Aleanca Kuq e Zi: Votoni peticionin e popullit, jo projektligjin e grekut
Kuvendi do të mblidhet sot në një seancë ku do diskutohet projektligji për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare. Në orën 10:00, (kohë kur ishte parashikuar të fillonte seanca plenare), Aleanca Kuq e Zi organizoi një protestë para Parlamentit, ku pjesëmarrësit u shprehën kundër miratimit të këtij ligji.
“Është e papranueshme që deputetët të votojnë një projektligj që bie ndesh me interesat shqiptare”, thanë përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi, duke theksuar që të votohet peticioni i firmosur nga populli dhe jo “projektligji i grekut”.
Drejtues të protestës thanë se Aleanca Kuq e Zi do të vijojë me ndërgjegjësimin e shqiptarëve dhe do të iniciojë ndryshime kushtetuese në lidhje me regjistrimin mbi baza etnike dhe fetare.
No comments:
Post a Comment