Friday, February 10, 2012

Ftohet zv. kryetari i bashkise tji jape pergjigje deklarates se Omonias, dega Himare

Από:
Προς:
"clubhimara@yahoogroups.com"

Zoti ..... Ju uroj shendet !
I lexova me shume vemendje verejtjet tuaja, persa ju kisha derguar juve per letren time ne Keshillin e Bashkise Himare per Memorialin ne Palase, qe dikush e emerton Jul Qesari dhe ne verejtjet e mia per Club Himara. Une nuk jam nga ata qe nuk kuptojne apo nuk disponojne mirenjohjen aq sa per vlerat tuaja dhe punen shume te mire qe beni ne Club aq edhe per menyren se si i trajtoni problemet ne teresi dhe kualifikimin e larte te gjykimeve tuaja per shume ceshtje qe diskutohen aty. Une nuk jam bere antar i Clubit tuaj per arsyen e thjeshte se kam bere publikimet ne faqen time ne Geoogle dhe Facebooc ne gazeta etj dhe nuk jam prire asnjehere nga ajo qe te shfrytezoj faqen tuaj per te kthyer pergjegje dhe (kundervenie) atyre qe ne vazhdim me kane cenuar ne personin tim apo kane folur percart me faktet dhe ngjarjet reale. Fakti eshte qe une ne vazhdim ju kam derguar nje mori materjalesh nga te cilat shumicen i kini publikuar duke ju falenderuar per kete. Ne te
vertete une prej shume kohesh, flas hapur dhe troc me juve sepse e di qe kini mirkuptim te plote dhe kini arsyetim e logjike qe nuk shket kollaj ne derrase te kalbur. Per kete perseri ju falenderoj dhe ju uroj sinqerisht sepse kjo eshte shprehje e nje fizionomie te botkuptimit te gjere qe e gezojne ata njerez qe jane kujdesur me delikatese ne jeten e tyre ne mardhenie me shoqerine, rrethin e njerezve, grupe te ndryshme, publikun dhe cfardo subjekti ne kontakt me ta. Une ketu ne Himare, duke hequr vitet e vegjelise dhe ato studentore dhe ca pak ne Greqi, kam mbi 35 vjet qe jetoj e punoj ketu, vec njerezve edhe guret dhe pemet me njohin dhe e di cfare do te thote te jetosh mes ketyre njerezve dhe ti respektosh e te te respektojne maksimalisht dhe po ashtu e di sa mund te te urrejne e te armiqesohesh me ta nese je kokebosh, fodull e mosmirenjohes i prirur nga interesat e tua personale dhe te mungon dinjiteti, kredua shoqerore e morale. Ne kete vend,
une vertet erdha me diplome nga auditoret e universitetit dhe tash numeroj tri te tilla, por diplomimin e vertete e kam marre nga himariotet me te cilet jetoj e punoj akoma dhe ne kete menyre ndjej krenari se kam dicka me teper nga shume te tjere qe kane ardhur ketu per pak caste, kane genjyer e mashtruar himariotet, i kane xhvatur ata dhe jane larguar diku pas deteve e maleve per tu rishfaqur para himariotit me ndonje adrese anonime interneti ose me keq per te shfryre dufin ndaj himariotit per mungesen e shkelqimit te tij aty ose nostalgjine e tyre per pushtetin e deshtuar qe e kishin dje dhe (madheshtine) e tij te rezuar per faj te (himariotit) !!!!. Persa i perket mendimeve per informacion dhe komunikim e bashkepunim me Shoqaten e Intelektualeve dhe Bashkine Himare meqe une aktualisht punoj aty me detyren e Zv.Kryetarit, jam dakord dhe do te jem ne dispozicionin tuaj per cdo gje. Nese deshironi do tju dergoj gjithe materjalet e Bashkise qe nga
Projekt Vendimet, Vendimet e keshillit dhe cfare informacioni te kerkoni, mjafton qe per nje gje te tille te me drejtoni kerkesen tuaj elektronikisht ose publikisht ne faqen tuaj, nderkoh qe nga ana ime problemet me te rendesishme do tjua dergoj edhe pa nje gje te tille. Bashkia aktuale, duke patur nje numer te madh intelektualesh ne perberje te saj, 29, prurje te ristrukturimit te kryer ne muajt e fundit nga 5 te tille qe kishte Bashkia e mepareshme, do te jete totalisht e hapur me te gjithe qytetaret, me grupet e interesit, me shoqatat etj etj dhe nuk do te guxoje askush qe ti mbylle portat ketij objektivi. Kjo eshte nje mareveshje e Grupit te Pamvarur te intelektualeve dhe Jorgo Goros me qytetaret himariote qysh ne muajin Prill 2011 dhe do te realizohet patjeter. Duke perfunduar, ju uroj gjithe te mirat. Pershendetje IRAKLI.

No comments: