Sunday, April 08, 2012

SHQIPONJA E HIMARËS -SPIROS SPIROMILIOS

Priamo Bollano

( 1864-1930)

Vendi i lindjes Himarë

Pseudonimi………. Shqiponja e Himarës

Kombesia……… Greke

Shteti i Shërbimit .Greqi dhe Himarë

Sektori…………… Xhandarmëria

Grada………………Kolonel

Në Historinë e Kohës së Re të Himarës, vend të veçantë i takon veprimtarisë ose bëmave të bijve të një familje të shquar himariote- familjes së Spiromilajve. Ndër ta është shquar përveç të tjerëve Kryetari “Αρχιγος” i Himarës, i njohur edhe me pseudonimin “Shqiponja e Himarës”. Si bir i ndenjë familjes së tij, Spiro Spiromilio trashëgoi dhe mbarti tiparet më të mira të traditës dhe zakoneve himariote : karakterin, besnikërinë, trimërinë, qëndrueshmërinë dhe konseguencën. Sipas kujtimeve të miqve dhe të afërmëve në biseda të ndryshme ai i shmangej të fliste prë vet veten dhe kur rrethanat e detyronin, për një gjë të tillë, gjëndej kurdoherë ngushtë. Gëzonte të gjitha dhuntitë e një heroi legjendar i tipit homerik. Me veprën e vet u impononte respektin dhe mirënjohjen jo vetëm miqve, por edhe kundërshtarëve të vet. Është kjo arësyeja, që mbi bazën pikëpamjeve politike, botëkuptimit dhe këndit të trajtimit të ndryshëm të ndodhive dhe ngjarjeve historike, në kohën kur jetoi dhe veproi Spiro Spiromilio, janë shkruar dhe të janë dhënë mendime të ndryshme, kryesisht të kundërta, në Shqipëri, në Himarë në vendlindjen e tij, por dhe në Greqi. Këndej, fanatikët dhe i dhtarët besnikë të besimit islam, siç shkruan në kujtimet e veta Eqerem Bej Vlora, Spiro Spiromilon e kanë trajtuar dhe e trajtojnë nga pozitat e një nacionalizmit të ngusht dhe të egër, duke e karakterizuar “ renegat”, “ tradhtar”. grekofilë”etj. Ndërsa në krahun tjetër, në Himarë dhe në Greqi, jeta dhe vepra e tij është trajtuar e paraqitet e një luftëtari patriot dhe të një heroi kombëtar, që u dhëhoqi himariotët në Çlirimin e Atdheut të tyre nga, sundimi shumë shekullor osman dhe për bashkimin e Himarës me shtetin amë- Greqinë:

Kujtimet nga tregimete jetës fëminore,,dhe të përrallave për heronjtë dhe trimat legjendarë të treguara në vitet e ledhatimeve dhe përlëdhelive foshnjore, nga im gjyshe dhe im atë, për shkak edhe të emrit tim homerik që mbart edhe sot, vënë gjatë pagëzimit nga një pinjolle e kësaj familjeje, nga e nderuar Niqi Spiromilio, e bija e të paharuarit Nikollaos Spiromilios, vëllait të Kryetarit të Himarës, më ngacmonin shpesh dhe më shtynin të shkruaja diçka për jetën dhe veprën e këtij Luani të madh. E ndjenja për detyrë këtë edhe për faktin, sepse brezi i ynë që jetoi kaq gjatë në kushtet e një nacionalizmi të theksuar, dhe nën një regjim të egër dhe të izoluar, të një fryme tepër agresive anti himariote dhe anti helene dhe të shtrëmbërimit të të vërtetave historike për Himarën dhe himariotët, kur formimi ideologjik dhe politik ishte dhe mbetet edhe sot krejtësisht i njëanshëm, e ka për mission historik të japë mendimet e tij, me qëllim që brezat e rinj dhe ata që do të vijnë, të mos jenë rob dhe as të bien viktimë të predikimeve antihistorike dhe fantazirave utopike, të veshura me mantelin e nacionalizmit ekstrem e me pasoja reale, të hidhura dhe mjaft tragjike, sidomos për Himarën dhe banorët e saj.Këtë detyrë ma lehtësoi shumë edhe njohja me një bibliografi mjaft të pasur shkruar nga autorë të huaj, kryesisht grek por edhe francez, Italian etj, me objekt ngjarjet historike dhe kohën në të cilën jetoi dhe veproi “Shqiponja e Himarës”- Spiro Spiromilio.

1.-

Spiros Spiromilios lindi më 1864, në një familje të shquar në Himarë, sot qytet në Jugperëndim të Shqipërisë, në brigjet e Detit Jon, në atë kohë nën Perandorinë Osmane. Ishte oficer i Xhandarmërisë Greke, me një përvojë të çmueshme të fituar në ngjarjet e Maqedonisë. I njohur si luftëtar frontit maqedonas, nip i luftëtarit trim të revolucionit të 1821- Spiridon Milios, në moshën 22 vjeçare ( 1884) u mobilizua në xhandarmërinë greke me detyrën e rreshterit .Ishte anëtar I Shoqërisë Kombëtare dhe në luftën jo të sukseshme Greko- turke tëvitit 1897, nga ku u përfshi me njësi të vacantë të Shoqërisë në trupën ( fallagën) Epirotas të kolonelit M.Boçari. Duke patur kurdoherë si synim kryesor çlirimin e Epirit, trupa e nëntogerit të xhandarmërisë Spiros Spiromilios transferohet në krahinën e Lurus dhe morri pjesë në përleshjet e lartësisë së Nikopoleos përpara. Grykëderdhjes së Salahorit. Në fillim të vitit 1902 ritkhehet në frontin e Maqedonisë duke përballuar me sukses në Trikalla mercenarë të komitëve tëve bullgarë, që kalonin kufirin për t’u furnizuar me armatime. Më 1903 bashkëpunoi me Konstandinon Mazaraki për dërgimin e armatimit ushtarak në Maqedoni dhe për hyrjen në të 11 luftëtarëve të parë kretas. Në vjeshtën e vitit 1904, me gradën e.vendoset në Konsullatën e Selanikut (me pseudonimin Suris) dhe bashkëpunon me Llambro Koromila për organizimin e frontit maqedonas. Gjatë punës për krijimin e rrjetit agjenturor në shërbim të këtij fronti, bashkëpunon me oficere dhe me himariotë të tjerë të përfshirë në trupën e Pavllos Mellas, si Vangjel Ruci e të tjerë, kanë qënë pjesëmarrës në frontin maqedonas. Spiro Spiromilio vepron në këtë kohë në zonën e Manastirit, ku mbledh informata me vlerë për forcat turke dhe bullgare dhe përballon me sukses propagandën antihelene rumune dhe bullgare.

Në fillim të vitit 1905 urdhërohet të kthehet në Athinë për të marrë udhëzime me qëllim të organizimit të frontit në zonën e Vermiut dhe të Maqedonisë Qëndrore, në mënyre që bullgarët të bllokohen në veri të vijës Gradenica- Bahova- Resna dhe Beles- Dhoirani-Petrici. Pas seminarit kualikues trupa e Spiromilio ( këndej e tutje me pseudonomin Kapetan Athalis Bua ) e përbërë nga 35 burra dhe me zëvëndës-komandant togerin Liberopullon, do të vendoset në Karaxovën e Vogël, për rreth Bahovës, në bashkëpunim me trupat Akrita ( Mazaraqi), Kodhru ( Moraiti ) dhe Matapa (Anagnostaqi). Në trupën e Mazaraqit sekretar ishte Niko Spiromilio.

Të katër trupat e mësipërme, pas kremtimit të përbashkët të Pashkës më 18 prill 1905 në Vulagmeni të Attikës, nisen brënda natës me avulloren “Qefalinja” nga Pirrea për në Cajezi, në brigjet e Pinit. Prej andej shkojnë në Kishën e Komninit ku qëndrojnë një javë. Natën e 27 prillit, me avulloren “Ahilleos” kalojnë përsëri Thermaikon dhe, së fundi, me varka dhe trapë, pas shumë vështirësish për gjetjen e brigjeve të përshtatëshme, zbresin te Shën Jani, në veri të Korinit.

Nga Shën Jani, trupat e Spiromilios dhe të Mazaraqit, me drejtues e zbulues Jeorji Tasson dhe doktorin Antonaqin që i prisnin në bregjet detit, nisen përmes Palianës dhe manastirt të Makrirahis ( Qafës se Gjerë) për në rrëzën e Olimpit. Më 2 maj përmes rrugës Rahias- Kumarias mbrijnë në Vermiun e Sipërmë, ku i pritën në kasollet e tyre nga sarakacani Kapulas dhe vllahu Xristovasilis Serbis. Këtu me një herë fillon njohja ( rikonjicioni ) i zonës dhe marrin takim me doktorin Perdhikarin dhe organizatën e Nausas.

Përleshja e parë luftarake, me pjesë të trupave turke jepet më 5 maj në Subanica. Më 14 Maj, kapetan Bua, së bashku me Kacigarin, i drejtohen Saraqinovës me objektiv Bahovën. Gjatë kalimit të Batacisë sulmohen nga bullgarë dhe Spiro Spiromilio plagoset në këmbë. Prej andej, transportohet me ambulancë në Vladovo ( Agra) dhe në vazhdim në spitalin e Nausas, strehohet fshehurazi për tre muaj. Përpara se të kthehet në Athinë, kurohet nga mjekët Perdhikari dhe Harisiadhi. Himariotët nën drejtimin e Savas dhe të Theodhosit, që ishin ne trupën e tij, përfshihen në trupën e Mazaraqit dhe kryejnë beteja të lavdishme deri në ditët e ashpëra të ngjarjeve të Azisë së Vogël. Në betejëm e Golisanës, me trupën e Mazaraqit. do të luftojë dhe do të bjerënë fushën e nderit heroikisht himarioti Vavos.

Në mars të vitit 1906 me qëllim të organizimit të luftës për çlirimin e Epirit Spiro Spiromilio merr pjesë në krijimin e organizatës së fshehtë revolucionare“Epiri i Lire”, kryetar i së cilës u caktua një oficer tjetër i lartë epirotas Panajotis Daglis. Spiromilio, zemra e dhe shpirti i kësaj shoqërie, e drejton dhe e përfaqëson atë në qeverinë greke. Në vitin 1908 kryen; veprimtari të gjërë edhe si antar Kryesisë Qëndrore të “Organizatës Panelinie” e cila u morrë kryesisht me përcaktimin e objektivave të veprimtarëve dhe aktivistëve për të drejtat e shkelura të Helenizmit. Kudo në botë

Në vitin 1909 merr pjesë energjikisht në Lëvizjen Ushtarake të Gudhisë Shtëpia e tij në Athinë bëhet një ndër qëndrat të mbledhjeve të “ Lidhjes së Ushtarakëve”. Ngjarjet në Gudhi përmbysi sistemin e vjetër partiak dhe Elefterit Venizellos tribunën kombëtare , ndërsa liria e të shtupurve u përhap në horizont. Kur Xonturqit në prill të vitit 1910, u iorvatën përsëri për anullimin e venomeve historike të Himarës, në ndihmë të himariotëve trima, ishin dhe dy anije greke antitorpilere “Aspis” dhe, “ Sfendon”.

Më 5 tetor 1912 Greqia, në aleancë me shtetet e tjera ortodokse të Ballkanit, i shpalli luftë Perandorisë Osmane, që në histori njihet si Lufta e Parë Ballkanike. grekërit fillojnë veprën e shënjte për çlirimin e vëllezerve të shtypur e trë skllavëruar në Maqerdoni dhe në Epir. Së bashku me patriotë të tjerë epirotas Spiro Spiromilio nis veprimtarinë më të shënjtë, atë çlirimit të Epirit dhe kryesisht të vendlindjes së vet Himarën nga pushtuesit osman. Për këtë , që në fillim të tetorit të atij viti, Spiromilio u vendosë në i shullin Jonian të Korfuzit për të organizuar forcat vullnetare me bashkëfshatarë të vet, të marrë masa për armatimin e qëndrueshëm të himariotëve, si dhe të bie në marrëveshje me bejlerët shqiptarë toskë për mundësinë e pjesë marrjes vullnetare të tyre së bashku me forcat vullne tare vendase dhe greke në luftë të përbashkët kundër osrmanllinjve. Megjithë se në planin strategjik të Shtatmadhorisë greke Epiri ishte front dytësor, në krahasim me frontin Maqe- Donas ë ishte parësor, Kryeministri Elefterios Venizellosi, duke analizuar situatën politikisht, strategjikisht dhe ushtarakisht morri përsipër riskun dhe urdhëroi Shtabin Ushtarak të Epirit për:çlirimin me çdo kusht dhe sa më të shpejt të Himarës, duke ndihmuar, forcat vullnetare kryesisht himariote nën komandën e majorit Spiro Spiromilio, për evakuimin përmes detit , si dhe të dhënjes së Tij të çdo lloj ndihme tjetër të nevojëshme për realizimin e misionit të ngarkuar.

Ministria e Ushtarakëve refuzoi propozimin e Shtabit të Epirit për evakuimin e trupave vullnetare kryesisht himariot në përmjet rrugës tokësore deri në Gjirokastër. Gjithashtu, gjatë shkëmbimit të mendimeve, përpak sa nuk u anullua i gjithë plani u veprimit, për shkak të një telegrami të Prefekturës së Korfuzit , në të cilin shprehej ideja se zbarkimi në Himarë do të mund të kryhej vetëm pas shpërnguljes prej saj të grave dhe fëmijve, për shkak të frikës së sulmit të papërmbajtur ndaj tyre të muslimanëve shqiptarë. U deshën lutje dhe garancira të përsëritura të Spiromilios ndaj Qeverisë dhe ndaj vet Kryeministrit Elefteris Venizellosit, që të anullohej urdhëri i pezullimit të zbarkimit dhe plotësimit të objektivit strategjik.

Më 3 nëntor 1912 në Koprena të Artës hipën në anijen prej av “Ahelloos“(Αχελλώος) 200 vullnetare nga Kreta, të cilët kishin si komandant Galerin dhe Poliksigjin, me drejtim Korfuzin, për të përforcuar forcat vullnetare të Spiromilios. Më 5 nëntor, kur po ndodhej në përfundim Lufta e parë Ballkanike, Atij iu dha urdhër i prerë të lë Korfuzin ku ndodhej dhe të zbarkojë në Himarë.

Forcat që kishte në dispozicion ishin relativisht të pakta: 2 000 vullnetarë, kryesisht himariotë dhe 200 nga Kreta. Zbarkimi për në Himarë që kishte dhe mbështetjen luftëanijes “Ahelloos” nuk pati asnjë vështirësi serioze dhe u krye mesukses.Në orën 7 e 30 të mëngjezit forcat vullnetare nën komandën e Spiros Spiromilios zbarkojnë në Spile të Himarës pa ndeshur asnjë rezistencë dhe zëjnë pozicionet luftarake.

Një pjesë e forcave vullnetare, kryesisht ato nga Kreta urdhërohen t’i drejtohen Qafës së Llogarasë. Një pjesë tjetër vendoset në hyrjen jugore të qytetit, në drejtim për nga Panormi ndërsa pjesa e tretë, vullnetarët himariotë i urdhëroi të pushtojnë Komandaturën në Kalanë e Barbakasë të Himarës. Ndërkohë artilerinë urdhëroi të vendoset në lartësinë e Skutarait, në krah të manastirit Shën Maria e Theotokut Skutariotisa . Porosia e prerë e Tij ndaj gjithë vullnetarëve ishte shmangija me çdo kusht e gjakderdhjes dhe

që të mos kundër vepronin fshatrat e Kurveleshit, të cilat në vitet e sundimit Osmanë , me gjithëse bënin pjesë në Krahinën e Himarës, ishin kthyer në musliman.

Gjatë mësymjes së tyre për në qëndër të qytetit vullnetarët himariotë u ndeshën me të shtëna zjarri të njësisë turke të ngulitur në godinën e Komandaturës.Vazhdoi shkëmbimi i zjarrit në të cilin morrën pjesë edhe vëndasit e armatosur. Si rrjedhojë, pas pak ushtarët dhe nëpunësit civilë turk u mbyllën mbrënda në godinë. Në vazhdim erdhën për ndihmë në krahë të himariotëve edhe një pjesë e vullnetarëve nga Kreta dhe pas një ore shkëmbim zjarri forcat turke u detyruan të dorëzohen.

Gjatë kësaj përleshjeje humbjet ishin tre ushtare turq të vdekur dhe një vullnetar himariot i plagosur. U zunë rob 19 ushtarë dhe 13 nëpunës civil ( telegrafist, gjygjtarë, etj), osmanllinj të cilët pa u vonuar u dërguan në repartet në Korfuz.

Pas dorëzimit të rojes turke majori Spiro Spiromilio vjen ne Kala i Barbakasë i shoqëruar me përfaqësuesit e trupave vullnetarë dhe në orën 2 pas-

dreke mbi Komandaturën ngren flamurin bardhe e blu të Himarës

me simbolet ortodokse Himara, me fshatrat në përbërjen e saj, çliro-

hen përfundimisht nga zgjedha shekullore turke Në këtë atmosferë gëzimi dhe shumëprekëse,, Kryetari i saj Spiro Spiromilo,shpalli Autonominë e Himarës dhe bashkim me shetin amë - Greqinë. Çirimi i Himarës nga Porta e Lartë dhe autonomia e saj ishin shprehje e shkëputjes përfundimtare dhe e shpëtimit të saj një here e mire

nga zgjedha osmane. Ajo konsolidonte më tej vetqeverisjen popullore himariote mbi bazën e dhimojerondisë kryepleqë sisë së fshatrave dhe e bënte himariotin me të vërtetë të lire të pavarur, pa patur njeri mbi kokë, zot të qënjes së vet. Realizohet një aspirate e madhe dhe shekullore.

Për të kishin luftuar, nën drejtimin e kapedanëve trima, breza të tërë himariotësh, duke derdhur shumë gjak e bërë sakrifica sublime. Por edhe kishin përdorur të gjitha

format e mjetet e mundëshme. Arritjes së këtij synimi ikishinshërbyer orvatjet e himariotëve, për të bërë marreveshje luftarake me shtetet e Perëndimit, me Papatin, por edhe me Rusinë, për të bashkëpunuar e ndihmuar në luftë kundër pushtuesit Osman, flakjen tej te zgjedhes se tij . Me gjithë këtë, historia tregoi se himariotët, pavarësisht dëshirës e shpresave të tyre për ndihmë nga jashtë, kurdoherë mbetën të zhgënjyer. Përveç mbështetjes shpirtërore, ata nuk patën asnjëhere ndonjë ndihmë serioze për Çlirimin e tyre.

Himariotët të çliruar i gëzohen lirisë së shumë pritur prej brezash. Në Sheshin kryesor të fshatit- në Kambi, përpara Kishës së Stavroit, ngritur në mesin e viteve 90 të shekullit XVIII, në kujtim të Shën Kozmait Etolit, himariotët këndojnë e hedhin valle. shkrehin si shënjë gëzimi,në qiell batare pushkësh dhe hedhin granada ne drejtim te përroit. Në atmosferën e kësaj harreje të pa përshkuar trimi dhe kapedani himariot Kiço Pano, me zërin e tij si bilbil, duke vallëzuar ja merr këngës greqisht, si vijon :

Në Himarë dielli agon Στη Χιμάρα βγαινει ο ήλιος

Spiro Milo stratigo Αρχήγος ο Σπήρος Μήλιος

Spiro Milo në Spile Σπύρο Μήλιο στη Σπηλαία

me kryq dhe me sime Μαι σταυρό και μαι σημαία

Vaporë të ankurruar, Τα βαπόρια είχανράξει

nxirrnin ushtarë të rreshtuar, Βγάναν το στρατό με τάξη, Turqinë për ta dërmuar. Την Τουρκιά να υποτάξη. Topat si shi gjëmonin, Τα κανόνια βροχή βροντούσαν dhe Himarën përgëzonin, Τη Χιμάρα χαιρετούσαν

kurse tuqit i tmeronin, Και τους Τούρκους αιημαλωτούσαν

trima himariotë,qepariotë, Παλληκάρια Χιμαριώτες, Κιπαριώτες

piluriotë vuniotës, kudhesjotë Πιλιουριώτες, Βουνιώτες, Κουδεσιώτες

dhërminjas e palasikotë Δρυμαδιώτες ,Παλασσιώτες

të shtatë fshatrat luftojnë, Πολεμούν τα εφτά χώρια, luftojnë si luanë, Πολεμούν σαν τα θηρία ,

që Turqinë të shuajnë... Για να σβήσουν την Τουρκία...

Hajde poet na thua, ‘Έλα πες μας ποιητά

ç’farë pe në betejë që shkuat? Τ’είδες εις τη μαχη που επήγες?

Pashë , mitroloza, -Είδα όπλα, πολυβόλα,

turqit ia mbathën fora ... Η Τούρκοι πήρανε τη φόρα...

vanë, i kën tuqit si vjet, Πάνε πανοι Τούρκοι τι,

humbën në këtë qamet, Χάθηκαν με των κιαμέτι,

në shajtan , në lanet...» Στο σαϊτανι στο λιανέτι»

Menjëherë pas kësaj Spiro Spiromilio përmes një Proklamate historike shpalli: Himarën të çliruar dhe pjesë të pandarë e atdheut të madh dhe të vetëm- Greqisë .Në të njëjtën kohë u drejtohet me një proklamatë tjetër gjithë vëllezërve muslimanë të Krahinës, se në emër të Mbretit dhe të Qeverisë së Greqisë pavarësisht nga besimi musliman i tyre do të gëzonin gjithë të drejtat dhe liritë që u garantojnë qytetarëve Kushtetuta dhe ligjet shtetërore në fuqi,në rast se me vullnet të lirë do të bashkoheshin me himariotët.

3.-

Autonomia e Himarës dhe bashkimi i saj me Greqinë, u shpall gadi një muaj pas Shpalljes nga Ismail Qemali të Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë më 28 nentor 1912. Autonomia e Himarës u realizua pa as më të voglën nostalgji, pa asnjë marrëveshje të fshehtë, ose më dyshje tjetër, për rikthim prapa nën Perandorinë e Sulltanëve, Në mënyrë ndinjitoze shpirtin liridashës të himariotëve e përcolli brezave kënga popullore, ku ndër të tjera thuhet: «Δώδεκα και δεκατρία /Ζήτω η ελευθέρια » dmth “ Dymbëdhjetë e trembëdhjetë/ Rroftë Liria”.

Mbështetur në dokumentet historike të kohës, qëndrimi dhe vepra e himariotëve binte ndesh me konceptin fillestar të kastës politike shqiptare dhe të një pjesë të intelektualëve patriotë të Rilindjes, ish deputetë në parlamentin otoman, të cilët ishin për një shkëputje formale nga Turqia, vetëm në formën e një Autonomie Kulturore, dmth vetëm me disa rregullime administrative, e duke ruajtur tërësinë tokësore e kufitare të pacënuar të Parandorisë Osmane, deri në brigjet e Adriatikut. Në këto kushte si dhe. duke u rreshtuar për krahë osmanllinjve në luftë kundër aleatëve ortodoks ballkanikë, si dhe duke e konsideruar veten pjesë të Perandorisë osmane, tokat shqiptare pak dalloheshin nga trashëgimia otomane.

Nga ana tjetër, në tërësi shqiptarët muslimasn jo vetëm në Shqipërinë e Mesme, por edhe në tërë gegëri sikurse edhe në toskëri, në flamurin e tyre mbanin simbolin osman gjysëm hëne, i shin për përdorimin e gërmave arabe në vend të gërmave latine dhe në veprimtarinë e tyre udhëhiqeshin nga sllogani “ Padishah Çok Jasha” dmth“ Rroftë Sulltani”, duke shprehur qartazi identitetin e tyre islamik. Në kërkesat e tyre, shqiptarët kishin mbështetjen e Italisë dhe të Austro-Hunagarisë si dy Fuqi tëMëdha të kohës që për interesat e tyre gjeopolitike, ishin kundër daljes së shteteve sllave të Ballkanit në Detin Adriatik. Por, edhe Porta e Lartë, duke patur nevojën e shqiptarëve musliman, në luftë kundër shteteve të krishtera ballkanike, që ishin ngritur kundër saj, më 21 gusht 1912, u detyrua të pranojë kërkesat e tyre. Pas kësaj Ismail Qemali deklaroi se synimet e lëvizjes kombëtare shqiptare ishin arritur dhe se largimi e shkëputja e tyre nga Perandoria Otomane shtyhej Ishin këto koncepte e qëndrime të klasës politike shqiptarë që në kohën e Krizës së Ballkanit u rreshtuan përkrahë osmanëve dhe kundër aleatëve, që shpalljen e Autonomisë në Himarë nuk e pritën mirë.. Shqiptarët matanë Maleve të Vetëtimës, të islamizuar në vitet e pushtimit osman, gjatë sundimit shekullor turk, të infektuar nga kultura e kalbur otomane, por edhe të kamur nga ofiqet që gëzonin nga kjo Perandori, u rreshtuan, me çdo kusht e çdo mjet, kundër kësaj Autonomie. Ata u ngritën me armë dhe filluan luftën, kundër vëllezërve të tyre të krishterë himariotë. Nisi kështu një përleshje e armatosur, që morri formën e një lufte civile, kulturore e fetare. Qendra e tyre u bë fshati Kuç.

Në këtë situatë për të shmangur gjakderdhjen Kryetarit Spiro Spiromilio i jepet urdhër të largohet nga Himara. Ai nuk e zbatoi këtë dhe vendos të qëndrojë në vendlindjen e vet, duke organizuar forcat vëndase për një mbrojtje të suksesëshme të Himarës Autonome..

Më 1 dhjetor 1912 në Pilur, më 3 dhjetor në Llogara, më 9 shkurt 1913 përsëri në Pilur dhe në fronte të tjera, nisi një luftë civile, midis të krishterëve ortodoks ose kaureve himariotë dhe turko-shqiptarëve. Në këto përpjekje, sikurse në të kaluarën, morrën pjesë dhe gratë trime himariote, përkrahë burrave të tyre. Është kjo arësyeja që në atë kohë në botën e huaj nisi të përhapej mendimi, ku më i theksuar e ku më pak, se popullin shqiptar e brente më shumë ndasia fetare se sa bashkimi kombëtar dhe se si popull nuk kishte arritur ende aftësinë dhe pjekurinë politike për vetadministrimin e shtetit të pavarur.

Në shkrimet e tij për këto përpjekje të përgjakshme ndërmjet himariotëve dhe shqiptarëve të islamizuar, Reno Pio, gazetar, historian dhe shkrimtar i dëgjuar francez, i cili ka qënë i pranishëm në Himarë në këtë periudhë, shkruan ndër të tjera: “ Për deri sa nuk jam Ksenofoni për të përshkuar këto përpjekje, nga tregimet e shumta që m’u bënë dëshirojë të theksojë dy anekdoda:

Gjatë përleshjes së fundit, asaj të 9 shkurtit, ushtria e regulltë turke dërgoi nga Delvina 500 burra dhe dy topa. Mushka që transportonte topin e parë ra në një greminë. Të dytin e vodhën shqiptarët në një fshat. kishte ndaluar trupa turke.Instikti prej kaçaku ishqipta ëve doli më i fortë se misioni ( detyra ) ushtarak.

Kur udha e njëjta betejë në Himarë nuk kishin mbetur veçse tre persona. Të gjithë të tjerët, gra dhe fëmijë, gjëndeshin bashkë me luftëtarët himariotë në betejë. Dhe ishin gratë që transportonin municionet. Sot në këtë Krahinë gjënden 2 000 burra të ushtrisë së rregulltë, që mbështeten nga të gjithë vullnetarët. Të gjithë burrat, pavarësisht nga mosha, janë të armatosur.Në një bisedë që kisha me një trim të moshuar ,që kishte veshur fustanellë- veshje kombëtare- më deklaroi: Jam 65 vjeç por dua të rojë deri në bashkimin tonë përfundimtar me Greqinë dhe mbajë akoma fortë dyfekun tim Dhe më zgjati një maliher duke më paralajmëruar : kujdes është i plotë”

4.-

Lufta e ashpër civile, për jetë a vdekje, midis të krishterëve-ortodoks himariotë dhe shqiptarëve të islamizuar, siç është e njohur, vazhdoi edhe për shkak të pazarllëqeve të Fuqive të mëdha, sidomos të dy fuqive më të interesuara për Adriatikun Lindor: të Perandorisë Otomane: të Austro-Hungarisë dhe të Mbretërisë së Italisë. Të dy superfuqitë e mësipërme, për interesat strategjike dhe gjeopolitike të tyre prej vitesh, prisnin që iSëmuri i Bosforit” të tërhiqej në anën tjetër të Egjeut dhe të shtinin në dorë portet e Adriatikut Lindor. Në dy pika ata binin në marrëveshje të plotë ndërmjet tyre:

Së pari, asnjera prej tyre të mos sundonte Shqipërinë. Në rast se do ta kishte Austria nën sundim Shqipërinë, ajo në ngushticën e kanalit të Otrantos do të gjëndej 74 km larg bregut Italian. Ndërsa, po të bëhej sunduese e Shqipërisë Italia, do ta shndërronte Adriatikun në një gji të Italisë, ose do ta bënte “ il more nostra” sikurse u pëlqente italianëve.

Së dyti, asnjë fuqi tjetër, sidomos shtet sllave, të mos dilte në Adratik dhe në Mesdhe, qe ka qënë dhe qëllimi kryesor i Rusisë që me Pjetrin e Madh. Prandaj Fuqitë e Mëdha europiane nga frika e një Perandorie të madhe sllave, përkrahën sundimin turk në Europë, në një shtrirje teritoriale nga Adriatiku deri në Stamboll.

Mbi këtë bazë,.Austro-Hungaria dhe Italia dhe në teresi Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, lojtën rolin primar në krijimin e shtetit të ri shqiptar, në përcaktimin e kufijve dhe të shtrirjes teritoriale të Shqipërisë.

Sidomos, në caktimin e kufijve jugor të Shqipërisë, Perandoria Dualiste, rolin e parë ia la Mbretërisë së Italisë, për shkak të interesave më të drejtpërdrejta strategjike e gjeopolitike të saj në Kanalin e Otrantos dhe ne Ishujt Jonianë. Krahina e Vlorës dhe sidomos Himara bashkë me gadishullin e Gjuhëzës, që në vitin 1878, konsideroheshin nga shtypi europian Gjibraltari i Adriatikut . Qartazi këtë interesim e shpreh pohimi i një oficeri madhor të Marinës Italiane, i bërë në mars të vitit 1919, se pa zotërimin e tyre nga Italia kushtet strategjike në hyrje të Adriatikut do të ishin më të këqia se përpara luftës” dhe se po nuk patën italianët bregdetin e Himarës nuk do të mund të kenë nën “kontroll kalimet për në afërsi të bazës në anën e Veriut.”, dhe gjithe kanalin e Otrantos.

Konferenca e Londres me propozimin e ministrit të Jashtëm Francez Pichon, ra dakord që çështjen e kufirit shqiptaro-grek tja kalonte për zgjidhje Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, icili konkluzionet e tij i paraqiti përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha,. Me nënshkrimin prej tyre të Protokollit të Firencës, më 17 dhjetor 1913, ato përcaktuan kufirin shqiptaro-grek. Sipas tij krahinat dhe qytetet e Sarandës,Delvinës, Gjirokastrës, Himarës, Tepelenës, Përmetit. Leskovikut, Ersekës, dhe Korçës përfshiheshin në juridiksionin e shtetit shqiptar. Lindi kështu çështja e Vorio Epirit ose e Epirit të Veriut, si një problem qe ka mbajtur dhe mban prej vitesh të acaruara marrëdhënjet shqiptaro-greke.

Qeveria greke, banorët e minoritetit kombëtar grek në Shqipëri së bashku me ta edhe himariotët, si dhe një pjesë e opinionit ndërkombëtar, siç është e njohur historikisht, kundërshtoi Protokollin e Firencës dhe e vendimin e Fuqive të Mëdha, si një vendim jo të drejt dhe në disfavor ban rëve të këtyre krahinave. Kundërshtimit grek, Fuqitë e Mëdha i vunë përballë dilemën : ose ishujt e Egjeut Lindor e Verior së bashku me Dhodhekanisa, që deri atë here ishin të pushtuara nga Italia, ose Epiri i Veriut. Përmes kësaj dileme Fuqitë e Mëdha synonin që Epiri i Veriut, t’i kalonte Shqipërisë, ndërsa ishujt e Egjeut, së bashku me Dhodhekanisa, si kundër-peshë t’i kalonin Greqisë .

Para këtij presioni e kësaj dileme Qeveria Greke zgjodhi Ishujt e Egjeut së bashku me Dhodhekanisa, pavarësisht se ato në fakt, u përfshin në teritorin e shtetit Helen pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1948, Ndikim ushtruan edhe mosmarrëveshjet, që egzistonin në këtë kohë, ndërmjet Venizellosit dhe ruajalistëve në Greqi. Venizellosi i shte kundër Protokollit të Firencës dhe për pozicionimin e Greqisë në krahun e Atantës, ndërsa ruajalistët, me Mbretin në krye si dhëndër i Kajzerit të Gjermanisë, besonin se luftën do ta fitonte Aleanca Treshe dhe atëhere, sipas premtimit të Gjermanisë, Greqia do të shkonte deri në Jeniso ( Shkumbin )!

Pavarësisht nga këto skena e prapaskena, himariotët në vazhdim të përpjekjeve të tyre kundër vendimeve të Fuqive të Mëdha bëjnë demostrime, si dhe dergojne promemorrje dhe thirje te vecanta Fuqive të Mëdha, dhe personalisht Kajzerit të Gjermanisë Vilhemit të II dhe Carit të Rusisë Nikollai i II. Njëkohësisht dërgojnë në Londër, në Konferencën e Ambasadorëve përfa qësuesit e tyre Nikollaos Vllashis Lekas, nga Qeparoi dhe Athanasios Gjikas nga Vunoi, bashkë me delegacionin e minoritetit kombetar grek në Shqipëri.

Nga ana e tyre Kryetarët e 13 fshatrave të Krahinës dërgojnë nga ana e tyre promemorrje të veçantë Konferencës së Ambasadorëve.

Ndërkohë Spiro Spiromilio më 9 shkurt 1914, rishpallë përsëri Autonominë e Himarës, merret me organizimin njësive vendore të mbrojtjes , ashtuqujtura “togat e shënjta” dhe nuk i bindet urdhërit për tërheqje. Lidhur me këtë, me interes janë shënimet e kolonelit englez Murray. vëzhgues në KNK në të cilat thuhet “ Kalova tre ditë bashkë ( me Spiro Spiromilon- shen. i yni ) në shtëpinë e tij në Himarë dhe u mahnita nga masat ushtarake që kishte marrë për të bërë një lufte partizane në rast se ndërmeret një sulm i jashtëm kundër Himarës”. ndërsa për gratë himariote shënon se janë “ të forta, të vendosura ta duan jetën, por edhe të mos i trëmben vdekjes që e preferojnë kundrejt pandershmërisë. Sepse për ato dhënja e Epirit të Veriut shënon shkeljen e nderit.Me fjalë të tjera, kaq thellë është rrënjosur në zëmrat e tyre shpirti i lashtë grek.”

Në vazhdim. më 14 janar 1914, lëshon Thirrjen historike drejtuar popullit Himariot dhe atij Epirot, në të cilën denoncon hapur pazarllëqet e Fuqive të Mëdha në procesin e përcaktimit të kufijve të shteteve të Ballkanit. Në Thirjen e tij ndër të tjera theksohet: “Shtetet e Ballkanit çvatën vëndet që gjigandi (nënkupton osmanllinjtë shën, i yni) kishte nën sundim për pesë shekuj..Shumë prej tyre morrën dhe teritore që s’u përkisnin. Bullgaria morri Thrakën, Serbia qytete Maqedonase që nuk i përkisnin, por edhe qytete të pastra shqiptare, si Gjakovën, Prizrenin ,Prishtinën, Dibrën... etj».

Në kundërpërgjigje të kësaj, Komandanti i Korpusit të IV të Ushtrisë greke, gjenerali Papulias, urdhëroi nga Janina, më 10 shkurt 1914, nën kolonelin Dhimitër Dhuli,nga Nivica e Himares, Komandant i Brigades së 26-të të Këmbësorisë, arestimin e Spiro Spiromilos, në të cilin thuhet:

”Spiromilua shpalli Himarën autonome, veprim që bie ndesh me sistemin në teritoret e pushtuara prej ushtrisë greke, rrjedhimisht duke njohur masat që duhet të merren, ndaj veproni më rezltativishtduke arestua prijësin e Himarës, por gjithmonë psi të merreni vesh dhe ta shqyrtoni çështjen që të shmangni përplasjen nëdrmjet ushtrisë dhe popullit.. Bëni të gjtha përpje kje në përputhje me urdhëresate Mbretit dhe të Qeverisë.Në se eni nevojë përforca që të zbatoni ligjin. I vini ato nën urdhëra tuaja.”

Nga ana e vet., Spiro Spiromilio, ky Kapedan trim dhe luani i Himarë përgjigjet:” Në rast se Europa nuk miratoi bashkimin me Mëmëdheun dhe ajo nuk jepet të na mbrojpë, atëhere le të na lerë të qetë të mbrohemi vetë... Në emër të Zotit dhe të Helenizmit braktisnani, por mos privoni të drejtën e vetmbrojtjes. Na vetvrisni por mos pranoni të bëheni bashkëpunëtorë të kriminelëve”

Hapi i hedhur nga himariotët për rishpalljene Autonomisë së Himarës, siç është e njohur, u shoqërua edhe me shpalljen në Gjirokastër të Autonomisë së Vorio Epirit. Ndërsa Spiro Spiromilo, me burrërinë e guximin që e karakterizon lëshon një Thirrje tjetër historike, drejtuar popullit të Himarës ,në të cilen përveç se prononcohet kundër vendimit të Fuqive të Mëdha, që në shërbim të interesave të tyre dhe me imponim e me force, detyrojne popujt ose te binden verbërisht padrejtësive ose të preferojnë vdekjen, ndër të tjera thekson:

“Pushojnë të gjitha synimet greke dhe ato që vepronin deri më sot do të funksionojnë n emrin e Epirit Autonom. Ushtria greke e cila pritet të tërhiqet, do të konsiderohet gjithëmone ushtria e jonë kombëtare, dhe do ta presim si çlirimtare. Oficerët dhe ushtarët e saj, që luftuan së bashku në Akrokeraunë dhe në Epir, janë të lirë të zgjedhin ndërmjet detyrës e disiplinës ushtarake dhe çështjes kombëtare. Mundet që të na ndihmojnë, por është e mundëshme që edhe të na braktisin. Por kurrë nuk do të pranojmë të na dorëzojnë të lidhur te Shqiptarët ”.

Pas tërheqes se ushtrisë greke, forcat autonomiste hamariote dhe epirotase nuk dorezohen por rezistojnë. Filloi lufta për mbrojtjen e Autonomise në një front të gjerë, nga Leskoviku deri në Himarë. Në Himarë, si në mesjetë por edhe në kohrat moderne, nën drejtimin e Kryetarit të saj, historia dhe pozicioni i saj gjeografik , i kishin vendosur të zhvilloheshin betejat më të ashpëra në mbrojtjen e vetqeverisjes dhe të pavarësisë.

Siç shkruan Rene Piu Himariotët “kanë per Kryetar njeOficer qe ka dhene doreheqje nga ushtria greke, kolonelin Spiro Spiromilio. Ky njeri, ende i ri ne moshe, eshte energjik dhe aktiv qe nuk njeh kufi. Eshte Nterulenti iEpirit ( bëb fjalë për Pol Nderulenti – 1846-1914- poet Dramaturg dhe patriot politik francez, themeluesi i Lidh Jes Patriotike, që kishte për qëllim çlirimin e Alsas Lorenin nga gjermanët- sh;n.i yni). Kalova prane tij, ne Himare, ne vendilindjen e vet disa ore qe me lejuan te kuptoje besnikerine e verber me te cilen e ndjekin himariotet ne perpjekjet e tyre te deshperuara under tiranise shqiptare. “

Beteja e parë në këtë Krahinë u dha më 1-2 mars 1914 në Vuno, kur rreth 700 forca shqiptare sulmuan në lartësinë malore Blerëza. Përleshjet me zjarr vazhdojnë më tej në Çorraj, në Pilur dhe në zona të tjera. Falë aftësive të shkëlqyera ushtarake të Spiromilios përplasjet e armatosura të himariotëve ndaj xhandarmërisë së sa po formuar shqiptare dhe të muslimanëve të paorganizuar u kurorëzuan kurdoherë me sukses.

Me interes për këto perleshje të armatosura janë mjaft shkrime të gazetarëve dhe korespodentëve të ndryshëm të Perëndimit, që ishin edhe në Himarë, si francezët

Klemenson dhe Reno Piu, italianit Luciano Magrini, kolonelit englez Murray etj. Ndërmjet, tyre George Clemenson, ne shkrimin publikuar në Gazetën franceze “ L’ Homme Libre” ( Njeriu i Lirë ), Nr 303, të datës 3 mars 1914, ndër të tjera shkruan:” Epiri shpalli Autonominë. Të paaftë për të rezistuar braktisin në masë vëndin., nga tmeri i madh i shqiptarëve..” dhe se gjithëçka që ndodh në Epir është shënjë e paaftësisë së diplomacisë Europiane, që pa marrë parasysh mendimin e popullit epirot“Krijoi një vatër kryengritjeje dhe lufte” dhe përfundon “ Para se të mbrijmë në zjarrin e armëve, ndoshta është ende koha, të bisedohet me zotin Zografo që organizoi Autonominë “

4.-

Me të ardhur në fuqi Princ Vidi u përpoq të zgjidhte problemin e luftës që zhvillohej ndërmjet forcave ushtarake shqiptare dhe atyre autonomiste epirotase. Oficerin holandez Kolonelin Tomson, ardhur në Shqipëri, me vendim të Fuqive të Mëdha, për të ristrukturuar xhandarmërinë shqiptare, i caktuar si Komisar i Jashtëzakonshëm për Shqipërinë e Jugut, e ngarkoi të hyjë në bisedime me përfaqësuesit autonomist. Duke ditur se KNK-ja dhe vet Princ Vidi nuk donin të kishin shumë kokëçarje koloneli Tomson u parashtroi autonomistëve dhënjen e disa “ të drejtave të veçanta”.

