Friday, June 24, 2011

Urime per Koferencen e trete panhimarjote

sent by Margarit Gjoka [himara_12000@yahoo.gr]

Desheroj nepermjet ketij mesazhi publik te falenderoj organizatoret e konferences se trete Panhimarjote, dhe ne vecanti Dr Kristaq Jorgji dhe Prof. Dr Spiro Thodhorjani per ftesen qe me bene. Pjesemarrja ime ishte nje ekseperience e vecante per mua dhe kontribuesit e tjere.
Pozicioni i hotelit Belevue sikur te intrigon per magjine qe shtrihet para tij si dhe magjine e historise se pasur te Himares qe po eksplorohej ne kete konference.

Aktiviteti ishte njoftuar ne sitin www.himara. eu nga Shoqata Komuniteti Himariot me seli ne Tirane. Kjo shoqate jo qeveritare dhe jo fitimprurese ka prej disa vitesh te ekspozuar aktivitetin e saj ne www.himara.eu (ka faqen e saj elektronike te ekspozuar ne kete site), dhe mandej e pasqyruar me link dhe ne blogun Himara-Chimera ku sipas statistikave lexohet shpesh nga me shume se 100 persona ne dite ne periudha te "nxehta". Si rezultat i punes reklamuse te blogut Himara-city te krijuar kohet e fundit (duke vendosur link per secilin blog), informimi eshte i castit per gjithe blogjet me subjekt Himaren (mbi 5-6 te tilla).

Keshtu, kushdo qe lexon sado pak per Himaren ne internet, nuk mund te mos e dinte se nje shoqate intelektualesh himarjote, me aktivet disa vjecar te njohur boterisht (kujtojme se ne konferencen e dyte morri pjese vete Presidenti i Shqiperise) ka njoftuar ketu e 6 muaj per organizimin e kesaj konference pas nje granti te dhene nga Ambasada amerikane. Kjo organizate ka fituar besimin e subjekteve te huaja donatore per seriozitetin dhe misionin pozitiv te saj duke fituar disa grante te tilla.

Nuk mund ta besoj se disa intelektuale ne Himare ishin aq te zene me zgjedhjet sa nuk ju interesonin tema te tilla te trashegimise kulturore te Himares! Madje dhe refuzimi i fteses nga K. Frasheri ishte nje lloj reklame per kete eveniment qe do ndodhte. Pati edhe intelektuale, drejtuesh shkollash qe u tremben te marrin pjese...

Gjithashtu si antar i komisionit shkencor te konferences, kam ndjekur nga afer punen e komisionit organizues, ku i behej ftese subjekteve intelektuale per te kontribuar me studimet e tyre duke vendosur dhe nje tematike orientuese. Prandaj e quaj te pargumentuar ankesen e ndokujt qe lexon vetem njoftimet e klubeve. Kush deshi te marre pjese qofte si kontribues qofte si degjues, i kishte mundesite te plota. Madje nje autobuz nga Himara solli te interesuarit ne Dhermi.

Besoj se kjo konference hapi rrugen e dialogut me intelektualet qe kane veshtrime origjinale per trashegimine kulturore te Himares. Konferenca te tjera do te behen ne te ardhmen, dhe jane gjithe mundesite per te paraqitur punimet e tyre edhe ata qe se paten me qejf pjesemarrjen kete here.

Urime dhe mire u pjekshim ne leximin e materialeve te konferences qe do botohet, nga ku mund te behen dhe recensionet kritike per punimet e paraqitura.

Me respekt
M. Gjoka

No comments: