Saturday, January 07, 2012

Shoqata "Inteligjente" himarjote -propozimi i dhjetevjecarit te fundit

....

Do te me lejoni te ndaj me ju mendimin tim lidhur me ceshtjen qe po diskutohet se fundi- ate te mgritjes se monumenteve, dhe ate te Jul Qezarit ne vecanti.
Bie dakord me ju qe nese do te na ishin vene perpara per zgjidhje shume opsione, atehere mbase ngritja e monumenteve ne Himare mund te kish prioritete te tjera.

Keshtu nese do te pyesha une, apo do te me lihej te sugjeroja, une do te do te shihja se pari prioritet (1)ngritjen e nje monumenti per vajzen e valeve (sikurse sireneta ne Danimarke), (2)nje mozaik per aktin e Damianit (qe tentoi te vriste Sulejman Kanunliun), (3)Spiro Milon e pare; (4) Shen Kozmain (5)per misionaret baziliane (per kontributin ne arsimimin) (6) Merkur Buan si simbol per stratiotet Himariote (7) monument per qendresen ndaj komunizmin, (8) muzeun historik (9) Muzeun per vajin e ullirit ....e me pas ate te Jul Qezarit.. (Besoj se ishte gati ai per Petro Markon).

Por do te desha te nenvizoj gjykimin tim se keshilli Bashkiak ka marre nje vendim vetem pas nje propozimi te bere nga nje shoqate himariote (ajo e Intelektualeve). Keshtu qe, gjithmone sipas mendimit tim, topi (per te mire apo te keqe) per zgjedhjen i ngelet shoqates. Ndaj del per detyre qe edhe ne duhet te vihemi ne levizje per te bere propozime te cilat jane te studjuara, por edhe te diskutuara me bashkesine. Si shembull mund te jap diskutimin qe mund te kish bere shoqata ne klub himara, para se te kish bere propozimin konkret.(Une nuk di hollesi te tjera dhe tere diskutimi im bazohet vetem mbi ato qe kam lexuar ne komunikimet e faqeve te clubhimara-s)

Natyrisht, ndonese kam prioritete te tjera, ndaj me dashamiresi vendimin qe morri keshillin per nje fakt te thjeshte - qe se fundi filloi te beje hapin e pare pozitiv ne krijimin e kushteve per nje turizem kulturor.
Keshtu qe nje turist te huaj do te ishte me shume vlera te shohe nje statuje Jul Qezarin. Keshtu do te kete me shume terheqje per turistet e huaj (qe duhet te jete shenjestra jone), pasi duhet pranuar se Jul Qezari njihet me shume nga ata se sa ata qe propozova une dhe qe kane lidhje me shume me historine autoktone te Himares. Sigurisht me kushtin qe vazhdohet me vendime te tjera te ngjajshme..

Une do te propozoja sidoqofte qe Bashkia e Himares duhet te marre ne konsiderate si prioritet aprovimin sa me shpejt te logos se Bashkise. Kjo pasi eshte ndoshta e vetmja ne Shqiperi qe nuk e ka, nese nuk kam gabim. Komuniteti Himariot, beri nje perpjekje para disa vjetesh pas Konferences se pare PanHimariote (propozim i bere nga Stavri Marko), por Bashkia nuk levizi.

gjithe te mirat, Kristaq V. Jorgji III.

No comments: