Monday, March 26, 2012

Opinione rreth stemes dhe transparences se vendimeve te Keshillit Bashkiak



Z. Irakli,
Do te me lejoni edhe mua te hyj ne kete debat, pasi prita qe te "qetesoheshin" gjakrat.

Se pari, kam mendimin se debati juaj me Maksin ka degjenuar ne sharje. Shprehjet si leh" "hipokriti" etj. nuk i bejne askujt nder ne nje forum te tille. Nese do te vazhdoni keshtu atehere, mund te vazhdoni monologun. Aq me teper Maksut!!!
Duke ju njohur te dy personalisht mund te them se asnjeri prej jush nuk mbahet as si qen qe "lehni" dhe as per "hipokrite" dhe as per myslimane. Mbase keni ndryshuar, por une do te desheroja te vazhdonim te mbeteshim ne korrespondence pa te tilla epitete duke ju falenderuar te dyve.

Se dyti, qe eshte kryesorja e ketij E-maili, lidhet me problemin e transparences se punes se Bashkise dhe ne pergjithesi e qeverisjes vendore. Natyrisht transparenca s'ka fund, por perpjekjet e bera deri tani vazhdojne te ngelen ne nivel te dobet. Duke thene kete nuk mohoj faktin se pjesmarrja juaj ne keto debate, patjeter qe duhet pergezuar. Dhe per te kaluar ne nje vleresim personalBashkia e meparshme, kishte dobesi te theksuara ne komunikimin elektronik.

Po marr ne shqyrtim ceshtjen e stemes, e cila me thene te drejten, me duket simboli i kesj mungese. Ju shkruani se ka pasur propozime nga site Interneti dhe bile kane pasur edhe 72 te tilla. Une do te doja te dija nese ishte e mundur te citonit keto sikurse edhe kur Bashkia e ka shpallur kete komisioni sikurse edhe kush eshte ne kete komision??? CIla eshte detyra e vene nga Bashkia per kete detyre?

Do me lejoni te shpjegohem se nuk kam asnje arsye t'ju kritikoj,. Por duke u nisur nga fakti qe nje shoqate Himariote beri nje propozim per permendoren e Jul Qezarit dhe keshilli e miratoi, disa persona ne Tirana si anetare te organizates Komuniteti Himariot kontaktuam me nje disenjator dhe ai po punon per te bere nje steme. E cila natyrisht, do ti dergohej si propozim instancave aprovuese. Natyrisht nuk po flasim ketu per pagesa dhe kohe te shpenzuar, (te cilat edhe ato jane te rendesishme).

Berja e stemes se Himares eshte shtruar si nje domosdoshmeri ne Konferencen e Pare PanHimariote, ku edhe ju keni qene pjesmarres. Po keshtu ne Konferencen III eshte bere edhe nje propozim per elemente te kesaj steme.

Natyrisht ne fund te fundit cili eshte propozimi konkret? Une do te sugjeroja nje gje te thjeshte. Bashkia duhet te beje nje liste me E-mailet e shoqatave Himariote dhe personave qe mendon se mund ti shtoje vlerat diskutimeve te tilla themelore sikunder jane stema, himni, plani regulator, pronat etj. dhe ti mbaje ne kontakt.

Duke thene kete nuk dua te zevendesoj Bashkine. Bashkia apo keshilli, jane vendim-marres. Ajo qe kerkojme ne - jo-vendimarresit - eshte te na degjohet fjala dhe argumentimi. Kaq deh jo me shume. Te themi ato qe dime dhe qe keni deshire ti themi per te miren e vendit. Vendimin, per te mire apo te keq, ju bie pergjegjesia dhe natyrisht edhe barra, qe ta merrni ju.

me nderimet e rastit, Kristaq

No comments: