Friday, June 24, 2011

Nje "kritike" e nje replike rreth Konferences se 3 panhimarjote

Από:
"Kristaq Jorgji" [dhermijorgji@yahoo.co]
Προς:
"clubhimara@yahoogroups.com"

Z. Konstandin,
Nuk besoj se duhet te jeni si ajo "jevga" qe i pelqen vetem femijet e saj me ngjyre te zeze dhe perbuz te tjeret. Cdo njeri/organizate zgjedh vete format e komunikimit.Ndaj do tu lutesha qe kur te beni ju konferenca te tilla, mund te zgjidhni menyrat tuaja.Per te cilat do te kemi respektin e duhur per zgjedhjet e bera.
Nderkaq do t'ju lutesha te ma lini ne te zgjedhim tonat. Dhe une nuk di te kete faqe interneti Intelektualet e Himares. Ndaj zgjodhem qe njoftimi i aktivitetit te pasqyrohet ne faqet e www.Himara.eu. Sidoqofte jemi te gatshem ti paraqesim keto ku te gjejme gadishmeri sikurse edhe do te botohen ( sikurse eshte bere per dy konferencat e tjera).
Ne fakt une do te prisja fjale te natyrave te tjera. Sepse une me sa jam ne dijeni, nuk di qe nje organizate te kete bere brenda 6 vjeteve tre konferenca me teme te ndryshme per krahinen tone. Dhe do t'ju lutesha te me korrigjoni.
Mund te permiresohet kjo gje? Patjeter dhe jemi te hapur. Por nuk ka asnje sens qe te degjojme "kritika" pa drejtim dhe qarje, per nje aktivitet te njoftuar 6 muaj me pare, pavaresisht sepse ju nuk keni pare nje nga faqet kryesore te Internetit te Himares. Gjithmone sipas mendimit tim.
Sa per Pellumb Xhufin, mbase keni te drejte per drejtimin e perpjekjeve te tij, per te cilat mund te biem dakord pa shume veshtiresi. Por filozofia e perfshirjes se tij sikurse dhe te tjereve ne kete konference, nuk eshte ajo qe mendoni. Konferenca qe nje vend ku per here te pare, Pellumb Xhufi & tjere, nuk kish perballe duartrokite, por kish perballe hulumtues dhe njohes te historise te Himares, qe i thane balle per balle, se ka njerez qe kane dyshime te bazuara per vertetesine e argumentave te tij. Dhe jo prapa ferres. ne se me lejohet krahasimi. Natyrisht, ngelet tek ai reflektimi apo jo, per te cilen une kam (sikurse edhe ju) dyshimet e mia. Por qe nga data 17, ai nuk mund te thote se ai eshte i vetmi njohes i historise mbi Himaren, sikurse do te duhet te pohoje se ka edhe te tjere qe kane paraqitur punime dinjitoze per et kete fushe. Nese ne librin "Himara ne shekuj" kish vetem nje himariot, ne konferencen qe ju anatemoni pa asnje te drejte ishin mbi 15 profesore himariote. Kjo duhet tu veje ne mendime, para se te shkruani ndonje pergjigje cinike dhe plot vrer sikurse e keni bere zakon keto kohet e fundit.
Sa per librat tuaja une nuk jam ne dijeni. Kam vetem nje "Imazhi i gruas". nese eshte e sakte, ne te cilin flitet me shume per gruan iliro-shqiptare e deri tek Jozefina Topalli, nese nuk e kam gabim.
Ndaj jam i bindur, megjithe respektin e duke ju kerkuar ndjese, se nese jane ne nivelin e argumentave te paraqitura ne keto debate tek club-himara, nuk ja vlen qe te merren ne konsiderate. Argumentat tuaja, dhe denigrimi pa ditur se c'eshte bere, nuk bejne tjeter vecse cojne uje ne ata qe mbeshtesin krimin kunder krahines sone....
Kristaq


From: ELKO
To: "clubhimara@yahoogroups.com"
Sent: Wednesday, June 22, 2011 8:26 PM
Subject: Fw: [Club HIMARA] Himarë, "26 shekuj histori e trashëgimi”

Evenimentet,ose ngjarjet me rendesi lajmerohen me pare, 15 dite e me shume, ne Clubhimara, si organ me i pergjithshem dhe i predispozuar per problemet e Himares, ne Facebook personal dhe ne faqen e Grupit te Intelektualeve te Himares. Presupozojme qe organizatoret (jo me ndihmen e te tjereve) te lajmerojne per temat qe mund te mbajne te gjithe himariotet pa perjashtim nepermjet Clubhimares dhe Facebook dhe nuk ka nevoje per Pullumb Xhufe e kompani qe udhehoqen mbeshtetjen e krimit te bere ndaj martirit A Guma, ne te gjithe mediat e Tiranes vitein e kaluar.
Per politiken armiqesore te Tiranes te bere ne forma te ndryshme, duke futur ne valle vete himariotet do te flas me fakte kur te lexoj materialet e konferences nderkobetare, qe ka si sinym te bashkoje ose te shkrije historine e Himarine me Historine e pa qene te Shqiperise, ose te mbushe hapsiren boshe te historise shqiptare e cila nuk egziston qe me vdekjen e Skenderbeut.
Per historine e Himares ne si Qender Studimore ne New York, kemi botuar tre libra nga 7 qe jane gjithesej, duke e ndare historine ne tre etapa. 1. Himara ne periudhen e Helenizmit, 2. Himara 2000 vjet e vetme ne kohen Romake, Bizantine, Turke dhe 3. Himara jo e lire, pa simbolet e saj per 100 vjet.
Keto libra kujt nuk i pelqejne, le te bejne sa te duan koferenca, jane fakte te shkruara dhe i gjeni ne shqip ne Tirane e Himare
nga Dr, Kostantini Spile

1 comment:

vanova said...

Bravo shoqata e komuniteit himarjot!!! Mos u dekurajoni nga mesazhe kot-se- koti. Nuk e ve dot ne ballance sa intelektuale jnae ata te lobit Irakli (kandidatit per kryetar bashkie qe u terhoq ne momentin e fundit). Por fakti qe simpatizantet e tij (pa le ai vete) nuk morren pjese ne nje konference ne Dhermi tregon se sa horizont te " gjere" kane. Po te kishin vajtur, ne mos kuptofshin gje, te pakten do hanin nje dreke mes intelektualesh...
Vanova