Wednesday, April 27, 2011

Zgjedhjet vendore ne Himare

Zgjedhjet vendore tashme jane ne dere dhe afrohen me te njejten shpejtesi qe afrohet dhe politika anti-himare ne raste te tilla. Cilat jane te rejat e ketyre zgjedhjeve dhe çfare ka ndryshuar kesaj radhe?

Ne rangun e pozicioneve dhe pozicionimeve, nuk ka asnje te re. Jane perballe njera tjetres si gjithnje Himara dhe politika kunder saj.

Kjo e fundit si gjthnje e perfaqesuar nga mbare bota shqiptare, duke filluar nga fukarai qe shet fara luledielli ne ndonje cep pallati te ndonje qyteti te humbur e per te arritur ne nivele pushtetesh, si media, parti politike, qe ndertojne pikerisht mbi qendrimin anti-himare “suksesin” e tyre, drejtues lokale qe ndodhen ne distance me qindra kilometra nga Himara, kryetare partish nga me te voglat tek me te medhate, qeveritare, ministra, gjykates, intelektuale ose te quajtur te tille, femije, nxenes shkollash, studente universitare, punetore, minatore, mesues, shkrimtare, farketare, pensioniste, njerez te shendoshe e te dobet, te semure e te shendetshem, fshatare e qytetare, emigrante e rezidente. Me pak fjale, nje proletariat i vertete. Dhe menyra e predikimit te tyre, nuk te le vend per asnje definicion tjeter, sepse jane komplet ne stil proletar, pa i munguar as mitingjet, marshimet, parullat banderolat, thirrjet, traktet e shkruarat neper mure e rruge, flamujte, qeleshet e firmat. Enver Hoxha do ta kishte zili kete lloj organizimi edhe pse duhet te ndihet krenar qe ajo qe ai mbolli e riti, eshte akoma gjalle. Madje vazhdon te trasmetohet siç ja kishte enda atij, brez pas brezi dhe ne stil “lart me lart o shoke, flamujt e kongreseve!”.

Le te kthehemi tek te rejat e paleve ne keto zgjedhje, meqe konteksti i tyre nuk ka ndryshuar. Nuk ka ndryshuar as mbulimi i politikes anti-himare si nje lufte ndaj nje “personi te padeshiruar”. Paçka se ky eshte personi qe perfaqeson voten e lire te himarioteve. Kjo ska rendesi per kodoshet e pushtetit. Madje dhe vete Edi Rama qe pretendon se perfaqeson “politiken e re”, kur lufton Sali Berishen e fillon me te drejte nga paligjesia e zgjedhjes se tij, nga vjedhja e votave, ndersa kur do te sulmoje Bollanon e fillon nga frika e rizgjedhjes se sigurte te ketij te fundit. Kjo eshte e paprecedente per çdo lloj demokracie, qofte dhe fiktive si ajo Shqiptare.

Ndoshta kjo eshte per tu shenuar si e reja absolute e kesaj fushate. Nuk besoj se mund te kaloje kaq e lehte kjo gje ne syte e kujt ka sy. Lufta filloi me presionin e papare per mos kandidimin e Bollanos. Normalisht kur je kundra dikujt dhe ke argumenta qe ta luftosh, mezi pret qe ai te futet ne lufte dhe ti te kesh mundesine te perdoresh argumentat e tua. Po qe te pretendosh se ke argumenta dhe te perpiqesh ti perdoresh keto per te bllokuar kandidimin e antagonistit tend, kjo ka vetem nje emer, frike!. Frike sepse je i sigurte qe ai person te mund. Frike se argumentat e tua jane ne fakt “argumenta”. Frike se po ia le ne dore sovranit, sovrani te çmonton ty dhe teorite e tua. Dhe kjo lloj frike quhet pabythesi. Sepse po kerkon ti shmangesh gjykimit te sovranit, nderkohe qe ke humbur nje beteje ne nje tjeter front pikerisht sepse sovrani u manipulua. Per kandidimin e Lulezim Bashes ne Tirane, zoti Rama nuk u shpreh kunder, madje mezi e priti, pikerisht se ka aq shume argumenta ndaj tij madje dhe shume te fresketa, qe i japin sigurine e fitores. Ndersa ne lidhje me Bollanon, zoti Rama, ashtu si gjithe proletariati shqiptar, perdor kete standard te dyfishte dhe nuk i ben pershtypje. Zoti Rama eshte nje politikan shume i ri dhe papjekuria e tij politike i eshte kthyer pas disa here. Zoti Rama karakterizohet shpesh nga nje dilentatizem politik dhe e ka treguar jo pak here kete perqasje foshnjore ndaj politikes. Zoti Rama lidhte aleanca me ish kryeministrin italian Prodin, kur ky i fundit ishte i perenduar si kariere politike pas nje serie skandalesh ne lidhje me privatizimet ne Itali. Dhe Rama i komentonte keto aleanca si arritje fantastike te politikes se tij. Romano Prodi ne Itali ishte nje figure qe tentoi ti jepte nje jete te dyte te majtes italiane, kur kjo gjendej ne nje kome te thelle. Deri diku dhe ia arriti qellimit, per te deshtuar shume shpejt ne qeverisjen e tij dhe per ta kthyer shume shpejt vendin ne duart e Berluskonit. Une jetoj ne te njejtin qytet me Prodin dhe ata qe e njohin nga afer, e tregojne ate si ai me pak inteligjenti i shtate vellezerve te tij. Une po tregohem i rezervuar me definicionin “me pak inteligjent”. Por duke lene menjane kete fakt, Prodi ishte nje figure e papeshe per aleanca politike. Per me teper, atehere kur Edi Rama reklamonte keto lidhje, Prodi nuk i hynte ne pune as per nje xhiro me biçiklete. Rama ka treguar se nuk eshte ne gjendje as te mbaje aleanca te shendosha dhe me njerez me peshe. Dhe ne kete teme, mund te flitet per filmin “na ishte nje here Papandreu”, qe dilentatizmi politik i Rames beri qe ta prishte kete alenace vertete te forte, ne momentin me delikat te karieres se tij politike. Per tu kthyer tek tema e zgjedhjeve ne Himare, Rama ne te njejten menyre, si nje diletant i mirefillte politik, humbi nje prej aleateve me me peshe qe kishte, PBDNJ si te vetmin aleat qe ka vend ne parlament.

