Sunday, March 04, 2012

Σταυρος Δήμας: Έχουμε πλήρη γνώση του αλυτρωτικού περιεχομένου των σχολικών βιβλίων της Αλβανίας!

Την είδηση ότι το Ελληνικό Υπουργείο Εξωτερικών, τελεί σε πλήρη γνώση του αλυτρωτικού περιεχομένου των Αλβανικών σχολικών βιβλίων, τα οποία παρουσιάζουν ως Αλβανικά, εδάφη από την Πρέβεζα έως τη Φλώρινα, απεκάλυψε ο Υπουργός Εξωτερικών Σταυρος Δήμας, απαντώντας σε ερώτηση του βουλευτή Γιώργου Κοντογιάννη. Σύμφωνα με τον κ. Δημα, οι δύο χώρες έχουν συστήσει Μεικτή Επιτροπή Εμπειρογνωμόνων για να εξετάσουν το περιεχόμενο των εν λόγω βιβλίων, το οποίο έχει ξεσηκώσει θύελλα αντιδράσεων. Βέβαια την γνώση του ΥΠΕΞ για το Αλβανικό εγχειρίδιο είχε παραδεχτεί αρχικώς ο τέως ΥΠΕΞ κ. Σταύρος Λαμπρινίδης σε σχετική ερώτηση του βουλευτή Αλέξανδρου Χρυσανθακόπουλου. (Οι δύο απαντήσεις του ΥΠΕΞ επί του θέματος είναι σχεδόν πανομοιότυπες)

Ακολουθεί η απάντηση του Σταύρου Δήμα στην αναφορά του Βουλευτή Γιώργου Κοντογιάννη:


ΘΕΜΑ: Απάντηση στην υπ' αριθμ. 1557 από 12/1/2012 Αναφορά του Βουλευτή κ. Γιώργου Κοντογιάννη

Το Υπουργείο Εξωτερικών τελεί σε πλήρη γνώση του περιεχομένου των αλβανικών σχολικών εγχειριδίων Ιστορίας και Γεωγραφίας. Από πλευράς μας, έχουμε επανειλημμένως καταστήσει σαφές προς την αλβανική πλευρά πως η διαιώνιση της εθνικιστικής ρητορείας περί δήθεν «αλύτρωτων αλβανικών εδαφών» στην Ελλάδα και σε άλλες χώρες της περιοχής, μέσα από τη διδακτέα ύλη με την οποία γαλουχούνται διαδοχικές γενιές αλβανών μαθητών υπονομεύει τις προσπάθειες καλλιέργειας κλίματος συνεργασίας και αμοιβαίου σεβασμού, το οποίο είναι απαραίτητο για την έδραση των διμερών σχέσεων πάνω σε στέρεες βάσεις και την περαιτέρω ανάπτυξή τους.

Οι δύο χώρες, έχουν συστήσει Μεικτή Επιτροπή Εμπειρογνωμόνων, η οποία έχει ως αντικείμενο την εξέταση του περιεχομένου των σχολικών εγχειριδίων και τον εντοπισμό των σημείων εκείνων που δεν ανταποκρίνονται στα σύγχρονα πρότυπα, με τελικό σκοπό την αναθεώρησή τους. Στην εν λόγω Μεικτή Επιτροπή, από ελληνικής πλευράς, συμμετέχουν εκπρόσωποι του Υπουργείου Εξωτερικών, του Υπουργείου Παιδείας, Διά Βίου Μάθησης και Θρησκευμάτων και της Ακαδημαϊκής Κοινότητας.

Αποτελεί δεδηλωμένη πρόθεσή μας η Μεικτή Επιτροπή να επιταχύνει το έργο της, προκειμένου να υπάρξουν σύντομα απτά αποτελέσματα, τα οποία θα αποτυπώνουν βασικές αξίες, όπως η ανεκτικότητα, η αμοιβαία κατανόηση, η αποφυγή αναπαραγωγής αλυτρωτισμού και αρνητικών στερεοτύπων για τους γειτονικούς λαούς.

Σε κάθε περίπτωση, θεωρούμε πως η διασφάλιση σχέσεων καλής γειτονίας, καθώς και η διαφύλαξη της περιφερειακής ασφάλειας και σταθερότητας εξυπηρετούνται μακροπρόθεσμα και από την καλλιέργεια στις νέες γενιές των αξιών αυτών, μέσα από τη διδακτέα ύλη και τον τρόπο διδασκαλίας. Οι στόχοι, δε, αυτοί είναι αμφότεροι συνυφασμένοι με την ίδια την πορεία της Αλβανίας προς την Ε.Ε, στη βάση ευρωπαϊκών αξιών, προδιαγραφών και προτύπων.

Ο ΥΠΟΥΡΓΟΣ ΕΞΩΤΕΡΙΚΩΝ

ΣΤΑΥΡΟΣ ΔΗΜΑΣ


Shekulli on line:

Gjimnazistët në mit

Ardian Vehbiu

Me shkrimet e mëparshme u përpoqa të argumentoj se, në tekstet e historisë së shqiptarëve për klasën e 12-të të shkollës së mesme, periudha e lashtësisë dhe çështjet e etnogjenezës janë trajtuar në mënyrë joshkencore, për të ushqyer jo dijen racionale, por mitin kombëtarist.

Përtej argumentimeve në hollësi, të cilat lexuesi i gjen në shkrimet përkatëse, dua të kujtoj këtu se mangësitë kryesore të trajtesave lidhen me (1) teorinë (pseudo-teorinë) e autoktonisë absolute, sipas së cilës jo vetëm shqiptarët, por edhe ilirët e pellazgët janë autoktonë dhe janë formuar pikërisht në trojet ku jetojnë sot shqiptarët dhe (2) shpërfilljen pothuajse të plotë që i bëhet indo-europianistikës.

Ashtu siç është parashtruar në këto tekste, autoktonia absolute mbështetet në një hipotezë krejt të diskutueshme të M. Korkutit, arkeolog; hipotezë të cilën unë, duke mos qenë arkeolog, nuk mund ta kritikoj në mënyrë teknike. Megjithatë, kjo është një hipotezë e veçuar, që nuk ka gjetur kund mbështetje, ja ngaqë është e tërhequr për flokësh, ja për shkak të etnocentrizmit të hapur.

Sikurse është pranuar tashmë, ilirët janë popull indo-europian, që i përkasin familjes indo-europiane. Kjo do të thotë që ilirët, së bashku me popuj të tjerë indo-europianë, si keltët, gjermanikët, grekët, latinët, sllavët, etj., kanë filluar të formohen kur jetonin së bashku, në një zonë gjeografike të caktuar, dhe pastaj janë përhapur anembanë dy kontinenteve, Azisë dhe Europës, ku jetojnë sot pasardhësit e atyre popujve dhe ku fliten sot e kësaj dite gjuhët indo-europiane; dhe se brenda konceptit indo-europian, vetë ideja e autoktonisë nuk mund të jetë veçse relative, madje edhe në kontekstin hipotetik kur formimi i një etnosi (p.sh. ilirët) t’i detyrohet në masë të madhe influksit prej një substrati vendës (p.sh. substrati joindoeuropian i Ballkanit perëndimor).

Në vija të trasha, të thuash madje të shpallësh që jo vetëm shqiptarët, por edhe ilirët janë autoktonë, do të thotë atëherë të nënkuptosh se trojet ku flitet sot shqipja janë edhe djepi i popujve dhe i gjuhëve indo-europiane. Kjo teori është absurde – edhe pse jo krejt e pamundur, meqë se ku ka qenë pikërisht djepi i indo-europianëve ende diskutohet. Megjithatë, kur një arkeolog shqiptar formulon një teori të tillë, duke e vendosur kërthizën indo-europiane në Shqipëri, atëherë e gjithë kjo bie erë kombëtarizëm dhe mitologji. Shto këtu edhe se teoria e M. Korkutit, për autoktoninë ilire, nuk duket të ketë gjetur mbështetje nga ilirologjia, një degë e indo-europianistikës e cila i studion ilirët në vetvete, ose në mënyrë të pavarur nga lidhjet iliro-shqiptare.

Mangësia tjetër e madhe në këto tekste lidhet me shpërfilljen që i kanë bërë autorët arritjeve të gjuhësisë krahasimtare, brenda dhe jashtë albanologjisë, sa i përket lashtësisë dhe etnogjenezës së shqiptarëve. Historia e ilirëve dhe e bëmave të tyre dhe e stolive që përdornin dhe e mënyrës si i varrosnin të vdekurit është e gjitha me interes të madh, por në tekstet e shkollës së mesme vëmendja ndaj kësaj historie përligjet vetëm në kuadrin e argumentimit të prejardhjes së shqiptarëve prej ilirëve dhe shqipes prej ilirishtes, jo në vetvete.

Kjo do të thotë se ilirët (dhe pellazgët) i gjen në këto tekste për arsyen e thjeshtë që nxënësve u duhet thënë diçka për prejardhjen e shqiptarëve dhe të shqipes. Dhe nëse është kështu, atëherë autorët e programeve dhe të teksteve me qëllim kanë lënë jashtë një klasë argumentesh dhe provash që janë të domosdoshme dhe të pazëvendësueshme, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me të parët tanë në lashtësi: lidhjet e tyre me popuj të tjerë, vendet se ku kanë jetuar, marrëdhëniet me grekët e vjetër, latinët dhe keltët, e kështu me radhë – gjuhësinë historike. Pa përmendur këtu kontributet e jashtëzakonshme të indo-europianistëve dhe albanologëve të huaj si Meyer-i, Jokl-i e të tjerë për të kuptuar historinë e hershme të shqipes, do të mjaftonin veprat që kemi nga Çabej dhe Demiraj, për të hartuar një tablo të qartë dhe logjike, të pozicionit dhe evoluimit të shqiptarëve të lashtë, në marrëdhënie me truallin ku jetonin dhe popujt që kishin përreth. Tek e fundit, edhe linja e teksteve në fjalë titullohet Historia e shqiptarëve, jo historia e bëmave të Agronit, Teutës, Bardhylit, Gentit, Batos dhe Pirros, të cilat nuk na thonë ndonjë gjë të madhe për etnogjenezën; por kanë zënë vend në tekste thjesht për t’i mbushur e për t’u dhënë pamjen “e duhur.”

Tekstet në fjalë, për shkak të mëkatit të parë kombëtarist, vuajnë edhe nga një autarki e papranueshme e mendimit albanologjik – sa kohë që aty nuk merren parasysh (shpresoj qëllimisht, jo nga padija) arritjet e sotme të dijes në fusha të tilla si indo-europianistika, gjuhësia e krahasuar dhe ilirologjia; në një kohë që mbizotërojnë referimet ndaj Hahn-it dhe fosileve të tjera të shekullit XIX, kur historia e lashtë e shqiptarëve ishte ende pronë e romantizmit dhe ekzotizmit të udhëtarëve nga Perëndimi, të mbrujtur me filologji klasike.

Kjo dukuri nuk është pa lidhje me faktin e thjeshtë, por brutal, që dija e sotme albanologjike në botë i ka kapërcyer me kohë pozicionet ku janë ende të barrikaduar arkeologët tanë dhe amatorët që i kemi me shumicë në këtë fushë.

Prandaj, dija që po u japim gjimnazistëve tanë për lashtësinë është e tillë që, në vend që t’i afrojë me moshatarë të tyre anembanë Europës, i largon; duke u ofruar një zhguall, jo një dritare.

Nga kjo pikëpamje, tekstet në fjalë nuk përhapin dritë, por e pengojnë atë – duke ua errësuar mendjen nxënësve dhe duke i mbajtur ata larg së vërtetës (madje edhe kur kjo e vërtetë nuk njihet, siç është rasti me lashtësinë parashqiptare).

Dukuria nuk mund të këqyret në shkëputje dhe veçmas vërshimit, që ka ndodhur në botimet me natyrë albanologjike, të titujve dhe veprave të shkruara nga amatorë dhe njerëz të marrë ose të fantaksur, të cilët janë pranuar në qerthull vetëm e vetëm për shkak të dashamirësisë së tyre ndaj shqiptarëve dhe çështjes shqiptare; ose faktit që teoritë e tyre ia kanë krehur bishtin megalomanive kombëtariste.

Të tilla janë vepra si ajo e Mathieu Aref-it, të cilat u rekomandohen nxënësve për t’i lexuar; ose edhe Enigma, e Robert d’Angély-së, kopertina e së cilës riprodhohet deri edhe në ilustrim, nga Pegi, në seksionin Të njohim burimet kryesore të shkruara në shkrimin e historisë së shqiptarëve (arkivat kryesore dhe puna me to, veprat monumentale të albanologëve të njohur):

Ky libër i fundit (të cilin u dashka ta mbajmë si “vepër monumentale të albanologëve të njohur”) i bashkon në një kolkloz pellazgët, etruskët, grekët dhe shqiptarët, të cilët i konsideron si “e njëjta gjë”, duke e quajtur gjuhën pellazge ose shqipe si “gjuhë universale e botës së bardhë antike”; dhe duke u gjetur vend në ekuacione deri edhe albanëve të Kaukazit.

Autori, një dashamirës frëng, procedon me dorë të rëndë, duke kaluar nga një etimologji fantastike në tjetrën, si kur i nxjerr trakët nga i trashë, eolët nga ay i holli, akejtë nga aq i hijshëm, lelegët nga lejlekët, greqishten kyrios nga krye, Apollonin nga ai që hap yllin, ose që çel udhën, Helenën nga e lëna (nga mendtë), Italinë nga vetulla, Pitagorën nga bythëgjeri dhe emrin e lashtë të etruskëve, rasena, nga (t)rashëna (ne jemi trakë).

Poky autor parashtron, në veprën e vet, se “si gjuhë e folur, etruskishtja jo vetëm që nuk u zhduk, madje jetoi, lulëzoi dhe vijon ende sot nën emrin e gjuhës shqipe: dialekti toskë, që flitet në Toskërinë shqiptare.”

Këto shkruan Robert d’Angely, librin e të cilit në shqip e ka sjellë… gjuhëtari përndryshe i shquar dhe serioz, Xhevat Lloshi (kam mbetur gojëhapur kur kam parë emrin e Lloshit në kopertinën e brendshme të librit; meqë ia njoh edhe mprehtësinë shkencore edhe përgatitjen; por kështu është katandisur gjuhësia shqiptare, kur një nga më të mirët e brezit të vet, si Lloshi, ia lejon vetes ose detyrohet të përkthejë marrëzitë e D’Angely-së).

E kotë të shtoj që libri Engima nuk është i tillë, që t’u rekomandohet nxënësve të shkollës së mesme; në një kohë që në Shqipëri qarkullojnë vepra të mira, të cilat trajtojnë çështje të ngjashme, por në mënyrë disi më racionale – duke përfshirë këtu edhe veprën e Dh. Pilikës për pellazgët (me të cilën unë kurrsesi nuk pajtohem, por të paktën aty nuk ka gafa katastrofike, si ato të d’Angely-së); dhe sidomos librin Epiri, pellazgët, etruskët dhe shqiptarët, të Sh. Demirajt, botuar në 2008.

Mund, madje duhet pyetur se pse, nga moria e veprave albanologjike që qarkullojnë librarive të Tiranës, autorët e tekstit të Pegi-t kanë zgjedhur të rekomandojnë pikërisht Engimën e D’Angely-së. Padija nuk është për t’u përjashtuar; por më tepër se padija, kam frikë se faktor vendimtar ka qenë dëshira për ta themeluar albanologjinë jo aq si dije, sesa si një lloj miti autarkik të shqiptarëve hyjnorë, të cilët D’Angely-ja i nxjerr në origjinë të “botës së bardhë antike”, duke i lidhur me pellazgët, etruskët dhe popuj të tjerë të parahistorisë.

Më duket e papranueshme që Ministria e Arsimit e Republikës Shqiptare të ketë miratur programe të tilla, ku nxënësve të vitit të fundit të shkollës së mesme u jepen njohuri të tilla pa bazë shkencore, të mbështetura në teori dhe hipoteza të vjetëruara dhe irracionale, dhe që qëllimisht shpërfillin arritjet e sotme në fushat përkatëse ose i përzgjedhin faktet dhe rezultatet sipas dëshirës, vetëm e vetëm për t’i shërbyer jo ndriçimit të mendjeve, por errësimit të tyre, me një mit kombëtarist që jo vetëm është i gënjeshtërt ashtu siç paraqitet, por edhe de facto na ndan prej popujve të tjerë, duke na paraqitur si unikë dhe të papërsëritshëm deri edhe në virtytin tonë etnogjenetik.


No comments: