplanit", dmth ka nje mastreplan qe vazhdon. Eshte merita e Bollanos apo e qeverise qendore ky masterplan? Po qe se eshte qeveria qendrore , as Bollano e as Savua nuk kane pse lavderohen. Po qe se ky masterplan eshte deri tani veper e Bollanos, pse u dashka besuar Savua se do ta perfundoje me mire. A nuk eshte me mire ta perfundoje ai qe e nisi ? Nuk kemi nga Savua kritike konkrete per kete masterplan, cilat jane defektet e bashkise dhe kryetarit.

g) Kredi per gjithe familjet . Kredite jepen nga bangat dhe jo nga Savua e as nga qeveria. Edhe vete qeveria merr kredi nga bangat per rruget. Si do u a mbushe mendjen bangave per te dhene kredi per turizem. Vec kesaj me sa dihet edhe tani bangat japin kredi dhe kjo nuk lidhet me kryetrin e bashkise. Mos valle Savua do i mbushe mendjen bankave ti jape kredi me perindje te ulet? Kjo pune faktikisht eshte kompetence e qeverise qendore dhe jo e bashkise e cila mund te subvencionoje interesin e ulet te bankave, ashtu sic beri Papandreu i pare ne Greqi. Edhe ketu vazhdon loja mashtruese, propagandohen si projekte bashkie ato qe normalisht mund te jene projekte qeveritare, por qe faktikisht as jane e as eshte thene ndon je gje e tille nga qeveria Berisha.

i) Pergjysmimet e taksave dhe nje vit pa taks per cdo investim: per cilat taksa e fjalen , per ato te sipermarrjeve te ndryshme? Sistemi i taksave mos valle eshte kopetence e bashkive apo taksat percaktohen sipas normave kombetare. Nqs qeveria ka caktuar nje takse, si do ndryshoje Savua kete kompetece qeveritare? Si i falet ndermarjeve te sapokrijuara nqs nuk ka nje vendim qeverie per te kete, apo do beje nje sy qorr dhe nje vesh shurdh duke stimuluar hapjen ilegake te ndermarjeve?Apo e ka fjalen per taksen e shfrytezimit te tokes dhe te pastrimit? Apo per taksene ujit? Mbase duhet te na beje te qarte se ne cmase paguget taksa e shrytezimit te tokes ne zona ne tjera, cila eshte taksa e gjelberimit etj . Ketu ka shume vend per nje system te drejte taksash. Psh nuk nduhet te paguaje dikush taksa per ujin kur nuk ka uje as dimer e sa vere. As takse gjelberimi sduhet te paguaje pilurjoti apo qeparotesi qe ka vetem gjelberimin e natyre dhe asnje lloj gjelberimi tjeter. UJi ne fakt nuk dujhet quajtur si takse


j) leje ndertii me hapesira funksionale. Pse deri tani kishte leje ndertimi me hapesira jo funksionale. Edhe kjo pike nuk na thote asnje gje te re qe te kritkoje sistem e lejeve te deritanishme dhe jape nje prepektive per lejet e ardheshme.
k. Cdo fshat me rruge te sistemuara. -llafollogji e pergjitheshme si dhe me lart.



Perfundimisht mund te themi se ketu nuk behet fjale per program por direktiva te cilat faktikisht nuk argumentohen. Le te shpresojme se deri ne 8 maj do kete nje pergjigje per direktivat e Savos . Faktikisht Savua mbahet mend si kryetari i keshillit bashkiak qe refuzonte per me shume se nje vit te aprovonte buxhetin e bashkise ne 2006-02007 duke krijuar premisen per shkrirjen e keshillit bashkiak. Ai nuk qe ne gjendje pr te komunikuar me kreun e bashkise por krijoi marredhenie te tendosura nen petkun e "shqiptarizmit kunder "greqizmit" te Bollanos. Madje ai ishte luftetar i vendour per mos lejimin e shkolles private greqishte ne Himare (dhe tani thote ekonomi e tregut me lejen e tij) . Cfare arsye kane himarjotet te besojne z. Savo? Prandaj direktivat tij ashtu sic jane nuk mund te shihen vecse demagogji e radhes.

Programi i Savo Priftit

1. Të kthejmë bashkinë e Himarës në shërbim të qytetarit me
një administratë profesionale dhe pjesëmarje aktive e
komunitetit në procesin vendim-marrës të saj.
2. Hapja e zyrës hipotekore në Himarë, e cila garanton
menaxhimin dhe hipotekimin e tokës brenda 2-vjeçarit të
parë.
3. Progresin ekonomik të çdo familjeje në zhvillimin e turizmit
për të hyrë në ekonominë e tregut.
4. Përparësi në problemet ekologjike të qytetit dhe të gjithë
krahinës. "ujrat e zeza, mbeturinat etj".
5. Ofertat dhe projektet tona me diasporën e bregut nëpër
botë me qëllim kthimin e tyre në Himarë.
6. Ndërtimi i ujësjellësave të fshatrave.
7. Kthimi i agrokulturës në zonën e Himarës nëpërmjet
mbështetjes së Bashkisë dhe subvencioneve shtetërore.
8. Përfundimi i masterplanit për zhvillimin urban dhe turistik
të të gjithë zonës brenda mandatit.
9. Kredi për të gjitha familjet që duan të ushtrojnë turizëm
familjar.
10. Përgjysmimi i taksave vendore, investimet brenda vitit te pare,
pa taksa.
11. Leje ndërtimi me hapësira të plota funksionale.
12. Çdo fshat me qendër dhe rrugë të sistemuara

1 comment:

zhang lee said...

Vëllezërit e mi dhe Motra të vendit Azi, unë jam Miss Koh Lian Fong nga Singapori; i ishte në nevojë për kredi disa muaj. i kishte nevojë për një kredi për të hapur restorantin tim dhe bar, kur një partner kohë të gjatë të biznesit tim të futur mua në këtë huadhënës kredi Mr.Zhang të mirë dhe të besueshëm që të më ndihmoni me një kredi, dhe është norma e interesit është shumë e ulët, falë Zotit sot. Unë jam tani një grua të suksesshëm të biznesit, dhe unë u bë i dobishëm. Në jetën e të tjerëve, unë tani të mbajë një restorant dhe bar. Dhe rreth 22 punëtorë, falënderoj Perëndinë për jetën time unë jam duke e lënë edhe sot një nënë të lumtur me tre fëmijët, falë jush Mr.HZANG Tani unë mund të kujdeset për familjen time bukuroshe, unë tani mund të paguajnë faturën time. Unë tani jam fituesi buka e familjes sime. Nëse jeni të shikoni për një lider të besueshëm dhe të besueshëm të kredisë. Ju mund Email atë nëpërmjet, (ZHANGLOANCOMPANY@YAHOO.COM Pls tregoni atij Mis Koh Lian Fong, formojnë Singapor prezantoj me të. FALEMINDERIT