Thursday, February 16, 2012

Replike me zv/Kryetarin e Bashkise, Gjicali

Meqenese z.Gjicali ankohej pse kisha frike ti pergjigjesha dhe me qe nepermjet Club.. nuk kisha mesazh te tijin ne adresen time hapa faqen Clubhimara ku gjeta vertet nje "shkrim" i cili me drejtohej mua. Tani po, duhet te pergjigjem.
Para disa ditesh i theksoja z. Gjicali qe nuk do me terhiqte dot ti pergjigjesha ne banalitete e fyerje te stilit te tij "intelektual".  Fjalori i z.Gjicali nuk njihka kufij "intelektual" dhe zvargja e te shprehurit te mendimit shum tipike (te pakten nga shkrimet qe lexojme ne club)
Une me z. Gjicali kemi patur dhe kemi vetem dy divergjenca mendimi:
-Une isha kunder ligjit 7501 dhe Z.Irakli pro.
-Une isha kunder perzierjes ne politike te shoqeates, z.Irakli po.
Ketu u ndane rruget tona. Une mbeta pa merita z.Gjicali, rast i ralle qe autori vetnjeh meritat e tija (lexoni shkrimet e tija), me shume merita.
Une nuk kam qene kryetar bashkie e asnjehere s'mu dha rasti te bej politiken e bashkise. Nuk e kuptoj zemerimin e z.Irakli.
Z.Irakli di mjaft vepra te realizuara nga une. Nqs edhe anetaret e tjere te clab-it i dine e nuk i thone turpi i tyre.
Me hiqet verejtja pse u bera i gjalle pas 7 vjetesh. Gabimi im qe heshta. Por z.Gjicali nuk heshti vazhdoi te militoj ne shoqeata te ndryshme nga te cilat une di vetem "Laberia". Ndersa une mbeta vetem ne shoqeaten "Bregdeti"; e kur me therasin.
Shum ankesa ka z. Irakli per bashkine e Bollanos (pa cka se mi drejton mua). Si keshilltar i pamvarur ( 70 vota) pse s'ndoqi rrugen ligjore? Te pakten mua ne ate kohe asnjehere nuk mu ankua!? Nga ta dinja une i gjori ah-un e tij se me siguri kisha ne dore t'ja plotesonja.
Te me falni per nderprerjen se u nderpre energjia elektrike.
 
Le te kalojme ne temat e dites, te bejme edhe ndonje sherbim qellimit tone si Club.
Ne nje shkrim te z. Kleanth lexova nje propozim interesant: "koken e Jul Qesarit do ta ndrojme e do ti veme te Zaho Kokes, Jorgji Bollanos apo doktor Rexhos..."  Perse z. Gjicali nuk prononcohet?
Une psh. isha nga ata qe e kundershtojne "memorialin" dhe argumentin tim dhe bashkepatrioteve ne Tirane e Athine, e keni ne attach.  (shih me poshte) Po te doni ballafaqoheni me argumentin (kryevepra e kryeveprave) pro te z.Irakli. Behet fjale sipas tij per 140 000 000 leke te vjetra (dhen epesa okso otan egrapsa onirevete na fai, pale dhikotu provlima, dhen ma fora)
Ne kritiken drejtuar mua, ankohet z. Irakli per "dallaveret, mashtrimet dhe fallcifikimet me pronat e himarioteve .." (per te cilat i qan shpirti)  Cfar inelektuali i pamvarur na qenka kur nuk i nxerr publikisht? Le te diskretitohem une , apo me mban anen.
Sa per shprehjen e tij dinjitoze "pacet e himarioteve"  Ha ha ha se vetem era intelektual nuk vjen . Se pari i themi "munxe"  se dyti zere se nuk e lexova i nderuar Irakli.
Une propozoj te mos angazhojme Club-in me te tilla lloj debatesh. Kemi plot rruge perpara e le te vrasim mendjen per hallet. Po qe se ke ndonje  pyetje bej nje sforco e formuloje qarte e shkurt, e te jesh i sigurte qe do maresh pergjigje me aq sa di.
Do deshiroja edhe mendime te lexuesve qe te kuptoj gabimet e mia.
Maksim Rapo
 
 
Attached  (published before)
 
MEDITIM
          Ka disa dite qe bashkepatriotet tane ne Athine dhe Amerike (Lexo shtypin elektronik) po kundershtojne me passion nje vendim te Keshillit Bashkiak te Bashkise Himare lidhur me ngritjen e nje memoriali per nder te Jul Qesarit.
Ismail Kadare, ne shkrimin e tij “Identiteti Europian I Shqiptareve thote: Jemi I vetmi vend ne bote qe I thurim lavde dhe I ngejme monumente pushtuesit..”
Nga Bajroni mesuam per te paret tane: Te bijt e Himares qe s’falin as mikun….
Sa te cuditshem per boten, dhe sa normale konsiderohet nga ana jone, marja e vendimeve te tilla qe kush e di se kujt I sherbejne, Himares jo. E aq me vulgare eshte kjo cfaqe kur dirigjohet nga njerez medioker, pa vlera intelektuale e qe nuk kane asnje krenari per vendin e tyre.
Degjojme qe Keshilli Bashkiak ka mare vendim  te ngrihet permendorja e Jul Qesarit ne teritorin e Bashkise Himare.!!!
Qe Jul Qesari eshte nje nga personazhet me te spikatura ne historine se Romes, na e kane mesuar qe ne klasat e para. Ishte njeriu I cili,  ate qe donte do ta arinte me cdo mjet, njeriu me inteligjencen e vecante per ate kohe dhe kohen e sotme. Jul Qesari ishte nga te paktet figura te historise te cilet ishin ne gjendje te dirigjonin tre pune njekohesisht. Por qe qellimi final I tij ishte vendosja e diktatures ne Romen e lashte.
Se si futet ky personazh e mer vlera ne historine e Shqipeise ne pergjithesi, e te Himares ne vecanti, kete e dine vetem ata te cilet mendojne se e njohin mire historine dhe propozojne  te ngrene bustin e Jul Qeasarit. Ketij diktatori. Te cilin e vrane shoket etij me te ngushte. Diktatura dhe Republika ne historine e njerezimit kane qene gjate gjithe kohes ne lufte te pa pajtueshme.
Sipas ketyre inisiatoreve,  bustet e Jul Qesarit duhet te ishin ne gjith Afriken e Veriut, Spanje, Apenine (ku hodhi zaret) e ne cdo rrugice te Romes etj.
Per nje vizitor te kulturuar, do te ishte teper interesante te mesonte qe Jul Qesari (te cilit ne krahine I ruhet akoma mbiemri, ndofta koincidence, ndofta jo) ka marshuar kunder armikut te tij neper teritorin e Himares. Teritor ky qe ne ate kohe ishte I perfshire ne  perandorine Romake. Per te kryer pushtimin te mos harojme qe Roma dogji 70 qytete te Epirit te dikurshem. Dhe kaq. Nje pllake shpjeguese e kesaj historise do vinte nje tulle ne godinen turistike te cilen duam te ngreme.
Por kjo per mendimin tim eshte e dyta. E para eshte te vleresojme historine tone. Jo te servilosemi shumkujt I cili ndofta s’ka histori apo nuk e njeh ate.  Me historine e Himares mburemi ne dhe e gjithe historiografia. Pra me pak vemendje le te ngreme lapidaret e paraardhsve tane, le te mbushet krahina me pllaka shpjeguese per vizitoret e te marin fund kondrat ndaj njeri tjetrit. “ Per inat te sime vjehre…” nuk na con asgjekundi. Historia e Himares nuk eshte prone e Bollanos apo ndonje tjetri. Prandaj s’ka arsye te meremi me figurat e botes duke haruar tonat.
Drejtuesit, pushtetar apo politik kane mjaft per te mesur nga historia e Himares. Le te civilizohen nepermjet historise se Himares e te mos bien pre e pasionit dhe mediokrietit.
E po qe se nuk u del koha, krahina ka mjaft figura te njohura shkencore te politikes, shoqerore e kulturoro sportive,  tek te cilet mund te mbeshteten.
Le te tregojme qe edhe ne pasardhesit e te pareve tane, jemi te qyteteruar. Me pare duam vehten dhe pastaj adhurojme boten, sado qe ta meritoj.
Ajo e cila  bie ne sy per keq eshte qe komuniteti Himariot ka shume probleme per te zgjidhur. Shoqeata e cila e propozon kete bust pse nuk ndihet per pronat e Himares, per ambjentin, per mungesen e studimeve, qe si rezultat po demtohet e ardhmja e turizmit nga ndertimet e pa sistem e pa leje? Valle kjo qe shohim sot eshte ajo te cilen duhet tu leme si trashegimi? Nuk besojme qe memoriali Qesarit I jep pergjigje problemeve te kohes.
Le te kujtojme Cajupin per nje moment: “Mjaft punove per te tjeret o fatkeq….”
Maksim Rapo
 
 

No comments: