Tuesday, March 13, 2012

IKJA E PERIKLI SHETIT

Nga Pëllumb Kulla / Zef Mosi

Dy dit më parë, këtu në Nju Jork, pas një sëmundje të gjatë dhe të mundimshme të mushkërive vdiq kirurgu i shquar Perikli Sheti, i lindur në fshatin Vuno të Bregut në vitin 1932.

Zoti Perikli Sheti meriton këtë lajm dhe vëmendje publike në atdhe dhe në truallin amerikan për veprimtarinë e tij të gjerë dhe të suksesshme në fushën e mjekësisë, për vlerat e tij të jashtëzakonshme në atë fushë, për miqtë e tij të shumtë tej e mbanë hapësirave ku janë përhapur shqiptarët e veçan për ata që ruajnë mirënjohje të pakufishme në rastet kur ai i ka prekur ata me bisturinë e tij magjike.

Por Perikli Sheti meriton këtë nekrologji të dhimbshme dhe si rast për të sjellë në dukje një karakter të jashtëzakonshëm, në një jetë të pasur me dritëhije, me përkrahje të forta dhe me goditje ambicioze të fuqishme, me ledha dhe me trajtime të pamëshirshme, që janë pasoja të padiskutueshme të një karakteri të fortë në një shoqëri që karakteret i desh të uniformizuar në shkretëtirën që kish emrin Shqipëri enveriane.

Perikliu ishte i pasur në pasione, ishte këmbëngulës në arritjen e synimeve të tij. Djali vunjotas e fitoi pjekurinë në Tiranë duke kryer aty shkollën e mesme dhe duke punuar herë si çirak këpucari e herë si shërbyes në ca dyqane private zarzavatesh. Falë ca notave pozitive në rekuizitat e tij politike, aq të domosdoshme në ato kohëra, Sheti siguroi një bursë studimi të lakmueshme për në Moskë, në qendrën e Perandorisë. Pakënaqësia në këtë kënaqësi ishte se e drejta e studimit në Universitetin e Moskës ishte dhënë për në fushën e gjeologjisë teksa Peroja dëshironte me ashk atë të mjekësisë. Është e rrallë dhe një shembull prekës, përpjekja e tij dyplanëshe duke studjuar paralelisht në të dy fakultetet që pengonin njëri-tjetrin. Në fund të vitit të parë, pushimet verore ai ia fali Fakultetit të Mjekësisë duke dhënë aty teste dhe provime aq sa krijoi përqark rrethin miqësor dhe bindjen që ai do të jepte më shumë po ta braktiste gjeologjinë. Përfundoi studimet për mjekësi në mënyrë të shkëlqyer dhe u kthye në Tiranë me kredenciale të arta. Pas dy vjetësh pune në pavijonet e kirurgjisë, ai u rikthye në Moskë për një gradë shkencore edhe më të lartë, përsosje që i mori dhe tri vjet të tjerë studimi, praktike dhe profesorati në fakultetin nga pat dalë.

Sirenat nisën këngën. Të huajt që lidheshin me Moskën u vunë në dijeni mbi talentin e veçantë dhe ende pa mbaruar aspiranturën, dy tre oferta të rëndësishme perëndimore trokitën në dyert e Perikli Shetit.

Por Peroja ishte një shqiptar nga ata kokëshkretët. Ndërkohë ishte bërë komunist i thirrur nga ca sirena të tjera me këngë idealiste atdhetare dhe nuk desh ta ndërronte Shqipërinë me asnjë vend tjetër.

Jepte mësim në Universitet e Tiranës, kryente operacione të një vështirësie të lartë dhe sidomos rrezatonte talent dhe devocion për profesionin e tij. Tregojnë se një studente njëherë deshi të dinte se çfarë dashuronte profesori më shumë… E menjëhershme përgjigja e tij: “kirurgjinë dhe … një vajzë!”

Dhe dashurinë ndaj vajzës së zgjedhur e trupëzoi në një lidhje të gjatë deri sa dha frymën e fundit para syve të saj të pikëlluar. Kozara, bashkëshortja e tij i dhuroi dy fëmijë të cilët më vonë këtu në truallin amerikan i dhuruan dhe ata nipër dhe mbesa.

Duke lënë këtë kapërcim kohor mënjanë duhet thënë se sukseset e Perikliut në fushat e dashurisë që përmendi u bënë të rrezikshme, pasi vlerat e mëdha të njeriut sjellin gjithmonë dhe rreziqet më të mëdha. Kozara ishte e papërshtatshme “komunistikisht” për një njeri si Perikli Sheti. Presionet për t’u shkëputur nga e fejuara “me biografi atërore të prishur revizioniste” shfaqën shenjat e para të papërkulshmërisë dhe natyrën rebele të kirurgut të talentuar. Ky motiv zyrtar për ta larguar nga mejdani i kirurgjisë së lartë ishte fuqizuar së tepërmi nga motivet e pabesa dhe të fshehura të ambicieve profesionale.

Kështu Perikli Sheti u dërgua në Elbasan dhe operacioni i parë atje ishte martesa me Kozarën.

Pastaj vijoi puna e tij e përkushtuar në Spitalin e Elbasanit, vijuan ndërhyrjet e suksesshme kirurgjikale, dyndjet në kërkim të dorës së tij, pacientët e Bregut që nuk shkonin më të trokisnin në Tiranë, por në qytetin në “kërthizë të Shqipërisë”. Kushëriri dhe kolegu i tij kardiolog, Kristaq Pavli që nuk rrinte pa e vizituar Peron sa herë vinte në Nju Jork, kujton episode të shumta të luftës së egër që i bëhej, të ndërhyrjeve të tij magjike kirurgjikale. Doktor Pavli tregon sesi gjatë një operacioni kirurgu ynë pati një shpërthim hemoftizie për shkak të sëmundjes shumë të hershme të mushkërive, – nga e cila edhe vdiq, – dhe ai nuk u tërhoq pa e mbaruar punën që kish filluar. Piro Mani, si shok i brezit të tij, me njohje të hershme që nga vitet e gjimnazit, duke pirë me të kafe në lokalet italiane të Kuinsit, i kujton natyrën rebele dhe i përmend sidomos një episod nga vargu i ngacmimeve për shkak të kushteve politike në përkeqësim e sipër. Piroja që peshkon ngjarjet spektakolare me aromë të “Pamjes nga Ura” tregon se si acarimi në një kafe të Elbasanit degjeneroi në gjaksim: doktor Sheti paska lënë kafenë përgjysëm dhe me një shishe aty pranë e ka goditur provokatorin. Pastaj qetësisht telefonon në spital t’i dërgonin ambulancën për një të aksidentuar, paguan kafenë dhe vërejtjes së banakierit se e pat lënë filxhanin përgjysëm i thotë “ nuk kam kohë, se do të shkoj ta qep atë plagën që hapa”.

Trajtimi i egër politik, privimi i fëmijëve nga të drejtat e studimit preknin shumë ndjenjat prindërore të zotit Sheti. Ndaj i zhgënjyer nga jeta ishte nga të parët që emigroi familjarisht në fillim në Itali e përfundimisht në ShBA.

Rastësisht, falë një artikulli në një revistë kaliforniane, me të dhëna nga të kaluarat shkencore të Moskës, ku zihej në gojë dhe emir i doktor Shetit, u bë e mundur që ky të mbyllte jetën në praktikën mjekësore në Nju Jork Universiti Hospital me autoritetin e pacënuar të një mjeku me përvoja të largëta por gjithsesi, me merita të padiskutueshme.

Ikja e mikut tonë Perikli Shetit na le një pikëllim të thellë, por na kujton se duhet të jemi fatlumë që gëzuam miqësinë e tij.

2 comments:

Steve Mills said...

Përshëndetni të gjithë! Emri im është Nico, unë mendoj se unë jam zonja më e lumtur në tokë pasi kam mbrapa dashurin tim, i cili më lanë për 7 vjet për arsye të panjohura. Unë nuk kam qenë vetë për 7 vitet e fundit, sepse e dua atë (Donald) aq shumë sa mendoj për të çdo ditë të jetës sime dhe i kam bërë gjithshka të mundshme për ta kthyer atë, por ende nuk munda derisa të vinte në një dëshmi disa trupa dha në internet se si ajo mori mbrapa saj dashnor me ndihmën e Dr Ogundele. Kjo më mori mua kurioz dhe i vendosur për të kontaktuar edhe Dr Ogundele shumë për ndihmë. Unë ende nuk e di se si Dr Ogundele solli Donald përsëri tek unë pas 7 vjet të shpërbërjes brenda 24 orëve. Unë mendoj se Dr Ogundele është spiritualisti më i madh në tokë, sepse ai solli gëzimin tim dhe më vuri një buzëqeshje në fytyrën time. Donald është plotësisht përsëri në krahët e mi përsëri. Duhet të them se jam me fat që kam ardhur në kontakt me Dr Ogundele. Njerëzit e mi atje që kanë nevojë për ndihmë për t'u bashkuar me dashnoren e tyre të humbur apo ndonjë problem jetësor, kjo është mundësia që ju të keni dashurin tuaj mbrapa me ndihmën e Dr Ogundele. Ju mund ta kontaktoni atë në emailin e tij privat. ogundeletempleofsolution@gmail.com. Për WhatsApp dhe Viber Chat: +27638836445

Anonymous said...

Burri im është kthyer!!! Pas 1 vitesh martesë të prishur, burri më la me dy fëmijë dhe jeta ime u shkatërrua. Doja t'i jepja fund, gati vrava veten se ai na la pa asgjë. Jam thyer emocionalisht gjatë gjithë kësaj kohe dhe jeta më duket e pakuptimtë. Një ditë besnike, duke shfletuar internetin, hasa në disa dëshmi për Dr DAWN. Disa njerëz dëshmuan se ai e ktheu ish-in e tyre, të tjerë dëshmuan se ai rikthen mitrën dhe shëron sëmundjet me barishte. Më shumë më interesonte pajtimi me bashkëshortin tim, të cilin Dr. DAWN e bëri të mundur që ta kthente burrin për 3 ditë. Tani burri im është kthyer dhe ne kemi jetuar të lumtur që atëherë. Të gjitha faleminderit për Dr DAWN. Këtu, kontaktin e tij e lë për të gjithë. Sepse ka çdo lloj sfide,
Email (dawacuna314@gmail.com)
Whatsapp: +2349046229159