Ish- deputeti dhe ministri i Brendshëm socialist, Stefan Çipa, sot kandidat për kryetar të bashkisë së Sarandës është kërcënuar me jetë së bashku me dy fëmijët e tij nga disa simpatizantë të Partisë Demokratike, të cilët i kanë drejtuar edhe pistoletën. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Sarandës.
Vetë Stefan Çipa ka rrëfyer ngjarjen për "Shekullin" duke shpjeguar se gjithçka ka nisur pas vizitës së kryeministrit Berisha në qytetin e Sarandës dhe se personat që i kanë drejtuar pistoletën nuk ishin nga Saranda, por flisnin me dialekt verior.
Zoti Çipa, ju keni pasur një incident me disa simpatizantë të Partisë Demokratike. Si ka ndodhur kjo ngjarje?
Ngjarja për mua e ka zanafillën që ditë e djeshme në mëngjes (pardje), ku përgatitej për të ardhur në Sarandë kryeministri për mitingun elektoral. Sa u çova në mëngjes, shikoj që të gjithë billbordet e mia ishin zënë nga stafi elektoral i zotit Gjoka. Komunikova me ta dhe u thashë që realisht duhet të ishin 50 me 50, megjithatë ti ke 80% unë kam 4%, nuk shkon që këto të katërta të mi zësh.
Po jo se s'mund të mbajmë ty në qendër, më thanë, do të vëmë çarçaf. Çarçafin vendosjani Saliut, jo mua, ua thashë. Në një moment kur unë isha tek billbordet për të denoncuar në media këtë shkelje të Kodit Zgjedhor, m'u afrua një makinë me targa të huaja, me dy persona që në Sarandë nuk i njihnin. Ata flisnin me dialekt verior dhe asi morën dikë në telefon, kur unë po filmohesha, ikën.
Po më pas çfarë ndodhi?
Në darkë pastaj, pas mitingut, dikur nga ora 22:30, në një lokal pranë portit të Sarandës ishin dy çunat e mi, njëri në gjimnaz dhe tjetri në universitet. Ata ndodheshin aty së bashku me dy pjesëtarë të Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar, që i kam në stafin tim, dhe po shikonin sportin. Në atë lokal ishte dhe vëllai i shefit të urbanistikës të Bashkisë, Odisea Gunari, bashkë me një femër.
Ata po shikonin sportin, ai merr në telefon dikë dhe vijnë ato dy personat e mëngjesit që më kërcënuan mua. Ata vijnë aty dhe kërcënojnë djemtë, duke u thënë që të mos e shikojnë sportin aty, por ku të thoshin ata. Në momentin që dalin çunat për t'u larguar, të dy veriorët nxjerrin armët dhe i kërcënojnë. Në atë moment më marrin çunat në telefon dhe më thonë: "Baba po na vrasin". Kuptohet se çfarë mund të bëjë një prind.
Çfarë ndodhi më pas?
Unë u nisa urgjentisht me makinë. Sa shkoj atje, gjej çunat e lemerisur, vraponin dhe nuk dinin se çfarë bënin, ishin shumë të frikësuar. U thashë çfarë ka ndodhur? Më thanë që kjo makinë ishte këtu dhe me atë tjetrin, m'i thanë me emra. Rruga mbi port nuk ka një pjesë fundore dhe makina ishte duke u kthyer.
Kur erdhi tek ne ndaloi dhe unë i pyes: Çfarë keni me këta çunat. Kush jeni ju?, më thanë. Jam prindi i këtyre, u thashë. Ik se do të zhdukim dhe do të të qërojmë që në mëngjes, më thanë. U thashë që jam kandidat për kryetar bashkie, njëkohësisht dhe ish- ministri i Brendshëm. Ik se do të zhdukim, më thanë.
Ata morën një portofol dhe nga aty nxorën një pistoletë, të cilën ma drejtuan mua. Kemi që në mëngjes që të ruajmë, ti qelbësirë, m'u drejtuan ata. U thashë që mos të bëjnë gabime dhe çfarë bëni kështu. Atëherë erdhën çunat e mi, njëri nga porta e shoferit vajti që të ndeshej me ata. Unë i largova.
Në atë moment që ndodhi kjo ngjarje kishte persona të tjerë?
Pas asaj makine vinte një makinë tjetër në të cilën ndodhej Odise Gunari bashkë me atë femrën dhe u larguan, jo pse na zini rrugën dhe këto budallallëqe. U bënë rreth 500 veta, erdhi edhe policia, dhe unë nuk e di se si kemi shpëtuar.
A keni pasur probleme të njëjtat në ditët e kaluara?
Absolutisht fare. Me përjashtim të kësaj ngjarje që filloi me këta njerëzit, që më thonë se më këtë vëllanë e shefit të urbanistikës marrin leje ndërtimi dhe i ndajnë në emër të fushatës. Pas kësaj marrë kandidatin tjetër dhe kryetar bashkie, u them që t'i mbledhë këta zagarë. Ose qetësohu ose do t'i mbledh unë, i thashë.
Pas asaj, isha diku nga Turizmi, erdhi policia, u thashë që kjo makinë me këtë targë, dhe filani me emër. Sa vemi në polici bëj denoncimet. Ata si Polici Gjyqësore, fillimisht u treguan korrekt. Pastaj fola edhe me drejtorin e Policisë së Vlorës, por edhe me deputetin Leonard Demi, i cili është kryetar i Komisionit të Sigurisë në Parlament.
U thashë që të ndihmojnë për këtë situatë. Policia filloi pastaj t'i thoshte djalit tim, që është 17 vjeç, në vit të tretë në gjimnaz, i mitur, mund ta keni idenë pse mendoni se ua kanë bërë ata mos pe gjë atë femrën. Shikoni se çfarë provokimesh bëjnë.
Pas kësaj ngjarje keni pasur të tjera kontakte me policinë?
Pasi bëra deklaratat në polici, shkova në stafin elektoral dhe bëra një deklaratë politike në media. Diku nga ora 3 e mëngjesit më merr shefi i komisariatit dhe unë i thashë janë dy persona, jo një që keni zënë. Mos kontrolloni për armë, se ata armën e kanë në makinë se ata s'kanë banim në Sarandë. Më merr shefi i komisariatit dhe më thotë që dikush nga këta të tutë ka shpuar gomat e kësaj makine të këtyre.
Pra, ne kishim shpuar gomat e makinës në komisariat brenda. I thashë, ore nëse do të merresh me hallin e jetëve të fëmijëve, unë s'do të vij të ruaj komisariatin tënd. Megjithatë u thashë, kushdo që ta ketë bërë, nëse e evidentoni, ndiqeni sipas ligjit që nga unë i pari. I pashë të pa preokupuar dhe kam sot kaq orë që ka ndodhur ky incident dhe janë indinjuar të gjithë njerëzit se s'ka bërë vaki që populli i kulturuar i Sarandës të bëjë gjëra të tillë.
Mora prapë shefin e komisariatit dhe i them që mund të më thuash emrin e atij të panjohurit që e shoqëruat dhe e mbajtët një orë. As emrin nuk më thonë. Kam folur edhe ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani. Kjo është situata.
Gjatë fushatës që ju keni zhvilluar keni pasur ndërhyrje apo provokime?
Provokime elektorale me lista dhe kështu gjërash kam pasur, por jo kërcënime. Nuk ka bërë vaki në Sarandë kjo situata.
Në përgjithësi si karakterizohet fushata elektorale në Sarandë?
Fushata karakterizohet relativisht e qetë. Ata të dëshpëruar edhe nga mitingu i tyre që nuk doli mirë po kryejnë veprime të tjera. Këta njerëz të importuar, këta njerëz që ndajnë lekët, që ndajnë leje ndërtimit dhe vijnë nga jashtë qytetit provokojnë. Kësaj radhe vetëm një shkëndijë do edhe do të ketë shumë vështirësi për ta menaxhuar.
Ndonjë kontakt tjetër keni pasur me rivalin tuaj për këtë çështje?
Jo jo, thjesht pas asaj nuk ka denjuar të bëjë telefon dhe asgjë. Pas asaj ka vajtur ka mbledhur këta persona, se me këta punonte dhe i gjithë qyteti i Sarandës e di që nëse para katër vitesh zoti Gjoka tha se do ta hiqte shefin e urbanistikës, katërvjeçarin e dytë solli dhe vëllanë e tij sekser, sepse vetëm me këto merret.
Më kanë marrë të gjithë deputetët, politikanët e opozitës. Kam folur me ministrin Nishani. Më thonë që Policia e Vlorës po nxjerr një deklaratë që unë s'i kam njohur mirë dhe s'kishin armë. Por, ne ishim 500 veta aty, është në mes të qytetit ngjarja.
Himara Blog: What's coming up
Areas & Sights, News, Articles, Discussion, Photos, Events etc.
We want our blogger to be a place where people discuss and debate ideas that foster stronger communities. We built this for you. Please take care of it. Tolerate broad thinking, but take action against obscene or hateful material. Make it a credible and safe place worth preserving and sharing.
Contact: "akroqeravnos@yahoo.gr"
Monday, May 02, 2011
Cipa: Si më kërcënuan me armë simpatizantët e PD
Denis Dedej | 02/05/2011Shekulli on line
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment