Monday, February 27, 2012

Titull i shemtuar per nje ngjarje te shemtuar nga Gazeta Shqip

Per gazeten Shqip ngjarja nuk qendron tek kapja dhe denimi i nje krimineli e rrezikshem shqiptar por tek protesta qe bejne te afermit per denimin shembellor te kriminelit!!!!


Shqip:

"Familja e policit grek, presion gjykatës për dënimin e shqiptarit"

2012-02-27

Të afërmit e viktimës kanë organizuar një protestë para vendimit

Familja e një polici grek të vrarë në vitin 2009, ka vendosur t’i bëjë presion drejtësisë për dënimin e një shqiptari të arrestuar për këtë krim, duke organizuar një protestë në ditën e dhënies së vendimit. Familja e policit të vrarë, Mihal Spanudhaki ka publikuar një njoftim ku thuhet se, në orën 9.00 të së premtes, pikërisht më 9 mars, do të bashkohet me qytetarë të tjerë në një protestë që do t’i paraprijë vendimit të gjykatës për të riun shqiptar Klajdi Bani, i akuzuar për vrasjen e të ndjerit. Protesta do të zhvillohet pranë Gjykatës Penale në Pire dhe theksi i vihet asaj që nga familja e policit cilësohet si paaftësi e policisë greke për të kapur vrasësit, duke detyruar vetë familjen që të investigojë dhe zbulojë autorin. Njëkohësisht, në këtë gjykatë do të jepet vendimi për Klajdi Banin nën akuzën e vrasjes së punonjësit të policisë në krye të detyrës. Prokuroria ka kërkuar për Klajdi Banin dënimin me 18 vjet heqje lirie, për akuzat e vrasjes në bashkëpunim, grabitjes, armëmbajtjes pa leje, qëndrimit të paligjshëm në Greqi dhe prishjes së rendit dhe qetësisë publike. Klajdi Bani, një emigrant i paligjshëm në Greqi, aktualisht 28 vjeç, akuzohet se rreth tre vjet më parë, më 5 mars 2009, gjatë tentativës së grabitjes së Bankës së Qipros, në zonën Nikea, Pire, pranë Athinës, qëlloi me armë zjarri policin Spanudhakis, duke i shkaktuar vdekjen. Por, policia tha se nuk arrinte dot të gjente autorët dhe se ata ishin zhdukur në drejtim të paditur. Ka qenë vëllai i policit të ndjerë ai që ka zbuluar të dyshuarin e vrasjes, duke i siguruar vetë ai edhe prova filmike. Spanudhakis ka akuzuar policinë për keqpërdorim dhe paaftësi në zbulimin dhe kapjen e vrasësit të vëllait të tij 36-vjeçar Mihali, që u vra pas një grabitjeje më 5 mars 2009, në Nikea. Manoli Spanudhakis tha se u detyrua të vijë nga Kreta në Athinë dhe të kryejë vetë investigim për gjetjen e vrasësit të vëllait. Ai gjithashtu u shpreh se arriti të sigurojë një video që kishte regjistruar pamje filmike nga momenti i ngjarjes, ku edhe identifikoi autorin e krimit. Kjo video, që i përkiste një kioske përballë bankës, 12 ditë pas zbulimit u dorëzua prej tij në polici. Në të demonstrohej i riu shqiptar duke dalë nga Banka e Qipros (Kiprios Bank), në Nikea dhe pak metra më tutje, duke hapur zjarr ndaj policit që e la të vrarë dhe u zhduk me shpejtësi. “Këto skena u regjistruan nga shumë kamera, madje janë bërë dhe fotografi, por policia nuk i mori dhe nuk i përfilli kurrë ato, ndaj u desh të merrem unë dhe t'ia çoj atyre”, - nuk fsheh habinë, vëllai i të ndjerit. Më 12 maj 2009, Klajdi Bani u arrestua në Greqi, i dyshuar si bashkautor i vrasjes më 5 mars të punonjësit të policisë. Kur iu treguan pamjet filmike, ai rrëfeu gjithçka, por duke theksuar se, “nuk doja në asnjë mënyrë që të arrestohesha”. Drejtori i Policisë së Atikës, Janis Dhikopulos, citoi se Klajdi Bani pranoi se mesditën e 5 marsit u gjend në rrugën “Dionisios Solomu” të Nikeas, ku grabiti Bankën e Qipros.

No comments: