Tuesday, May 10, 2011

Stefaneli: Protagonisti i rradhes -Llazari i Meges e kreu misionin e tij

mendime nga stefaneli@yahoo.gr

Ndonse dy partite qe perfaqesojne minoritetin grek ne Himare moren shumicen e votave (1474+ 144 =1618), Goro i partise socialiste me 44 vota me pak (1574) del ne vendin e pare.

Fitorja e tij lidhet me disa faktore:

a) Nuk u perdor taktika nacionaliste e fushatave te mepareshme anti-Bollano nga Goro. Savo Prifti qe e perdori paksa mori pergjigjen e duhur, ndonse luan rol ketu edhe publiciteti negativ i partise ne fuqi si rezultat i vjedhjeve te votave te 2009.

b) Goro ne takimet e tij elektorale ne Athine ju drejtua ne gjuhen e tyre greqishte himarjoteve ashtu si dhe Lazari. Himarjotet preferuan intelektualin midis ofertes se nje intelektuali dhe dy masovikeve (Bollano dhe pretendenti per masovik Lazari).

c) Populli i Himares desheronte nje figure te re, duke deshmuar sencin e saj demokratik. Cdo figure, sado brilante te jete, konsumohet pas dy legjislaturash.

d) Marredheniet publike te Bollanos kishin rene ne nje pike te ulet si rezultat i luftes se perditeshme te shtypit shqiptar kunder tij por edhe si rezultat i nenevleftesimit qe ky vete i ka bere elektoratit himarjot: me kollaj ishte te takoheshe me Berishen se me Bollanon.

e) Protagonisti i dyte pas Goros eshte Llazari, funksionimi i te cilit si kal troje ishte i sukseshem. Edhe sikur te kete marre votat e sojit te vet, ato pergjithesisht ju zbriten kandidatit te partie kryesore te minoritetit grek.

d) Ndersa Berisha dhe Rama punonin me aleanca te gjera, dy partite e minoritetit grek punonin te pavarura, partia e madhe PDNJ ishte neglizhente ndaj Megas. Kjo eshte difekt i Dules, por eshte dhe merita e faktorit nacionalist shqiptar per te dobesuar helenizmin duke perdorur stilin agjenturor dhe stimuluar interesat klienteliste te te ashtuquajturve mega-helene (mega-zhuveliste).

e) E ashtuquajtura inteligjence e pavarur e Irakliut u var me se fundi tek partia socialiste, sic ishte e natyreshme, kjo lloj inteligjence tip Rakliu eshte produkt i partise socialiste dhe dha edhe ajo kontributin e vet kunder Bollanos.

f) ndryshimet demografike ne zonen e Himares ne disfavor te himarjoteve tani e tutje do ta bejne gjithmone e me veshtire fitoren e kandidatit te partise se minoritetit grek

Po te lejohej bashkimi i votave me marreveshje pas zgjedhjeve, sot do te ishte nenkryetar i bashkise Dhimiter Llazari (sipas stilit ilir meta)


Bashkia Himarë 15/15
Jorgo Goro "Aleanca për të Ardhmen": 1574 vota

Savo Prifti "Aleanca për Qytetarin": 560 vota


Vasillaq Bollano: 1472 vota
Dhimitër Llazari 144 vota

No comments: