Monday, September 19, 2011

Δελαβέκουρας: Η Αλβανία να εφαρμόσει τα 12 σημεία να κινηθεί η ευρωπαική της διαδικασία

Εκπρόσωπος Υπεξ Δελαβέκουρας για την επίσκεψη Λαμπρινίδη στα Τίρανα:Η Αλβανία πρέπει να εφαρμόσει τα 12 σημεία να μπορέσει να κινηθεί ξανά η ευρωπαική της διαδικασία

-η επίσκεψη Λαμπρινίδη ήταν μια ελληνική πρωτοβουλία

-η εσωτερική πολιτική κρίση στην Αλβανία ουσιαστικά υπονομεύει αυτή την προσπάθεια

-το βαρόμετρο των ελληνο-αλβανικών σχέσεων είναι η κατάσταση της μειονότητας και η προάσπιση των δικαιωμάτων της

Π. ΠΑΠΑΘΑΝΑΣΙΟΥ: Κύριε Εκπρόσωπε, δύο ζητήματα διμερών σχέσεων ήθελα να θέσω…………………….Ένα άλλο ζήτημα διμερών σχέσεων είναι σχετικά με την επίσκεψη του κυρίου Λαμπρινίδη μαζί με τον Ιταλό Υπουργό Εξωτερικών στα Τίρανα, όπου στήριξε την ευρωπαϊκή προοπτική της γειτονικής χώρας. Έχει παρατηρήσει η Αθήνα κάποια πρόοδο στην εμβάθυνση των δημοκρατικών θεσμών από πλευράς Αλβανίας και μία αλλαγή στο σεβασμό της Ελληνικής μειονότητας και προχωρεί σε αυτήν την πολιτική; Ευχαριστώ πολύ.

Απάντηση:Ως προς την επίσκεψη του Υπουργού Εξωτερικών της Ελλάδας στην Αλβανία, του κυρίου Λαμπρινίδη, να σημειώσω πρώτα απ’ όλα ότι αυτό ήταν μια ελληνική πρωτοβουλία. Ήταν μια πρόταση που παρουσίασε ο κύριος Λαμπρινίδης στο συμβούλιο Υπουργών Εξωτερικών της Ευρωπαϊκής Ένωσης, το οποίο πραγματοποιήθηκε τον Ιούνιο. Ήταν πολύ ισχυρό το μήνυμα που μετέδωσαν οι δύο Υπουργοί, ο Υπουργός Εξωτερικών της Ελλάδας και ο Υπουργός Εξωτερικών της Ιταλίας, σε όλη την πολιτική ηγεσία, αλλά και την κοινή γνώμη της Αλβανίας, ήταν ένα μήνυμα θετικό, ότι η Αλβανία μπορεί να προχωρήσει στην ευρωπαϊκή της προοπτική. Ήταν όμως ταυτόχρονα και ένα μήνυμα που υπογράμμιζε τις ευθύνες όλων προκειμένου η Αλβανία να κάνει αυτά τα απαραίτητα βήματα, να προχωρήσει δηλαδή στις μεταρρυθμίσεις και να εφαρμόσει τα δώδεκα σημεία που έχει παρουσιάσει η Επιτροπή, ώστε να μπορέσει να κινηθεί ξανά η ευρωπαϊκή της διαδικασία.

Υπήρχε πραγματική ανησυχία και συνεχίζει να υπάρχει, διότι η εσωτερική πολιτική κρίση στην Αλβανία ουσιαστικά υπονομεύει αυτή την προσπάθεια. Και γι’ αυτόν το λόγο ήταν και τόσο σημαντικό το μήνυμα που έστειλαν οι δύο Υπουργοί, εκπροσωπώντας ολόκληρη την Ευρωπαϊκή Ένωση, η οποία αγκάλιασε αυτήν την πρωτοβουλία. Ελπίζουμε ότι θα μπορέσει πράγματι να συμβάλει στην κινητοποίηση της διαδικασίας και στην πρόοδό της, γιατί αυτό είναι πάρα πολύ σημαντικό, όχι μόνο για την ίδια την Αλβανία, αλλά και για την Ελλάδα που είναι άμεσος γείτονάς της. Είναι σημαντικό να προχωρήσει σε αυτές τις μεταρρυθμίσεις, διότι ακριβώς εκεί περιλαμβάνονται και σημαντικά στοιχεία για την Ελληνική μειονότητα, τα οποία μας ενδιαφέρουν, όπως καταλαβαίνετε, πάρα πολύ. Η Αλβανική πλευρά γνωρίζει πολύ καλά ότι το βαρόμετρο των Ελληνοαλβανικών σχέσεων είναι η κατάσταση της μειονότητας και είναι η προάσπιση των δικαιωμάτων της και αυτό ελπίζουμε ότι θα δούμε στο επόμενο διάστημα.


Athina: Minoriteti, baza e marrëdhënieve tonag


Statistika e re zyrtare shqiptare për numrin e qytetarëve që i përkasin pakicës etnike greke në Shqipëri, mbetet interes dhe axhendë aktive diplomatike e Athinës zyrtare. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Gregory Delavekouras, është shprehur qartë në takimin e përjavshëm me gazetarët rreth situatës në vendin tonë, duke prekur pikërisht ato çështje që lidhin marrëdhëniet dypalëshe. “Është e rëndësishme që Shqipëria të ecë përpara me këto reforma, edhe pse ato përmbajnë saktësisht elemente të rëndësishme për minoritetin grek – elemente që ne na interesojnë jashtëzakonisht shumë, siç edhe ju mundet ta kuptoni. Pala shqiptare është shumë mirë në dijeni se barometri në marrëdhëniet greko-shqiptare është situata e minoritetit dhe mbrojtja e të drejtave të tij dhe ne shpresojmë ta shohim këtë gjë në një të ardhme të afërt”, tha ai, duke ricikluar për opinionin një qasje greke që e sheh problematike situatën në minoritetin grek në Shqipëri.

Edhe pse nuk është shtyrë më tej në zbulimin e problemeve, deklarimi i tij nuk lë asnjë keqkuptim sa i përket referimit në procesin e regjistrimit të popullsisë sipas parimit të vetëdeklarimit të etnisë dhe fesë. Përndryshe, asnjë çështje tjetër nuk qëndron sot pezull mes minoritetit dhe Tiranës zyrtare, e cila së fundmi ka kënaqur gjerësisht interesat e një pjese të madhe të përfaqësimit minoritar grek në politikë. Nga ana tjetër, Delavekouras ka nënvizuar nevojën e përshpejtimit të reformave demokratike në Shqipëri, në funksion të kapjes së ritmit për procesin e integrimit. Ai ka bërë të qartë se kursi europian i Shqipërisë ka interes edhe për Greqinë, pasi ai nënkupton plotësim standardesh dhe detyrimesh, brenda një klime mirëkuptimi që i sheh si plotësim i interesave në rrugë të tjera nga ato tradicionale.

Në këtë kontekst, Delavekouras ka pranuar se vizita e dyshes Fratini-Lambrinidis ishte iniciativë e Athinës zyrtare, e cila përfaqësonte në këtë rast një mandat të Bashkimit Europian. “Në lidhje me vizitën e z. Lambrinidis në Shqipëri, do të doja të theksoja paraprakisht se ajo ishte një iniciativë greke, falë një propozimi të bërë nga z. Lambrinidis në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian në muajin qershor.

Të dy ministrat e Jashtëm, të Greqisë dhe Italisë, dhanë një mesazh shumë të fortë për lidershipin politik dhe opinionin publik shqiptar. Ishte një mesazh pozitiv; Shqipëria mund të lëvizë në kursin europian. Por ndërkohë ai ishte edhe një mesazh që nënvizonte përgjegjësitë e gjithkujt për hapat e nevojshëm që duhet të marrë Shqipëria: të ecë përpara me reformat dhe të zbatojë 12 pikat e prezantuara nga komisioni, në mënyrë që procesi i integrimit të rifillojë të lëvizë”, tha ai. Kjo vizitë do të jetë me gjasë e fundit nga Brukseli që do të kërkojë në terma diplomatikë nisjen e punës për integrimin, në një situatë ku kriza e brendshme politike, e mohuar deri më tani, po vlerësohet si minuese e procesit të integrimit.

“Ka pasur dhe në fakt mbetet një shqetësim i vërtetë, se kriza politike e brendshme shqiptare në thelb po i minonte këto përpjekje. Dhe kjo është arsyeja pse mesazhi i dy ministrave ishte kaq i rëndësishëm, përderisa ata përfaqësonin BE-në si të tërë, e cila e mbështeti këtë nismë. Ne shpresojmë që kjo realisht të kontribuojë drejt rinisjes së procesit, kështu që ne të mund të shohim progres, pasi kjo është shumë e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë vetë, por gjithashtu për Greqinë, fqinjin ngjitur me Shqipërinë”, tha Delavekouras.

No comments: