Saturday, February 18, 2012

Kënga himarjote shqipe dhe ajo greqisht (Lambro Ruci)

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

pjesa e trete e referatit , paraqitur ne konferencen e tee panhimarjote:

DYGJUHËSIA E HIMARËS DHE INTERPRETIME TË REJA (Llambro RUCI)

Studiuesit tanë që janë marrë me historinë e Himarës, nuk e pranojnë ekzistencën e këngës në gjuhën greke në këtë krahinë. Duke rimarrë vërejtjen e studiuesit Rami Memushaj, i cili thekson mungesën e kësaj lloj kënge: "Është e vërtetë se në fshatrat dygjuhëse të Himarës këndohet edhe greqisht. Mirëpo këtu nuk është fjala për këngë dhe melodi greke, po për përkthime të teksteve shqip të këngëve, të cilat këndohen "labçe himarjote"". librave greqisht të dy himarjotëve, Llambro Spiros dhe Kosta Dedes (nga Dhërmiu)."

Në librin e vunjotasit Llambro Spiro, gjendet kënga "Rrimarrja e kalasë nga himarjotët", të cilën autori e përcjell me këtë shënim: "Por për rimarrjen e Kalasë së Panormos nga himarjotët, ekziston dhe himni vijues popullor për rrethimin, që u ruajt, dhe të cilin trimat himariotë nën komandën e Karaiskaqit, e këndonin me në krye Kristo Begën nga Vunoi, që gjeti vdekje heroike bashkë me prijësin e vet gjatë luftës së Akropolit, dhe varri i tij gjendet në N. Faliro."42

Kjo këngë, në strukturën ritmike dhe figurative, nuk ngjan të jetë përkthim i ndonjë kënge shqipe "labo-himarjote", por është këngë tipike epirote, me një rezonancë të vrullshme të rezistencës antiturke, besoj me tingëllimat e ciklit të këngëve të armatolëve dhe kleftëve kundër pushtuesve osmanë.

Po kjo ngjarje heroike e dramatike, është pasqyruar dhe në një këngë shqipe "Pashkëtë s'na zunë mirë"43, botuar nga Fane Veizi Është e habitshme, por kemi perceptimin e një ngjarjeje të vërtetë, nën dy këndvështrime artistike, ku spikat fryma e pathyer luftarake dhe e qëndresës, si dhe vizatimi epik i personazheve të përbashkët: Pilos, Spiros, Llambros, Fotos, Jorgos kalorës - kavalier Jorgua, Zahon trumbetar - Lala Zahon me burinë etj., që ndeshen me trumbat e Ali Pashës. Të dy këto këngë kanë ndryshime të dukshme në arsenalin krijues, në mjetet shprehëse, vargun, ritmin etj., duke dëshmuar se këngët greqisht si e mësipërmja "Rrimarrja e kalasë nga himarjotët", nuk janë përkthime nga shqipja, por krijime me një teknikë tjetër artistike.

Por edhe në librin e përmendur të Kosta Dedes për Dhërmiun e Himarës (bot. v. 1978, fq. 259-261), gjenden disa këngë greqisht, që autori i quan "Këngë popullore vendase nga poetë anonimë".

Në dallim nga vjersha e mësipërme (marrë nga Ll. Spiro), që ka karakter të theksuar epik dhe luftarak, ku elementët e legjendës i japin krijimit një sfond homerik, krijimet e përzgjedhura nga Kosta Dede shquhen për ndjeshmërinë e tyre lirike dhe për lidhjen me peizazhin himarjot. Këto vjersha janë ngjizur në jetën e përditshme, me mallin e fshehtë për një syzezë të shtrenjtë, që i përngjan pemës së limonit, lemonesë, siç thotë populli, me ëndrrën e martesës për t'u bërë zonjë shtëpie, tradhtinë në dashuri etj.

Gjithë ditën

Gjithë ditën dhe mbrëma-mbrëma,/ dhe mbrëma-mbrëma diellin thërret, /dil diell, dil, dil një copë e vogël,/ që të shëtisim nëpër kopsht,/ ku janë syzezat dhe vetullgajtanet/ dil diell, dil, dil një copë e vogël,/ që të pyes në ke parë Himarën,/ Spilenë, Jalin edhe Jaliskarin.

Tre vajza mesëholla (valle)

Tre vajza mesholla, mesholla/ shkuan në fusha vetëm, vetëm./ Njëra tjetrës i thoshte, i thoshte:/ -Eh, këtu ku ne vemi, ku ne vemi,/ sikur të dilte dikush, more dikush,/ të na merrte të tria, të tria,/ tre vajza mesholla, mesholla.

Your browser may not support display of this image.

Në fshatrat greqishtfolëse himarjote është karakteristike se këndohet dhe vajtohet shqip, duke mos përjashtuar sidomos këngën lirike në greqisht në raste gëzimesh familjare dhe festash të komunitetit, sepse nëse gjuha është mjet komunikimi dhe shprehje të gjendjes shpirtërore të njerëzve, s'ka sesi që të mos këndohej dhe të thureshin këngë edhe në gjuhën e përditshme. Madje E. Liri shkruan për Anastasin, shoqëruesin e tij vunjotas në rrugëtimin e Himarës: "Ndonjëherë këndonte pa pushim e me sa kishte në kokë një këngë greke, të cilës i shtonte variacione me krisma pistolete në intervale të parregullta."44

Edhe në fushën e toponimisë dhe onomastikës ka një prirje për t'i shpjeguar gjërat sipas parapëlqimit, madje duke mënjanuar variantet e tjera që bien ndesh me pasionet dhe bindjet e autorëve. Madje ka patur edhe një përpjekje për të ndërruar emrat e fshatarve. Sipas rrëfimit të cituar të Gjeto Kolës për Himarën, në sythin "Etimologji", pasi analizon prejardhjen e emrave të fshatrave himarjote, "nga librat dhe nga goja e popullit", që dalin kryesisht me origjinë nga greqishtja, thotë:

"Nji komisjon që u pat mbledhë me 16 Mars 1927 perba prej të gjithë arsimtarve të krahines e parsis së vendit, pjestar e sekretar i të cillit pata kenë un, mbas sa bisedimesh pat vendosë që katundi Himarë të pagzohet me emnin "Vetëtimë" tuj kenë se ndollet buzë malevet t' Akrocherau-nit që shqyp d.m.th. "Malet e Rrfenavet" = Vetëtimavet."

Po ashtu Vunoi "koha e ma teper propaganda e huej tuj dashtë me i helenizue deri emnat e katundevet, e me zhdukë çdo shej kombsije shqiptare, ka sjellë fjalen Bunon në Vuno që d. m. th. Mal."në "Mjegllosh"; Dhërmiu: "Per të njallë ndjenjat kombtare n'at popull e në kujtim të nji ndolljes historike, komisjoni pat vendosë që aj katund të pagzohej me emnin e lagjes Gjin-Lekë, që thuhet bark i ardhun prej Krujet kur percollen Gjonin e II Skanderbe n'ikjen e tij per Itali si u tha ma siper"; Palasë: "Komisjoni, mbassi e shqyrtoj mirë punen, pat vendue që ma, mirë të thirrej katundi ÇIKA tuj kenë se fshati gjindet në faqe të ktij mali"; Qeparo: "Komisjoni pat vendosë të quhet me emnin e malit të tij Gjin-Vlash"; Kudhës: "Komisjoni pat thanë që të qendronte emni i maparëshëm pse fjeshtë shqip"; Piluri: "Komisjoni, tuj marrë parasyshë jeten fjeshtë malsore që çojnë banorët e ktij fshati e mbassi asht edhe krejt i veçuem tjerësh, mendoj me e thirrë Malsi ase të mbetet fjala Pilur"; emri i krahinës: "Prandej komisjoni, i mbshtetun edhe dishirit të shum vendasvet e tuj marrë parasyshë edhe kto që thamë ma siper se himarjott nëgojohen si bregas, e pa t'arsyeshme të thirret Nënprefektura e Bregdetit."

Ç'është e vërteta pikërisht ky "komision" vendosi t'u ndërronte emrat fshatrave të Himarës nga ato me origjinë greke në emërtime malesh e grykash, për t'i këputur kësisoj çdo lidhje me lashtësinë e vet kaone dhe epirote.

Por himarjotët, siç kishin bërë jetë e mot me arbitraritetin dhe dhunën e shtetit apo të pushtetit perandorak, nuk mund të pranonin një vulgaritet administrativ, që i privonte nga kujtesa historike: "Në popull, - shkruan Viron Koka - shkaktoi pakënaqësi të madhe edhe vendimi qeveritar i vitit 1927 për ndryshimin e emrave të fshatrave me pretekstin se ato ishin emra grekë dhe duheshin zëvendësuar me emra shqiptarë. Ky vendim u zbatua vetëm nga administrata, por jo nga populli."45

***

Nga analiza dhe kundërshtia e interpretimeve të mësipërme për futjen e greqishtes nga faktorë jashtëhimarjotë të kohës së Ali Pashë Tepelënës dhe Shën Kozmait, si: kisha e shkolla në greqisht, migrimi e punësimi i përkohshëm në territore greke, detaria, martesat më vajza greke, apo mbartja e greqishtes nga luftëtarët himarjotë të Revolucionit grek, mund të arrihet përfundimi se kemi të bëjmë me faktorë anësorë, që nuk mund të ngulitin një gjuhë tjetër në familje, apo ta bëjnë gjuhë të nënës.

Do të ishte e udhës dhe serioze për çdo studiues që ndërfutet në labirintin kulturor dhe gjuhësor të Himarës, të paktën të merrte në konsideratë rezervën e shprehur nga historiani i shquar Kristo Frashëri lidhur me gjuhët e folura në këtë trevë:

"Sot në përgjithësi edhe historiografia shqiptare pranon se banorët e këtyre tre fshatrave, ndonëse jo të gjithë, e njohin greqishten. Por origjinën e saj historianët shqiptarë e shpjegojnë me ndikimin që ka ushtruar kisha greko-fanariote në Shqipëri dhe pjesërisht me kontaktet tregtare që këto fshatra kanë patur me qendra tregtare të afërta greke, kryesisht me Korfuzin dhe me ishujt e tjerë jonianë. Por, nëse është e vërtetë se greqishtja përdorej në familje edhe nga gratë, këta dy faktorë nuk janë bindës. E para se kisha fanariote dhe shkolla greke kanë vepruar jo vetëm në këta tre fshatra greqishtfolës të Himarës, por edhe në fshatrat e tjerë me banorë ortodoksë të Shqipërisë Jugore, kurse popullsia mbeti vetëm shqipfolëse. E dyta, se kontaktet tregtare të himarjotëve me grekët, mund të shpjegojnë depërtimin e greqishtes te burrat, por jo te gratë. Por këto shpjegime janë të pamjaftueshme."46

Njëherësh del në pah mungesa e studimeve të thelluara për shumë aspekte të historisë dhe të kulturës himarjote, si në fushën e dygjuhësisë së trevës, mungesa e gërmimeve arkeologjike dhe ajo e njohjes së drejtpërdrejtë me dokumentet kishtare, diplomatike dhe ushtarake të Romës, Lecces, Otrantos, Korfuzit, Napolit, dhe veçanërisht të Venedikut, që kanë të bëjnë me Himarën. Besoj se përmes tyre do të mund të ndriçoheshin më mirë jo vetëm zakonet dhe tradita e vetëqeverisjes himarjote, por edhe elemente të tilla siç është dygjuhësia e krahinës.

Nga studiuesit shqiptarë, Dhori Q. Qirjazi (Universiteti i Selanikut), në një punim interesant "Rreth marrëdhënieve të së folmes greke të Himarës me të folmet e tjera të greqishtes së re", ka përvijuar jo vetëm historikun e teorive dhe hipotezave mbi mënyrën dhe kohën e krijimit të kësaj enklave greqishtfolëse, por edhe jetëgjatësinë dhe tiparet thelbësore të kësaj idiome. Nga ky studim janë zgjedhur fragmentet e mëposhtme:

"Pra, çfarë janë himarjotët? Janë vendas apo erdhën prej brigjeve përballë të Italisë, nga Mani, Kreta, Ponti? Apo mos vallë janë që të dyja, d.m.th. një bërthamë anase elementi greqishtfolës me mbishtresime të kohëpaskohshme ardhësish homoglotë dhe heteroglotë?

Pro versionit të parë ("anas") duket se është Μ. Dhendhias47, ndërsa zgjidhja e mesme ("anas" dhe "ardhës") pranohet prej Dh. Vajakakos-it48, që e sheh me rezerva vendosjen e mundshme të banorëve të Manit në Himarë: "Për vërtetimin e traditës gojore nuk disponojmë sigurisht dëshmi historike"49.

Qëndrimi negativ i Dhendhias-it ndaj traditës gojore bazohet në faktin se nuk ekzistojnë konkordanca specifike mes Manit dhe Himarës, por edhe ngaqë "Ka shumë gjasë ... që tradita gojore të ketë buruar nga ngjashmëria që paraqiste, sidomos në raport me turqit, gjendja e himarjotëve dhe e banorëve të Manit"50.

...Por le t'i rikthehemi pyetjes sonë të parë: Anas apo ardhës himarjotët? Në librin e tij interesant për Dhërmiun (gr. Δρυμάδες), autori K. N. Dhedhes (Κ. Ν. Δέδες) shkruan ndër të tjera: "Tre fshatrat e Himarës, Himara, Dhërmiu, Palasa, e ruajtën të paprekur gjuhën e tyre greke. .... Tani, nëse në çdo fshat hasen një numër veçorish gjuhësore, kjo mbase buron prej shkaqesh dhe ndikimesh, të përftuara prej lëvizjes së popullsive. Ky kapitull është e nevojshme të studiohet posaçërisht prej gjuhëtarëve"51.

Dhe vërtet, konstatimi ynë i parë është se, tej ndryshimeve që paraqesin të folmet lokale52 të Himarës-fshat dhe të Dhërmiut-Palasës (palatalizim në Himarë, vokalizëm gjysmëverior në dy fshatrat e tjerë), ekziston një substrat i përbashkët, që lidhet ose me faza më të hershme të greqishtes ose me zhvillime të cilat nuk i gjejmë (ose nuk i gjejmë me të njëjtën shtrirje) në vatra të tjera të arealit të greqishtes. Pra, nëse ekzistonte një përbashkësi, është logjike që lëvizjet e grupeve të popullsisë të lidhen së pari me shfaqjen e karakteristikave që çuan në divergim gjuhësor.

... Nëse biem dakord që e folmja greqisht e Himarës ka elemente mëvetësie që burojnë prej veçantive glotogjeografike të kësaj pike, do të duhet të shqyrtojmë edhe shtrirjen në kohë të saj. Substrati i pasur dorik i të folmes himarjote (emër φάγας në Himarë, khs. dorisht φαγός ‘dru dushku', toponime si Φαγέος në Palasë dhe Παγά ‘burim' (khs. πηγή) në tri pika të ndryshme, Καπόρι në Dhërmi, khs. dorisht κάπος ‘kopsht', etj.) dhe arkaizmat leksikorë (αgίδα < gr.vj. ακίς ‘sasi e vogël', κυβέρτι < gr.vj. κυβέρτιον ‘koshere bletësh', καθαίρω < gr.vj. καθαίρω ‘pastroj', όρθα < gr.vj. όρνις ‘pulë', kallëzore όρνιθα, etj.)53 dëshmojnë praninë diakronike të greqishtes në rajonin më të gjerë.

Toponimet greke të shpërhapura përgjatë bregdetit flasin për prani emërvënësish që, duke qenë anas apo kalimtarë, japin e marrin me detin, njohin pikat e mbrojtura të tij (Λιμνιώνας, Πάνορμος, Γιαλισκάρι, Βαθυμιώνας, Αυλών, Καραβοστάσι etj.), dhe kur e shohin të egërsuar, e marrin me të mirë duke gdhendur fjalë lutëse në shkëmbenj (shih toponimin στα Γράμματα, në VP të Palasës). Janë të interesuar gjithashtu për vendkalimet (Πόρος, Διαπόρι) si dhe për veçoritë e relievit të brezit bregdetar (Εφτάβρυσος, Πρίνος, Δραλέος, Ρωπλέος, etj.).

Argumentet për praninë diakronike të greqishtes në këto vise bëhen edhe më solide po të marrim parasysh shkallën e ndikimit të saj në mjedisin rrethues shqipfolës. Ekzistenca, f. v., në të folmen greke të Himarës e një çerdheje emrash më -έα është e mundur të lidhet me praninë në gjuhën shqipe të huazimeve greke të llojit folé -(j)a (<φωλέα), mirgalé -(j)a (<αμυγδαλέα) etj. Gjithashtu, gjasat që greqishtja e Himarës të ketë ndërmjetësuar për depërtimin në shqipen të një numri fjalësh nga greqishtja e Italisë së Jugut, nuk duken të pathemelta po të nisemi nga fjala shqipe puhí -a, që pas mendimit tonë lidhet bindshëm me gr. It. jugut pujía < απογεία (αύρα) ‘fllad që vjen nga toka'54.

Në lëndën e pasur dialektore të së folmes shqipe të Qeparoit55, fshat i vendosur disa kilometra në jug të Himarës, gjejmë një sërë fjalësh që datohen në faza më të hershme të greqishtes. E tillë është dhékë -a ‘pjesë, copë e madhe', e krahasueshme me gr.vj. δάκος (το) ‘kafshim' [< gr.vj. δάκνω ‘kafshoj']56, me metafoninë e njohur a > e të shqipes. Fjala haset edhe në arbëreshët e Greqisë si dhákë-a ‘kafshatë' (Andros, Eube)57 dhe ‘ashkël druri' (Salaminë)58. Ka interes të thuhet se edhe në shqip fjala kafshátë vjen prej foljes kafshój. Krahas fjalëve grúzë -a dhe krúzë -a të Qeparoit (‘bimë njëvjeçare ... që përdoret si ushqim për njëthundrakët'), trajtave të ndryshme të saj në Epir (γρούζο, γρούζα), Korfuz (κρούζα) dhe në Italinë e Jugut (kliza, kriza, klisa), të cilat burojnë prej gr.vj. κνύζα59, në Vunoin shqipfolës të Himarës, ndodhur mes Himarës-fshat dhe Dhërmiut, dëshmohet fjala onogrúzë-a60, që mund të lidhet me gr. *ονογρούζα < *ονοκνύζα. Ekzistenca e fjalës greke të padëshmuar tjetërkund mund të konsiderohet e sigurt jo vetëm ngaqë kemi fitonime të tjera të lashta me përbërës të parë të kompozitës elementin ονο- (ονόπορδον, ονόπυξος, ονοκάρδιον)61, por edhe sepse krahas fjalës tashmë të rrallë onogrúzë haset në fshatrat e Himarës edhe sinonimi i saj gruzëgomáre62.

Pas këtij rishqyrtimi të përmbledhur të çështjes, mund të arrijmë në përfundimin se e folmja greke e Himarës nuk ka tipare afrie specifike apo ekskluzive me asnjërën prej të folmeve të tjera të greqishtes së re, të tilla që të na bindin për prejardhjen apo bartjen e saj prej një pike tjetër të arealit greqishtfolës (Manit, etj.). Faktet gjuhësore të parashtruara dëshmojnë për një prani të hershme të greqishtes në këtë pikë të bregdetit të Jonit. Njohja më e mirë e greqishtes së Himarës dhe e tablosë komplekse të dialekteve të greqishtes së re besojmë se do ta pasurojë më tej vargun e argumenteve që parashtruam." 63

Përmbledhje.

Shtrimi i hamëndjeve mbi shpjegimin e së folurës greqisht në tre fshatrat e krahinës së Himarës (Palasë, Dhërmi dhe Himarë) si gjuhë kryesore (ndryshe nga fshatrat e tjera të krahinës dhe ato që e rrethojnë) është fokusi i punimit. Përmes një analize të detajuar autori merr në shqyrtim dhe argumenton mbi këto hamëndje sikurse janë futja përmes punësimit në ishujt grekë, lidhjeve tregëtare me ishujt, martesave me vajza greke , qëndrimit në vëndet e huaja sidomos nga stratiotët, predikimeve në gjuhën greke si dhe pranisë së shkollave greke. Të dhënat e paraqitur nga autorë himariotë, shqiptarë sikundër edhe grekë japin diapazonin e këtyre hamëndjeve që shpesh nuk bazohen në realitetin. Kënga Himariote në shqip dhe greqisht përbën një temë që sillet ne një këndvështrim të ri sikurse edhe individualiteti të folurës së greke në Himarë.

Summary

The exposure of different hypothesis on the introduction of the Greek language as main language in three villages of the region of Himara (Palasa, Drimadhes and Himara different from other villages of the same region and the neghbouring villages is the focus of the paper. Through a detail analysis the author discuss and argues these hypothesis such as from the temporary employment and trade relations with Greek islands, marriages with Greek women, residence in foreign countries especially from stradiotes; use of Greek preaching by clergy, and presence of Greek schools. Findings from Himariote, Albanian as well as Greek sources refer to a situation which in most of the cases are not based on the reality on the ground. The Himariote songs in Albanian and Greek and the pecularities of the Greek spoken language in these three villages of Himara is another topic discussed.

No comments: