Një prej anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, kongresmeni i Masacusets-it, James P. MacGovern, bashkëkryetar me Tom Lantosh në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, i ka nisur në datën 21 shtator një letër Presidentit të Republikës, Bamir Topi, përmes së cilës i kërkon zbatimin e parimit të vetëdeklarimit në censusin e muajit tetor. Madje MacGovern e vlerëson këtë moment mjaft të rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë teksa jep me këtë rast edhe një lexim kritik të dispozitave të ligjit shqiptar, i cili nxit vetëkufizimin e deklarimit të lirë dhe madje aplikon gjobë.
“Po ju shkruaj ju për t’i kërkuar qeverisë shqiptare që të zhvillojë censusin e muajit tetor në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, përfshi respektimin e të drejtës së minoriteteve për të zgjedhur identitetin etnik lirshëm dhe pa frikën e ndëshkimit. Si bashkëkryetar i Komisionit për të Drejtat e Njeriut me Tom Lantosh, unë përshëndes progresin domethënës të Shqipërisë në këto dy dekada... Gjithsesi jam i shqetësuar sa i përket ligjit shqiptar për censusin, i cili e përcakton si krim, të dënueshëm me gjobë deri në 1000 euro, deklarimin nga ana e shqiptarëve të origjinës etnike të ndryshme nga ajo që është e shënuar në certifikatën e tyre të lindjes. Gjithashtu ligji lejon burgosjen e atyre shqiptarëve që refuzojnë të deklarojnë një origjinë etnike apo t’i përgjigjen censusit. Nisur nga trashëgimia historike për çështjen e identitetit etnik në Shqipëri, këto përcaktime nuk duhet të përdoren për të shtypur të drejtat e minoritetit", thuhet ndër të tjera në letrën e MacGovern drejtuar Presidentit shqiptar.
Për aq sa është bërë e njohur në opinionin publik shqiptar, ky është ndoshta angazhimi i nivelit më të lartë që vjen nga SHBA-ja në adresë të Shqipërisë për regjistrimin e popullsisë. Ai ka si autor një personalitet të sferës politike amerikane, i cili në renditjen e çështjeve për censusin manifeston njohje të detajuar të debatit që zhvillohet në Shqipëri. Në mbështetje të thirrjes së vet, MacGovern ka sjellë edhe argumente me natyrë historike, të cilat referojnë deformimin, e kryer në realitetin e pakicave etnike nga regjimi komunist shqiptar.Ky i fundit me dhunën e ushtruar në drejtimin e vendit detyroi “shumë grekë, maqedonas dhe minoritete të tjera të adaptojnë emra etnikë shqiptarë”.
Me një version të historisë së shërbyer si parashtrim i fakteve të mbuluara nga autoritetet shqiptare, kongresmeni MacGovern thjeshtësisht kërkon nga Presidenti i Shqipërisë zbatimin e të drejtës së vetëdeklarimit për minoritetet, duke e parë atë si një nga të drejtat themelore të njeriut.
Kurse "Faqezinjte" bejne thirje per te grisus fleten e regjistrimit etnik dhe fetar :
Aleanca Kuq e Zi i ka bërë thirrje qevrisë për të disatën herë të heqë dorë nga regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike dhe fetare. Apeli i radhës ka ardhur nga qyteti i Fierit, ku përfaqësuesit e Aleancës zhvilluan një takim me qytetarët në kuadër të maratonës Kuq e Zi.
Ata kanë kërkuar të respektohet nga qeveria shqiptare vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi para disa ditësh ligjin për gjendjen civile.
“Vendimi i Kushtetueses ëshë vula Kuq e Zi për censusin e popullsisë, prandja qeveria duhet të tërhiqet nga ky regjistrim. Qeveria të plotësojë prioritetet e Shqipërisë dhe jo të Greqisë”, thanë përfaqësuesit e AK. Gjatë takimit, ata u kërkuan qytetarëve të grisin faqen e formularit, e cila përmban pyetjet për etninë e fenë, “faqja e zezë e formularit”, sipas tyre.
No comments:
Post a Comment