Po Sali Berisha çte re ka sjelle ne keto zgjedhje per Himren? Do te ishte naive te mendohej se Saliu nuk ka bere asgje. Saliu hiqet sikur ka mardhenie te mira me Bollanon dhe deri diku eshte keshtu. Dhe ska perse te jete ndryshe duke konsideruar qe Saliu nuk eshte diletant politike. Po Saliu ka qene i vetmi person qe ne menyre konstante dhe me te gjitha menyrat, ka kerkuar te zhduke Bollanon nga politika e Himares. Saliu eshte autori i paktit famekeq me Nanon vetem e vetem per te bllokuar ardhjen ne krye te saj te Bollanos. Ishte nje periudhe qe po tia vije Nanon perpara, Saliu e vriste pa medyshjen me te vogel, ndersa per Himaren arriti te bente aleance me armikun e tij me te madh te kohes. Dhe e theksoj se flasim per nje kohe, kur Saliu edhe Lirine e tij mund tia jepte Nanos, po kurre nuk bente aleanca me te. Saliu eshte i vetmi qe i ka vene gjithnje perballe Bollanos nje kandidat te vetin. Savua i tanishem, eshte Savua qe ne emer te “shqiptarizimit” te Saliut, bllokoi keshillin bashiak per shume kohe. Dhe e dime qe Saliu i perdor keto taktika, vetem me armiq. Llazari i tanishem, eshte Llazari i heres se fundit, eshte Llazari qe Saliu e perdori heren e fundit per te fituar me karten e shqiptarizmit dhe eshte Llazari qe Saliu po e fut kesaj radhe me karten e minoritarit. Vetem budalla qe nuk eshte Saliu. Kesaj radhe i ka reshtur Bollanos perpara te gjithe “garden” e tij. Kesaj radhe Saliu ka hedhur ne sheshin e betejes te gjitha kartat qe disponon, ate shqiptare me Savo Berishen dhe ate greke me Dhimiter Llazarin, ish Dhimiter Berisha. Pak a shume te njejten gje po ben edhe Rama. Heren e pare qe hodhi ne shesh Goron e hodhi ate me karten e shqiptarizmit, madje jo vetem me emer te ndryshuar nga Jorgo ne Gjergji, po me deklarate direkte se Himara nuk ka asnje lidhje me minoritetin. Gjergji Rama deshtoi sikur nuk ishte fare. Kesaj radhe Rama po rihedh ne shesh Jorgo Goron, madje me takime edhe ne Athine. A jane te lidhura fati i Gjergji Rames me Jorgo Goros? Si njeriu qe i perfaqeson besoj. Natyrisht qe elemente te tille te ricikluar ne kete menyre dhe te perdorur si marioneta, nuk jane nje kapacitet i madh ne duart e Saliut. Niveli i tyre eshte ai qe eshte dhe qe lehtesisht e tregojne sa hapin gojen. Debati i fundit i Llazarit ne Bollanon ne Klan, ishte nje komedi e vertete. Savua nuk ishte se nuk di te lidhe dy fjale as kur e takon ne rruge e jo me ne debat televiziv. Ndersa Llazari qe ska asgje me shume se Savua ne kete drejtim, nuk e ka kuptuar akoma qe s’di te flase dhe vazhdon te jape shfaqje per teleshikuesit.