Veprimi i mësipërm i Tomsonit u konsiderua nga qeveria e Vidit një kompromis i papranueshëm. Prandaj shpërthyen protesta dhe përplasje me forcat autonomiste.Të ndodhur para nje lufte civile Fuqitë e Mëdha, të përfaqësuar nga KNK u detyruan, më 24 prill 1914, të pranonin rishikimin e qëndrimit te mëparëshëm të tyre në përcaktimin e kufive teritoriale të Shqipërisë, me Protokollin e Firencës. Në këtë situatë të acaruar, më 17 maj të vitit 1914, nënshkruhet në Hotelin “Orea Elvetia”,( Zvicra e bukur) ,Protokolli i Korfuzit, me praninë e Fuqive të Mëdha, të përfaqësuesit të Shqipërisë dhe të përfaqësuesve te Qeverisë së Epirit Autonom..

Protokolli i Korfuzit legalizoi në fakt autonominë e Epirit të Veriut dhe të Himarës. Me nënshkrimin e tij anullohej de facto dhe de jure Protokolli i Firencës. Ai parashikonte që prefektura e Korçës dhe ajo e Gjirokastrës të formonin një qeveri autonome, nën juridiksionin e shtetit shqiptar. Ai u njohu 2 krahinave autonome, të drejta dhe liri të plotë qeverisjeje, besimin, arsimimin, gjuhën amtare dhe organizimin shoqëror. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit me kërkesën e Spiro Spiromilos i njohu Himarës venomet, që gëzonte dhe të fituara me luftë, që në kohën e perandorisë osmane. Këto të drejta do të shtriiheshin edhe në fshatrat e Bregut të Detit. Për Himarën Protokolli i Korfuzit në pikën 14 e në vazhdim nënvizonte veçanërisht:

“ Pasi dëgjuam Kryetarin e Himarës në prani të përfaqësueve të Epirit dhe duke mbajtur shënim kërkesat e tyre për ruajtjen e venomeve të vjetra, si dhe sugjerimet e reja në inte- res të Himarës dhe në tërësi të pretendimeve të përgjithshme Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit do t’i shtrojë ato dhe sugjerimet e tjera për Epirin, për kontrollin dhe miratim nga ana e Fuqive të Mëdha dhe nga ana e Qeverisë Shqiptare. Këto kërkesa të formuluara me shkrim janë si vijon:

Gjatë një periudhe dhjetëvjeçare Kryetari( Qeveritari) do të jetë i huaj,Oficeri Hollandez, Komandant i Policisë në Himarës, do të mund të kryejë funksione qeverisëse,sepse vetëm një i huaj do të mund t’u imponohej kësaj popullsie, zakonet dhe karakteret i së cilës janë shumë te pavarura, që nuk mund të vendoset lehtësisht në kuadrin e ligjit.

Nga ana e vet, Prijësi i Himarës uron, që Administratori të mbajë titullin e Kryetarit ( gjeneralit ) të Himarës.

Krahina e Himarës do të përfshijë 18 fshatra :

Fshatra kristiane: Palasa. Dhrimadhes, Vunoi, Himara, Piluri, Kudhesi, Qeparo, Çorai, Piqeras, Lukova, Shën Vasili, Hundëshova, Nivicë.

Fshatra myslimane: Ftera,Borshi, Sasai, Bolena( Llazati) dhe Kallarati ( Kaliana).Kjo mbështetet në venomet historike, në traditat dhe zakonet epërbashkëta të 13 fshatrave të krishtera gjatë luftrave të fundit greko- turke.Ndërkaq. duke dëbuar truprojën turke, shpallën dhe ruajtën bashkimin e tyre me Greqinë në luftë me të njëjta forca për çlirimin e Janinës pa ndërhyrje dhe pranisë ushtarake greke. Deri atëhere pavarësisht zotërimit grek, Kapetanati Himariot për bëhej nga 18 fshatrat e mësipërme dhe Krahina vetqeverisej plotësisht.Përveç kësaj, pjesëmarrja e popullsisë muslimane në organizimin e Himarës do të përbëjë kurdoherë një rast të veçantë dhe do të jetë një garanci për qeverinë shqiptare. Asnjë krahinë ( zonë ) tjetër nuk mund të jetë pjesë e krahinës së Himarës Taksa vjetore për Himarën, në vend të taksave të ndryshme do të jetë, sikurse është zbatuar deri në fund të vitit 1910 nga qeveria osmane për të tetë fshatrat, që përbënin atëhere krahinën, dhe do të shtohet në përpjestim me banorët e fshatrave që i aneksohen Krahinës.

Mbështetur në venomet e vjetra të tyre, himariotët merrnin pjesë, në Luftën e Perandorisë, me shënja të veçanta, duke pasur e përdorur flamurin tyre, i cili do të valvitet krahas me flamurin Shqiptar, ndaj kjo gjë do t‘u sigurohet. Policia e Himarës nuk do të përdoret në asnjë rast jashtë kufijve të dy krahinave, të Gjirokastrës dhe të Korçës Administrativisht krahina e Himarës do të përfshihet në Prefekturën e Gjirokastrës.Gjithashtu kërkohet që Himara të jetë qendër gjykate dhe që gjykata e paqit të zgjidhet nga të krishterë ortodoksë epirotë, të cilët të kenë kompetenca të zgjeruara veçanërisht përsa i përket së drejtës gjyqësore penale, për zbatimin me rreptësi të ligjit në vend,sepse, për fat të keq , nga mosgjykimi drejt, ka ndodhur që këta njerëz kaq krenarë për të kaluarën e vet të lavdishme, të kenë shkuar në vende të largëta (ku edhe komunikacioni është në gjëndje të keqe ) për raste padije për bëma krimi të rëndë ose përshkelje të ligjit”30)

Më 19 qershor të vitit 1914 Protokolli i Korfuzit u ratifikua nga Fuqitë e Mëdha si dhe nga Qeveria Shqiptare. Në telegramin dërguar, nga August Kral- Kryetar i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, Kryetarit të Qeverisë Autonome të Epiri - Zografos, , theksohet: se “Lartëmadhëria, hegjemoni i Shqipërisë dhe Qeveria e tij pranuan tërësisht dhe pa kufizime marrëveshjen e Korfuzit dhe i lanë KNK liri të plotë të rregullojë pas shqyrtimit në vend, problemin e Himarës... ” .

Më 23 qershor deri më 6 korrik 1914, Asamblea Epirotas e mbledhur në Delvinë, pas diskutimesh të gjata, e Miratoi edhe ajo, Protokollin e Korfuzit. Duke marrë fjalën në emër të përfaqësisë së Himarës në As amblenë Epirotase të Delvinës, me ton të ashpër dhe të prerë,Spiro Spiromilo ndër të tjera theksoi se “ Himara e denoncon këtë protokoll , jo vetëm se nuk e firmosë, por qëndron në vendimin e Mbledhjes Epirote të Gjirokastrë “ ose autonomi të plotë ose katastrofë” dhe vazhdoi “Nuk njoh unë protokolle dhe dhevterokolle, unë Greqi kërkojë këtu”.

Pas kësaj përfaqësia himariote largohet demostrativisht nga mbledhja dhe nuk merr pjesë në votimin e tij. Rrjedhja e ngjarjeve tregoi se Spiro Spiromilo dhe përfaqësia

himariote me qëndrimin e tyre, kishin të drejtë. Në asnjë rast, nuk u krijua asnjë mundësi për vënjen në jetë të kërkesave dhe normave që parashikonte Protokolli i Korfuzit. Ai mbeti si një dokument ndërkombëtar që nuk u zbatua, por as u hodh poshtë nga asnjë palë nënshkruese.

5.-

Me fillimin e Luftës së Parë Botërore, në vitin l915, Fuqitë e Antatës urdhëruan Greqinë të vendoste rregullin dhe qetësinë në Epirin e Veriut duke dërguar forcat e veta ushtarake. Mer ardhjen e ushtrisë greke, ne 15 diteshin e dyte te tetorit1914, qeveria e Epirit Autonom dha dorëheqje, duke e quajtur misionin e saj bashkimin e Epirit te Veriut me Greqinë të plotsuar. Në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara edhe në Himarë. në maj te vitit 1915 Spiro Spiromilio u zgjodh deputet për në Parlamentin Grek, së bashku me deputetët e tjerë të zgjedhur në prefekturen e Gjirokastrës dhe të Korçës.

Në vitet e Luftës së Parë Botërore Himara mbeti nën pushtimin e Italisë, e cila që më 10 gusht 1916, kishte zbarkuar forcat e saja ushtarake në gjirin e Panormit, dmth në Porto Palermo. Me mbarimin e Luftës dhe largimin e italianëve Paria e Himarës, në verën e vitit 1919, e rishpalli atë Krahinë Autonome. Ajo drejtohej nga një këshillë i zgjedhur prej shtatë vetësh, përfaqësues të gjithë fshatrave të saj, me Kryetarë Niko Spiromilon ( vëllai i Spiromilos) dhe Janaq Spiron. Siç shkruan në kujtimet etij, Himarioti Kosta Dede, “ I paharuari Niko Spiromilo, atëhere Kryetar i Himarës, ngriti edhe një herë, në Kishën i Gjithëshënjtorëve ( Ajion Pandon ), flamurin e Atonomisë. Formohet qeveria vendore me pjesëmarrës nga të gjithë fshatrat. Për mbrojtjen u krijua dhe dega e policisë. Ishin të veshur civil, me veshjet e tyre, sepse nuk kishin unifo -rmë.Mbanin vetëm një kapele në kokë me gërmat AX (aneksartiti Himara ) Himara Autonome. Të gjithë ishin vendas dhe paguheshin nga komuniteti. Sa për ushtri të gjithë ishin në këmbë dhe në gadishmëri. Nxorrën thesaret e fshehura dhe të gjithë, të mëdhenjtë e të vegjëlit, u armatosën. U krijuan grupe dhjetëshe dhe, çdo fshat mori përsipër ruajtjen e kufijve. Kjo zgjati deri në vitin 1921.

Sigurisht faktor kryesor në mos përfshirjen e Himarës në administratën e shtetit shqiptar patën lëkundjet e Fuqive të Mëdha në përcaktimin e kufijve shtetëror midis Greqisë dhe Shqipërisë. Është e njohur se pas nënshkrimit të marrëveshjes për dhënjen fund të Luftës së Parë Botërore, më 11 nëntor 1918, me fitoren e Atantës çështja shqiptare u bë më e komplikuar. Austro-Hungaria si mbrojtëse dhe iniciatore e krijimit të Shtetit Shqiptar ishte humbëse. Kështu aleatët sollën përsëri në skenën politike ndërkombëtare të kohës problemin e Epirit të Veriut.

Në këtë periudhë Spiro Spiromilio i kushtohet kryesisht çështjes së Epirit të Veriut. Merr pjesë vullnetarisht, në punimet e Konferencës së Paqes në Paris.dhe demaskon dhe njofton Venizillosin, si Kryeministër dhe Kryetar të delegacionit, për prapaskenat dhe synimet antiepirotase të disa pjesëtarëve ruajalistë të delegacionit grek në këtë Konferencë. Kristo Qesari bashkëpjesëmarrës në Konferencën e Paqes. në shkrimin e tij si korespodent i “National Herald” të NewJorkit, në kuadrin e 55 vjetorit të vdekjes së Spiros Spiromilios,ndër të tjera shkruan: Në Konferencë erdhi i paftuar. “Grupi” i Venizellosit pavarësisht njohjes dhe miqësisë personale midis tyre e kishte mënjanuar. Përfaqësia e Epirit në këtë Konferncë kishte edhe një person fanatik ruajalist, armik personal ose më mire kundërshtar politik i Spiros Spiromilios rreth çështjes së Epirit të V eriut.”

Për thyerjen e klikës së hotelit “Mercedes” të Parisit, ku kishte audiencën e vet delegacion grek, “Spiromilio morri kurajën të bëjë bisedime të drejtpërdrejta me Venizellosin. Per kete idergoi nje letër shumë të ashpër, në të cilën akuzonte ministrin ( ambasadorin grek në Paris pjestar delegacionit në Konferencën e Paqes- Ioanin Politi- shën. i yni) si të “pandershëm”dhe që nuk e shtroi drejt çështjen e Epirit të Veriut ”

Venizellosi me t’u njohur me letrën e priti Spiromilion në një takim, në të cilin ishte i pranishëm edhe Politi. Sa u takuan Venizellosi i tha:” Mirë se erdhët Kryetar.Këtu kam edhe zotin minister dhe do të shohë se kush ka të drejt? Ndërsa Spiromilio iu kundërpërgjigjë: “ Zoti President unë jam trim dhe kapedan, dhe në rast se shoh se kam gabuar, do të kërkojë falje nga zoti ministër, megjithëse ai solli këtu si sekretar të përfaqësisë epirotase një ruajalist besnik, që gjithë jetën e tij vjell vrer ndaj Jush

Pasi dëgjoi me vëmëndje ambasadori Politi tha :” Më vjen keq zoti Arhige, por unë nuk zgjedh personat , por bëjë politikë“. Kurse Spiromilio iu përgjigj: “ Për deri sa nuk bëni politikë zoti minister, mirë është të rini në shtëpinë tuaj dhe te mos mbani postin e ministrit.“

Pas kësaj ndërhyri Venizellosi dhe tha : “ Arhigoi ka të drejt. Si bëhen këto çështje keshtu. Të korrigjohen me një here.“ Ne kete kohe zoti Politi i kërkoi të falur Spiros Spiromilios, ndërsa sekretarin ruajalist ne përfaqësi e larguan me një here. Në këtë mënyrë Arhigoi i Himarës kreshnike në bashkëbisedim miqësor e personal me Venizellosin shpartalloi“ klikën “ruajaliste antiepirotase.

Në shkurt të vitit 1919, në komisionin e posaçëm të Konferencës së Paqes të Parisit, me Kryetar përfaqësuesin e Francës Zil Kabon dhe antarë përfaqësues nga SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe Italia, diskutohet promemorja paraqitur nga Kryeministri Grek Elefterios Venizellos për vijën kufitare Greqi-Shqipëri. Ajo parashikonte që vija jugperëndimore e kufirit shqiptar, e pa zgjidhur përfundimisht nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, të fillonte nga gjiri i Gramatës, 25 km në Veri të Himarës. Si bazë në përcaktimin e teritoreve të shërbenin të dhënat e referendumit popullor që duhej kryer. Italia, e cila me Traktatin e fshehtë të Londrës të prillit 1915, kishte realizuar synimet e veta për të patur nën kontroll zonën e Vlorës dhe Shqipërinë protektorat nën mbykqyrjen e saj, përmes përfaqësuesve të vet De Martino dhe Castoldi kundërshtoi ashpër idenë e Venizellosit për referendum dhe ishte për vijën kufitare të përcaktuar në Protokollin e Firencës.

Ndërkohë midis antarëve të Komisionit pati mendime të ndryshme. Përfaqësuesi amerikan propozon që vija kufitare të nis nga gjiri i Gramatës, në Veri të Himarës, të ndiqte vijën e Protokollit të Firencës deri në lartësinë Tumba, pranë Leskovikut, duke i lënë Greqisë rreth 1/3 e Epirit të Veriut. Sipas këtij propozimi Himara, Saranda, Delvina dhe Gjirokastra i aneksoheshin Greqisë, ndërsa pjesët e tjera i mbetesh Shqipërisë. Përfaqësuesit e Francës Gout dhe Krajewski dhe të Britanisë së Madhe Crowe dhe Nicolson, nga ana e tyre ishin për variantin që Kufiri jugperëndimor të ishte Gjiri i Gramatës, të vazhdonte vijën që mbaronte 5 km në Jug të qytetit të Pogradecit. Sipas këtij propozimi ¾ e Epirit të Veriut i aneksoheshin shtetit Grek, ndërsa pjesa tjetër, përfshi Këlcyrën dhe Voskopojën, ngelesh në juridiksionin e shtetit shqiptar.

Përpara sugjerimeve të ndryshme të shtruara në Komision dhe të mungesës së një mendimi unik për vijën kufitare Greqi- Shqipëri, fuqitë e Antatës ushtrojnë presion ndaj përfaqësuesve të Italisë, të cilët detyrohen të tërhiqen nga pozicioni i tyre. I hapet rruga kështu nënshkrimit, më 29 korrik 1919, të Marrëveshjes Titoni-Venizellos, që rregullonte pretendimet e të dy palëve, në zonën e Azisë së Vogël dhe në Shqipëri. Pjesa për Shqipërinë e marrëveshjes parashikonte: - Krahina e Vlorës t’i kalohej Itali -së, - Epiri i Veriut, duke përfshirë Himarën dhe Korçën, t’i aneksohej Greqisë, - pjesa tjetër e Shqipërisë të kthehej në protektorat nën kujdesin e Italisë, - Kanali i Korfuzit të çarmatosej dhe të ishte zonë neutrale. Marrëveshja Titroni-Venizellosi çlironte Italinë nga presionet diplomatike të fuqive të Atantës, i siguronte shtrirjen e saj në Ballkan dhe në Detin Egje, si dhe kohën e nevojë -shme për rregullimin e Çështjes së Adriatikut të Veriut me Jugosllavinë.

Nën kryesinë e George Clemanceau, Këshilli i Lartë i Fuqive të Mëdha, më 14 janar 1920, pranoi marrëveshjen Titoni-Venizellos, si dhe kufijt e Jugut të Shqipërisë, në tërësi, sipas sugjerimit të përfaqësuesve francez dhe englez , me kusht që aneksimi i teritoreve të Epirit të Veriut në shtetin Grek, të bëhej pas zgjidhjes së Çështjes së Adriatikut të Veriut. Sikurse dihet. marrëveshja e Rapallos, e 30 tetorit 1920, rregulloi çështjen e Adriatikut të Veriut, ndërmjet Italisë dhe Jugosllavisë, ndërsa problemi i Epirit të Veriut ngeli i pazgjidhur. Qeveria e Ralit, që në Greqi kishte fituar zgjedhjet e nëntorit 1920, nuk ndërmorri asnjë iniciativë konkrtete për zgjidhjen e tij, së bashku më Çështjen e Adriatikut. Fuqitë e Mëdha shfrytëzuan rastin, tërhiqen, nga gjithçka kishin deklaruar e nënshkruar më parë.

Me nënshkrimin traktatit të Servës, me 10 gusht te vitit 1920, midis aleateve te Atantes dhe Turqise, Greqise i jepen Thraqi Lindore dhe Perendimore, ishujt Emvro dhe Tenedho, anullohet zoterimi turk ni ishujte e tjere te Egjeut dhe merrte persiper drejtimin e Krahines se Smirnit, qe brenda nje afati 5 vjecar populli te vendoste per vetvendosje , por Epirin e Veriut e la te perfshire ne shtetin shqiptar, qe ne te vertete, qe nga viti 1915 ishte protektorat I Italise . Pas tij Venizellosi kthehet ne Athine dhe ne nje meting, perpara popullit te saj, bere pas përpjekjes së dështuar për atentat kundër tij, duke patur në krahë Spiro Spiromilion, flet për krijimin e shtetit te “ pese deteve dhe te dy kontinenteve”, por pa Epirin e Veriut ne perberjen e shtetit amë- Greqinë. Ndërsa Arhigoi i Himarës me keqardhje dhe i deshperuar tha : “ Pas 40 vjetësh përpjekjesh dhe shpresash, për Krisht, nuk jam në gjëndje të dijë seç jam grek apo shqiptar!“

Në vitin 1926 Spiro Spiromilio me gradën e Kolonelit del në pension, si oficer rezervist, i gatshën të kontribuojë me përvojën e vet në zgjidhjen e çështjes së Epirit të Veriut, në tërësi dhe të problemit të Himarës , të vend lindjes së tij, në veçanti.

Vitet e jetes se ketij luftetari te pa epur per liri kalonin. Por kurdoherë mendja i shkonte ne çlirimin e Himarës. Plaga në këmbë i sillte gjithenje e me shume një degradim fizik dhe një dhimbje shpirtërore te madhe. Me gjithë përpjekjet e familjes, farefisit dhe miqve të tij për t’i dhenë kurajo e shpresë, trupi i atij heroi legjendar dita ditës po ngurtësohej dhe tretej, ndërsa optimizmi që dallohej në fotografitë e tij të vjetra sa vinte dhe shuhej. Vetëm sytë e tij, rruanin ende vështrimin tej pamës shkelqimor, si të një shqiponje nga malet e egra Akroqeraune të vend lindjes së tij heroike.

Në vitin 1930 , si një kandil që i mbaron vaji, shuhet edhe jeta e Spiros Spiromilios, këtij Arhigoit trim dhe luanit të Himarës. Shpirti i tij morri udhën e pavdekshmërisë për në mbretërinë e ëngjëjve.Vdekja e Spiros Spiromilios i njohur si “ Shqiponja e Himarës“ pikëlloi jo vetëm himariotët dhe Himarën në tërësi, por edhe gjithe Epirin e mbarë Helenizmin. Kjo sepse Spiromilio gëzonte asetet e një heroi legjendar, që lindi dhe jetoi në luftra, por edhe në paqe. Kudo ku vinte vinte erë baruti erë baruti, në Maqedoni, në Epir ose në Himarë Spiro Spiromilio ishte i pari.

I veshur me uniformën ushtarake të kolonelit dhe me kryqin varur ne qafe la kudo mresa të pashlyeshme, dhuroi dashuri dhe mirënjohje te thellë, jo si persekutues i kriminelëve dhe keqbërërësve, por si njënjeri human që me zemergjerinë e vet i shndërroi kriminelët në qytetar te mire.I brumosur me vyrtyte të larta humane këmbët e tij kurr nuk shkelën tokë të huajë.

E tillë ishte jeta dhe vepra e “Shqiponjës së Himarës”- Spiros Spiromilios, që ka fry-

mëzuar e frymëzon breza të tërë himariotësh për të qënë të lirë dhe kryelartë si malet Akrokeraune që i rrethojne, të çiltër dhe të hapur si deti kaltërosh që shpaloset para gjithë vendlindjes së tyre.


Athinë, janar- mars 2012 Prof. Dr. Priamos BOLLANOS

Bibliografi:

1. Arkivi i Ministrisë së Jashtëme të Greqisë. Raportii Konsullit të Vlorës, A. Psilianu, Nr 48m dt. 5 prill 1878

2. Bollano Priamo, Himara me venomet e saj- nje histori per liri a vdekje,Trane 2009

3. Colonel Murray, Northen Epirus in 1913.

4. Çami M. Himara në vitet 1912-1924, ( vështrim historik),Himara në Shekuj,. Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tirane , 2006

5. Çështja shqiptare në Aktet Nderkombetare Pas Luftes së Parë Botërore, Përmbledhjen dokumentesh nga Prof. A. Puto, Vell. III, Tiranë, 2007

6. Δέδες Κ. Δρυμάδες, Χειμάρρας, εκδ.Σείριος, Αθήνα, 1978

7. Επιστολή του Σπυρομήλιου προς τον Ελευθερείο υ Βενιζέλο,Αρχείο Ελευθερίου Βενιζέλου, Ελληνικό Λογοτεχνικό Ιστορικό Αρχρείο

8. ‘Ιδρυμα Μελετών Χερσονήσου του Αιμου, 1976.

9. Jasenxhi Olsi,Kryengritja Popullore Shqiptare 1912-1915, ne Windows Internet Explorer,Online.

10. Κόντι Βασίλη, Αλλάδα και την Αλβανία, 1908.

11. Κωστας Χατζηαντωνιου, Η Χιμάρα, δευτερηεκδοση,Τιρανα, 2007

12. Λα gestio Δέδες Κ. Δρυμάδες, Χειμάρρας, εκδ.Σείριος, Αθήνα, 1978ne dei serviyi.Relacione e documenti fino al 30 giugno 1918, dok. 19, fq.26, bot. Comando truppe ocupazione Albania

13. .Lufta për Çlirimin Kombëtar , 1878-1912, fq. 423-424, marre nga Hasan Prishtina, Një shkurtim kujtimesh mbi Kryengritjen Shqiptare të vjetit 1912, bot. II, Bari 1925 )

14. Μεγάλη Στρατιωτική και Ναυτική Eκγυκλοπαιδεία, 1929.

15. Περιοδικα « ‘Ιστορικα θεματά « τεύχος 34,Νοέμβριος 2004. Το Βοριοεπιρότικο ζίτιμα, απο τις αρχες., shih edhe, pdf, Microsoft Internet Explorer-Vorioipirotiko Zitima

16. Rene Puaux, Le malheureuse Epire, Paris, 1914.

17. Σακελλαρίου Μ.Β. Ηπείρω 4000 χρόνια Ελληνικής Ιστοίιας και Πολιτισμού. Εκδοτική Αθηνών, 1997.

18. Σπυρομήλιος Μιλτ. Ελλάς και Αλλβανία- ο Γκιολέκας, Νέος κουωαρας Β’ 1962.

19. Σπυρομήλιος Σπύρος, Αλβανοί και Αλβανισταί, Αθήνα, 1914.

20. Σπύρου Λάμπρος, Χειμάρρα, εκδ.εθνικο΄θ Συνδέσμου Χειμαππρωτών, Αθήασνα, 1966.

21. Thirrja e Spiromilos e 14 janarit 1914, drejtuar popullit të Hιmarës dhe atij epirot, nëArkivi Spiro Milo, në Ιστορικκή και Εθνολοξική Εταιπία Ελλάδος

22. Urdhëri i 10 shkurtit 1914, Tepër sekret, me Nr prot. 147, dërguar N/nkolonelit Dhimitër Dhulit në Himarë për arestimin e Spiroimilios.

23. Vlora E.B. Kujtime

No comments: