Tuesday, March 27, 2012

Platforme per hartimin e Enciklopedise se Himares









































































Kristaq Jorgji [dhermijorgji@yahoo.com]
1:13 AM (11 hours ago)

to Priamo, HImara, jorgo, Pirro, gjikagen, Margarit, Irena, Romeo, Enea, janigenci, jhanxhari, jano, maksimrapo, me, Stefo, Paskal, Plator, Niko, Petraq, pistolia, Edvin, Arben, Llambro, thanas, shoqatabregdeti
Te nderuar miq dhe bashkefshatare,

Ky E-mail eshte nje ftese e bere ne emer te shoqates "Komuniteti Himariot" per te marre pjese ne nje mbledhje per aprovimin e platformes se hartimit te Enciklopedise se Himares.



Sic jeni ne dijeni, per disa vjet, shoqata ka bere perpjekje per per sensibilizimin e opionionit per ceshtjet themelore qe shqetesojne krahinen tone. Rezultat i ketyre perpjekjeve kane qene organizimi i shume aktiviteteve, perfshire ketu edhe tre konferencat Panhimariote. Konferenca e III PanHImariote kishte per fokus historine e Himares, botimi i punimeve te cilit, eshte tanime i disponueshem.

Shoqata mendon se tani ka ardhur koha per te bere edhe nje hap tjeter te rendesishem ne evidentimin e vlerave te krahines - ate te hartimit dhe botimit te Enciklopedise se Himares. Te vetedjshem per rendesine e kesaj ndermarrje, sikurse edhe pergjesine e saj, por edhe te vetedijshem per aftesite e personaliteteve Himariote per te perballuar kete sfide ju ftoj te merrni pjese ne takimin nismetar per hartimin e saj. Jnei te mirepritur te ftoni edhe Himariote te tjere qe mendoni se mund te kontribuojne.

Kjo mbledhje do te mbahet diten e Merkure, ora 19.00, date 28 Mars 2012. Vendi i paracaktuar i mbledhjes do te jete Restorant Tirana2, ne rrugen "Myslym Shyri", rreth 200 metra mbi kthesen e Unazes. Per orientim eshte fiks perballe rrugices qe vjen e takohet me Myslym Shyrin para Gjykates se Tiranes. Sidoqofte, per cdo pyetje do t'ju lutesha qe te telefononi ne numrin 069-210-7597.

Bashkengjitur keni attashuar nje material te pergatitur nga z. LLambro Ruci dhe Mevlan Kabo, i cili do te jete materiali baze per diskutimet.

Shoqata "Komuniteti HImariot" e sheh kete si hap te pare per te bere propozimin ne Bashkine e Himares dhe komunitetin Himariot ne bote.

Duke mirepritur pjesmarrjen tuaj sikunder edhe mendimet per ata qe jane ne distance,

me respekt Kristaq V. JORGJI III

1 comment:

Anonymous said...

Ftesa e Komunitetit Himariot per hartimin e Fjalorit Enciklopedik te Himares eshte nje shembull si per individet edhe per shoqeatat tona se si mund te ngrihet niveli i veprimtarise tone.
Aritja e qellimit final eshte monumenti me madhor qe do te mbetet ne shekujt qe vijne.
Le te kontribojme sejcili sipas mundesise.
SUKSESE ne hartimin e Fjalorit Enciklopedik te Himares.
Maksim Rapo