Ku qendron problemi i Saliut dhe Edit ne lidhje me kandidatet e tyre himariote? Problemi eshte se nuk kane kandidate te vlefshem. Problemi eshte se eshte shume e veshtire ne mos e pamundur, te gjesh himariote te vlefshem per te perfaqesuar politiken anti himariote. Dhe kete e tregon me se miri, si rruga e ndjekur nga Edi ashtu edhe ajo e ndjekur nga Saliu, kane ricikluar humbesit e tyre me shpresen idiote se mos neser fitojne. E verteta eshte se ata nuk kane asnje shprese reale, por vetem mllefin e tyre qe nuk po i shtrijne dot influencat e aferave te tyre korruptive ne mrekulline e Himares.

Ka dhe nje skenar tjeter qe do perpiqet ta shfrytezoje Saliu apo ndoshta pa u çuditur fare Edi bashke me Saliun, po le te mbarojme nje here me kandidatet. E kane te qarte se nuk ekzistojne shpresa per fitore te kandidateve te tyre, sepse kete e kane provuar per vite te tera si socialistet me Nanon dje dhe Edin sot ashtu edhe demokratet me te perhereshmin Sali.

Si Edi dhe Saliu, kane tashme te qarta dy gjera. E para qe ne Himare me karten e shqiptarizmit nuk fitohet dhe e dyta, qe ne Himare me perfaqesuesh partish shqiptare nuk fitohet. Une do te shtoja dhe nje te trete; nuk fitohet ne Himare me kandidate qe flasin vetem shqip, po kjo eshte e xhepit tim per momentin dhe kush do ta besoje mire, ne te kundert, prape mire. Ka jo shume kohe qe neper qarqe te caktuara himariotesh dhe jo, ka filluar te qarkulloje teoria e kandidatit te pavarur. Pse them une se ekziston nje lidhje e mirefillte midis kesaj teorie dhe linjes anti himariote? Perveç argumentave te paqendrueshme qe hedhin per te mbajtur ne kembe teorine e nje kandidati te pavarur, duket se edhe per te gjetur kandidate te pavarur, eshte po aq e veshtire si per te gjetur kandidate per partite shqiptare. Paqendrueshmeria e argumentave mbeshtete ne dy arsye kryesore. E para sepse njerezit qe i hedhin dhe i ushqejne keto teorira, jane pikerisht te njejtet qe ishin kunder Bollanos qe prej kandidatures se tij te pare. Madje me karte te forte shqiptarizmi edhe pse himariote. Karte kjo qe per vete zhvillimin e ngjarjeve, kane filluar ta zbukurojne me teorira e shpjegime, qe kane arritur deri ne hapjen e teorive se himariotet nuk qenkan as greke e as shqiptare. Thua sikur zoti krijoji njekohesisht me Even dhe Adhamin edhe nje çift tjeter ne Himare ose sikur nderkohe qe zhvillohej lufta e Greqise me Trojen, ne himare ulej nje anije kozmike nga ku zbarkonin himariotet e sotem. Pra si kaloi Edi nga Gjergji Rama tek Jorgo Goro dhe Saliu nga Dhimiter Berisha tek Dhimiter Llazari, po keshtu edhe keta himariote filluan ti japin kartes se tyre ngjyra ylberi madje maramendese. Arsyeja tjeter e lidhjes se politikes Edi-Sali me kandidatet e pavarur, eshte fakti se pavaresia e ketyre kandidateve eshte e tejdukshme si nje xham i lagur nga jashte e nga brenda. Pse flas ne shumes kur them kandidatet? Sepse deri tani eshte zyrtarizuar vetem zoti Gjicali, nderkohe qe nuk ishte vetem zoti Gjicali si kandidat per kandidat, po edhe nje himariot tjeter qe per arsye terheqje, nuk dua tia ze ne goje emrin. Per mendimin tim, beri shume mire qe u terhoq. Nuk i di arsyet e tij, po gjithsesi beri mire. Ndersa zoti Gjicali, kerkoi te shkoje deri ne fund dhe tashme eshte regjistruar si kanditat zyrtar per bashkine e Himares. Zoti Gjicali, filloi fushaten me nje shkrim ku kritikonte menyren se si bashkia perdorte fondet. Nuk dua ta kometoj ketu shkrimin pasi mendoj se gjithsecili duhet te krijoje pershtypjet e veta pasi e lexon vete shkrimin, po nuk mund te le pa thene qe ne ate shkrim, zoti Gjicali deklarohej si anetari me intelektual dhe me i zgjuar i gjithe keshillit bashkiak te Himares. Si shkrimin dhe pergjigjen time, mund ti lexoni tek klubi i himares. Natyrisht qe ky mbivleresim arrogant i zotit Gjicali, qe duket sikur e ka zgjedhur si kalin e betejes pozicionin e tij prej intelektuali, ka gjetur aty mbeshtetjen e gjithe atyre himarioteve qe dikur flisnin per shqiptare e tani per aliene, vetem e vetem per te mos folur per greke. Kur them gjithe atyre himarioteve, mos krijoni pershtypje te gabuara, jane thjesht ata 2-3-4 qe tani qe klubin e kane abandonuar gati te gjithe himariotet duket sikur jane shume. Gjithashtu zoti Gjicali, nuk shpjegon se kur e ka “fituar” pavaresine e tij, nese e ka fituar. Zoti Gjicali ne nje te kaluar jo te larget ka qene ne Himare perfaqesues i nje partie shqiptare. Ashtu si edhe kandidati tjeter per kandidat qe u terhoq. Deri me tani nuk ka asnje komunikim se nese zoti Gjicali eshte akoma anetar i kesaj partie, nese eshte terhequr, perse eshte terhequr dhe perse hyri ne te? Nese pretendon pavaresine dhe postin e kryetarit, zoti Gjicali duhet te jape shpjegime dhe ti lere menjane teorirat e me te bukurit te shpendeve. Une nuk dua te jem ne vendin e tij duke ditur se sa e veshtire eshte qe jo vetem te sqarosh, po edhe tu mbushesh mendjen himarioteve kur faktet jane akoma me kokeforte se keta te fundit.

Siç shihet, karta e kandidatit te pavarur, varet nga shume parametra, po mbi te gjitha varet nga e drejta e sovranit himariot per te te pare ne sy kur e genjen.

Te kthehemi tek skenari tjeter i Saliut dhe Edit. Kane hedhur ne sheshin e betejes kater profile te ndryshme njerezish qe perfaqesojne kater kategori te ndryshme mendimi ne dukje, kunder nje personi te vetem qe perfaqeson ate qe ka perfaqesuar vazhdimisht dhe per te cilen himariotet e kane votuar me shume se nje here. Shpresat e tyre se dikush prej ketyre profileve mund te mund Bollanon, eshte e provuar se eshte zero. Mjaftojme te kujtojme se dy te ricikluarit kryesore kane humbur perballe Bollanos nen gjykimin e sovranit. E vetmja shprese e tyre eshte se mos kategorite e shumta te mendimit ndajne elektoratin himariot. Llogarite duket se i kane te gabuara se elektorati himariot, ka nje bosht preciz mendimi qe perbehet nga prona dhe etniciteti i tyre dhe qe perkon ekzatesisht me ate per te cilen kryetari i bashkise Bollano, eshte ndeshur vazhdimisht me gjithçka i ka dale perpara. Madje edhe duke i pesuar vete ne personin e pare pasojat. Mos te harrojme se eshte ai qe eshte i perndjekur dhe i persekutuar nga gjykatat nacionaliste shqiptare. Te katert kategorite e mendimit qe politika shqiptare ka hedhur ne shesh kunder Bollanos, sulmojne pikerisht kete bosht tek Bollano, per ta ndare ate nga himariotet. Thone se eshte i ndjekur nga gjykata per korrupsion, nderkohe qe himariotet e kane alergji tu zeshe ne goje gjykatat shqiptare, sepse e dine se per çfare ne te vertete e sulmojne keto te fundit Bollanon. Thone qe ka shitur toka ne Himare, pa treguar ndonjehere se si kryetari i bashkise mund te shese toka dhe pa dhene qofte edhe nje rast te vetem si prove per keto shitje. Pse nuk ka dale deri me sot nje himariot i vetem dhe te thote “jam filani dhe Bollano ka shitur token time ne filan vend filanit”. Do ishte e thjeshte, sepse te gjithe ne Himare njihemi dhe te gjithe e dime se kujt i perket kjo apo ajo toke. Po nuk ka raste te tilla ndaj edhe nuk mund te kete deklarata te tilla. Kush i shpik teorikisht, e ben vetem per nje qellim te vetem, te krijoje çarje ne boshtin e parimeve qe lidh Bollanon me himariotet.

Pra kjo hedhje ne sheshin e betejes se sa me shume kandidateve, te gjithe kunder Bollanos, shikohet nga politika shqiptare si mundesi te shumta çarjeje te elektoratit himariot. Nese kjo çarje ndodhte dhe do te ishte sinjifikative, do te kishim mundesine te shikonim edhe orgjine e Edit me Saliun me te qeshura e shterngime duarsh. Po mundesia qe te krijosh çarje te tilla ne nje elektorat te tille eshte me pak se zero, sepse himarioti shikon faktet ne sy dhe jo genjeshtarin pas shpine.

Edvin Kyritsis

No comments: